Teatrin Eksperimental Archives - 55 News https://55news.al/tag/teatrin-eksperimental/ Thu, 09 May 2019 10:21:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Teatrin Eksperimental Archives - 55 News https://55news.al/tag/teatrin-eksperimental/ 32 32 Komedia e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”, në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/komedia-e-shekspirit-shume-zhurme-per-asgje-ne-teatrin-eksperimental/ Thu, 09 May 2019 10:21:17 +0000 https://new.55news.al/?p=98956 Komedia “Shumë zhurmë për asgjë” e Shekspirit do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivigli” për publikun mbrëmjen e datës 12 maj. Përballja mes gjinive, ku femrat shpeshherë e gjejnë veten në një botë meshkujsh dhe anasjellas, vjen në sfondin e Shekspirit dhe komedisë së tij “Shumë zhurmë për asgjë”. Vepra me […]

The post Komedia e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”, në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Komedia “Shumë zhurmë për asgjë” e Shekspirit do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivigli” për publikun mbrëmjen e datës 12 maj. Përballja mes gjinive, ku femrat shpeshherë e gjejnë veten në një botë meshkujsh dhe anasjellas, vjen në sfondin e Shekspirit dhe komedisë së tij “Shumë zhurmë për asgjë”. Vepra me regji nga italiani Carlo Sciaccaluga vjen në skenë me një kast të shkëlqyer aktorësh, për të falur një mbrëmje të bukur shekspiriane në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Këtë herë në komedi janë në role aktorët Myzafer Zifla, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Endri Çela, Xhuliano Brisku, Françeska Hysi, Esela Pysqyli, Ina Morinaj. Mbi veprën që do të jetë në skenë teatri shkruan se ajo ç’ ka Shekspiri na thotë, ndoshta mbi të gjitha, në këtë komedi, është triumfi i qenies njerëzore arrihet kur i besojmë inteligjencës, fantazisë, lirisë së mendimit praktik. Janë 11 aktorë në role dhe mes tyre dhe Genci Fuga që tregon se këtë herë regjisori i ka besuar të jetë në skenë si Leonati. “Unë luaj Leonatin, xhaxhain e Beatriçes. Është një rol që më së shumti “qan” në këtë komedi! Kur e pyeta regjisorin italian Carlo Sciaccaluga pse më ke dhënë këtë rol, ai m’u përgjigj: because i think that you are the best “comedian””, tregon aktori Genci Fuga. Vepra është përkthyer nga Alqi Kristo, kostumografia Sofi Kara dhe skenografia është e realizuar po nga Carlo Sciaccaluga.

Komedia e Shekspirit

Komedia “Shumë zhurmë për asgjë” i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor. Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në antikitet dhe rishfaqet në mjaft autorë të kohës së Shekspirit : ai njihet si motivi i “kipcit” ose i ngatërresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme. Në komedinë e Shekspirit “kipci” shkakton rënien në kurth të djaloshit, i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij. Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshëm dhe në përshtatje me shijet e tij estetike. Është një komedi, e nuk është e nevojshme ta themi, mbaron mirë, por përplasjet janë të ashpra dhe vetëm falë vullnetit dhe inteligjencës ngjarja nuk përfundon në tragjedi, përshkruhet vepra në materialin e teatrit. Nëse qenia njerëzore është e gatshme të ndryshojë idetë apo ndjenjat e veta dhe nuk i ngurtëson ato verbërisht, edhe fati më i trishtë mund të shndërrohet në gëzim. Dhe kjo është ajo çka bëjnë Benediku dhe Beatriçja, njëri misogjen cinik, tjetra beqare profesioniste, armiq të përbetuar të martesës, por që përballë fatit të tmerrshëm të dashurisë mes dy më të rinjve Klaudit dhe Heros, zbulojnë se dashurojnë njeri-tjetrin. Braktisin rolin që vet e kishin krijuar, e që prej të cilit ishin burgosur. “Në fakt, tragjedia rrëfen fatin e një individi të paaftë për të ndryshuar realitetin e tij, dhe arrin deri aty sa të shkatërrojë vetë botën në të cilën jeton, ndërsa komedia rrëfen fatin e një komuniteti që, duke ndryshuar, e përmirëson jetën për gjeneratat e ardhshme”, përshkruhet vepra nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shekspiri ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese.

