taksa Archives - 55 News https://55news.al/tag/taksa/ Sat, 01 Aug 2020 15:59:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png taksa Archives - 55 News https://55news.al/tag/taksa/ 32 32 Autostrada Milot-Fier, shoqëria civile në protestë: Firma fituese është paracaktuar në mënyrë abusive, pagesat 7 herë më të larta https://55news.al/politike/autostrada-milot-fier-shoqeria-civile-ne-proteste-firma-fituese-eshte-paracaktuar-ne-menyre-abusive-pagesat-7-here-me-te-larta/ Sat, 01 Aug 2020 15:59:56 +0000 https://new.55news.al/?p=170008 Një muaj pas çeljes së tenderit për autostradën Milot-Fier, shoqëria civile denoncon aferën korruptive që po bëhet për ndërtimin e ketij segmenti. Nga një protestë në vendin ku do të nisë rruga, aktivistë të shoqërisë civile thanë se firma fituese është paracaktuar në menyrë abuzive dhe se pagesat për rrugën janë 7 herë më të […]

The post Autostrada Milot-Fier, shoqëria civile në protestë: Firma fituese është paracaktuar në mënyrë abusive, pagesat 7 herë më të larta appeared first on 55 News.

]]>
Një muaj pas çeljes së tenderit për autostradën Milot-Fier, shoqëria civile denoncon aferën korruptive që po bëhet për ndërtimin e ketij segmenti.

Nga një protestë në vendin ku do të nisë rruga, aktivistë të shoqërisë civile thanë se firma fituese është paracaktuar në menyrë abuzive dhe se pagesat për rrugën janë 7 herë më të larta. Aktivistët thonë se për të përshkuar 115 mijë km e autostradës shqiptarëve do ju duhet të paguajnë nga 10 euro për çdo kalim.

Shoqeria civile paralajmeron se do të verë në dijeni për cështjen edhe diplomatët e huaj në vendin tonë si dhe mbajtjen e protestave të tjera perpara ministrisë së linjës për t’i kërkuar qeverisë tërheqjen nga tenderi.

The post Autostrada Milot-Fier, shoqëria civile në protestë: Firma fituese është paracaktuar në mënyrë abusive, pagesat 7 herë më të larta appeared first on 55 News.

]]>
Avdullah Hoti merr premtimin e Bashës/ “Heqja e taksës së Rrugës së Kombit vendimi i ditëve të para të qeverisë së ardhshme” https://55news.al/politike/avdullah-hoti-merr-premtimin-e-bashes-heqja-e-takses-se-rruges-se-kombit-vendimi-i-diteve-te-para-te-qeverise-se-ardhshme/ Fri, 03 Jul 2020 14:35:08 +0000 https://new.55news.al/?p=166840   Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takimin e përbashkët me kreun e PD-së, Lulzim Basha tha se kanë folur për shumë çështje, ndërsa pranoi para gazetarëve se ka marrë premtimin e këtij të fundit për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit. “Isha i nderuar të vizitoja Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim […]

The post Avdullah Hoti merr premtimin e Bashës/ “Heqja e taksës së Rrugës së Kombit vendimi i ditëve të para të qeverisë së ardhshme” appeared first on 55 News.

]]>
 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takimin e përbashkët me kreun e PD-së, Lulzim Basha tha se kanë folur për shumë çështje, ndërsa pranoi para gazetarëve se ka marrë premtimin e këtij të fundit për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

“Isha i nderuar të vizitoja Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Biseduam për sfidat që kemi përballë, pandeminë dhe situatat e reja që kemi në Kosovë. Ne dëgjuam edhe vlerësimet e zotit Basha. Sfidat në Kosovë i kemi kaluar me mbështetje nga qeveria shqiptare dhe nga PD. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet me zotin Basha, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e Zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”,- tha Hoti.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha e përforcoi qëndrimin, kur tha: “Do jetë një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme”.

“Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit”,- tha ai.

The post Avdullah Hoti merr premtimin e Bashës/ “Heqja e taksës së Rrugës së Kombit vendimi i ditëve të para të qeverisë së ardhshme” appeared first on 55 News.

]]>
Basha:Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, raporti i FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet https://55news.al/politike/basha-taksimi-rama-zbrazi-xhepat-e-shqiptareve-taksimi-i-sheshte-do-rrise-ekonomine/ Sat, 27 Jun 2020 08:30:49 +0000 https://new.55news.al/?p=166187   Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë. Duke komentuar në Twitter, faktin se FMN kërkon rikthimin tek taksimi i sheshtë, Basha akuzon se ‘Taksimi Rama’, shkatërroi ekonominë e vendit. Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha: ‘Taksimi […]

The post Basha:Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, raporti i FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet appeared first on 55 News.

]]>
 

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë.

Duke komentuar në Twitter, faktin se FMN kërkon rikthimin tek taksimi i sheshtë, Basha akuzon se ‘Taksimi Rama’, shkatërroi ekonominë e vendit.

Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

‘Taksimi Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

 

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!

#ditemetemira

The post Basha:Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, raporti i FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet appeared first on 55 News.

