tarifat Archives - 55 News https://55news.al/tag/tarifat/ Mon, 21 Jan 2019 08:51:48 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tarifat Archives - 55 News https://55news.al/tag/tarifat/ 32 32 KLSH: Tarifat e shkollimit për arsimin e lartë nuk bazohen në kosto dhe kushtet social-ekonomike të vendit https://55news.al/aktualitet/klsh-tarifat-e-shkollimit-per-arsimin-e-larte-nuk-bazohen-ne-kosto-dhe-kushtet-social-ekonomike-te-vendit/ Mon, 21 Jan 2019 08:51:48 +0000 https://new.55news.al/?p=81058 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin e performancës “Cilësia dhe tarifimi i shërbimeve studentore pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) publike”. Faza studimore nisi në qershor 2018 dhe ajo e terrenit u zhvillua në shtator-tetor. Subjektet në audimit ishin Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë; Universiteti i Tiranës;  Universiteti i Mjekësise, Tiranë;  […]

The post KLSH: Tarifat e shkollimit për arsimin e lartë nuk bazohen në kosto dhe kushtet social-ekonomike të vendit appeared first on 55 News.

]]>
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin e performancës “Cilësia dhe tarifimi i shërbimeve studentore pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) publike”. Faza studimore nisi në qershor 2018 dhe ajo e terrenit u zhvillua në shtator-tetor. Subjektet në audimit ishin Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë; Universiteti i Tiranës;  Universiteti i Mjekësise, Tiranë;  Universiteti Bujqësor, Tiranë; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër;  Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës;  Universiteti “ Ismail Qemali”, Vlorë;  Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