The post Komedia e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”, në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Recital teatror i Laura Nezhës në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/recital-teatror-i-laura-nezhes-ne-teatrin-eksperimental/ Sat, 06 Apr 2019 11:18:12 +0000 https://new.55news.al/?p=93398 Aktorja Laura Nezha me role të ndryshme në drama dhe komedi ka marrë vlerësimin e publikut dhe kritikës. Në shfaqjet teatrore në teatër aktorja ka spikatur me interpretimin e saj. E kemi parë aktoren këto kohë në teatër në vepra të autorëve të njohur, por si në rolet në komedi edhe në dramë ajo me […]

The post Recital teatror i Laura Nezhës në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Aktorja Laura Nezha me role të ndryshme në drama dhe komedi ka marrë vlerësimin e publikut dhe kritikës. Në shfaqjet teatrore në teatër aktorja ka spikatur me interpretimin e saj. E kemi parë aktoren këto kohë në teatër në vepra të autorëve të njohur, por si në rolet në komedi edhe në dramë ajo me personazhin dhe interpretimin e saj ka dhuruar emocione për publikun. Edhe këto ditë aktoren e gjejmë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli” me dramën “Shërbëtoret” te Jean Genet dhe regji nga Kiço Londo. Në katër veprat teatrore “Darka e lamtumirës”, “Shërbëtoret”, “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” dhe “Antigona” aktorja ka marrë vlerësimin për punën e saj. Aktorja dhe më parë është angazhuar në projekte të tjera të teatrit, por këtë herë ajo është në katër shfaqje që janë shfaqur jo vetëm në Tiranë, por dhe në skenat e qyteteve të tjera si pjesë e projektit të teatrit të rajonit. Gjithmonë në punën e saj aktorja ka treguar se personazhet i kanë falur jo pak, por dhe puna e saj për ti sjellë në skenë ka qenë me mjaft përkushtim. Përveç shfaqjeve që janë dhënë këto kohë në Tiranë dhe Shkodër, aktorja Laura Nezha do të jetë dhe në Fier me “Darka e lamtumirës” si dhe në Korçë me “Shërbëtoret”.

 

The post Recital teatror i Laura Nezhës në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
“Mbretëresha e bukurisë”, premierë në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/mbreteresha-e-bukurise-premiere-ne-teatrin-eksperimental/ Tue, 29 Jan 2019 12:06:08 +0000 https://new.55news.al/?p=82599 Shfaqja teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është mirëpritur si premierë nga publiku në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” shkruar nga autori Martin McDonagh përkthyer nga Adriana Tolka vjen në skenë me regji të Kiço Londos. Vepra shënoi sukses në teatër dhe do të rikthehet sërish në skenë për të […]

The post “Mbretëresha e bukurisë”, premierë në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Shfaqja teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është mirëpritur si premierë nga publiku në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” shkruar nga autori Martin McDonagh përkthyer nga Adriana Tolka vjen në skenë me regji të Kiço Londos. Vepra shënoi sukses në teatër dhe do të rikthehet sërish në skenë për të përcjellë të tjera emocione me lojën aktorëve. “Pas pritjes fantastike nga publiku në premierë vepra do të vijë në datat 31 Janar-1-2-3 Shkurt ora 19:00 në sallën Moliere”, shkruan Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet e komplikuara nënë e bijë dhe rolet në vepër interpretohen nga aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Dy mbrëmjet e para salla ishte e mbushur plot me publik, që i përcolli me vlerësime aktorët në shfaqje, por kërkesat për bileta janë të shumta dhe për netët e tjera. Në skenën e teatrit vepra u përcoll me emocione nga publiku, ku aktorët sollën një nga kryeveprat e autorit McDonagh. Laura Nezha me rolin e Morin e përcolli me mjeshtërinë e saj këtë personazh në skenën e teatrit. Në rolin e nënës së saj Meg aktorja Ermira Gjata gjithashtu përcolli më të mirën e saj në skenë. Por dhe dy aktorët e tjerë Genci Fuga si dhe Engjëll Hoxha ishin pjesë me vlerësime të kësaj shfaqje në skenë. Kjo komedi e zezë do të rikthehet sërish për publikun për disa mbrëmje me radhë duke përcjellë ngjarjet që zhvillohen në një fshat të Irlandës. Por këtë vepër regjisori Kiço Londo më herët u shpreh se e shikon dhe si një sfidë në aktivitetin e tij pasi njëzet vjet më parë e kishte vënë në skenë me të tjerë aktorë. “Ka histori me krijimtarinë time njëzet më parë. Këtë vepër e kam vënë në skenën e Akademisë së Arteve me aktorët Drita Pelinku, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi. Krijuesit janë në vorbullën e sfidave. Kësaj sfide si bëj përjashtim as unë, ndaj vendosa të sfidoj veten”, tregon regjisori Kiço Londo.

