te pastrehe Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-pastrehe/ Wed, 05 Feb 2020 12:46:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png te pastrehe Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-pastrehe/ 32 32 Bashkia e Kurbinit ndërpret kontratat për ushqimin të strehëve nga tërmeti https://55news.al/politike/bashkia-e-kurbinit-nderpret-kontratat-per-ushqimin-te-streheve-nga-termeti/ Wed, 05 Feb 2020 12:46:41 +0000 https://new.55news.al/?p=143195 Banorët e Kurbinit të mbetur të pastrehë pas tërmetit mësuan se nuk do të merrnin më ushqim dhe u duhet të lënë hotelet pasi bashkia ndërpreu kontratat, ndërsa një pjesë e tyre ende nuk kanë gjetur strehim Dhjetëra banorë të Kurbinit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që vijojnë të jenë të strehuar në […]

The post Bashkia e Kurbinit ndërpret kontratat për ushqimin të strehëve nga tërmeti appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Kurbinit të mbetur të pastrehë pas tërmetit mësuan se nuk do të merrnin më ushqim dhe u duhet të lënë hotelet pasi bashkia ndërpreu kontratat, ndërsa një pjesë e tyre ende nuk kanë gjetur strehim

Dhjetëra banorë të Kurbinit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që vijojnë të jenë të strehuar në Shëngjin, janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor. 

Ata ishin lajmëruar më herët që duhet të lirojnë hotelet ku qëndrojnë prej më shumë se 2 muajsh, pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me subjektet ku ishin strehuar banorët.

Disa prej banorëve të mbetur në hotele thanë se nuk kishin ku të shkonin dhe se disa prej tyre nuk kishin përfituar asnjë prej lehtësive të premtuara prej qeverisë për të prekurit nga tërmeti.

‘Hëngrëm darkën mbrëmë dhe shkumë të firmosim dhe na thanë keni për të dalë nga hoteli. Unë jam 13 vete sëbashku me vajzën e djalin të cilët rrinë me mua. Se ku do mytemi nuk e di’,  thotë Fatime Hasa banore e Kurbinit.

Bashkia e Kurbinit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi këtë vendimarrje. Ndërsa një prej subjekteve i cili strehon banorë të prekur nga tërmeti tha se nuk mund të vijonin t’i strehonin mëtej pasi bashkia kishte ndërprerë kontratën. Ata thanë, duke kërkuar të mbeten anonimë, se vetëm pak prej të strehuarve ende në hotel ishin nga Kurbini.

Banorët e Kurbinit u lajmëruan më herët se ata duhej të linin hotelet për shtëpi me qira më 31 janar, por ndërkohë disa prej tyre thonë se nuk kanë gjetur dot shtëpi me qira.

Ndërsa në disa raste banorët thonë se nuk kanë përfituar bonus qiraja dhe nuk mund të përballonin çmimet e rritura të qirave. ‘Unë kam qenë me qira dhe banesa u dëmtua nga tërmeti.

Na sollën këtu në Shëngjin pas tërmetit dhe na strehuan. Tani unë nuk përfitoj bonus, pasi me thonë gjeje shtëpi tjetër me qira dhe paguaje vetë. Qiranë me parë e kam patur 50 mijë lekë (të vjetra) tani ka shkuar 200 mijë dhe s’kam mundësi ta paguaj’, tha një banorë.

Të tjerë banorë thanë se megjithëse përfitonin ata nuk e kishin marrë bonusin e qirasë.  ‘Na thanë të dalim nga hoteli, pa më dhënë bonus, çadër apo kontenier. Unë nuk e di ku do shkoj me gruan dhe tre fëmijët e mi.

Do e liroj hotelin dhe do rri këtu në hyrje të hotelit sëbashku tre fëmijët e vegjël e të vijë të na shikoje shteti. Na kanë lënë në mëshire të fatit dhe kjo është e papranueshme’ thotë Elson Çarçani banor i Laçit.

Të tjerë banorë ndërkohë ankohen për burokracitë dhe rradhët e gjata për të dokumentuar dëmet dhe problemet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra të pastrehë.

Zegjina Albrahimi, 70 vjeç, tha se ishte detyruar të udhëtonte nga Tirana në laç, për të aplikuar për banesë, ndërsa ende nuk ka marrë bonusin e qirasë edhe pse i kanë thënë që e ka përfituar.  ‘Unë jam nga Kurbini, por banesa na është dëmtuar nga tërmeti dhe prej disa javësh sëbashku me familjen jemi vendosur në shtëpi me qira në Tiranë, pasi nuk gjetëm, këtu afër.

Mora vesh që ka nisur aplikimi online dhe erdha këtu për të marrë vesh se çfarë bëhet. Pasi prita gati dy orë u futa aty brenda dhe më thanë do bësh letra tjera se çfarë janë ato letra që i kërkojnë dy here unë se kuptoj’, thotë Albrahimi.

Për radhë të gjata dhe paqartësi në aplikim dhe dokumentacion u ankuan edhe banorë të tjerë.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj prezantoi para disa ditësh një platformë online, e cila ai pretendoi se do të lehtësonte procesin e vetëdeklarimit të dëmeve.

Platforma kërkon ndër të tjera ngarkimin e imazheve online të dëmeve të pësuara dhe një pjesë e banorëve do duhet ta bëjnë këtë përmes zyrave të posaçme të ngritura në njësitë lokale.

The post Bashkia e Kurbinit ndërpret kontratat për ushqimin të strehëve nga tërmeti appeared first on 55 News.

