Teatri skampa Archives - 55 News https://55news.al/tag/teatri-skampa/ Tue, 20 Nov 2018 14:42:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Teatri skampa Archives - 55 News https://55news.al/tag/teatri-skampa/ 32 32 “Volpone”, me 4 çmime në festivalin e Gjirokastrës https://55news.al/kulture/volpone-me-4-cmime-ne-festivalin-e-gjirokastres/ Tue, 20 Nov 2018 14:42:50 +0000 https://new.55news.al/?p=68759 Edicioni i parë i festivalit “Takimi i teatrit “Kadri Roshi”” në teatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës përfundoi me ceremoninë e çmimeve. U ndanë tetë çmime nga juria me kryetar aktorin Timo Flloko, anëtarë aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Albert Minga dhe Kristjana Dida. Në festival shfaqja “Volpone” e tetarit “Skampa” triumfoi me katër […]

The post “Volpone”, me 4 çmime në festivalin e Gjirokastrës appeared first on 55 News.

]]>
Edicioni i parë i festivalit “Takimi i teatrit “Kadri Roshi”” në teatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës përfundoi me ceremoninë e çmimeve. U ndanë tetë çmime nga juria me kryetar aktorin Timo Flloko, anëtarë aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Albert Minga dhe Kristjana Dida. Në festival shfaqja “Volpone” e tetarit “Skampa” triumfoi me katër çmime. Shfaqja më e mirë (Teatri Skampa Elbasan); Regjia më e Mirë (Adonis Filipi ); Aktori më i Mirë (Helidon Fino); Aktorja më e Mirë jo Protagoniste (Ilirda Bejleri ). Vepra “Volpone”  e Ben Johnson me regji nga Adonis Flipi erdhi në skenë me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë. Në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj.

 

The post “Volpone”, me 4 çmime në festivalin e Gjirokastrës appeared first on 55 News.

]]>
“Takimi i Teatrit Kadri Roshi” në Gjirokastër, fiton trupa e Elbasanit https://55news.al/kulture/takimi-i-teatrit-kadri-roshi-ne-gjirokaster-fiton-trupa-e-elbasanit/ Mon, 19 Nov 2018 15:59:26 +0000 https://new.55news.al/?p=68511 Gjirokastra për 7 ditë më radhë u kthye në kryeqendrën e teatrit. Në qytetin e gurtë u mbajt edicioni i parë i festivalit “Takimi i Teatrit Kadri Roshi” ku fituese u shpall trupa e Elbasanit me shfaqjen “Volpone” me regji të Adonis Filipi. Aktori Timo Flloko si anëtar i jurisë në krah të Rajmonda Bulkut, […]

The post “Takimi i Teatrit Kadri Roshi” në Gjirokastër, fiton trupa e Elbasanit appeared first on 55 News.

]]>
Gjirokastra për 7 ditë më radhë u kthye në kryeqendrën e teatrit. Në qytetin e gurtë u mbajt edicioni i parë i festivalit “Takimi i Teatrit Kadri Roshi” ku fituese u shpall trupa e Elbasanit me shfaqjen “Volpone” me regji të Adonis Filipi.

Aktori Timo Flloko si anëtar i jurisë në krah të Rajmonda Bulkut, Albert Mingës, Ndriçim Xhepës dhe Kristjana Didës vlerësimet maksimale i kishte për publikun gjirokastrit, ndërsa nuk kurseu kritikat për trupat teatrore në Shqipëri.

Timo Flloko: Ata artistë që janë të mirë janë të mirë, ato shfaqje që janë të mira të pakta janë të mira, por ato shërbejnë si një shembull dhe duhet të rritet niveli në të gjithë komponentët e shfaqjes.

Vlerësime për këtë edicion të parë të festivalit kishte edhe Viktor Zhusti.

Viktor Zhusti: Gjirokastra meriton shumë, deri tani të gjithë në, artistë, aktorë, regjisore, organet e pushtetit i janë borxhli këtij qyteti.

Shfaqjet rikthyen në sallën e teatrit “Zihni Sako” edhe aktorë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Mes tyre ishte edhe Nikolla Llambro, i cili nuk i fsheh emocionet teksa tregon jetën e vështirë në emigrim dhe projektet për të ardhmen.

Nikolla Llambro: Mos je filani, tha?

I thashë: Po, unë jam

“Po si je katandisur kështi more derzi”, sic i themi në gjirokastritët.

I thashë: Po vjedh, po drogohem?! Ça po bëj? Unë po punoj i thashë.

Që në 2001 unë jam një aktor në aktivitet në Greqi.

Festivali u mbyll me nderimin nga Presidenti i Republikës me tituj nderi të disa aktorëve, të regjisorëve të teatrit të Gjirokastrës për kontributin e dhënë ndër vite.

