syri Archives - 55 News https://55news.al/tag/syri/ Wed, 11 Dec 2019 10:18:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png syri Archives - 55 News https://55news.al/tag/syri/ 32 32 ‘Syri’ i përgjigjet gjobës së Edi Ramës https://55news.al/politike/syri-i-pergjigjet-gjobes-se-edi-rames/ Wed, 11 Dec 2019 10:18:00 +0000 https://new.55news.al/?p=133965 Gjykata e Tiranës, e frymëzuar nga sulmet frenetike të Kryeministri Edi Rama ndaj medias dhe e frikësuar nga kërbaçi i vetingut, ka dhënë një vendim të shëmtuar që paralajmëron përkeqësimin e lirisë së shprehjes në vend. Konkretisht, Gjykata e Tiranës, në bazë të padisë së bërë nga thjeshtra e shefit të qeverisë shqiptare, Rea Xhilllari, […]

The post ‘Syri’ i përgjigjet gjobës së Edi Ramës appeared first on 55 News.

]]>

Gjykata e Tiranës, e frymëzuar nga sulmet frenetike të Kryeministri Edi Rama ndaj medias dhe e frikësuar nga kërbaçi i vetingut, ka dhënë një vendim të shëmtuar që paralajmëron përkeqësimin e lirisë së shprehjes në vend.

Konkretisht, Gjykata e Tiranës, në bazë të padisë së bërë nga thjeshtra e shefit të qeverisë shqiptare, Rea Xhilllari, ka dënuar në mënyrë të qëllimshme dhe selektive 7 portale informacioni, mes të cilave edhe SYRI.net.

Bëhet fjalë për një lajm të publikuar nga SYRI.net dhe 6 portalet e tjera me titullin ‘Rea Xhillari, vjaza e Linda Ramës bashkëjeton me Gent Cakajn’ në 17 prill të 2019-ës.

Për sqarim të opinionit publik, lajmi i publikuar në portalet SYRI.net, JETAoshQejf, FaxWEB.al, BoldNews.al, 360grade.al, Telegrafi.al, Standard.al ka ripublikuar mot a’mot (fjalë për fjalë) një artikull të publikuar më parë në median GazetaImpakt.com.

E sjellim në vëmendje këtë fakt sepse ajo që bie në sy që në nisje të aksionit ligjor nga zonjusha Rea Xhillari, është se padia nuk e përfshin median (GazetImpakt.com) që është burimi fillestar i publikimit, por është e përqendruar vetëm tek mediat që e kanë ripublikuar këtë material.

Dhe që të 7-a mediat e mësipërme rezulton të jenë qartazi në opozitë me qeverisjen e kryeministri Edi Rama. Për më tepër, në materialin e ripublikuar nga 7 mediat e mësipërme, fjalët “bashkëjetues”, “dashuri e fshehtë” dhe “konspiracion” janë të gjitha në thonjëza. Ky vendim injoron atë që njihet si kodi i vjetër i medias që thotë se “përpara se të shkojë në gjykatë, paditësi duhet të kërkojë heqjen dhe përgënjështrimin e një lajmi”.

Fakti që thjeshtra e Ramës ka shkuar direkt e në gjykatë duke mos tentuar të kontaktojë asnjë redaksi për përgënjeshtrimin e lajmit, ashtu siç kanë bërë gjithmonë politikanë të tjerë apo familjarë të tyre, tregon se qëllimi nuk ka qenë nxjerrja në dritë e të vërtetës, por përdorja nga ana e njerkut për të goditur financiarisht mediat opozitare me të.

Një tjetër fakt që e bën qesharak dhe të qëllimshëm vendimin e Gjykatës së Tiranës, është edhe selektiviteti i dënimit financiar të disa portaleve në krahasim të disa të tjera, kur në fakt materiali i ripublikuar është me përmbajtje të njëjtë. Vendimii Gjykatës së Tiranës vjen fiks në kohën kur Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar punën e medias si më të dëmshme se efektet tragjike të tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor.

Gjatë periudhës post-tërmet, dy media online u sulmuan në mënyra të ndryshme sipas urdhërave publike të Edi Ramës, ku fillimisht portali JetaoshQejf u mbyll pa afat dhe administratorët e saj u shoqëruan me forcë në polici me pretendimin se hapnin panik, ndërsa pak ditë më pas edhe portali Dosja.al u bllokua për 24 orë duke përdorur mekanizma banalë, por që dukshëm janë në vazhdën e represionit të telekomanduar qeveritar.

