te huaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-huaj/ Tue, 07 Jan 2020 09:20:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png te huaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-huaj/ 32 32 Jo vetëm shqiptarë/ Në Tiranë kapet banda e hajdutëve të huaj https://55news.al/aktualitet/jo-vetem-shqiptare-ne-tirane-kapet-banda-e-hajduteve-te-huaj/ Tue, 07 Jan 2020 09:20:12 +0000 https://new.55news.al/?p=138106 Sikur të mos mjaftonin hajdutët shqiptarë, në Tiranë tani kanë nisur të krijohen edhe banda me hajdutë të huaj. Këtë e tregon edhe një operacion policor i përfunduar gjatë natës. Në pranga janë vendosur 2 qytetarë të huaj dhe një tjetër, po i huaj është në hetim në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë dy […]

The post Jo vetëm shqiptarë/ Në Tiranë kapet banda e hajdutëve të huaj appeared first on 55 News.

]]>
Sikur të mos mjaftonin hajdutët shqiptarë, në Tiranë tani kanë nisur të krijohen edhe banda me hajdutë të huaj.

Këtë e tregon edhe një operacion policor i përfunduar gjatë natës. Në pranga janë vendosur 2 qytetarë të huaj dhe një tjetër, po i huaj është në hetim në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë dy të rinj nga Palestina, të cilët akuzohen për një sërë vjedhje dyqanesh nëpër Tiranë.

Njoftimi i policisë së Tiranës për operacionin ‘Start One’:

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor ‘Start one’, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

– O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën ‘Zenel Baboci’ kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën ‘Ibrahim Rrugova’ kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Vjedhja’ më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

The post Jo vetëm shqiptarë/ Në Tiranë kapet banda e hajdutëve të huaj appeared first on 55 News.

]]>
Bien me 5,2% hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/bien-me-5-2-hyrjet-e-shtetasve-te-huaj-ne-shqiperi/ Mon, 25 Feb 2019 14:00:11 +0000 https://new.55news.al/?p=87414 Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2019 janë 574.048, krahasuar me janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2%. “Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520. Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në […]

The post Bien me 5,2% hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2019 janë 574.048, krahasuar me janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2%.

“Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520. Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 7,5%, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19,1%

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2019 janë 693.657, duke shënuar ulje me 4,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2019, janë 453.831. Krahasuar me janar 2018, ky numër është rritur 1,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2019 janë 239.826, krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur 13,8 %” vlerëson INSTAT

Shqipërinë e “braktisin fqinjët”

Në muajin janar, Shqipëria është vizituar më pak nga të huajt dhe më e thellë rënia ka qenë tek pjesa e fqinjëve. Kështu maqedonasit kanë një rënie në janar 2019 në raport me janar 2018 me 19.1% dhe pas saj vjen Kosova me rënie 18.8% për të njëjtën periudhë. Nga Greqia, në janar 2019 kanë hyrë 2.5% më pak shtetas të huaj sesa i njëjti muaj një vit më parë, kurse nga Mali i Zi rënia ishte 7.7%. Italia duket se është i vetmi vend nga ku hyrjet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë janë me rritje konkretisht 3.1%.

Rënia vihet re kryesisht tek ata që e kanë vizituar vendin tonë për qëllime pushimesh me 10.4% më pak se një vit më parë, ndërkohë që edhe ata që kanë hyrë për arsye personale kanë pësuar rënie me 10.1%./Monitor

The post Bien me 5,2% hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Meshkujt shqiptarë apo të huaj? Adrola Dushi tregon kush janë më të mirë https://55news.al/show-biz/meshkujt-shqiptare-apo-te-huaj-adrola-dushi-tregon-kush-jane-me-te-mire/ Mon, 12 Nov 2018 11:48:42 +0000 https://new.55news.al/?p=66645 Adrola Dushi është ndër të paktat modele shqiptare e cila ka njohur sukses përtej kufijve shqiptar. E shpërngulur në Amerikë për të ndjekur ‘ëndrrën amerikane’ ajo ka pozuar për disa emra të njohur atje duke sfiduar dhe në Javën e Modës  në NewYork. Modelja Adrola Dushi vlerësohet për bukurinë e saj natyrale dhe pamjen fizike […]

The post Meshkujt shqiptarë apo të huaj? Adrola Dushi tregon kush janë më të mirë appeared first on 55 News.

]]>
Adrola Dushi është ndër të paktat modele shqiptare e cila ka njohur sukses përtej kufijve shqiptar.