]]>
Zero taksa për biznesin e vogël/ Guxholli: Propagandë e qeverisë në startin e fushatës https://55news.al/politike/zero-taksa-per-biznesin-e-vogel-guxholli-propagande-e-qeverise-ne-startin-e-fushates/ Fri, 05 Jun 2020 15:14:44 +0000 https://new.55news.al/?p=163795 Në një lidhje me Skype për Syri TV, ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli ka komentuar situatën ekonomike në vend pas pandemisë duke u shprehur se rrënimi ka nisur para Covid-19 dhe para tërmetit. Sipas saj, në të vetmin rast kur Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit është pjesëmarrja e gruas në […]

The post Zero taksa për biznesin e vogël/ Guxholli: Propagandë e qeverisë në startin e fushatës appeared first on 55 News.

]]>
Në një lidhje me Skype për Syri TV, ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli ka komentuar situatën ekonomike në vend pas pandemisë duke u shprehur se rrënimi ka nisur para Covid-19 dhe para tërmetit.

Sipas saj, në të vetmin rast kur Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit është pjesëmarrja e gruas në qeveri.

“Ka kohë që pritet një paketë e tretë. Më kujtohet vepra “Duke pritur Godonë”. Janë dy paketa. E dyta nuk ka filluar ende, ndërsa e para është në gjysmë. Është vetëm një “make up”. Biznesit të vogël, biznesit në përgjithësi Rama i ka borxh prishjen e strukturës dhe rritjen e barrës fiskale. Rriti taksat dhe tani pas gjithë kësaj kthehet pas, pra në një farë mënyre atë që gërreu vetë, po mundohet ta mbulojë”, tha Guxholli.

 

Sa i përket nismës më të re të qeverisë për të[ hequr taksat biznesit të vogël deri në vitin 2029, Guxholli u shpreh se po mundohet të shërohet një plagë që qeveria e hapi vetë.

 

A përfiton realisht biznesi?

“Nuk mund të themi që nuk përfitojnë. Futi në tvsh të gjithë ato biznese të vogla. U rrit kostoja e buiznesit për taksat dhe barra e administratës tatimore. Tani më duket propagandë se sa realitet. Ndërrmarrje për fushatë. Po përpiqet të shërojë plagën që e ka hapur vetë. Nuk është se po bën ndonjë nder”, tha Zana Guxholli.

The post Zero taksa për biznesin e vogël/ Guxholli: Propagandë e qeverisë në startin e fushatës appeared first on 55 News.

]]>
Skandali/ Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët, certifikatë tamponi ose karantinim për udhëtarët https://55news.al/politike/skandali-albin-kurti-mbyll-kufirin-me-shqiperine-takse-22-euro-per-kamionet-certifikate-tamponi-ose-karantinim-per-udhetaret/ Mon, 01 Jun 2020 14:21:08 +0000 https://new.55news.al/?p=163279 Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar . Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë. Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve […]

The post Skandali/ Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët, certifikatë tamponi ose karantinim për udhëtarët appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar . Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë.

Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet.

Drejtuesit e kamionëve pritet të ngrihen në protestë pasi tarifa që iu kërkohet është e papërballueshme. Kufiri siç raporton gazetarja jonë nga Morina është mbyllur, pasi qytetarët nuk kanë certifikatë për tamponin e koronavirusit dhe në të kundërt iu kërkohet karantinë një javore.

The post Skandali/ Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët, certifikatë tamponi ose karantinim për udhëtarët appeared first on 55 News.

]]>
Basha: Me taksat e qytetarëve të shpëtohet ekonomia, jo të pasurohen oligarkët https://55news.al/politike/basha-me-taksat-e-qytetareve-te-shpetohet-ekonomia-jo-te-pasurohen-oligarket/ Wed, 06 May 2020 14:06:36 +0000 https://new.55news.al/?p=159610 Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël, pas të cilit ka folur për mediat. Basha tha nga selia e PD se mbështet kërkesat e biznesit të vogël dhe e gjithë vëmendja duhet të kthehet tek ky biznes.   Kreu i PD akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi […]

The post Basha: Me taksat e qytetarëve të shpëtohet ekonomia, jo të pasurohen oligarkët appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël, pas të cilit ka folur për mediat.

Basha tha nga selia e PD se mbështet kërkesat e biznesit të vogël dhe e gjithë vëmendja duhet të kthehet tek ky biznes.

 

Kreu i PD akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për gjendjen dramatike siç e cilësoi ai të biznesit të vogël dhe foli për një pandemi ekonomike.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Në vazhdën e takimeve që kam organizuar me përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri, sot kam takuar kryesinë e Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël. Biznesi i vogël është në vështirësi të mëdha dhe po shtyhet drejt falimentimit. Kjo rrezikon daljen në rrugë si të papunë të dhjetëra, ndoshta qindra-mijëra të vëtëpunësuarve nga ky sektor.

Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët, nuk është tek njerëzit, nuk është tek biznesi, në veçanti tek biznesi i vogël. Por biznesi i vogël përbën motorrin e ekonomisë shqiptare, përbën bazën e ekonomisë shqiptare dhe përfshin numrin më të madh të të vetëpunësuarve në këtë sektor.