Po ashtu ky vendim vjen në një kohë kur me procedurë të përshpejtuar kryeministri Edi Rama ka futur në komisionet kuvendore projektligjin Anti-shpifje, draft i cili është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Europës dhe së fundi edhe nga dy federatat kryesore të medias ndërkombëtare dhe asaj europiane.

‘Syri’ do të denoncojë me forcë të gjitha përpjekjet për shtypjen e fjalës së lirë sikundër do mbetet gjithmonë i hapur për këdo që kërkon të shprehë të vërtetat e tij apo të përgënjeshtrojë ato të Syrit, por kurrë nuk do të përkulet përballë presionit të një kryeministri që pasi ushqen familjarët e tij me fonde publike, pasi i nginj me para që vijne nga kompani offshore, kërkon që t’i majmë dhe me gjoba ndaj atyre pak mediave që kanë vendosur t’i bëjnë oponencë.

Ky vendim do të apelohet e më pas, nesë do lindë nevoja, do dërgohet dhe në Strasburg aty ku drejtësia jo e kapur dhe jo e nënshtruar do të vendosë nderin e gjithësekujt në vend.

The post ‘Syri’ i përgjigjet gjobës së Edi Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Këlliçi: Rama ka frikë nga SYRI.net, prandaj e sulmon me çdo formë https://55news.al/politike/kellici-rama-ka-frike-nga-syri-net-prandaj-e-sulmon-me-cdo-forme/ Fri, 04 Oct 2019 12:27:47 +0000 https://new.55news.al/?p=121225 Nga Belind Këlliçi Kë nuk e kontrollon dot, Edi Rama kërkon ta ‘ekzekutoje’ me çdo formë e mënyrë! Armiqësia e Ramës me mediat është njëe fakt botërisht i njohur.  Sot e vetmja media që nuk është nën këmbët e tij, fatkeqësisht ka mbetur SYRI.net. Të tjerat i ka blërë me koncesione, tendera, duke u falur […]

The post Këlliçi: Rama ka frikë nga SYRI.net, prandaj e sulmon me çdo formë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Belind Këlliçi

Kë nuk e kontrollon dot, Edi Rama kërkon ta ‘ekzekutoje’ me çdo formë e mënyrë! Armiqësia e Ramës me mediat është njëe fakt botërisht i njohur.

 Sot e vetmja media që nuk është nën këmbët e tij, fatkeqësisht ka mbetur SYRI.net.

Të tjerat i ka blërë me koncesione, tendera, duke u falur evazionin, punën në të zezë, etj, mënyra qe Rama nuk i kursen kur vjen puna për t’u mbyllur gojën.

E mbani mend se çfarë beri me Agon Channel qe nuk e nenshtroi dot Edi Rama?!

E mbylli dhe tani duhet te paguaje 100 milione euro nga taksat tona. Te njejten gje kerkon te beje dhe me SYRI-n që po u mban hapur sytëe shqiptareve.

Audienca e SYRI-t e frikeson Ramen dhe prandaj ka rikthyer nenin famekeq te diktatures per agjitacion e propagande. Me kete nen ai kerkon te ‘ekzekutoje’ dhe SYRI-n.

Pra me pak fjale deleve sic e quan ai popullin, kerkon t’u mbylle syte qe te mos shohin rikanabizimin e Shqiperise, nga jugu ne veri, tonelatat e kokaines qe mberrijne ne portet tona, ku dhe ato ngarkesa qe kapen e gjurmohen jane fale punes se amerikaneve, te mos shohin kriminelet ne qeverisje dhe korrupsionin galopant me PPP e famshme.

Por perpjekjet e Edi Rames jane te deshperuara dhe te deshtuara.

Nje populli te tere s’mund t’ia mbyllesh syte, e SYRI-n s’do te mund t’ia mbyllesh dot kurre ketij populli!