E shpërngulur në Amerikë për të ndjekur ‘ëndrrën amerikane’ ajo ka pozuar për disa emra të njohur atje duke sfiduar dhe në Javën e Modës  në NewYork.

Modelja Adrola Dushi vlerësohet për bukurinë e saj natyrale dhe pamjen fizike që e shoqëron.

E ftuar në emisionin ‘Why’ u bë pjesë e lojës ku Roza Lati moderatorja e emisionit do ta gjuante duke imituar meshkujt tipik shqiptarë.

 Dhe kur Roza e pyeti për meshkujt nga Manhattani, modelja bukuroshe dha një përgjigje që neve djemve shqiptarë duhet të na pëlqejë.

“Mendoj që meshkujt shqiptarë janë shumë më mirë se meshkujt jashtë. Kur shkoj te shqiptarët jashtë thonë shiko se ka çuna këtej. Po ku ka çuna këtej mo? Nuk ka çuna këtej.”, tha ajo, ndërkohë që Roza e pyeti: “Mbase ka çuna por nuk ka burra?” dhe Adrola e konfirmoi.

The post Meshkujt shqiptarë apo të huaj? Adrola Dushi tregon kush janë më të mirë appeared first on 55 News.

]]>
Plagosen dy të huaj, aksident në Elbasan-Tiranë https://55news.al/aktualitet/plagosen-dy-te-huaj-aksident-ne-elbasan-tirane/ Sun, 09 Sep 2018 10:58:34 +0000 https://new.55news.al/?p=47786 Një aksident raportohet nga aksi rrugor Elbasan-Tiranë. Makina  tip “Dacia”  drejtuar nga një shtetas polak është përmbysur e si rrjedhojë është plagosur vetë shoferi dhe pasagjerja në këtë mjet, një shtetase australiane. Të plagosur kanë mbetur polaku  M.G 29 si dhe J.C 45 vjeçe, banuese në Australi, njofton policia për aksidentin në afërsi  të fshatit […]

The post Plagosen dy të huaj, aksident në Elbasan-Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident raportohet nga aksi rrugor Elbasan-Tiranë. Makina  tip “Dacia”  drejtuar nga një shtetas polak është përmbysur e si rrjedhojë është plagosur vetë shoferi dhe pasagjerja në këtë mjet, një shtetase australiane.

Të plagosur kanë mbetur polaku  M.G 29 si dhe J.C 45 vjeçe, banuese në Australi, njofton policia për aksidentin në afërsi  të fshatit Mamël.

Menjëherë kanë nisur hetimet nga policia për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post Plagosen dy të huaj, aksident në Elbasan-Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Zvicra menaxhon 2300 miliardë dollarë para të huaja, një të tretën në nivel global https://55news.al/globi/zvicra-menaxhon-2300-miliarde-dollare-para-te-huaja-nje-te-treten-ne-nivel-global/ Sun, 17 Jun 2018 08:08:52 +0000 https://new.55news.al/?p=26769 Nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon sasi kaq të madhe të parave të huaja sa Zvicra. Sipas një studimi të realizuar nga Boston Consulting, vitin e kaluar (2017) Zvicra ka menaxhuar hiç më pak se 2300 miliardë dollarë para me prejardhje nga vende të huaja, shkruajnë mediat vendase. Boston Consulting sqaron se kemi […]

The post Zvicra menaxhon 2300 miliardë dollarë para të huaja, një të tretën në nivel global appeared first on 55 News.

]]>
Nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon sasi kaq të madhe të parave të huaja sa Zvicra. Sipas një studimi të realizuar nga Boston Consulting, vitin e kaluar (2017) Zvicra ka menaxhuar hiç më pak se 2300 miliardë dollarë para me prejardhje nga vende të huaja, shkruajnë mediat vendase.

Boston Consulting sqaron se kemi të bëjmë me afërsisht një të tretën e gjithë pasurive të administruara jashtë vendeve që u takojnë, në gjithë botën, transmeton albinfo.ch

Pjesa më e madhe e parave të jashtme që i menaxhon Zvicra, është me prejardhje nga Gjermania, Franca dhe Arabia Saudite, respektivisht nga shtetasit e këtyre vendeve.

Në vendin e dytë dhe të tretë për menaxhimin e parave të jashtme, pas Zvicrës vijnë Hongkongu dhe Singapori. Por sasia që “kalon nëpër duart” e bankierëve të këtyre dy shteteve nuk është as gjysma e asaj që administrohet nga kolegët e tyre zviceranë.

The post Zvicra menaxhon 2300 miliardë dollarë para të huaja, një të tretën në nivel global appeared first on 55 News.