Paratë që ka paguar gjatë viteve, taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë t’i marrë mbrapsht ose si lehtësi fiskale, ose si subvencionim, si mbështetje financiare. Dhe po kështu ka nevojë për një paketë të qartë masash që do të ndihmojnë në hapjen graduale, sipas protokollit të sigurisë, por jo hapje thjesht për të mos paguar biznesi.

Sepse në qoftë se biznesi hapet, por konsumatori nuk lejohet të shkojë tek biznesi kuptohet qartë se situata është kaotike, është e pashpresë dhe do të vazhdojë të rëndohet. Përveç kësaj biznesi i vogël në veçanti, sikundër i gjithë biznesi, po vuan masa të tjera arbitrare të ndërmarra kuturu; siç është përshembull fatura aforfe, fatura aforfe e energjisë, e cila shkon me vlerën e marsit 2019 tek biznese që kanë 6 javë që kanë mbyllur qepenat.

Image

Pra, në vend që të ndihmohet siç po e ndihmon çdo vend tjetër i rajonit, të mos flasim për Europën, siç po e ndihmon Kosova, siç po e ndihmon Maqedonia e Veriut, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme që janë të shkaktuar nga mungesa totale e mbështetjes nga kjo qeveri. Ndërkohë paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shkojnë për oligarkët. Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo përveçse aty ku ka më shumë se nevojë se kurrë shqiptarët sot, tek njerëzit në nevojë, tek biznesi i vogël, tek mbështetja tek ata që po humbin vendet e punës. Situata është dramatike.

Së pari, mbështesim totalisht kërkesat e drejta të biznesit të vogël. E njohim dhe e kemi ndjekur gjendjen përpara pandemisë. Gjatë pandemisë në mënyrë pothuajse të përditshme kam qenë në kontakt jo vetëm me këta zotërinjtë, por edhe me përfaqësues të biznesit të vogël në qytetet kryesore të vendit. Dhe po vazhdojmë ta ndjekim në kushte kur nga njëra anë pretendohet mbështetje me fjalë, por nga ana tjetër biznesi vetë po denoncon se asnjë mbështetje nuk ka.

Me propagandë, me shfaqe televizive dhe me mashtrime, biznesi jo vetëm nuk po ndihmohet, por po zhytet gjithmonë e më thellë. Zhutja e bizneist të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Ndaj, e gjithë vëmendja jonë dhe e gjithë energjia jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike, që po i zë vendin pandemisë COVID 19. Është pandemia ekonomia 2020, që ka një autor dhe një shkaktar – këtë qeveri dhe këtë kryeministër, që e kanë braktisur biznesin në ditën e vet më të vështirë. Taksat ua kanë marrë për vite me radhë, taksat ua kanë rritur, faturat ua kanë rritur për vite me radhë. Tani që kanë nevojë për paratë e tyre, nuk po kërkojnë lëmoshë, asnjë nga ato dhjetëra mijëra biznese që nuk kanë parë asnjë qindarkë, megjithëse u është premtuar mbështetje, nuk kërkon lëmoshë, kërkon që të mbështetet nga taksat, sepse qeveria prandaj ekziston. Taksat që merr nga qytetarët, t’i përdorë për qytetarët. Sot, taksat që ka marrë nga biznesi i vogël, taksat që ka marrë nga të gjithë qytetarët, përfundojnë kudo, përveçse tek ata që kanë nevojë. Ose më mirë të themi, përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek nje grusht oligarkësh me të cilët, kjo qeveri vazhdon të ndajë favore, tendera korruptivë dhe pasuritë e vendit.

The post Basha: Me taksat e qytetarëve të shpëtohet ekonomia, jo të pasurohen oligarkët appeared first on 55 News.

]]>
Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën https://55news.al/opinion/kulisat-24-oret-e-veshtira-te-albin-kurtit-per-taksen/ Sat, 29 Feb 2020 13:29:51 +0000 https://new.55news.al/?p=147682 Që prej 3 shkurtit, ditës kur pas 15 vitesh karriere politike u ngjit në zyrën e kryeministrit, java që po mbyllet, ka qenë ajo më nervëshkatëruesja për Albin Kurtin. Ditë pas dite, mbi të është rritur një presion i dyanshëm për të mos mbajtur një premtim ekektoral të sendërzuar edhe në programin e qeverisë: ai […]

The post Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën appeared first on 55 News.

]]>
Që prej 3 shkurtit, ditës kur pas 15 vitesh karriere politike u ngjit në zyrën e kryeministrit, java që po mbyllet, ka qenë ajo më nervëshkatëruesja për Albin Kurtin. Ditë pas dite, mbi të është rritur një presion i dyanshëm për të mos mbajtur një premtim ekektoral të sendërzuar edhe në programin e qeverisë: ai se taksa 100% ndaj prodhimeve serbe do të hiqet vetëm pasi të zëvendësohet me reciprocitetin.