The post Këlliçi: Rama ka frikë nga SYRI.net, prandaj e sulmon me çdo formë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Hashtag.al/ Pse Edi Rama vendosi të shantazhojë televizionin Syri.net? https://55news.al/politike/nga-hashtag-al-pse-edi-rama-vendosi-te-shantazhoje-televizionin-syri-net/ Thu, 03 Oct 2019 20:08:18 +0000 https://new.55news.al/?p=121119 Ditën e sotme ndaj televizioni Syri TV organet tatimore ushtruan një kontroll deri në detaje. Në televizionin Syri Tv, tatimorët ushtruan një kontroll të imtësishëm i dokumentacioni përkatës dhe më pas kontrolluan edhe punonjësit. Një kontroll i detajuar lidhur me listat e punonjësve, pagesat e taksave dhe deri në  detyrimet e sigurimeve dhe shëndetësore. Kontrolli […]

The post Nga Hashtag.al/ Pse Edi Rama vendosi të shantazhojë televizionin Syri.net? appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e sotme ndaj televizioni Syri TV organet tatimore ushtruan një kontroll deri në detaje.

Në televizionin Syri Tv, tatimorët ushtruan një kontroll të imtësishëm i dokumentacioni përkatës dhe më pas kontrolluan edhe punonjësit.

Një kontroll i detajuar lidhur me listat e punonjësve, pagesat e taksave dhe deri në  detyrimet e sigurimeve dhe shëndetësore.

Kontrolli ndaj Syri.Tv ngjalli reagime të shumta për mënyrën si u zhvillua pasi erdhi vetëm disa ditë pas kontrollit të parë në ditët e lëkundjeve të tërmetit.

Pse Edi Rama vendosi të shantazhojë televizionin Syri.net?

Kryeministri ka nevojë të intimidojë dhe t’i tregojë forcën këtij televizioni të ri sepse që prej vitit 2013 ai ka monopol të gjitha linjat editoriale televizive në vend. Në vitin 2015 u përpoq Agon Channel ta kundërshtojë dhe menjëherë Rama e kafshoi.

Edi Rama është shumë i qartë, e di shumë mirë që rrjetet sociale dhe portalet kanë efekt të kufizuar dhe mund të relativizohen me kundërportale por lindja e një strukture televizive aq më tepër në kushtet kur ka 6 vjet i konsumuar në pushtet është lëvizje që i krijon ankth kryeministrit për shkak të efektit të fortë që bën një televizion opozitar pasi ka munguar prej 6 vitesh një TV i tillë (me përjashtim të Fax News).

Një strukturë e organizuar televizive, që investigon kryeministrin, ministrat dhe drejtorët e rëndësishëm, mungon që prej vitit 2013.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që prej 6 vjet ka pasur imunitet absolut nga mediat televizive kombëtare, ndaj dhe është i nervozuar. Njësoj siç u nervozua kur arriti që në vitin 2016 të bllokonte të gjitha transmetimet televizive për kanabisin dhe u fut në ankth kur e vërteta e kanabisit i plasi nga partnerët ndërkombëtarë.

Edi Rama nuk rezulton të ketë çuar ndonjëherë kontrollin tatimor në parcelat e hashashit nëse qindra mijëra punonjës punonit të siguruar apo jo, ndaj dhe goditja e televizionit Syri me pretekstin pagesave të detyrimeve tatimore është një tezë që mund të vlejë për këdo por jo për Edi Ramën.

Edi Rama nuk ka problem as kanabisin dhe as detyrimet tatimore, Edi Rama ka vetëm një problem, pushtetin absolut mediatik. /Hashtag.al

The post Nga Hashtag.al/ Pse Edi Rama vendosi të shantazhojë televizionin Syri.net? appeared first on 55 News.

]]>
Sulmi ndaj Syri.net dhe Syri TV/ Noka: Çfarë nuk blihet, kërcënohet https://55news.al/politike/sulmi-ndaj-syri-net-dhe-syri-tv-noka-cfare-nuk-blihet-kercenohet/ Thu, 03 Oct 2019 17:41:10 +0000 https://new.55news.al/?p=121063 Pas sulmeve të sotme ndaj Syri.net dhe Syri TV, reagon edhe ish-deputeti i PD, Flamur Noka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i brendshëm shprehet ndër të tjera se, kryeministri Edi Rama mediat që nuk i blen dot dhe nuk ju imponohet, tenton ti rrënojë. “Bli ose kërcëno e shantazho që ti nënshtrosh. Ky […]

The post Sulmi ndaj Syri.net dhe Syri TV/ Noka: Çfarë nuk blihet, kërcënohet appeared first on 55 News.