The post “Mbretëresha e bukurisë”, premierë në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” rikthehet në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/komedia-e-suksesshme-boeing-boeing-rikthehet-ne-teatrin-eksperimental/ Sun, 23 Dec 2018 10:58:35 +0000 https://new.55news.al/?p=75896 Komedia “Boeing Boeing”, vepra e autorit francez Marc Camoletti me regji nga Kiço Londo pas një turi të suksesshëm në skena të tjera rikthehet për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Mbrëmjet e datave 27, 28 dhe 29 dhjetor në skenën teatrore për publikun shfaqet një nga komeditë e njohura me vlerësime në botë, […]

The post Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” rikthehet në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Komedia “Boeing Boeing”, vepra e autorit francez Marc Camoletti me regji nga Kiço Londo pas një turi të suksesshëm në skena të tjera rikthehet për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Mbrëmjet e datave 27, 28 dhe 29 dhjetor në skenën teatrore për publikun shfaqet një nga komeditë e njohura me vlerësime në botë, por dhe në teatrin tonë. Në muajin e fundit të vitit që po mbyllet regjisori Kiço Londo shprehet se kjo komedi deri tani është vënë 65 herë në skena të ndryshme, dhe rikthehet për të qenë për publikun në atmosferën e festave. “Komedia “Boeing Boeing” do të vijë për tre mbrëmje me radhë në skenë për publikun. Komedia është shfaqur deri tani 65 herë në skena, dhe në ditët e fundit të viti ne e rikthejmë sërish për publikun, për të krijuar dhe një atmosferë festive” shprehet regjisori Kiço Londo. Vepra e autorit francez Marc Camoletti i takon rajonit Durrës-Lezhë me shfaqjet, që ka ndërmarrë Teatri Kombëtar Eksperimental. Me regji nga Kiço Londo është në skenë me aktorët Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alessia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Linda Jarani. Ngjarjet e veprës ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Vepra franceze është e përkthyer nga Nasi Lera, me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe  Realda Malo dhe art-design Klea Mani. Gjatë kësaj kohe në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” janë vënë në skenë vepra të ndryshme, por me komedinë franceze të autorit Marc Camoletti mbyllet dhe ky vit artistik.

The post Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” rikthehet në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Enver Petrovci sjell premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/enver-petrovci-sjell-premieren-kreolet-e-ballkanit-ne-teatrin-eksperimental/ Thu, 06 Dec 2018 13:08:54 +0000 https://new.55news.al/?p=72336 Drama “Kreolët e Ballkanit” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për publikun. Shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci “Kreolët e Ballkanit” sjell histori dashurie, aksion dhe dramë. Shfaqja teatrore vjen mbrëmjet e datave 8 dhe 9 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku këtë vit drama shqipe […]

The post Enver Petrovci sjell premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Drama “Kreolët e Ballkanit” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për publikun. Shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci “Kreolët e Ballkanit” sjell histori dashurie, aksion dhe dramë. Shfaqja teatrore vjen mbrëmjet e datave 8 dhe 9 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku këtë vit drama shqipe me autor dhe regjisor Enver Petrovcin duket se është dhe premiera e fundit. Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë. Për autorin  dramës Enver Petrovci në këtë botë disa luftojnë për tokën dhe të tjerë për shpirtin. “Bota përbëhet prej të papërcaktuarave, disa luftojnë për shpirtin dhe të tjerë për tokën” shprehet autori Enver Petrovci. Puna për ta sjellë në skenën e teatrit ka vijuar para disa kohësh dhe në role janë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Rolet në dramën “Kreolët e Ballkanit” regjisori Enver Petrovci ia ka besuar aktorëve si Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci. Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj. Këtë herë vepra shënon premierën në Tiranë, por ajo nuk ka munguar dhe në skenën e Kosovës. Disa vite më parë kjo vepër teatrore është dhënë premierë në skenën e Prishtinës, ku atje është ndjekur me vlerësimin e publikut. Këtë muaj të fundit të viti kjo premierë teatrore, që i takon dramaturgjisë shqiptare është në skenën e Tiranës. Këtë herë për premierën e Tiranës janë aktorë që publiku i njeh për aktivitetin me teatrin, por mes tyre rol i ka besuar dhe vajzës së tij Vanesa Petrovci. Vepra pas skenës së Tiranës mendohet që do të vijojë më pas dhe në skenat e teatrit në Kosovë. Me një jetë artistike në skenat e Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë si regjisor dhe aktor Enver Petrovci është nga emrat e artit më të vlerësuar. Jo vetëm me teatrin, por dhe me kinemanë ka dhënë një kontribut të vlerësuar. Me role nuk ka munguar në filmat në Kosovë dhe në Shqipëri, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