Nga njëra anë presioni i tmerrshëm i të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Serbi – Kosovë, për ta hequr taksën sa më shpejt, i është bashkëngjitur edhe trysnia e partnerëve të koalicionit LDK-së, që kërkesat që u vijnë nga Uashingtoni i vlerësojnë më shumë sesa parimet për të cilat janë votuar.

Këtyre telasheve u janë shtuar edhe presionet nën rrogoz të amerikanëve, të cilët kanë furnizuar shtypin e Kosovës me lajme se Albin Kurti gjendet nën një ultimatum për ta hequr taksën deri të premten (28/02/2020). “Të premten, Richard Grenell e shqyrton çështjen e tarifave se a janë hequr apo jo. Ose, nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të merr një hap të largimit të Shteteve të Bashkuara nga kjo çështje – duke e konsideruar kështu Kurtin si joserioz për partner të Uashingtonit”, i tha një burim diplomatik Gazetës Express.

Të enjten paradite, pra 24 orë përpara ultimatumit të përfolur në publik, doli edhe ai që duhet të konsiderohet si krahu i djathtë i kryeministrit, zvendësi i tij nga LDK, Avdullah Hoti. Pa një miratim paraprak të kabinetit qeveritar ai bëri një deklaratë shumë kërcënuese që kërkonte heqjen e taksës: “Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, shkroi zv kryeministri në Facebook.

Në fakt, ajo që nuk dihet nga publiku dhe që Lapsi.al e ka mësuar është se për shkak të trysnisë së fortë amerikane mes partnerëve të koalicionit ishte krijuar një krisje.

Si pasojë e saj, megjithëse kryeministri Kurti do ta mohonte këtë fakt më pas, ishte rënë dakord që të shtyhej edhe mbledhja e parapërcaktuar e qeverisë. Qëllimi qe i qartë, çarja nuk duhej ekspozuar në publik.

Për ekzistencën e saj palët ishin qartësuar. Në mesditen e së enjtes Albin Kurti dhe Avdullah Hoti ishin takuar kokë më kokë në godinën e qeverisë. Sipas burimeve të Lapsi.al, biseda nuk ka shkuar paq. Kryeministri e ka informuar zëvendësin e tij se do të tregojë një shenjë të vullnetit të mirë duke deshmuar se i dëgjon parnterët ndërkombëtarë, duke bërë një tërheqje nga një pjesë e taksës. Hoti ka mbajtur qëndrimin se tërheqja duhet të ishte totale dhe e menjëhershme ashtu sikurse e kishte kërkuar Rik Grenell.

Me këtë mospajtim ishin ndarë dhe atë së pari e nxorri në publik, Avdullah Hoti duke publikuar statusin në faqen personale të Facebookut ku kërkoi veprim të menjëhershëm sikurse e donin amerikanët.

Pak kohë më vonë Albin Kuri njoftoi një konferencë të papritur shtypi në ora 18 30 të pasdites.

Kur u shfaq para kamerave, ai nuk kishte lirshmërinë e zakonshme dhe në fytyrë i lexohej ngërçi i orëve të tensionuara. Zgjidhja që prezantoi para publikut qe një masë ekuilibrise edhe për ti dhënë një shenjë ndërkombëtarëve edhe për të ruajtur dinjitetin e shtetarit edhe për të mos përçarë koalicionin edhe për të mos shkelur angazhimet para zgjedhësve dhe programin e qeverisë.

Por, mbi të gjitha dhe sidomos për këtë, ajo ishte një lëvizje për të fituar kohë.

Ajo konsistonte tek heqja e taksës 100% për lëndët e para, që i shëbenin prodhuesve kosovarë disa prej të cilëve i kishte rreshtuar pas vetes, në 15 mars. Por kjo shenjë e vullnetit të mirë-sipas tij- do të qe e vlefshme vetëm nëse Serbia e ndërpriste lobimin për heqejen e njohjes së Kosovës nga shtete të treta. Nëse Beogradi sillej në këtë mënyrë, taksa binte plotësisht në 1 prill. Nëse Serbia vazhdonte të sillej në mënyrë destruktive tarifa do të riinstalohej në 15 qershor dhe aplikimi i masave të reciprocitetit po në të njëjtën datë.

Si duhej kuptuar ky qëndrim i kryeministrit i shpallur me urgjencë?

A qe kjo një tërheqje e turpshme?

A qe kjo një përpjekje për të dhënë diçka por pa prekur dinjitetin dhe angazhimet?

Këto pikëpyetje zor se merrnin përgjigje edhe nga qëndrimet ambigue që Albin Kurti mbajti në konferencë. Për partnerin e koalicionit LDK-në, ai thoshte se “jemi të unifikuar dhe bashkë”, ndërkohë që deklaratat publike dëshmonin për të kundërtën. Për partnerët e huaj, ai pretendonte se i kishte rakorduar qëndrimet, por pastaj shtonte se “nuk mund të bënte rrokadë mes atyre që e kishin votuar dhe ndërkombëtarëve”.