]]>
Pas sulmeve të sotme ndaj Syri.net dhe Syri TV, reagon edhe ish-deputeti i PD, Flamur Noka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i brendshëm shprehet ndër të tjera se, kryeministri Edi Rama mediat që nuk i blen dot dhe nuk ju imponohet, tenton ti rrënojë.

“Bli ose kërcëno e shantazho që ti nënshtrosh. Ky është parimi i Edi Ramës…Çfarë nuk blihet kërcënohet dhe rrënohet. Me këte parim i ështe vërsulur Syri TV e portalit Syri.net pasi nuk mundi ti blejë e as t’ju imponohet e po tenton ti shantazhojë”, shkruan Noka.

The post Sulmi ndaj Syri.net dhe Syri TV/ Noka: Çfarë nuk blihet, kërcënohet appeared first on 55 News.

]]>
Salianji: Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes https://55news.al/politike/salianji-sulmi-i-rames-ndaj-syri-net-dhe-syri-tv-kercenim-ndaj-lirise-se-shprehjes/ Thu, 03 Oct 2019 16:29:36 +0000 https://new.55news.al/?p=121041 Vijojnë reagimet pas sulmeve të qeverisë ndaj Syri.net dhe Syri TV. Pas presidentit Ilir Meta, ish kryeministrit Sali Berisha dhe shumë ish deputetëve të tjerë, vjen edhe reagimi i Ervin Salianjit. Ish deputeti i PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”. “Sulmi […]

The post Salianji: Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes appeared first on 55 News.

]]>
Vijojnë reagimet pas sulmeve të qeverisë ndaj Syri.net dhe Syri TV.

Pas presidentit Ilir Meta, ish kryeministrit Sali Berisha dhe shumë ish deputetëve të tjerë, vjen edhe reagimi i Ervin Salianjit.

Ish deputeti i PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”.

“Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes, goditje ndaj fjalës së lirë dhë kërcenim i hapur për çdo kundërshtar të regjimit. Sulmi i përqëndruar në mënyrë neveritëse me polici, tatime dhe fyerje personale tregon nivelin e madh të shqetësimit që ka regjimi që nuk e kontrollon dot edhe këtë media me shikueshmëri të lartë!”, shprehet Ervin Salianji.

The post Salianji: Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes appeared first on 55 News.

]]>
Terrori i Tatimeve ndaj SYRI TV/ Mehmetaj: Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë! https://55news.al/politike/terrori-i-tatimeve-ndaj-syri-tv-mehmetaj-edi-rama-dhe-fjala-e-lire-nuk-mund-te-rrine-bashke/ Thu, 03 Oct 2019 16:09:50 +0000 https://new.55news.al/?p=121035 “Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë”. Kështu shprehet ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, pas sulmit të rradhës ndaj Syri.net dhe Syri TV. “Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur […]

The post Terrori i Tatimeve ndaj SYRI TV/ Mehmetaj: Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë! appeared first on 55 News.

]]>
“Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë”.

Kështu shprehet ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, pas sulmit të rradhës ndaj Syri.net dhe Syri TV.

“Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur nën presion gazetarët dhe drejtuesit. 

Ky është sulmi i dytë i mirëmenduar i Edi Ramës ndaj Syrit, pas kërcënimeve publike që ka bërë vazhdimisht dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve me urdhrin e tij dhe të ministrave të qeverisë së tij”, shkruan Mehmetaj në reagimin e saj. 

Reagimi i plotë i Kejdi Mehmetajt:

Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrijnë bashkë! 

Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur nën presion gazetarët dhe drejtuesit. 

Ky është sulmi i dytë i mirëmenduar i Edi Ramës ndaj Syrit, pas kërcënimeve publike që ka bërë vazhdimisht dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve me urdhrin e tij dhe të ministrave të qeverisë së tij. 

Ky sulm nuk vjen kot, por sepse Syri.net ka qenë një prej mediave që ka pubkikuar të gjitha aferat korruptive të Edi Ramës, përfshirë edhe planet e tij antikombëtare për copëtimin e Kosovës. 