]]>
Zoti kryeministër na trego një investitor të huaj që ke sjellë? https://55news.al/politike/zoti-kryeminister-na-trego-nje-investitor-te-huaj-qe-ke-sjelle/ Wed, 02 May 2018 11:13:01 +0000 https://new.55news.al/?p=11348 Shqipëria është i vetmi shtet i rajonit që aktualisht ka mbetur pas asnjë investim të huaj, në një kohë që edhe investitorët strategjikë të huaj që ishin në vend prej qeverisjeve të kaluara, ose kanë përmbyllur fazën e investimeve, ose janë drejt largimit. Klima aspak miqësore si në taksa, ashtu edhe në korrupsion apo gjobëvënie […]

The post Zoti kryeministër na trego një investitor të huaj që ke sjellë? appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria është i vetmi shtet i rajonit që aktualisht ka mbetur pas asnjë investim të huaj, në një kohë që edhe investitorët strategjikë të huaj që ishin në vend prej qeverisjeve të kaluara, ose kanë përmbyllur fazën e investimeve, ose janë drejt largimit.

Klima aspak miqësore si në taksa, ashtu edhe në korrupsion apo gjobëvënie nga ana e qeverisë “Rama”, ka bërë që kompanitë e huaja, e sidomos ato shumëkombëshe t’i qëndrojnë larg Shqipërisë.

Por në një kohë që në vendet fqinjë të rajonit, çdo muaj regjistrohen investitorë të huaj që sjellim miliarda për investime, Shqipëria po bjerret e po tkurret çdo ditë në këtë drejtim.

Këtë gjë e raportojnë “e zeza mbi të bardhë” raportet më të fundit ndërkombëtare mbi ekonominë.

Pengesat në ambientin e biznesit i krijojnë ndërmarrjeve shqiptare 15 për qind humbje në të ardhurat vjetore.

Një studim i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në Rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.

Sipas tyre mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht, krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.

Shqipëria e ka ketë tregues 15 për qind dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prezenca e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri, raporton “Monitor”.

Por ekonomistët e BERZH pohojnë se humbjet mund të jenë edhe më të larta po të përfshihen edhe disa faktorë të tjerë që u krijojnë humbje bizneseve.

Për pasojë produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët.

Një studim i pronarëve të kompanive dhe menaxherëve të lartë ne Ballkan zbulon se vështirësitë e shkaktuara nga aktivitetet e konkurrentëve dhe sektori informal.

Bizneset e vogla në veçanti shohin korrupsionin si shumë problematik. Kufizime të tjera në ambientin e biznesit përfshijnë administrimin, vështirësitë në furnizimin me energji elektrike, dhe akses të kufizuar në financa

Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se, Rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë.

Këto rezultate theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit./55news.al/

 

The post Zoti kryeministër na trego një investitor të huaj që ke sjellë? appeared first on 55 News.

]]>
FSHF ka miratuar kërkesën e Vllaznisë për gjyqtarë të huaj në “Niko Dovana” https://55news.al/sport/fshf-ka-miratuar-kerkesen-e-vllaznise-per-gjyqtare-te-huaj-ne-niko-dovana/ Sun, 15 Apr 2018 09:27:18 +0000 https://new.55news.al/?p=6303 Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sfidën e sotme e cila konsiderohet si “finale” mbijetese mes Teutës dhe Vllaznisë t’ia besoj një treshesh gjyqtarësh nga Malta, me kryesor Markom Spiteri, i cili ishte gjyqtar i katërt në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Pogradecit. Asistentë të tij do të jenë Kristofer Frakalanza dhe Shahon […]

The post FSHF ka miratuar kërkesën e Vllaznisë për gjyqtarë të huaj në “Niko Dovana” appeared first on 55 News.

]]>
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sfidën e sotme e cila konsiderohet si “finale” mbijetese mes Teutës dhe Vllaznisë t’ia besoj një treshesh gjyqtarësh nga Malta, me kryesor Markom Spiteri, i cili ishte gjyqtar i katërt në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Pogradecit. Asistentë të tij do të jenë Kristofer Frakalanza dhe Shahon Kalleja.

Nuk është hera e parë që gjyqtarët maltez do të arbitrojnë një ndeshje në Superiore. Bashkëmpunimi me Federatën e Maltës në sektorin e gjykimi ka bërë që shpesh të kemi pasur shkëmbime të arbitrave në kampionatet respektive.

The post FSHF ka miratuar kërkesën e Vllaznisë për gjyqtarë të huaj në “Niko Dovana” appeared first on 55 News.

]]>