Gjithësesi, ata që e kishin ndarë mendjen se Albini në pushtet do ta tradhëtonte ish opozitarin e dikurshëm, e komentuan këtë si një shenjë tërheqjeje të turpshme. “Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia” nxitoi të komentonte ish kryeministri Haradinaj që e kishte vënë taksën.

Edhe kreu i parisë më të madhe të opozitës, PDK, Kadri Veseli, ironizoi me tërheqjen e Kurtit para shantazhit të amerikanëve: “Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët. E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, shkruajti Veseli.

Atëherë, a ishte zbythur Albin Kurti?

A i kishte mashtruar ai zgjedhësit, a kishte ngrënë shantazhin sikurse e akuzonin kundërshtarët e tij?

Që kjo të pohohej pa droje përpara ishin dy kushte. Së pari që propozimi i përshkallëzuar i kryeministrit të pranohej nga partneri i koalcicionit LDK-ja dhe më kryesorja, që ai të kënaqte amerikanët që ishin epiqendra e gjithë këtij presioni.

Sepse kundër kryeministrit, që nuk ka mbushur as një muaj në detyrë, ishte forëzuar një koalicion i çuditshëm kundërshtarësh, që përbëhej edhe nga ata që e akuzonin si tradhëtar edhe nga ata që nuk ia quanin “tradhëtinë”, pasi i dukej e paplotë.

Pyetja që shtrohej plot tension ishte: a do e pranonte Uashingtoni dhe Grenell këtë lëvizje të re?

A do ta lexonin ata si një hap vullneti të mirë, ashtu sikurse tha Kurti, apo si një përphekje për të fituar kohë, ndërkohë që Grenell, me harbutërinë e një kaubojsi dontte ta ulte sa më shpej në dialog?

Ky ankth nuk zgjati më shumë se disa orë.

Sinjalet e para erdhën nga eksponentë të LDK-së që me sa duket luajnë telefonin e prishur me diplomatë përtej Atlantikut.

Zv kryeministri Avdullah Hoti e quajti masën të paplotë. Ai deklaroi se anëtarët e kabinetit të LDK-së ne qeveri nuk e votojnë atë: “Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet”, tha ai në televizionin T7.

Po të njëjtën gjë përsëriti dhe kreu i LDK me një gjuhë më të moderuar: “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në” deklaroi Isa Mustafa.

Ndërkohë Avdulla Hoti që vazhdonte të jepte intervistë në T7 kishte kërcënuar edhe prishjen e qeverisë: “ne nuk qëndrojmë nëse taksa nuk hiqet plotësisht” lëshoi ultimatumin ai.

Për Albin Kurtin gjithçka po bëhej më e vështirë. Tani fjala nuk qe më për kundërshti, por për rrëzim të qeverisë. Dhe ky kërcënim dukej se ishte i pilotuar nga Uashingtoni, madje drejtpërdrejt nga Rik Grenell.

Ndonëse nga qëndrimet e LDK-së ajo që pritej nga Grenell ishte nuhatur, lajmi nuk vonoi të bëhej publik. Krahu i armatosur i Trump, që tani mbante mbi supe edhe kostumin e drejtorit të inteligjencës së SHBA, e goditi edhe pas tërheqjes Albin Kurtin duke e konsideruar aktin e tij gjysmak. “Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht”. Zoti Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë” shkroi ai në Twitter

Qeveria rrezikohej, amerikanët vazhdonin presionin. Po çfarë kërkonin ata duke nxitur edhe këtë destabilitet të brendëshëm politik?

Po ti besohet gjithmonë Avdulla Hotit, që këto kohë ka bërë më shumë zëdhënësin e Grenellit sesa dyshin e qeverisë, plani është i qartë: “Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo…Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun” ka deklarauar ai.

Pra, Albin Kurtit pak a shumë po i kërkohet e pamundura: Të tërhiqet krejtësisht nga premtimi elektoral dhe programi i qeverisë të sapo miratuar. Të shkelë me këmbë qëndrimin e tij se më i rëndësishëm se dialogu në vetvete, janë parimet mbi të cilat ai ndërtohet. Dhe së fundi të heqë dorë nga pozicioni i drejtuesit të dialogut, si njeriu më i votuar nga zgjedhësit, duke e ndarë këtë me të preferuarin e Rik Grenellit, Hashim Thaçin.

Të gjitha këto barriera duken të pamundura që Albin Kurti ti pranojë. Prandaj, me gjithë tërheqjen e pjesshme, dita e së enjtes ishte një ditë e vështirë për të. Një ditë kur nuk duhej të përballej as me logjikë as me argumenta, por thjeshtë me arrogancën e të ngarkuarit të Trump, të cilit me sa duket nuk i intereson dialogu shqiptaro- serb në vetvete, por thjeshtë ofrimi i një dhurate parazgjedhire për presidentin e tij.

