te shoqeruar Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-shoqeruar/ Sun, 02 Sep 2018 10:45:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png te shoqeruar Archives - 55 News https://55news.al/tag/te-shoqeruar/ 32 32 Vrasja e biznesmenit në Shkodër, 30 të shoqëruar në polici https://55news.al/aktualitet/vrasja-e-biznesmenit-ne-shkoder-30-te-shoqeruar-ne-polici/ Sun, 02 Sep 2018 10:45:00 +0000 https://new.55news.al/?p=45999 Hetimet për vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku janë duke u zhvilluar në mënyrë intensivisht, edhe pse deri tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të hedhë dritë mbi motivet dhe autorët e krimit. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia ka shoqëruar në Komisariat më shumë se 30 persona, duke shpresuar se […]

The post Vrasja e biznesmenit në Shkodër, 30 të shoqëruar në polici appeared first on 55 News.

]]>
Hetimet për vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku janë duke u zhvilluar në mënyrë intensivisht, edhe pse deri tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të hedhë dritë mbi motivet dhe autorët e krimit.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia ka shoqëruar në Komisariat më shumë se 30 persona, duke shpresuar se dëshmia e tyre do të hedhë më shumë dritë mbi krimin, por pa rezultat.

Dëshmitë e tyre nuk kanë rezultuar në asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve, por policia, pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marrë gjurmët e gishtave.

Në dy pista po përqendrohen më së shumti hetimet, atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund t’i jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk ka paguar.

Dy personat që e shoqëronin Ferracakun mbi kalë, fatmirësisht i kanë shpëtuar më së miri plumbave të kallashnikovit. Dy personat mësohet se janë marrë në ruajte nga Policia e Shkodrës. Ata janë larguar me vrap, duke tentuar të fshihen, nga frika se mos ndiqen nga autorët dhe të ekzekutoheshin si shoku i tyre.

Dy personat, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë shoqëruar me urgjencë në Policinë e Shkodrës, ku janë marrë gjatë në pyetje, në prani të drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe vet Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që mbërriti me urgjencë në Shkodër.

The post Vrasja e biznesmenit në Shkodër, 30 të shoqëruar në polici appeared first on 55 News.

]]>