KLSH ka konstatuar se fondet buxhetore për arsimin janë të ulëta,modeli i pranimit në universitete nuk është i duhuri, ndërsa kurrikulat janë teorike dhe larg nevojave reale. KLSH ka sjellë në vëmendje dhe modelin gjerman të universiteteve, ndër më të mirët e botës, i cili në pjesën më të madhe ofrohet falas. “Financimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe produktet e këtij financimi vijojnë të mbeten çështje të parregulluara, kaotike, pa një model të qartë zhvillimi dhe larg realitetit europian ku aspirojmë të shkojmë”, ishte qasja që shoqëroi auditimin.
KLSH konstatoi disa problematika si
a)Shërbimet ndaj studenteve janë të limituara dhe me shumë hallka burokratike;
b) Mungesa e indikatorëve të matjes së performancës së shërbimeve ndaj studenteve;
c) Cilësia e ulët e shërbimeve të ofruara pranë IAL-ve publike ndaj studentëve;
c) Tarifat e shkollimit janë të vendosura jo mbi bazën e analizës së kostove dhe kushteve social ekonomike te vendit; etj.
Fondi buxhetor për arsimin në tërësi për vitin 2017 përbënte rreth 7,41% të totalit të shpenzimeve publike dhe 2,18% të Produktit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që për arsimin e lartë (grant mësimdhënieje plus kërkimi shkencor) vlerat respektive ishin 1,50% dhe 0,44%.
Raporti ka identifikuar një sërë dobësish si: Planifikim i dobët i kërkesave në PBA-të respektive të fakulteteve për shërbimet studentore; Numri i ulët i shërbime studentore; Mungesa e Strategjisë për Arsimin e Lartë; Struktura administrative të fryra dhe jo efiçente pranë rektorateve; Koha e gjatë për marrjen e shërbimeve studentore.
Ndërsa niveli i ulët i financimit të Arsimit të Lartë konsiderohet si një Risk Strategjik I Lartë për Ministrinë e Arsimit.
Grupi i auditimit nuk gjeti argumente bindës për mangësi në ligjin 80/2015 mbi arsimin e lartë, ndonëse i kontestuar disa herë që nga miratimi i tij në vitin 2015. Por KLSh thekson se në drejtim të implementimit të Ligjit, grupi i auditimit konstaton se të gjithë aktorët e përfshirë kanë mangësi të theksuara dhe të përsëritura. MASR, e ngarkuar nga Ligji me nxjerrjen e akteve nënligjore për mirëfunksionimin e tij, ka dështuar t’i nxjerrë këto akte në kohë. Gjithashtu, në rastet kur MASR ka nxjerrë akte nënligjore apo ka propozuar në Këshill Ministrash dhe më pas janë nxjerrë VKM në zbatim të Ligjit, këto akte kanë tejkaluar kompetencat e Ministrisë, duke hyrë në ato të IAL-ve. Shembuj të tillë janë udhëzimet e përsëritura për pranimet e studentëve të ciklit të parë (bachelor) në IAL, VKM-ja nr. 288, dt. 21.05.2018, që specifikonte përllogaritjen e tarifës në bazë kreditesh që duhet të paguanin studentët përsëritës në një apo disa lëndë, VKM-ja nr. 656, dt. 31.10.2018 (pika 5) që përcakton masën e shpërblimit për anëtarët e Senateve Akademike dhe Bordeve të Administrimit në IAL-të publike, në kundërshtim flagrant kjo me autonominë financiare të IAL-ve të garantuar nga ligji. Të gjitha këto ndërhyrje të munguara apo të pastudiuara të përfaqësuesit të qeverisë në arsimin e lartë publik, dëshmojnë në rastin më të mirë për një mosnjohje të bazës ligjore dhe në rastin më të keq për një centralizim të panevojshëm të vendim-marrjes në dëm të zhvillimit të arsimit.
Ligji i ri i arsimit të lartë, i konceptuar me kujdes për t’iu dhënë autonominë e nevojshme IAL- publike dhe rivitalizuar rolin e këtyre IAL-ve në kërkim shkencor e arsim bashkëkohor, nuk është implementuar siç duhet nga të gjithë aktorët e përfshirë në sektorin e arsimit të lartë.
MASR vijon të veprojë kundra këtij Ligji, përmes centralizimit të panevojshëm që i bën nga njëra anë me akte të panevojshme nënligjore funksioneve që në fakt Ligji ua njeh IAL-ve dhe nga ana tjetër, duke mos bërë funksionale strukturat përkatëse për financimin dhe rregullimin e arsimit të lartë. Anëtarët përfaqësues të kësaj ministrie në bordet e administrimit të IAL-ve publike, ku përfaqësojnë shumicën vendim-marrëse, nuk i kanë kryer me përgjegjshmëri detyrat e tyre, duke mos garantuar qëndrueshmërinë financiare autonome të këtyre institucioneve, madje duke marrë vendime financiare pa analiza kostoje për tarifimin e shërbimeve që ofrojnë.
IAL-të vijojnë të mbeten pasive në marrjen përsipër të përgjegjësive për të ofruar një arsim cilësor ndaj studentëve të tyre, kërkim shkencor real (jofiktiv dhe aplikativ) dhe tarifa konkurruese për të financuar me kosto optimale shërbimet e tyre. Mendësia e drejtuesve të IAL-ve publike nuk është ende përshtatur me vizionin dhe kompetencat e Ligjit të Ri të Arsimit të lartë, ndërsa mendësia e pedagogëve vijon të jetë më afër asaj të mësuesit sesa kërkuesit shkencor.
Nën perceptimin e studentëve, IAL-të kujdesen pak ose aspak për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë tek ta.
Mesazhet
Në mënyrë të përmbledhur mesazhi kryesor për auditimin e performancës së pranimit në IAL publike nëpërmjet Maturës Shtetërore 2016 ishte: “Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 dhe po përpiqet të implementohet sërish, nuk është ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim. Ky model nuk është në përputhje me frymën e Ligjit 80/2015 dhe as me praktikat e mira të vendeve perëndimore prej nga ky Ligj është përshtatur.
MAS dhe QSHA duhet të angazhohen aktivisht në procesin e aplikimit, duke e nisur më herët atë në kohë, asistuar aplikantët dhe IAL-të në kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e duhur të procesit kundrejt tarifave të arsyeshme dhe kryerjen e procesit të regjistrimit të fituesve pa interferuar me procesin e pranimit, por në fund të tij, mbështetur në listat përfundimtare të dërguara nga IAL-të.
IAL-të duhet ta konceptojnë, dizenjojnë dhe implementojnë vetë procesin e pranimit, në përputhje me Ligjin dhe praktikat e mira. Kriteret e tyre e të pranimit duhet të reflektojnë një politikë afatgjatë të tyren, që t’i mundësojë aplikantëve profilizimin potencial në arsimin e mesëm, sikurse nuk duhet të kufizohen vetëm në përllogaritjen e mesatareve, por mund të përfshijnë edhe aspekte të tjera të vlerësimit të kandidatëve, sidomos për programet e preferuara të studimit.”
Ndërsa mesazhi i auditimit mbi kurrikulat universitare dhe avancimin në karrierën akademike ishte: “Kurrikulat universitare në IAL-të publike, për ciklin e parë dhe të dytë, janë në një fluks të vazhdueshëm ndryshimi, por shpeshherë të shkëputura nga realiteti për të cilin duhen ta përgatisin studentin, importuar teorikisht nga vendet më të zhvilluara, por të patestuara në mjedisin shqiptar, të lidhura me interesat personale të profesoratit dhe të riskuara për mos të krijuar një traditë në vazhdimësi dhe ekuivalentim dijesh ndër vite. Avancimi në karrierën akademike i studiuesve të rinj është i sforcuar, me punime shkencore me vlerë të ulët aplikative dhe i pambështetur financiarisht nga fakultetet.”
KLSH thekson se hyrja në fuqi e ligjit për arsimin e lartë, bashkë me reflektimet e amendimeve që ky ligj mbart, solli nevojën e një auditimi të ri në sistemin e arsimit të lartë, për të vlerësuar: 1) implementimin e tij përsa i përket autonomisë financiare, organizative dhe të kërkimit shkencor që ky ligj i njeh IAL-ve publike; 2) sa të afta janë këto institucione të arsimit të lartë për të përfituar nga kjo autonomi e atribuuar nga ligji dhe, 3) çfarë përmirësimi është reflektuar në shërbimet që ato ofrojnë kundrejt studentëve.
Nga të dhënat që grupi auditues mblodhi gjatë fazës studimore dhe të terrenit pranë IAL-ve subjekt auditimi, të ardhurat vetjake të përfituara kryesisht nga tarifat e shkollimit dhe të shërbimeve ndaj studentëve, variojnë në diapazonin 27-51% kundrejt buxhetit total5 të IAL-ve.
Gjermania, praktika më e mirë
Shteti gjerman mbështet fuqishëm arsimin e lartë dhe financon universitetet, duke mbuluar pagesat e shkollimit. Përveç kësaj, qeveria gjermane gjithashtu përfshin programe të mbështetjes financiare për studentët.
Shërbimi për Shkëmbimin Akademik Gjerman (DAAD) është një program ndihme financiare që fokusohet tek studentët dhe studiuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë.
Deutschlandstipendium – ofron çmime prej 300 euro/muaj për studentët e talentuar për të paktën dy semestra.
Universitetet publike në Gjermani financohen nga Landet dhe nuk caktojnë tarifa për shkollim. Universitetet publike në Gjermani nuk kanë tarifa shkollimi për programet Bachelor dhe Master (me përjashtim të rasteve kur programi Master fokusohet në një degë tjetër, të ndryshme nga ajo në Bachelor). Sistemi i arsimit falas është në dispozicion për të gjithë studentët ndërkombëtarë, pavarësisht vendit të tyre të origjinës.
Gjermanët në përgjithësi besojnë se arsimi nuk duhet të trajtohet si produkt komercial dhe se qasja e lirë në arsimin e lartë siguron rritje ekonomike dhe mirëqenie për një popullatë më të madhe. Në vitin 2005, Gjykata Kushtetuese Federale gjermane vendosi ta shpallte jokushtetues ligjin federal që ndalonte pagesat për shkollim, me arsyetimin se arsimi është në diskrecionin e vetë shteteve. Pas këtij vendimi, shtatë shtete federale filluan pagesat e shkollimit prej 500 euro për semestër në vitin 2006 dhe 2007. Për shkak të protestave masive të studentëve dhe një iniciative qytetare ku u mblodhën 70.000 nënshkrime kundër taksës së shkollimit, tarifat e shkollimit u hoqën sërish në vitin 2014.
Gjithashtu, qeveritë e Gjermanisë të viteve të fundit kanë realizuar përfitime ekonomike dhe sociale nga emigracioni. Gjermania dëshiron të tërheqë për të studiuar dhe për t’u përshtatur më pas me tregun e punës dhe jetesën në mënyrë ideale të gjithë “mendjet e ndritura” brenda dhe jashtë Europës, dhe si pasojë kjo është arsyeja pse ata në përgjithësi i kundërshtojnë tarifat e shkollimit për të huajt.
Me shumë polemika, shteti i Baden-Ëürttemberg ka rivendosur tarifat e shkollimit në universitetet publike duke filluar nga 2017. Nga vjeshta 2017, studentët të cilët nuk janë shtetas të një shteti anëtar të BE/EEA pritet të paguajnë 1.500 euro për semestër. Kjo përfshin universitetet në Shtutgart, Karlsruhe, Mannheim, Freiburg, Heidelberg dhe disa qytete të tjera.
Megjithatë, të gjithë studentët e regjistruar në një universitet publik në Gjermani duhet të paguajnë një tarifë semestrale administrative për universitetin. Tarifa e semestrit zakonisht varion midis 100-300 euro për semestër dhe mbulon shërbimet e organizatës së studentëve dhe regjistrimin. Kjo tarifë gjithashtu mbulon një biletë transporti publik për qytetin dhe ndonjëherë edhe për zonat përreth.
Në Gjermani janë rreth 300 universitete publike dhe ka më shumë se 1.000 programe studimi në total. Disa nga universitetet më të mëdha publike janë:
 Universiteti i Këlnit
 Universiteti Ludëig Maximilians në Mynih (LMU)
Universiteti Goethe Frankfurt
 Universiteti i RËTH Aachen
 Universiteti i Munster-it
 Universiteti Ruhr Bochum
 Universiteti i Duisburg-Essen
Universiteti i Hamburg-ut
Universiteti i FAU Erlangen-Nürnberg
Universiteti Teknik i Mynihut (TUM)
Në Gjermani ekzistojnë bursa të sponsorizuara nga universiteti dhe bursa të ofruara nga një numër i institucioneve publike dhe private. Zakonisht këto bursa ofrohen për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe librat.
Sugjerimet e studentëve
KLSH zhvilloi një pyetësorë me 1.322 studentë, pra rreth 1,1 % e totalit të studenteve në rang vendi. Krahas pyetjeve të mbyllura pyetësori përmbante dhe pyetje të hapura.
Sugjerimet e pjesëmarrësve konsistonin në evidentimin dhe kërkesa për përmirësime të infrastrukturës së sallave, por dhe tek mungesa e komunikimit sidomos me sekretaritë mësimore, në mënyrë të përmbledhur më poshtë gjenden sugjerimet kryesore.
Të përmirësohet infrastruktura (ndriçimi, sallat e leksioneve, ngrohja, etj.)
Komunikimi sa më i ngrohtë ndaj studentëve. Metodologji të ndryshme dhe dhënia e rezultateve sipas meritave.
Studentët të informohen rreth pjesës së tarifës së studimit se ku shkojnë ato?
Çfarë përmirësimesh kanë ndodhur në fakultetin ku studion nga tarifat që studentët paguajnë?
Ulje të tarifës së studimit, pasi paguajmë një tarifë shumë të lartë krahasuar me mundësitë ekonomike dhe njohuritë që marrim.
Unë jam duke ndjekur studimet në nivel master dhe pothuajse të gjitha lëndët janë përsëritje e atyre që kemi zhvilluar në bachelor, pra mbetemi vetëm në nivelin teorik dhe kjo gjë nuk na përgatit siç duhet për tregun e punës.
Sugjerimi im do të ishte të ketë më shume efektivitet dhe transparence në përdorimin e fondeve.
Më shumë informacion nga qendra e karrierës.
Më shume informacion rreth bursave apo praktikave. Rregullimi i infrastrukturës së sallave
Në Universitetin e Tiranës prej dy vitesh mungon sistemi në të cilin hidheshin notat e provimeve, duke e bërë shumë të vështirë informimin mbi notat.
Mendoj se përmirësimi duhet të fillojë nga sekretaret, të cilat me mungesën e hapur të komunikimit që shfaqin e tregojnë qartë se ku fillon defekti në fakultetet publike.
Duhet të jenë më shumë salla leksionesh që të evitohet mësimi pasdite.
Duhet të funksionojë këshilli studentor.
Ofrim i punës me kohë të pjesshme për studentë nga universitetet dhe angazhimi i tyre, si p.sh. në sekretari, biblioteka, etj.
Gjithashtu do të sugjeroja që të zhvilloheshin më shumë orë praktike sesa teorike.
Përmirësim i infrastrukturës, ripërzgjedhje e literaturës, pasi pjesa më e madhe janë libra të pedagogëve, saqë ndodh që për të njëjtën lëndë, brenda të njëjtës degë përdoren dy libra të ndryshëm në varësi të pedagoges që jep mësim, pasi secila përdor librin e vet.
Vendosja e portalit studentor online; Reduktimi i procedurave burokratike për marrjen e vërtetimeve studentore; Portali mund të funksionoje si e-Albania.

