te bukur Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-bukur/ Thu, 27 Sep 2018 17:46:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png te bukur Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-bukur/ 32 32 Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë…të BUKUR! https://55news.al/aktualitet/arrestohet-zyrtari-kerkonte-500-mije-lek-te-vjetra-per-nje-targe-te-bukur/ Thu, 27 Sep 2018 17:46:27 +0000 https://new.55news.al/?p=52877 Përzgjedhja e një targe të bukur kushton, dhe për ta pasur duhet të paguash nën mëngë! Kjo skemë i ka kushtuar prangat një specialisti të Regjistrimit të Automjeteve në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, si dhe një personi të dytë në rolin e sekserit. Në një operacion të koduar “Targa e bukur”, policia dhe […]

The post Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë…të BUKUR! appeared first on 55 News.

]]>
Përzgjedhja e një targe të bukur kushton, dhe për ta pasur duhet të paguash nën mëngë! Kjo skemë i ka kushtuar prangat një specialisti të Regjistrimit të Automjeteve në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, si dhe një personi të dytë në rolin e sekserit.

Në një operacion të koduar “Targa e bukur”, policia dhe prokuroria e kryeqytetit arrestuan specialistin 38-vjecar Arjan Elezi dhe 31-vjecarin sekser Sefer Myftari.

Ata i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Në momentin e kapjes në flagrancë atyre ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .

Ata do të hetohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër që rëndon ndaj specialistit të targave, dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në ngarkim të sekserit.

The post Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë…të BUKUR! appeared first on 55 News.

]]>