suprizat Archives - 55 News https://55news.al/tag/suprizat/ Fri, 14 Sep 2018 15:50:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png suprizat Archives - 55 News https://55news.al/tag/suprizat/ 32 32 Surprizat e motit, kujdes çfarë planifikoni për fundjavë https://55news.al/aktualitet/surprizat-e-motit-kujdes-cfare-planifikoni-per-fundjave/ Fri, 14 Sep 2018 15:50:52 +0000 https://new.55news.al/?p=49198 Ndonëse vera është mbyllur duket se dielli dhe temperaturat e larta do na shoqërojnë ehe për ca kohë. Ajo që të gjithë duan të dinë është se si do të jetë moti për fundjavë në mënyrë që të planifikojnë se ku do ta kalojnë atë. Nga parashikimet e bëra duket se bregdeti do të jetë […]

The post Surprizat e motit, kujdes çfarë planifikoni për fundjavë appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse vera është mbyllur duket se dielli dhe temperaturat e larta do na shoqërojnë ehe për ca kohë.

Ajo që të gjithë duan të dinë është se si do të jetë moti për fundjavë në mënyrë që të planifikojnë se ku do ta kalojnë atë.

Nga parashikimet e bëra duket se bregdeti do të jetë sërish shumë i frekuentuar i favorizuar edhe nga moti me diell.

Parashikimi i motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Ditën e shtunë dhe të diel në përgjithësi, nuk priten reshje.

Por nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që gjatë së shtunës në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër.

Por më të mundshme reshjet pritet të jenë në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në qarqet e Veriut.

Temperaturat

Për të shtunën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 29 °C

në vendet e ulëta: 17 / 28 °C

në vendet malore: 11 / 26 °C

Era

Gjatë ditës së shtunë era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet.

The post Surprizat e motit, kujdes çfarë planifikoni për fundjavë appeared first on 55 News.

]]>