The post KLSH: Tarifat e shkollimit për arsimin e lartë nuk bazohen në kosto dhe kushtet social-ekonomike të vendit appeared first on 55 News.

]]>
Ulen tarifat përmbarimore – Gjykata rrëzon ankesën, udhëzimi hyn në fuqi https://55news.al/aktualitet/ulen-tarifat-permbarimore-gjykata-rrezon-ankesen-udhezimi-hyn-ne-fuqi/ Fri, 11 Jan 2019 15:37:28 +0000 https://new.55news.al/?p=79214 Në fund të dhjetorit, ka hyrë më në fund në fuqi udhëzimi i ri i Ministrave të Drejtësisë dhe Financave për tarifat e shërbimit përmbarimor privat. Udhëzimi i nxjerrë në muajin gusht të vitit të kaluar ishte ankimuar në Gjykatën Administrative nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë. Por, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi përfundimisht kërkesën e […]

The post Ulen tarifat përmbarimore – Gjykata rrëzon ankesën, udhëzimi hyn në fuqi appeared first on 55 News.

]]>
Në fund të dhjetorit, ka hyrë më në fund në fuqi udhëzimi i ri i Ministrave të Drejtësisë dhe Financave për tarifat e shërbimit përmbarimor privat. Udhëzimi i nxjerrë në muajin gusht të vitit të kaluar ishte ankimuar në Gjykatën Administrative nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë. Por, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi përfundimisht kërkesën e tyre, duke i hapur rrugë zbatimit të tarifave të reja.

Pas një beteje që zgjati më shumë se një vit, ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë e rishikuan udhëzimin e shumëdebatuar të vitit 2017, që rriti në përmasa marramendëse tarifat e shërbimit. Udhëzimi në fjalë u kundërshtua ashpër sidomos nga Shoqata Shqiptare e Bankave, e mbështetur edhe nga Banka e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sipas tyre, rritja e tarifave ishte e pajustifikuar dhe e pambështetur në argumente ekonomikë. Në shenjë proteste për tarifat e vitit 2017, bankat kishin bojkotuar shërbimet e përmbaruesve privatë.