Në rrethana të tilla, hapsirat e manovrës së kryeministrit kosovar, duken krejtësisht të vogla. E vetmja dritë shprese në këtë peisazh të errët dukej deklarata e BE, nga Brukseli, që qe shumë më e ndryshme nga ajo e Grenellit. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së e konsideroi propozimin e Albin Kurtit si një hap që mund të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Por midis ngadalësisë europiane dhe këmbëngujes arrogante të Uashingtonit, shumëkush e ka të lehtë të imagjinojë se nga rëndon peshorja. Këtë natyrisht e di edhe Albin Kurti, mbi të cilin, ndonëse e hoqi një pjesë të taksës, presioni vazhdon të jetë më i madh se kurrë.

The post Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën appeared first on 55 News.

]]>
Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën https://55news.al/politike/kulisat-24-oret-e-veshtira-te-albin-kurtit-per-taksen/ Fri, 28 Feb 2020 15:52:05 +0000 https://new.55news.al/?p=147510 Që prej 3 shkurtit, ditës kur pas 15 vitesh karriere politike u ngjit në zyrën e kryeministrit, java që po mbyllet, ka qenë ajo më nervëshkatëruesja për Albin Kurtin. Ditë pas dite, mbi të është rritur një presion i dyanshëm për të mos mbajtur një premtim ekektoral të sendërzuar edhe në programin e qeverisë: ai […]

The post Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën appeared first on 55 News.

]]>
Që prej 3 shkurtit, ditës kur pas 15 vitesh karriere politike u ngjit në zyrën e kryeministrit, java që po mbyllet, ka qenë ajo më nervëshkatëruesja për Albin Kurtin. Ditë pas dite, mbi të është rritur një presion i dyanshëm për të mos mbajtur një premtim ekektoral të sendërzuar edhe në programin e qeverisë: ai se taksa 100% ndaj prodhimeve serbe do të hiqet vetëm pasi të zëvendësohet me reciprocitetin.

Nga njëra anë presioni i tmerrshëm i të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, për ta hequr taksën sa më shpejt, i është bashkëngjitur edhe trysnia e partnerëve të koalicionit LDK-së, që kërkesat që u vijnë nga Uashingtoni i vlerësojnë më shumë sesa parimet për të cilat janë votuar.

Këtyre telasheve u janë shtuar edhe presionet nën rrogoz të amerikanëve, të cilët kanë furnizuar shtypin e Kosovës me lajme se Albin Kurti gjendet nën një ultimatum për ta hequr taksën deri të premten (28/02/2020). “Të premten, Richard Grenell e shqyrton çështjen e tarifave se a janë hequr apo jo. Ose, nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të merr një hap të largimit të Shteteve të Bashkuara nga kjo çështje – duke e konsideruar kështu Kurtin si joserioz për partner të Ëashingtonit”, i tha një burim diplomatik Gazetës Express. 

Të enjten paradite, pra 24 orë përpara ultimatumit të përfolur në publik, doli edhe ai që duhet të konsiderohet si krahu i djathtë i kryeministrit, zvendësi i tij nga LDK, Avdullah Hoti. Pa një miratim paraprak të kabinetit qeveritar ai bëri një deklaratë shumë kërcënuese që kërkonte heqjen e taksës: “Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, shkroi zv kryeministri në Facebook.

Në fakt, ajo që nuk dihet nga publiku dhe që Lapsi.al e ka mësuar është se për shkak të trysnisë së fortë amerikane mes partnerëve të koalicionit ishte krijuar një krisje.

Si pasojë e saj, megjithëse kryeministri Kurti do ta mohonte këtë fakt më pas, ishte rënë dakord që të shtyhej edhe mbledhja e parapërcaktuar e qeverisë. Qëllimi qe i qartë, çarja nuk duhej ekspozuar në publik.

Për ekzistencën e saj palët ishin qartësuar. Në mesditen e së enjtes Albin Kurti dhe Avdullah Hoti ishin takuar kokë më kokë në godinën e qeverisë. Sipas burimeve të Lapsi.al, biseda nuk ka shkuar paq. Kryeministri e ka informuar zëvendësin e tij se do të tregojë një shenjë të vullnetit të mirë duke deshmuar se i dëgjon parnterët ndërkombëtarë, duke bërë një tërheqje nga një pjesë e taksës. Hoti ka mbajtur qëndrimin se tërheqja duhet të ishte totale dhe e menjëhershme ashtu sikurse e kishte kërkuar Richard Grenell.

Me këtë mospajtim ishin ndarë dhe atë së pari e nxorri në publik, Avdullah Hoti duke publikuar statusin në faqen personale të Facebookut ku kërkoi veprim të menjëhershëm sikurse e donin amerikanët.

Pak kohë më vonë Albin Kuri njoftoi një konferencë të papritur shtypi në ora 18:30 të pasdites.

Kur u shfaq para kamerave, ai nuk kishte lirshmërinë e zakonshme dhe në fytyrë i lexohej ngërçi i orëve të tensionuara. Zgjidhja që prezantoi para publikut qe një masë ekuilibrise edhe për ti dhënë një shenjë ndërkombëtarëve edhe për të ruajtur dinjitetin e shtetarit edhe për të mos përçarë koalicionin edhe për të mos shkelur angazhimet para zgjedhësve dhe programin e qeverisë.