]]>
“Do mbytem në det bashkë me fëmijët”, banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërcënon me vetëflijim: Fëmijët qajnë nga i ftohti, unë… https://55news.al/aktualitet/do-mbytem-ne-det-bashke-me-femijet-banori-i-mbetur-pa-shtepi-nga-termeti-kercenon-me-veteflijim-femijet-qajne-nga-i-ftohti-une/ Sat, 01 Feb 2020 09:28:27 +0000 https://new.55news.al/?p=142355 Të strehuarit pas tërmetit të 26 nëntorit në Shëngjin, nuk i janë bindur urdhrit të autoriteteve lokale, që u kishin vendos 31 janarin si afat të fundit për të lënë hotelet ku qëndrojnë Të paktë kanë qenë banorët që janë larguar nga hotelet e Shëngjinit këtë të premte. Ata që lanë hotelet thonë se janë […]

The post “Do mbytem në det bashkë me fëmijët”, banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërcënon me vetëflijim: Fëmijët qajnë nga i ftohti, unë… appeared first on 55 News.

]]>
Të strehuarit pas tërmetit të 26 nëntorit në Shëngjin, nuk i janë bindur urdhrit të autoriteteve lokale, që u kishin vendos 31 janarin si afat të fundit për të lënë hotelet ku qëndrojnë

Të paktë kanë qenë banorët që janë larguar nga hotelet e Shëngjinit këtë të premte. Ata që lanë hotelet thonë se janë të detyruar të rikthehen në banesat e dëmtuara apo në çadra, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër

Një banor nga Mamurrasi që doli nga hoteli, thotë se ka mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia e tij është shkatërruar. Ai flet për akte vetëflijimi, në kushtet kur ndihet i braktisur nga shteti.

“Unë do shkoj të mbytem në det me gjithë fëmijët e mi, se nuk kam ku të shkoj. Banesa ime është shembur në Mamurras, na ka rënë në tokë. Na sollën këtu dhe tani po na hedhim në rrugë. E lashë hotelin dhe bonusi i qirasë ende nuk ka dalë. Që në ditët e para kam kërkuar për shtëpi me qira, por nuk kam mundur të gjej. Jam i detyruar të shkoj të jetoj me vëllezërit e mi në çadra, ku po bërtasin fëmijët e vegjël nga i ftohti”, tha banori i Mamurrasit.

Ndërkohë, një banor nga Torovica e Lezhës, të cilit i është thënë të lërë hotelin në Shëngjin, thotë se nuk ka mundësi financiare për të shkuar në shtëpi tjetër, pasi banesa e tij është shkatërruar nga tërmeti. Ai kërkon ndihmë nga shteti, teksa ende nuk ka marrë bonus qiraje.

“Unë jam banor i Bashkisë së Lezhës dhe dola nga hoteli sot. Kanë tri ditë që na kanë paralajmëruar për të dalë. Ndihmë ekonomike kam 6 mijë lekë. Kam 4 fëmijë, një e kam të ndarë, tre fëmijë e gruan me vete. Jemi bashkë me gruan të papunë. Nuk kemi përfituar bonus qiraje, as ma ka premtuar njeri. Shtëpinë e kam të shkatërruar, ballkoni i katit të pestë më ka rënë sipër. Nuk di ku të shkojmë. Fëmijët i kam sëmurë, njërin e kam në spital. Me 60 mijë lekë, të hamë bukë a çfarë të bëjmë më parë?”, shprehet ai.

Ndërsa banorët që vijojnë të qëndrojnë në hotele paralajmërojnë rezistencë nëse do tentohet largimi i tyre forcërisht, siç i kanë paralajmëruar. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë përfituar ende bonusin e qirasë dhe në këto kushte, nuk kanë ku të shkojnë.

“Nuk kam marrë bonusin se më thonë nuk të takon, se s’ke letra për shtëpi. Unë jam invalide dhe jam në një situatë shumë të vështirë. Na kanë thënë të dalim, por unë nuk do dal se nuk kam ku të shkoj. Shtëpia më është shkatërruar plotësisht. Kanë ardhur tëbashkisë, më thanë nëse nuk dilni vetë, do t’ju nxjerrim forcërisht me Polici. I thashë mos ma përmend Policinë, por i tregova se po me prekën me dorë, do t’i godas dhe unë”, thotë banorja e Kurbinit. Një tjetër banor tregon se ka aplikuar për bonusin e qirasë, por paratë nuk i kanë kaluar ende.

“Kam aplikuar për bonusin e qirasë, por ende s’më kanë kaluar paratë në bankë. Na kanë thënë të dalim nga këtu, por se ku do shkojmë nuk e di. Ma mirë të mbytemi në det, se s’kemi zgjidhje tjetër. Shteti duhet të ndërhyjë për të na gjetur strehim, pasi ne e kemi të pamundur, sepse banesa me qira nuk ka në zonën e Kurbinit”, tha ai.

Në hotelet e Shëngjinit aktualisht janë të strehuar rreth 700 persona nga Kurbini, Lezha dhe Thumana. Zyrtarët e bashkive u kanë kërkuar banorëve që të lirojnë hotelet ku qëndrojnë të strehuar, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht për t’i larguar nga vendi ku qëndrojnë të akomoduar.

The post “Do mbytem në det bashkë me fëmijët”, banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërcënon me vetëflijim: Fëmijët qajnë nga i ftohti, unë… appeared first on 55 News.

]]>