Udhëzimi i ri, i firmosur në gusht 2018, i ul tarifat fikse të shërbimit nga dy deri katër herë, në varësi të shumës apo vlerës së pasurisë që do të ekzekutohet.

Sipas Shoqatës së Bankave, edhe me udhëzimin e ri tarifat janë relativisht të larta dhe të pakrahasueshme me praktikat më të mira ndërkombëtare, sidomos për pjesën e tarifave fikse. Megjithatë, së paku, udhëzimi i ri sjell përmirësime të mëdhja krahasuar me atë të vitit 2017. Sistemi bankar ende këmbëngul për një reformë tërësore në fushën e përmbarimit, për të sjellë eksperiencat më të mira dhe standardet më të përparuara.

The post Ulen tarifat përmbarimore – Gjykata rrëzon ankesën, udhëzimi hyn në fuqi appeared first on 55 News.

]]>
Kina pezullon tarifat – Mercedes Benz ul çmimet për makinat e importuara nga SHBA https://55news.al/teknologji/kina-pezullon-tarifat-mercedes-benz-ul-cmimet-per-makinat-e-importuara-nga-shba/ Mon, 17 Dec 2018 17:23:49 +0000 https://new.55news.al/?p=74678 Prodhuesi i makinave luksoze gjermane, Mercedes-Benz, tha se do të ofrojë zbritje për makinat e importuara në Kinë nga Shtetet e Bashkuara deri më 31 mars. Arsyeja e zbritjes vjen pasi Pekini pezulloi tarifat shtesë për makinat e bëra nga SHBA. Çmimet e katër modeleve u ulën midis 36,000 juan ($ 5,219.96) dhe 135,000 juanë, […]

The post Kina pezullon tarifat – Mercedes Benz ul çmimet për makinat e importuara nga SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Prodhuesi i makinave luksoze gjermane, Mercedes-Benz, tha se do të ofrojë zbritje për makinat e importuara në Kinë nga Shtetet e Bashkuara deri më 31 mars.

Arsyeja e zbritjes vjen pasi Pekini pezulloi tarifat shtesë për makinat e bëra nga SHBA. Çmimet e katër modeleve u ulën midis 36,000 juan ($ 5,219.96) dhe 135,000 juanë, tha kompania e Daimler AG.

Kina do të pezullojë përkohësisht 25 për qind të tarifave shtesë për automjetet dhe pjesët e makinave të prodhuara nga SHBA, duke filluar nga 1 janari. Ky pezullim erdhi si pasojë e një armëpushimi në luftën tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Tesla tha se kishte ulur çmimet në automjetet e Model S dhe Model X në Kinë pas reduktimit të tarifave të Kinës.

The post Kina pezullon tarifat – Mercedes Benz ul çmimet për makinat e importuara nga SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Tarifat për studentët, Shezai Rrokaj: Qeveria të lerë demagogjinë, të marrë përgjegjësinë https://55news.al/aktualitet/tarifat-per-studentet-shezai-rrokaj-qeveria-te-lere-demagogjine-te-marre-pergjegjesine/ Wed, 05 Dec 2018 15:52:57 +0000 https://new.55news.al/?p=72154 Deputet i LSI-së, njëkohësisht edhe pedagogu në Fakultetin e Letërsisë në Tiranë, Shezai Rrokajt, i ka bërë thirrje qeverisë që të lejë demagogjitë. Në një deklaratë për mediat, Rrokaj thotë se qeveria duhet të marrë përgjegjësitë që i takon e të mos merret me fjalë. Deklarata e deputetit Shezai Rrokaj: Para këtij miratimit të ligjit […]

The post Tarifat për studentët, Shezai Rrokaj: Qeveria të lerë demagogjinë, të marrë përgjegjësinë appeared first on 55 News.

]]>
Deputet i LSI-së, njëkohësisht edhe pedagogu në Fakultetin e Letërsisë në Tiranë, Shezai Rrokajt, i ka bërë thirrje qeverisë që të lejë demagogjitë. Në një deklaratë për mediat, Rrokaj thotë se qeveria duhet të marrë përgjegjësitë që i takon e të mos merret me fjalë.

Deklarata e deputetit Shezai Rrokaj:
Para këtij miratimit të ligjit të ri në vitin 2015 tarifat i propozonin IAL-të dhe i miratonte qeveria, kurse me këtë ligj ajo ‘lau duart duke ua lënë në derë’ përgjegjësinë universiteteve.
Por përse më parë ajo nuk i uli tarifat?
Përse nuk shprehet sa është tavani dhe dyshemeja e tarifave sikundër ligji e kërkon?
Përse nuk i subvencionon sipas standardeve të njohura IAL-të? Kjo ndodh sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014.
Ndryshe nga vendet e OECD-së, dhe gjithë rajoni buxheti për arsimin është vetëm 3,2%.   Kurse universitetet mbështeten vetëm me 0,5% të PBB-së. Me këto fonde nuk mbulohen as 12 muaj paga.
Ndërkaq vetëm me paratë e 2 km rrugë, si ajo e unazës së re, tarifat barazohen me ato të rajonit. Kjo është arsyeja kryesore e tarifave të larta dhe pagave më të ulëta në rajon për pedagogët.
Mungojnë fondet për kërkim dhe bibliotekat on line për studentët dhe pedagogët. Që prej Amerikës e Evropës, me në krye Finlandën, investimi për arsimin shkon në 7% të PBB-ve të tyre, sepse kudo është kuptuar se investimi në kapitalin njerëzor është më dobiprurës se çdo investim tjetër.
Krejt ndryshe, qeveritë shqiptare kanë ndjekur politika demotivuese, deri në frenuese, sepse asnjëherë bota akademike nuk është parë si partner zhvillimi.
Madje pushteti politik e ka parë me një smirë e xhelozi bizantine, duke i detyruar njerëzit e dijes ose të largohen, ose të qëndrojnë, por të shkurajuar për rritjen e cilësisë në edukim.

The post Tarifat për studentët, Shezai Rrokaj: Qeveria të lerë demagogjinë, të marrë përgjegjësinë appeared first on 55 News.

]]>
Celularët, hyjnë në fuqi tarifat e reja, përfitime për abonentët https://55news.al/teknologji/celularet-hyjne-ne-fuqi-tarifat-e-reja-perfitime-per-abonentet/ Tue, 04 Dec 2018 13:37:05 +0000 https://new.55news.al/?p=71894 Nga data 1 dhjetor e këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të Vodafone, Telekom dhe Albtelekom të cilat janë ulur me 17.5% me tarifat ekzistuese dhe pritet të reflektohen në tarifat që paguajnë abonentët. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kaloi në një kalvar […]

The post Celularët, hyjnë në fuqi tarifat e reja, përfitime për abonentët appeared first on 55 News.