Por, mbi të gjitha dhe sidomos për këtë, ajo ishte një lëvizje për të fituar kohë.

Ajo konsistonte tek heqja e taksës 100% për lëndët e para, që i shëbenin prodhuesve kosovarë disa prej të cilëve i kishte rreshtuar pas vetes, në 15 mars. Por kjo shenjë e vullnetit të mirë-sipas tij- do të qe e vlefshme vetëm nëse Serbia e ndërpriste lobimin për heqejen e njohjes së Kosovës nga shtete të treta. Nëse Beogradi sillej në këtë mënyrë, taksa binte plotësisht në 1 prill. Nëse Serbia vazhdonte të sillej në mënyrë destruktive tarifa do të riinstalohej në 15 qershor dhe aplikimi i masave të reciprocitetit po në të njëjtën datë.

Si duhej kuptuar ky qëndrim i kryeministrit i shpallur me urgjencë?

A qe kjo një tërheqje e turpshme?

A qe kjo një përpjekje për të dhënë diçka por pa prekur dinjitetin dhe angazhimet?

Këto pikëpyetje zor se merrnin përgjigje edhe nga qëndrimet ambigue që Albin Kurti mbajti në konferencë. Për partnerin e koalicionit LDK-në, ai thoshte se “jemi të unifikuar dhe bashkë”, ndërkohë që deklaratat publike dëshmonin për të kundërtën. Për partnerët e huaj, ai pretendonte se i kishte rakorduar qëndrimet, por pastaj shtonte se “nuk mund të bënte rrokadë mes atyre që e kishin votuar dhe ndërkombëtarëve”.

Gjithësesi, ata që e kishin ndarë mendjen se Albini në pushtet do ta tradhëtonte ish opozitarin e dikurshëm, e komentuan këtë si një shenjë tërheqjeje të turpshme. “Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia” nxitoi të komentonte ish kryeministri Haradinaj që e kishte vënë taksën.

Edhe kreu i parisë më të madhe të opozitës, PDK, Kadri Veseli, ironizoi me tërheqjen e Kurtit para shantazhit të amerikanëve: “Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët. E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, shkruajti Veseli.

Atëherë, a ishte zbythur Albin Kurti?

A i kishte mashtruar ai zgjedhësit, a kishte ngrënë shantazhin sikurse e akuzonin kundërshtarët e tij?

Që kjo të pohohej pa droje përpara ishin dy kushte. Së pari që propozimi i përshkallëzuar i kryeministrit të pranohej nga partneri i koalcicionit LDK-ja dhe më kryesorja, që ai të kënaqte amerikanët që ishin epiqendra e gjithë këtij presioni.

Sepse kundër kryeministrit, që nuk ka mbushur as një muaj në detyrë, ishte forëzuar një koalicion i çuditshëm kundërshtarësh, që përbëhej edhe nga ata që e akuzonin si tradhëtar edhe nga ata që nuk ia quanin “tradhëtinë”, pasi i dukej e paplotë.

Pyetja që shtrohej plot tension ishte: a do e pranonte Uashingtoni dhe Grenell këtë lëvizje të re?

A do ta lexonin ata si një hap vullneti të mirë, ashtu sikurse tha Kurti, apo si një përphekje për të fituar kohë, ndërkohë që Grenell, me harbutërinë e një kaubojsi dontte ta ulte sa më shpej në dialog?

Ky ankth nuk zgjati më shumë se disa orë.

Sinjalet e para erdhën nga eksponentë të LDK-së që me sa duket luajnë telefonin e prishur me diplomatë përtej Atlantikut.

Zv kryeministri Avdullah Hoti e quajti masën të paplotë. Ai deklaroi se anëtarët e kabinetit të LDK-së ne qeveri nuk e votojnë atë: “Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet”, tha ai në televizionin T7.

Po të njëjtën gjë përsëriti dhe kreu i LDK me një gjuhë më të moderuar: “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në” deklaroi Isa Mustafa.

Ndërkohë Avdulla Hoti që vazhdonte të jepte intervistë në T7 kishte kërcënuar edhe prishjen e qeverisë: “ne nuk qëndrojmë nëse taksa nuk hiqet plotësisht” lëshoi ultimatumin ai.

Për Albin Kurtin gjithçka po bëhej më e vështirë. Tani fjala nuk qe më për kundërshti, por për rrëzim të qeverisë. Dhe ky kërcënim dukej se ishte i pilotuar nga Uashingtoni, madje drejtpërdrejt nga Rik Grenell.

Ndonëse nga qëndrimet e LDK-së ajo që pritej nga Grenell ishte nuhatur, lajmi nuk vonoi të bëhej publik. Krahu i armatosur i Trump, që tani mbante mbi supe edhe kostumin e drejtorit të inteligjencës së SHBA, e goditi edhe pas tërheqjes Albin Kurtin duke e konsideruar aktin e tij gjysmak. “Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht”. Zoti Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë” shkroi ai në Twitter.

Qeveria rrezikohej, amerikanët vazhdonin presionin. Po çfarë kërkonin ata duke nxitur edhe këtë destabilitet të brendëshëm politik?

