te henen Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-henen/ Sat, 13 Oct 2018 13:36:08 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png te henen Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-henen/ 32 32 Prokuroria e Krimeve të Rënda ‘vulos’ të hënën fatin e Saimir Tahirit https://55news.al/aktualitet/prokuroria-e-krimeve-te-renda-vulos-te-henen-fatin-e-saimir-tahirit/ Sat, 13 Oct 2018 13:36:08 +0000 https://new.55news.al/?p=57557 Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali. Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet […]

The post Prokuroria e Krimeve të Rënda ‘vulos’ të hënën fatin e Saimir Tahirit appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim Tahirin, apo do të pushojë çështjen ndaj tij.

Ndërkohë burime të Top Channel pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë pohuar se grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit.

Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes. Nga hetimet e kryera Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

Në të njëjtën dosje me Saimir Tahirin, është edhe ish-financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

The post Prokuroria e Krimeve të Rënda ‘vulos’ të hënën fatin e Saimir Tahirit appeared first on 55 News.

]]>
Të hënën seanca e fundit e parlamentit, pritet të miratohen 12 ligje https://55news.al/politike/te-henen-seanca-e-fundit-e-parlamentit-pritet-te-miratohen-12-ligje/ Sun, 22 Jul 2018 10:17:29 +0000 https://new.55news.al/?p=36969 Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e tij të fundit për këtë sesion. Në këtë seancë  priten të miratohen 12 ligje në axhendën e ngjeshur me 17 pika në total.

The post Të hënën seanca e fundit e parlamentit, pritet të miratohen 12 ligje appeared first on 55 News.

]]>
Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e tij të fundit për këtë sesion. Në këtë seancë  priten të miratohen 12 ligje në axhendën e ngjeshur me 17 pika në total.

1

2

3

4

The post Të hënën seanca e fundit e parlamentit, pritet të miratohen 12 ligje appeared first on 55 News.

]]>