]]>
Nga data 1 dhjetor e këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të Vodafone, Telekom dhe Albtelekom të cilat janë ulur me 17.5% me tarifat ekzistuese dhe pritet të reflektohen në tarifat që paguajnë abonentët.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kaloi në një kalvar të gjatë për marrjen e vendimit për uljen e tarifave të cilat duhet të ishin miratuar që në vitin 2016 kur AKEP nëpërmjet Vendimit Nr.2699, datë 01.12.2016, miratoi nxjerrjen në këshillim publik të dokumentit “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Këshillim Publik”. Ky konsultim publik nuk u konkludua me vendim për uljen e tarifave, të cilat mbeten në fuqi për vitin 2016.
Vendimi do shtyhej sërish në vitin 2017 pasi bazuar në kërkesën e Vodafone Albania, Këshilli Drejtues i AKEP në mbledhjen e datës 16.02.2017, vendosi për shtyrjen e periudhës së këshillimit publik të këtij dokumenti. AKEP me shkresën nr.2285 prot., datë 16.12.2017 i kërkoi operatorëve celularë Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom që në vijim të përfundimit të procesit të konsolidimit të tregut celular (me daljen nga tregu të Plus Communication më 1.01.2018), brenda datës 15.01.2018, të depozitojnë komentet finale në lidhje me dy dokumentet e nxjerrë në këshillim publik në Dhjetor 2016.
Vetëm pas ndryshimeve në strukturat drejtuese dhe menaxheriale të AKEP u mundësua realizimi i analizave të tregut dhe Bordi AKEP me vendimin Nr.11 datë 22.02.2018 miratoi dokumentin “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Dokumenti Përfundimtar”.
Bordi i AKEP me Vendimet nr.12, 13 dhe 14, datë 22.02.2018 vendosi përcaktimin e sipërmarrësve Vodafone Albania Sh.a., Telekom dhe Albtelecom me Fuqi të Ndjeshme në Treg për terminimin e thirrjeve në rrjetin publik telefonik të lëvizshëm Vodafone Albania dhe vendosjen e masave rregulluese.
Pas konsultimit publik të tarifave të terminimit, AKEP vendosi tarifa simetrike terminimi për të tre operatorët, me vendimet 72, 73 dhe 74 të datës 1.10.2018 sipas nivelit maksimal të vlerave dhe afateve të mëposhtëm:
Hyrja në fuqi e tarifave të reja të terminimit nënkupton që llogaritjet e operatorëve për pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë drejt një operatori tjetër (p.sh. nga Vodafone te Telekom Albania) për muajin dhjetor do të llogariten sipas këtyre vlerave të ulura dhe pritet të reflektohen në uljen e tarifave përfundimtare që paguajnë abonentët për thirrjet celulare jashtë rrjetit (të barabarta me ato brenda rrjetit). Monitor

The post Celularët, hyjnë në fuqi tarifat e reja, përfitime për abonentët appeared first on 55 News.

]]>
Projekt-propozimi/Listë çmimesh dysheme për dentistët! Shërbimet dhe tarifat e propozuara https://55news.al/aktualitet/projekt-propozimi-liste-cmimesh-dysheme-per-dentistet-sherbimet-dhe-tarifat-e-propozuara/ Sun, 28 Oct 2018 15:00:43 +0000 https://new.55news.al/?p=61931 Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë po përgatit një projekt-propozim për vendosjen e çmimeve dysheme për shërbimet dentare në vend. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Urdhri shkruan se “për hartimin e këtij projekti u morën për bazë ҫmimet e afishuara në mbi 300 klinika e kabinete dentare në të gjithë Shqipërinë, 10% e […]

The post Projekt-propozimi/Listë çmimesh dysheme për dentistët! Shërbimet dhe tarifat e propozuara appeared first on 55 News.

]]>
Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë po përgatit një projekt-propozim për vendosjen e çmimeve dysheme për shërbimet dentare në vend. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Urdhri shkruan se “për hartimin e këtij projekti u morën për bazë ҫmimet e afishuara në mbi 300 klinika e kabinete dentare në të gjithë Shqipërinë, 10% e gjithë dentistrisë”. Ky projekt do të kalojë me ndryshimet e nevojshme dhe përfundimtare nga Këshilli Kombëtar të U.S.SH., në mbledhjen e Marsit të vitit 2019 dhe pas miratimit në Këshill Kombëtar, lista e ҫmimeve dysheme, do t’i dërgohet Ministrisë së Financave për regjistrim në kasat fiskale. Krahas listës së çmimeve, projekti parashikon edhe vendosjen e disa rregullave të reja ku përfshihet fletëgarancia për pacientin.

Projekt-propozimi:

1.Ҫmimet dysheme për shërbimet dentare në vendin tonë.

Vizita – 500 L

–Terapi–

Mbushje grada II-të – 4.000L

Mbushje grada III-të – 5.000L

Pastrim gurëzash – 3.000L

-Ortopedi-

Protezë klasike (komplet) – 40.000L

Protezë parciale(e thjeshtë) – 15.000L

Protezë e lëvizshme e skeletuar – 35.000L

Këllëf porcelani – 9.000L

Zirkon – 18.000L

-Kirurgji-

Ekstraksion – 1.000L

Implant – 70.000L

-Ortodonci-

Aparat i lëvizshëm i thjeshtë – 30.000L

Aparat fiks – 100.000L

2.Për të gjitha punimet ortopedike, dentisti duhet të marrë nga laboranti dy fletëgaranci 5(pesë) vjeҫare:

-Një fletëgaranci i jepet pacientit;

-Një fletëgaranci e mban dentisti në protokollin e mjekimit.

The post Projekt-propozimi/Listë çmimesh dysheme për dentistët! Shërbimet dhe tarifat e propozuara appeared first on 55 News.

]]>
AKEP përfundon analizën e tregut celular: Është rritur dominimi pas daljes së Plus, ndërhyrje për të ulur tarifat https://55news.al/aktualitet/akep-perfundon-analizen-e-tregut-celular-eshte-rritur-dominimi-pas-daljes-se-plus-nderhyrje-per-te-ulur-tarifat/ Wed, 03 Oct 2018 14:22:21 +0000 https://new.55news.al/?p=54618 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përfunduar analizën e tregut të telefonisë celulare, ku ka konstatuar se pas daljes së Plus nga tregu në fund të vitit të kaluar ka pasur një rritje të dominimit të operatorëve të mëdhenj. Si rrjedhojë, AKEP ka vendosur që të ndërhyje në tarifat e terminimit (të shumicës) […]

The post AKEP përfundon analizën e tregut celular: Është rritur dominimi pas daljes së Plus, ndërhyrje për të ulur tarifat appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përfunduar analizën e tregut të telefonisë celulare, ku ka konstatuar se pas daljes së Plus nga tregu në fund të vitit të kaluar ka pasur një rritje të dominimit të operatorëve të mëdhenj.