Po ti besohet gjithmonë Avdulla Hotit, që këto kohë ka bërë më shumë zëdhënësin e Grenellit sesa dyshin e qeverisë, plani është i qartë: “Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo…Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun” ka deklaruar ai.

Pra, Albin Kurtit pak a shumë po i kërkohet e pamundura: Të tërhiqet krejtësisht nga premtimi elektoral dhe programi i qeverisë të sapo miratuar. Të shkelë me këmbë qëndrimin e tij se më i rëndësishëm se dialogu në vetvete, janë parimet mbi të cilat ai ndërtohet. Dhe së fundi të heqë dorë nga pozicioni i drejtuesit të dialogut, si njeriu më i votuar nga zgjedhësit, duke e ndarë këtë me të preferuarin e Rik Grenellit, Hashim Thaçin.

Të gjitha këto barriera duken të pamundura që Albin Kurti ti pranojë. Prandaj, me gjithë tërheqjen e pjesshme, dita e së enjtes ishte një ditë e vështirë për të. Një ditë kur nuk duhej të përballej as me logjikë as me argumenta, por thjeshtë me arrogancën e të ngarkuarit të Trump, të cilit me sa duket nuk i intereson dialogu shqiptaro- serb në vetvete, por thjeshtë ofrimi i një dhurate parazgjedhire për presidentin e tij.

Në rrethana të tilla, hapsirat e manovrës së kryeministrit kosovar, duken krejtësisht të vogla. E vetmja dritë shprese në këtë peisazh të errët dukej deklarata e BE, nga Brukseli, që qe shumë më e ndryshme nga ajo e Grenellit. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së e konsideroi propozimin e Albin Kurtit si një hap që mund të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Por midis ngadalësisë europiane dhe këmbëngujes arrogante të Uashingtonit, shumëkush e ka të lehtë të imagjinojë se nga rëndon peshorja. Këtë natyrisht e di edhe Albin Kurti, mbi të cilin, ndonëse e hoqi një pjesë të taksës, presioni vazhdon të jetë më i madh se kurrë. /Lapsi.al

The post Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën appeared first on 55 News.

]]>
Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë https://55news.al/politike/albin-kurti-i-kthen-pergjigje-shba-se-nuk-e-heqim-taksen-ndaj-serbise/ Thu, 27 Feb 2020 12:38:57 +0000 https://new.55news.al/?p=147267 Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe. Pas këtij vendimi, thuhet se priten pasoja të mëdha për Kosovën. Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha […]

The post Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

Pas këtij vendimi, thuhet se priten pasoja të mëdha për Kosovën.

Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

  Kurti tashmë u është përgjigjur amerikanëve negativisht.
 SHBA-ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për ‘ndëshkim’.

Nuk dihet saktësisht se çfarë masash do të ndërmarrë Amerika, megjithatë pezullimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Burimet e njëjta i kanë thënë Express se SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK-në, e cila nuk çoi përpara zotimet për çështjen e heqjes së tarifës.

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

The post Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë appeared first on 55 News.

]]>
SHBA shton trysninë mbi Albin Kurtin: Hiqni sa më shpejt Taksën https://55news.al/politike/shba-shton-trysnine-mbi-albin-kurtin-hiqni-sa-me-shpejt-taksen/ Thu, 20 Feb 2020 13:07:45 +0000 https://new.55news.al/?p=145961 SHBA janë duke shtuar trysninë mbi qeverinë re të Kosovës për të eliminuar menjëherë taksën 100% mbi produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës. Për këtë qëllim, Ambasadori amerikan në Kosovë po i takon një për një, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij si dhe liderët e opozitës për të eliminuar menjëherë tarifat. […]

The post SHBA shton trysninë mbi Albin Kurtin: Hiqni sa më shpejt Taksën appeared first on 55 News.

]]>
SHBA janë duke shtuar trysninë mbi qeverinë re të Kosovës për të eliminuar menjëherë taksën 100% mbi produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës. Për këtë qëllim, Ambasadori amerikan në Kosovë po i takon një për një, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij si dhe liderët e opozitës për të eliminuar menjëherë tarifat.

Në njoftimin që ka dhënë sot Ambasada amerikane në Kosovë, thuhet se:

“Ambasadori amerikan në Kosovë Kosnett i ka vazhduar edhe sot takimet me përfaqësuesit e Qeverisë së re, duke takuar Ministrin e Brendshëm Veliu

Ai ka pasur takim me Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, Zv.Kryeministrat Hoti dhe Abazi dhe Ministrin e Jashtëm Konjufca dhe ka kërkuar takime edhe me ministrat e tjerë. Ai po ashtu po takohet edhe me liderët e opozitës

Në të gjitha këto takime si dhe në takimin me Kryeministrin Kurti, Ambasadori Kosnett foli për rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën, me një fokus në avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin dhe përfitimet ekonomike që vijnë menjëherë prej eliminimit të menjëhershëm të tarifave”

The post SHBA shton trysninë mbi Albin Kurtin: Hiqni sa më shpejt Taksën appeared first on 55 News.

]]>