Këtë dhunë shtetërore përjetojnë të gjithë mediat e lira që bëjnë detyrën e tyre e denocojnë aferat korruptive e kriminale të Ramës. 

Atëherë kur nuk ja del ta blejë median e ti mbyllë gojën me koncesione e tendera, Rama bën çdo gjë për ta mbyllur atë, siç është rasti i Agon Channel që me gjyqet ndërkombëtare mund ti kushtojë Shqipërisë qindra miliona euro. 

Lëvizja Socialiste për Integrim është në krah të medias së lirë dhe të çdo qytetari shqiptar që i shkelet e drejta kushtetuese për tu shprehur, protestuar apo zhvilluar aktivitetin e tij privat konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne nuk do të ndalemi në aksionin tonë politik derisa ta shohim të rrëzuar këtë qeveri që po tenton të ri instalojë diktaturën në vendin tonë.

The post Terrori i Tatimeve ndaj SYRI TV/ Mehmetaj: Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë! appeared first on 55 News.

]]>
Tek syri fshihen sëmundjet: Sytë zbulojnë gjendjen e trupit tuaj https://55news.al/shendeti/tek-syri-fshihen-semundjet-syte-zbulojne-gjendjen-e-trupit-tuaj/ Tue, 22 May 2018 17:16:45 +0000 https://new.55news.al/?p=18591 Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët që zbulojnë gjendjen shëndetësore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare. Zhdukja e vetullave tregon në problemet me gjëndrat tiroide, sytë e “lagësht” paraqesin infeksione, të […]

The post Tek syri fshihen sëmundjet: Sytë zbulojnë gjendjen e trupit tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët që zbulojnë gjendjen shëndetësore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare.

Zhdukja e vetullave tregon në problemet me gjëndrat tiroide, sytë e “lagësht” paraqesin infeksione, të bardhët e syve me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjeshmëria në dritë çrregullimet në imunitet.

 “Kontrollet e rregullta janë të rëndësishme, sepse shenjat e para të sëmundjes mund të vërehen para se të shfaqen simptomat. Shumica e sëmundjeve mund të detektohet me pajisje profesionale e cila mundëson kontroll komplet”, shpjegon Larry Benjamin nga Kolegji Mbretëror i Oftalmologjisë.

Shëndetin e syve përveç kontrollit e ruan edhe ushqimi i balancuar. Hulumtimet tregojnë që ushqimi i pasur me karotenoide reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e syve si pasojë e plakjes. Ushqimet e pasura me antioksidantë si spinaqi, lakra dhe lakra e gjelbër po ashtu ruajnë shikimin.

Ushqimi i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të njohura si vitamina për sy, reduktojnë rrezikun nga katarakti ose pëlhura në sy. Gjenden në brokoli, misër, bizele, panxhar dhe kungull të njomë.

Ilaçi më i mirë për sytë e lodhur janë boronicat, ndërsa kajsitë, të pasura me betakarotene dhe likopenë, mund të ndihmojnë edhe në shërimin e disa sëmundjeve të syve.

Bebëzat e çrregullta – Bebëzat përndryshe janë simetrike, të njëjta në madhësi dhe reagojnë në mënyrën e njëjtë në kontakt me diellin. Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose më vogël se tjetra mund të tregojë për një problem mjekësor.

Ekspertët pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë – Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimit kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë.

Kjo sindromë më së shpeshti prek femrat në të 40-at me sëmundjet autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi. Përveç kësaj sytë e thatë shpesh janë edhe tek femrat në të 50-at për shkak të ndryshimeve hormonale, pohon Benjamin.

Sytë e mjegulluar – Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë.

Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më se shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.

Kruajtja – Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake por edhe grimcave të ajrit.

Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për ç’shkak edhe sytë janë të fryrë dhe të kuq, shpjegon Benjamin.

Unaza gri – Nëse rreth iridës shfaqet unaza gri, kjo mund të jetë shenjë e arcus senilis, respektivisht në kolesterol dhe trigliceride të larta, acide yndyrore nga gjak, të cilat lidhen me rrezikun më të madh nga sëmundja e zemrës dhe sulmi në tru.