Si rrjedhojë, AKEP ka vendosur që të ndërhyje në tarifat e terminimit (të shumicës) të operatorëve ekzistues, duke i ulur ato gradualisht në mënyrë të njëjtë për të gjithë operatorët, duke vijuar në këtë mënyrë me simetrinë midis tre operatorëve celularë, dhe uljen e tyre bazuar në objektivat rregullatorë të parashikuara në nenin 7 të ligjit “Për komunikimet elektronike në RSH” si dhe rekomandimet dhe vendimet përkatëse të Komisionit Europian dhe BEREC-it.

Sipas vendimit të AKEP, tarifa maksimale e terminimit të thirrjeve (lek/min pa TVSH), nga 1.48 lekë që janë aktualisht, ulet në 1.22 lekë në 1 dhjetor 2018 dhe 1.11 lekë në 1 dhjetor 2019 deri në një vendim të dytë të AKEP. Këto tarifa janë të vlefshme për të tre operatorët ekzistues, Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Ndërsa në tregun e pakicës, AKEP ka vendosur të mos ndërhyjë, por ulja e tarifave të shumicës pritet të ndikojë dhe në tarifat finale që do të paguhen nga konsumatori. Ndërhyrja në tregun e shumicës është instrumenti i parë që përdor AKEP dhe në rast se ato nuk funksionojnë mund të ndërhyjë në tregun e pakicës.
Dokumenti, pas daljes së Plus u rrit dominimi

Dokumenti i publikuar nga AKEP përbën versionin final të Analizës së tregut për tregjet me shumicë të akses dhe origjinimit të thirrjeve, terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në rrjetet celulare dhe tregut me pakicë të shërbimeve në rrjetet celulare, dhe është përgatitur pas këshillimit publik të dokumentit “Analizë e tregut celular: tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit; tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare dhe tregu me pakicë i shërbimeve celulare – Këshillim publik”.

Sipas raportit, dalja nga tregu e operatorit Plus Communication e ndryshoi strukturën e tregut nga 4 (katër) në 3 (tre) operatorë duke vijuar trendin rritës të indeksit të përqendrimit të tregut dhe për më tepër dy sipërmarrësit me pjesën më të madhe në treg kanë rritur ndjeshëm kapacitetet krahasuese nëpërmjet marrjes 50 me 50 % të të drejtave të përdorimit të frekuencave që zotëronte në përdorim duke thelluar avantazhin krahasues të hyrësve të parë në treg.

Përveç barrierave financiare, teknike dhe juridiko-proceduriale për hyrjen në treg, dalja nga tregu e hyrësit të fundit në treg, Plus Communication, është barrierë e konsiderueshme për çdo hyrës të ri në treg. Në këto kushte, është shumë e vështirë të mendohet, që në tregun me pakicë celular, të mund të ndodhin hyrje të reja, pa ndërhyrjen rregullatore pasi për rreth 9 (nëntë) vite, Plus Communcation ishte hyrja e fundit në treg dhe tashmë pas transferimit të frekuencave te dy sipërmarrësit Vodafone dhe Telekom, hyrësi i fundit ka dalë de facto nga tregu dhe struktura e tregut ka ndryshuar drejt rritjes së përqendrimit dhe dominimit të liderit të tregut/dy sipërmarrësve me pjesë më të madhe tregu.

Ndryshe nga tregu shqiptar i telefonisë celulare ku pjesa e tregut e operatorit lider në treg ka tendencë në rritje, dinamika e tregjeve në vendet e BE ka lëvizur në kah të kundërt pasi pjesa e tregut e operatorit kryesor celular në vendet e BE mesatarisht ka qenë në reduktim, për të arritur në 36% në 2012. Ndërkohë nga të dhënat e KE në Digital Agenda rezulton se tendenca e pjesës së tregut të operatorit lider celular (Mesatarja) ka tendencë rënëse nga 37.9% në vitin 2009 në 34.3% në vitin 2015.

 

Dominimi i Vodafone

Nga analiza e tregut përkatës të shërbimeve celulare me pakicë (retail) të AKEP rezulton se:

– Sipas ndarjes së tregut sipas të ardhurave që sipërmarrësit gjenerojnë në tregun e pakicës, konstatohet se operatori me pjesën dukshëm më të madhe në këtë treg është Vodafone Albania. Pjesët e tregut të këtij operatori përgjatë gjithë periudhës së marrë në analizë kanë qenë me rritje, duke arritur nivelin më të madh të pjesëve të tregut në vitin 2016 me rreth 56% të tij.

– Për sa i përket treguesit të numrit të përdoruesve broadband edhe gjatë vitit 2017 Vodafone është operatori me pjesën më të madhe të tregut me rreth 51%;

– Në lidhje me treguesin e SMS-ve dalëse Vodafone është operatori me pjesën më të madhe të tregut për këtë tregues dukshëm më e madhe edhe në krahasim me pjesët e tregut për treguesit e sipërcituar konkretisht me mbi 60% të këtij tregu gjatë gjithë periudhës së marrë në analizë, ndërsa tre operatorët e tjerë ndajnë pjesën tjetër të këtij tregu në kufijtë 3 – 25% të tij përkatësisht;

– Gjatë vitit 2016 sipërmarrësi Vodafone Albania, ka rritur ndjeshëm pjesën e tregut me rreth 7 pikë përqindje (pp) të numrit total të përdoruesve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM (përfshirë kartat e të dhënave për akses broadband), duke mbajtur të njëjtën pjesë tregu edhe për vitin 2017 me 49% të tij.

Problemet kryesore të indentifikuara në tregjet e pakicës lidhen me sjelljen strategjike të sipërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg për mbylljen e abonentëve brenda rrjetit, shitjen nën kosto duke imponuar konkurrentët më të vegjël ta ndjekin në këtë strategji duke akumuluar humbje, ndërsubvencionimin me operatorët në vendet fqinje pjesë e grupit dhe ndërsubvencionimin e shërbimeve nën kosto me të ardhurat nga termnimi i thirjeve ndërkombëtare.