The post “Takimi i Teatrit Kadri Roshi” në Gjirokastër, fiton trupa e Elbasanit appeared first on 55 News.

]]>
“Komedia që shkon për dreq në skenën e teatrit “Skampa” https://55news.al/kulture/komedia-qe-shkon-per-dreq-ne-skenen-e-teatrit-skampa/ Fri, 02 Nov 2018 08:28:45 +0000 https://new.55news.al/?p=63570  “Komedia që shkon për dreq” në ditët e para të nëntorit në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Mbrëmjet e datave 2-3-4 nëntor ora vepra vjen për publikun.  Vepra teatrore shkruar nga Henry Shields Jonathan Sayer dhe Henry Lewis me regji nga Driada Dervishi ka bërë bashkë artistë të njohur nga Tirana dhe […]

The post “Komedia që shkon për dreq në skenën e teatrit “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
 “Komedia që shkon për dreq” në ditët e para të nëntorit në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Mbrëmjet e datave 2-3-4 nëntor ora vepra vjen për publikun.  Vepra teatrore shkruar nga Henry Shields Jonathan Sayer dhe Henry Lewis me regji nga Driada Dervishi ka bërë bashkë artistë të njohur nga Tirana dhe Durrësi, që presin të marrin duartrokitjet e publikut në Elbasan. Aktorët në role janë Romir Zalla Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Alesia Xhemalaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu dhe Alban Musa. Në vepër një trupë amatore aktorësh pas përpjekjeve të pafund për të vënë një shfaqje më në fund gjejnë një vepër, që ka aq personazhe sa janë dhe ata vetë. Në shtëpinë e Havershameve ka ndodhur një vrasje, të gjithë janë të dyshuar. Dashuri të fshehta, dredhi nga më mizoret ndodhin në këtë shtëpi. A do mundet vallë të gjendet fajtori?! Dhe pikërisht atëherë kur gjërat duket sikur po shkojnë për mbarë në të vërtetë shkon për dreq. Aktorët harrojnë tekstin, aktores kryesore i bie të fikët, harrojnë të fusin objekte. Pavarësisht gjithçkaje ata janë të vendosur ta çojnë këtë komedi deri në fund. Vepra është me përkthim  nga Artur Lena, muzika nga kompozitori Endri Sina, skena Beqo Nanaj, kostumet Elva Bella, lëvizja skenike Donald Martini, grafika e video Endri Beqo, realizimi i videos Ervist Muhadri.

“Komedia që shkon për dreq” është dhe fituesja e çmimit “Lorenc Oliver”, si komedia më e mirë. Me regji të Driada Dervishit vepra ka qenë në disa skena të teatrit si në Durrës, Korçë apo dhe në skenën e Tiranës. “Bëjmë teatër në Shqipëri. Përpiqemi në mundësitë tona maksimale, nganjëherë duke kaluar edhe në kufijtë e një mbijetese, e megjithatë vazhdojmë të bëjmë teatër, dhe megjithatë sallat e teatrit në Shqipëri po mbushen plot”, ka pohuar më parë për këtë vepër Driada Dervishi, regjisore. Në aktivitetin e saj me tetarin regjisorja Driada Dervishi ka sjellë në skenë vepra të autorëve të njohur botërorë. Me shfaqjet e saj nuk ka munguar dhe në festivale të teatrit si në Shqipëri apo dhe më gjerë. Edhe me këtë vepër teatrore komedi regjisorja po vijon të jetë prezent në skena të ndryshme.

The post “Komedia që shkon për dreq në skenën e teatrit “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
Shfaqja “Volpone”, së shpejti premierë në “Skampa” https://55news.al/kulture/shfaqja-volpone-se-shpejti-premiere-ne-skampa/ Fri, 05 Oct 2018 12:19:00 +0000 https://new.55news.al/?p=55214 Vepra “Volpone” së shpejti në teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Një premierë teatrore, që hap dhe sezonin artistik të shfaqjeve në teatër. Regjisori Adonis Flipi me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj sjell premierë veprën nga Ben Johnson. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit […]

The post Shfaqja “Volpone”, së shpejti premierë në “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
Vepra “Volpone” së shpejti në teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Një premierë teatrore, që hap dhe sezonin artistik të shfaqjeve në teatër. Regjisori Adonis Flipi me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj sjell premierë veprën nga Ben Johnson. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë. Në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj.

Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta. Regjisori Filipi shprehet për autorin e veprës se Ben Johnson që është një dramaturg i njohur në literaturën botërore. “Vepra është ndër më të spikaturat në repertorin e dramaturgjisë botërore. Një vepër, që është adaptuar, por që në origjinal është e autorit Ben Johnson bashkëkohës i Shekspirit, një dramaturg tepër me vokacion në literaturën botërore”, tregon regjisori Adonis Filipi. Kostumet dhe skenografia po përgatiten nga Blagoj Micevski. Më herët, Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa”, tregoi se kjo ishte premiera e tretë që vjen këtë vit në skenë si dhe e para këtë sezon artistik që do të nisë në vjeshtë.  Vepra teatrore premierë nuk do të mungojë në edicionin e 20 të festivalit teatror “Skampa”, që pritet të nisë në Elbasan.

Regjisori Adonis Filipi tregon se puna për këtë vepër është një impenjim goxha serioz. “Vepra është në formatin e një komedie klasike, por me nuancimet e një drame satirë”, pohon regjisori. Një vepër që vjen në vijim të projekteve të regjisorit Adonis Filipi për në skenën e teatrit dhe ai tregon se vepra për problematikën që trajton, idetë që ajo mbart paraqet shumë interes për kohën dhe i flet shumë bukur asaj. “Një impenjim jo i vogël për mua. Është një vepër që vjen për herë të parë dhe ne po përpiqemi që të kemi një qasje sa më bashkëkohore dhe vizionare, e cila të transmetojë idetë dhe të përcjellë emocion”, shprehet mes të tjerave regjisori Filipi. 

The post Shfaqja “Volpone”, së shpejti premierë në “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
Rikthehet humori dhe e qeshura në teatrin “Skampa” https://55news.al/kulture/rikthehet-humori-dhe-e-qeshura-ne-teatrin-skampa/ Thu, 14 Jun 2018 08:26:16 +0000 https://new.55news.al/?p=25855 Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga Haxhi Rama riktheu në skenë dhe aktorë të njohur të estradës. Komedia shqiptare “Na ishte njëherë estrada” u përcoll me sukses në skenën teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit.  “Humor e të qeshura pa fund, salla plot, publik fantastik.   Rolet në vepër regjisori […]

The post Rikthehet humori dhe e qeshura në teatrin “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga Haxhi Rama riktheu në skenë dhe aktorë të njohur të estradës. Komedia shqiptare “Na ishte njëherë estrada” u përcoll me sukses në skenën teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit.  “Humor e të qeshura pa fund, salla plot, publik fantastik.  

Rolet në vepër regjisori Haxhi Rama ia ka besuar aktorëve të Durrësit dhe Elbasanit si Muharrem Hoxha, Antoneta Doka, Ilirda Bejleri, Mario Elezi, Dhimitër Topuzi. Muzika nga Edmond Rrapi, skenografia Sokol Sejdini dhe koreografia Krenar Korça. Drejtori i teatrit “Skampa” Kliti Kapaj pohon se estradat i mungojnë publikut me humorin e tyre dhe dëshira e tij është që me këtë shfaqje të jenë dhe në skena të tjera. “Sot në Shqipëri nuk ka më estrada apo variete si dikur. Estradat janë shkrirë për shumë arsye, dhe dëshira jonë është të rikthejmë humorin në skenën e teatrit Elbasanas, por pse jo dhe më gjerë ku ne besojmë do të shëtisim me këtë shfaqje. Për mua një rëndësi të veçantë ka mos përsëritja e vetvetes dhe kam synuar gjithmonë të kem risi duke ftuar regjisorë dhe aktorë të ndryshëm”, tregon drejtori Kliti Kapaj. Në magazinën e estradës së dikurshme zhvillohet e gjithë ngjarja. Artistët duke kujtuar estradën se si ka qenë, por pa dashur shfaqja e tyre tashmë ka filluar. Estrada profesioniste e Elbasanit u krijua në shtator të vitit 1955. Premierën e parë trupa e sapoformuar e dha në muajin nëntor të atij viti në Cërrik për punëtorët e Rafinerisë së naftës që sapo ishte ngritur. Shfaqja “Vizitoni ekspozitën tonë” më 5 maj të vitit 1960, shënoi edhe ditën e themelimit të estradës profesioniste në qytetin bregdetar të Durrësit. Spiro Strati, Meropi Xhoja, Sandër Pepa, Lumturi Dashi, Ramazan Njala e Enver Likmeta ishin artistët e parë që mbërritën nga radhët e lëvizjes amatore, ndërsa më pas trupa u shtua me aktorë të tjerë mes të cilëve Aishe Stari, Fadil Hasa, Harallamb Koça, Muharrem Hoxha, trupa e varietesë së Durrësit përveç premierave në skenën e qytetit është duartrokitur në shfaqjet e shumta në të gjitha qytetet e vendit si dhe është vlerësuar me çmime nderi në festivalet kombëtare të estradës.

The post Rikthehet humori dhe e qeshura në teatrin “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>