Zhdukja e vetullave – Është shumë normale që vetullat të rrallohen me kalimin viteve, por zhdukja e një pjese të vetullës është shenjë që ka probleme me gjëndrat tiroide, hipertireozë (tiroidet shumë aktive) ose hipotireozë (puna e reduktuar e tiroideve).

Sytë duken të lëngshëm – Sytë e tillë tregojnë për infeksion, më së shpeshti atë virusal, por nëse syri duket ngjitës, fjala është për infeksion bakterial.

Nëse ju turbullohet edhe shikimi, kjo mund të sugjerojë në sindromën e shikimit kompjuterik, respektivisht stresit të rritur për shkak të kontrastit të dobët të ngjyrave në kompjuter.

Tufëzat e verdha – Ksantelazma ose pjesët e verdha në kapakët e syve paralajmërojnë që niveli i kolesterolit në gjak është shumë i lartë.

Përveç kësaj, hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar që meshkujt me ksantelazmë kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet e zemrës.

Sytë e skuqur – Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.

Sytë e verdhë – Nëse e bardha e syve është e verdhë në vend se e bardhë, siç edhe duhet të jetë, kjo mund të jetë shenjë e verdhëzës, problemeve me mëlçi dhe tëmth.

Mënyra më e lehtë që të shikohet më të vërtetë gjendja e organizmit janë analizat e gjakut.

The post Tek syri fshihen sëmundjet: Sytë zbulojnë gjendjen e trupit tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Ja çfarë nuk keni ditur për “London Eye” https://55news.al/metropol/ja-cfare-nuk-keni-ditur-per-london-eye/ Sun, 08 Apr 2018 16:00:02 +0000 https://new.55news.al/?p=4452 Pa dyshim është një nga gjetjet më të veçanta të Londrës, por a e dinit se “London Eye” fillimisht u inaguarua si një strukturë e përkohshme? Ja disa të dhëna kurioze rreth saj. U inagurua formalisht nga kryeministri Tony Blair në 31 dhjetor 1999, por u hap për publikun në mars 2000. “London Eye”  iu […]

The post Ja çfarë nuk keni ditur për “London Eye” appeared first on 55 News.

]]>
Pa dyshim është një nga gjetjet më të veçanta të Londrës, por a e dinit se “London Eye” fillimisht u inaguarua si një strukturë e përkohshme?

Ja disa të dhëna kurioze rreth saj.

U inagurua formalisht nga kryeministri Tony Blair në 31 dhjetor 1999, por u hap për publikun në mars 2000.

“London Eye”  iu desh 7 vjet për t’u ndërtuar dhe u skicua nga arkitektë të ndryshëm si Mark Sparrowhawk, David Marks dhe Julia Barfield. U deshën më shumë se 1700 ton çelik britanik dhe më shumë se 3000 ton cemento për themelet.

Ka 32 kabina që përfaqësojnë 32 njësitë e Londrës dhe kanë numrat nga 1-12 dhe nga 14-33. Numri 13 nuk ekziston për arsye supersticioze.

Ndriçohet me ngjyra për të shënuar raste të veçanta, p.sh me rastin e dasmës së Princit Uilliams dhe Kejt Midëlltonit u ndriçua me ngjyrat e kuqe, blu dhe të bardhë.

Në 2 qershor të 2013 një kabinë u quajt “Kabina e Kurorëzimit” për të festuar 60 vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Isabel e II.

Pishtari Olimpik u ngjit në “London Eye” në vitin 2012 në duart e Amelia Hempleman-Adams17 vjeçe, personi më i ri që ka bërë ski  në Polin e Jugut.


Më shumë se 5000 çifte janë martuar që prej inagurimit.

Është vendi turistik më popullor i Mbretërisë së Bashkuar që pret 3.5 milionë njerëz çdo vit

.Ashtu si Kulla Eifel, “London Eye” u planifikua fillimisht si një strukturë e përkohshme, por në korrik 2002 Këshilli  Lambeth i dha liçencë të përhershme.

Të famshmëve u pëlqen të vizitojnë vendin më të lartë në Europë. Supermodelja Kate Moss mban rekordin për britanikët me 25 xhiro. Aktorja e Hollivudit, Jessica Alba e mban për të huajt me 31 xhiro.

The post Ja çfarë nuk keni ditur për “London Eye” appeared first on 55 News.

]]>