Lidhur me dominimin e Vodafone, AKEP ka marrë masa per tregun e shumices te aksesit dhe origjinimit dhe do të rregullojë tarifat e ketij tregu pas konsultimit public, nëse nuk funksionojnë masat në shumië ( akses origjinimi).

Në dokument gjithashtu theksohet:

Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a. i përcaktuar sipërmarrës me FNT (fuqi të ndjeshme në treg) në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, është i detyruar të zbatojë të gjitha detyrimet e veçanta sipas nenit 56, si më poshtë:

të mos zbatojë tarifa tepër të larta;
të mos pengojë hyrjen në treg të lojtarëve të rinj;
të mos kufizojë konkurrencën, nëpërmjet zbatimit të tarifave të larta të paarsyeshme ose tarifave të ulëta të paarsyeshme;
të mos shfaqë parapëlqime të diferencuara ndaj përdoruesve fundorë të veçantë;
të mos ofrojë paketa të paarsyeshme shërbimesh

Rregullim i pjesshëm i tregut ndërkombëtar

Pas procedurës së këshillimit publik dhe komenteve të operatorëve, AKEP vendos një rregullim të pjesshëm të tregut përkatës të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare si treg përkatës i veçantë i justifikuar për ndërhyrje ex-ante dhe ndaj të tre sipërmarrësve Telekom Albania sh.a, Albtelecom sh.a dhe Vodafone Albania sh.a, të vendoset masa rregullatore e mosdiskriminimit për tarifat e ofruara për rregullim ndërkombëtar, raportimi periodik në AKEP mbi të dhënat dhe zgjidhja në AKEP e mosmarrëveshjeve mes operatorëve.

AKEP pohon se me këto masa synon shmangien e subvencionimit të ndërsjellët të paketave “bundle‖ që shiten nën kosto me të ardhurat nga termnimit ndërkombëtar por këto të ardhura duhet të jenë në funksion të rritjes së investimeve të sipërmarrësve kryesisht në broadband dhe rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve të internetit për pajtimtarët.

Vendimet

Pas analizës, AKEP ka vendosur tarifa terminimi simetrike me trend rënes në dy faza duke filluar nga një dhjetori 18 ulen ne 1.22 dhe nga 1.12.19 ulen në 1.11 në përputhje me BE dhe BEREC

Për analizen e akses origjininimit, AKEP ka vendosur që të shpallë Vodafone si operator me fuqi të ndjeshme në treg (FNT) në në tre tregjet, shumicë akses origjinim, terminim thirje ndërkombëtare dhe pakicë.

AMC dhe Albtelekom janë shpallut FNT në terminim nderkombëtar për Vodafone, AMC dhe Albtelekom për terminimin e thirjeve ndërkombetare detyrim për mosdiskriminim, duke pasur të njëjtën tarifë për çdo marrëveshje si dhe trasparencë përmes raportimit periodic në AKEP.

Janë miratuar tarifat e terminimit në rrjetet fikse për Albtelekom, Telekom Albania dhe 66 operatorë alternative, ku tendenca është sërish në ulje

Capture-1.png

 

The post AKEP përfundon analizën e tregut celular: Është rritur dominimi pas daljes së Plus, ndërhyrje për të ulur tarifat appeared first on 55 News.

]]>
Rriten sërish tarifat përmbarimore; Gjykata e Apelit pezullon aktin normativ që i kishte ulur ato https://55news.al/aktualitet/rriten-serish-tarifat-permbarimore-gjykata-e-apelit-pezullon-aktin-normativ-qe-i-kishte-ulur-ato/ Sun, 30 Sep 2018 09:15:20 +0000 https://new.55news.al/?p=53516 Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e aktit normativ të Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, i cili në gusht të këtij viti kishte ulur me 3.5 herë tarifat përmbarimore fikse. Vendimi është marrë në 26 shtator, pas ankesës së Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Kjo e fundit kishte paditur […]

The post Rriten sërish tarifat përmbarimore; Gjykata e Apelit pezullon aktin normativ që i kishte ulur ato appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e aktit normativ të Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, i cili në gusht të këtij viti kishte ulur me 3.5 herë tarifat përmbarimore fikse.

Vendimi është marrë në 26 shtator, pas ankesës së Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Kjo e fundit kishte paditur Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Avokaturën e Shtetit lidhur me “Udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrise së Financave nr.30, date 30.8.2018 “Për disa ndryshime në udhëzimin e përbashket nr.385/7, datë 28.6.2017 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor giyqësor privat”.

Ky udhëzim, produkt i veprimtarisë administrative të dy ministrave të Drejtësisë dhe Financave dhe Ekonomisë, në raport me udhezimin e mëparshëm të para një viti ka ulur mesatarisht gati 3.5 herë vlerën e tarifave fikse.

Dhoma e Përmbaruesve ka kërkuar rrëzimin e këtij akti administrativ dhe marrjen e masës së sigurimit të padise për shkak se e konsideron atë antikushtetues dhe më dëme serioze për ushtrimin e profesionit të përmbaruesit. Dhoma thotë se ulja drastike mesatarisht prej 3.5 herë në raport me udhëzimin e miratuar vetëm 1 vit më parë, nuk shoqërohet dhe nuk përcillet me asnjë analizë financiare. Dhoma pretendon se ka mungesë të arsyeve, të cilat kanë sjellë miratimin e një udhëzimi të ri.

Nga ana e saj, Ministria e Financave dhe e Drejtësisë pohojnë se “në optikën tonë nuk ka një dëm të rënde dhe evident të ardhur paditësit nga ky akt administrativ, i cili për nga pikëpamja formale por edhe thelbësore është i mbështetur në ligj dhe vjen në interes të publikut”. Ndryshimi i tarifave ligjore, sipas ministrive është variabël i kushteve ekonomike dhe ligjore. “Pra në këtë këndvështrim, ashtu si me Udhezimin Nr. 38517 , datë 28-6.2017 u rritën taifat përmbarimore me përafërsisht 2-2.5 herë ashtu edhe mund të ulen këto tarifa, dhe që të kemi një dëm të rëndë duhet argumentuar se kush është veprimi i paligjshem që e passjell këtë pasojë, që gjë nuk është e argumentuar nga paditësi”, thuhet në argumentin e Ministrive, duke pohuar se pezullimi i tij do të sillte cenim të interesit publik, pasi “nëse ky udhëzim do to pezullohej atëhere publiku do të vazhdonte të paguante tarifa të larta përmbarimore duke sjellë kështu një dëmtim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre, vështirësi të mëdha ekonomike. Një argument tjetër që vlen të përmendet është se pezullimi i këtij udhëzimi do të sillte diferencë të konsiderueshme ndërmjet tarifave të aplikuara nga shërbimi përmbarimor shtetëror dhe tarifave të aplikuara nga shërbimi përmbarimor privat, duke sjellë në këtë mënyrë deformim të tregut, ndërkohë që kuadri ligior dhe procedurial i veprimeve përmbarimore është i njëjtë dhe kjo në vetvete sjell cenim të interesit publik”.

Pas argumenteve të palëve, Gjykata Administrative e Apelit pohon se ulja e vlerave tarifore do të ulte të ardhurat e përmbaruesve, duke i çuar ata në faliment si dhe do ndikonte negativisht arkëtimet e taksave në buxhet.

Si rrjedhojë Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e përmbaruesve, duke pezulluar aktin normativ të ministrisë së Financave dhe Drejtësisë deri në përfundim në themel të gjykimit të kësaj çështjeje.

Prej një viti, tarifat përmbarimore janë bërë mollë sherri mes përmbaruesve, Ministrisë dhe bankave. Në qershor të vitit të kaluar, qeveria teknike e asaj (ministri i financave dhe drejtësisë) kohe rriti me 33 – 117%, vendim që u kundërshtua nga bankat private dhe FMN.

Ndërsa në fund të gushtit, ministrat aktualë të drejtësisë dhe financave ulën sërish tarifat përmbarimore me 3-3.5 herë, përmes një akti normative, që tashmë u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Apelit.

The post Rriten sërish tarifat përmbarimore; Gjykata e Apelit pezullon aktin normativ që i kishte ulur ato appeared first on 55 News.

]]>
Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten https://55news.al/aktualitet/menaxhimi-i-mbetjeve-tarifat-e-qytetareve-do-te-rriten/ Wed, 19 Sep 2018 04:37:02 +0000 https://new.55news.al/?p=50251 Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor. Një studim i fundit i publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe hartuar nga konsulentë ndërkombëtare merr në analizë sektorin si dhe shtrirjen në tre faza të investimeve duke parashtruar […]

The post Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten appeared first on 55 News.

]]>
Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor.

Një studim i fundit i publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe hartuar nga konsulentë ndërkombëtare merr në analizë sektorin si dhe shtrirjen në tre faza të investimeve duke parashtruar panoramën e përgjithshme për nevojat që ka vendi në përmbushje të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Studimi vlerëson se investimet e nevojshme në sektor duhet të shihen në dy pozicione, investime rajonale(investime të qeverisë ose të autorizuara prej saj) dhe investime lokale. “Në zonën e mbetjeve Tiranë-Durrës si dhe në zonën e Fierit kostoja e investimeve për facilitetet rajonale si dhe si pjesë e e kostos së rehabilitimit të landfillit së bashku me investimet lokale në landfille do të mbulohen nga investitorë privatë në kuadër të kontratave koncesionare.

Nevojat e përgjithshme për investime deri në fund të periudhës së planifikimit 2032 do të jenë 256 milionë euro për investimet rajonale dhe 196 milionë euro për ato lokale. Për rrjedhojë nevojat në gjithë vendin janë 452 milionë euro si investime që do të kërkohen në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve deri në vitin 2032” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se nga ana e pushtetit lokal duhet që të përballohet një pjesë e mirë e kostove të investimit sidomos me ndarjen në burim, ndarjen e mbetjeve inerte si dhe rehabilitimi i zonave të caktuara.

Ndarja në tre faza e investimeve përfshin vitet 2018-2022 si faza e parë, 2022-2027 si faza e dytë dhe 2027-2032 si faza e tretë. Mesatarisht në çdo vit të fazës së parë në kuadrin rajonal dhe lokal do të duhet të investohen 29 milionë euro për të përmbushur gjithë kërkesat për menaxhimin e integruar të mbetjeve ndërkohe që këto kosto do të rriten gradualisht deri në 44 milionë euro për vit.

 Tarifat dhe përballueshmëria e tyre

Për investimet e nevojshme sigurisht që një pjesë e parave do të vijë nga qytetarët ose më saktë nga familjet. Të dhënat e raportit tregojnë se 80 për qind e këtyre të ardhurave do sigurohen nga familjet dhe pjesa tjetër prej 20 për qind nga entitetet tregtare. Në një vlerësim me dy skenarë për tarifat dhe menaxhimin e mbetjeve studimi del në përfundimin se garantimi i menaxhimit me standard do të kërkojë rritje domethënëse të tarifave për qytetarët.

Duke pasur parasysh tarifat e vlerësuara si dhe nivelet e ulëta të mbledhjes së tyre në shumë bashki këto tarifa duhet të rriten në vlerë të konsiderueshme për të zbatuar sisteme të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Meqë një rritje e madhe e tarifave mund të mos pranohet nga popullsia tarifat duhet të rriten në mënyrë graduale” thuhet në studim.

 

The post Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten appeared first on 55 News.

]]>
Reduktohen tarifat e shërbimit përmbarimor privat – Ja tabela me tarifat fikse https://55news.al/aktualitet/reduktohen-tarifat-e-sherbimit-permbarimor-privat-ja-tabela-me-tarifat-fikse/ Sun, 16 Sep 2018 06:50:22 +0000 https://new.55news.al/?p=49519 Një udhëzimi i fundit i përbashkët mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave sjell një ulje të tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat. Krahasuar me vendimin e mëparshëm të Qershorit 2017, tarifat ulen për të gjithë vlerat e detyrimit. Nëse më parë tarifa fikse niste nga 15 mijë lekë, tashmë […]

The post Reduktohen tarifat e shërbimit përmbarimor privat – Ja tabela me tarifat fikse appeared first on 55 News.

]]>
Një udhëzimi i fundit i përbashkët mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave sjell një ulje të tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat.

Krahasuar me vendimin e mëparshëm të Qershorit 2017, tarifat ulen për të gjithë vlerat e detyrimit. Nëse më parë tarifa fikse niste nga 15 mijë lekë, tashmë ajo nis nga 6 mijë lekë dhe rritet në bazë të vlerës së detyrimit.

Ndërkohë zbritje ka dhe për tarifat që aplikohen si përqindje, ku do të aplikohet një maksimum prej 2.5 milionë lekësh, krahasuar me maksimumin prej 15 milionë lekësh më parë.

Tarifat e reja do të jenë si më poshtë

tab-1.jpg

tab-2.jpg

 

The post Reduktohen tarifat e shërbimit përmbarimor privat – Ja tabela me tarifat fikse appeared first on 55 News.

]]>