The post Enver Petrovci sjell premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Milto Kutali sjell dramën “Maskuar” premierë në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/milto-kutali-sjell-dramen-maskuar-premiere-ne-teatrin-eksperimental/ Wed, 31 Oct 2018 14:42:48 +0000 https://new.55news.al/?p=63014 Shfaqja “Maskuar” vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra teatrore shkruar nga autori izraelit Ilan Hatsor përthyer nga Eda Derhemi vjen në skenë nga regjisori Milto Kutali. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino. Një familje e copëtuar nga mashtrimi, tradhtia dhe lufta në shfaqjen […]

The post Milto Kutali sjell dramën “Maskuar” premierë në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Shfaqja “Maskuar” vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra teatrore shkruar nga autori izraelit Ilan Hatsor përthyer nga Eda Derhemi vjen në skenë nga regjisori Milto Kutali. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino. Një familje e copëtuar nga mashtrimi, tradhtia dhe lufta në shfaqjen “Maskuar”. Vepra është me skenografi nga Ilir Martini dhe muzikë nga Mark Luli. Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne  guerile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e familjeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale , duke zëvendësuar dashurinë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin. “Maskuar”, një shfaqje e fuqishme nga Ilan Hatsor sjell në qendër të saj tre vëllezër palestinezë. Janë të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë. Ngjarja është e vendosur në një fshat Palestinez, në bregun perëndimor  në vitin 1990, por historia e saj mund të ketë ndodhur në të njëjtën mënyrë në një numër qytetesh gjatë 20 viteve të fundit, nga Belfasti deri ne Johanesburg, në Sarajevë apo edhe në Bagdadin e sotëm kudo ku një forcë ushtarake ka vënë vëllanë kundër vëllait. Regjisori Milto Kutali tregon se këtë vepër e ka lexuar vite më parë dhe tani u bë e mundur realizimi për në skenën e teatrit. ““Maskuar” ka kahje të përafërta në histori me Ballkanin dhe Shqipërinë. Që kur unë  nisa ta lexoj këtë vepër para tre vitesh, m’u kujtua një afërsi me veprën “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës. Ne kemi marrëdhënie që shkojnë deri në ekstrem në jetët tona dhe shoqërinë tonë. Kemi dhe sot familje të ndara. Vepra teatrore është mjaft aktuale dhe për shoqërinë e sotme”, pohon regjisori Mito Kutali. Vepra premierë në datat 31 Tetor 1-2-3-4 nëntor ora 19:00 do të jetë për publikun në sallën Moliere të Teatrit Eksperimental.

The post Milto Kutali sjell dramën “Maskuar” premierë në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
“At Sergi” nga Leon Tolstoy, sonte premierë në Teatrin Eksperimental https://55news.al/kulture/at-sergi-nga-leon-tolstoy-sonte-premiere-ne-teatrin-eksperimental/ Thu, 25 Oct 2018 14:55:58 +0000 https://new.55news.al/?p=61149 “At Sergi” nga Leon Tolstoy premierë mbrëmjen e sotme në skenën e  Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra në sallën “Moliere” do të vijojë dhe net të tjera për publikun në teatër. Producente Kozeta Kurti dhe regjisor Fatos Berisha, dramën “At Sergi” e përshtati për skenë Shpëtim Selmani, dhe vijon për publikun dhe në datat […]

The post “At Sergi” nga Leon Tolstoy, sonte premierë në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
“At Sergi” nga Leon Tolstoy premierë mbrëmjen e sotme në skenën e  Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra në sallën “Moliere” do të vijojë dhe net të tjera për publikun në teatër. Producente Kozeta Kurti dhe regjisor Fatos Berisha, dramën “At Sergi” e përshtati për skenë Shpëtim Selmani, dhe vijon për publikun dhe në datat 26-27 dhe 28 Tetor ora 19:00. Në vepër interpretojnë aktorët Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi dhe Arta Lahu. Instrumentist në shfaqje është Denis Hima. Regjisori Fatos Berisha është një emër i njohur për skenën teatrore. Me aktivitetin e tij si regjisor ai dhe më parë ka qenë në skenat e teatrit në Tiranë. Këtë herë sjell “At Sergi” që shënon dhe premierën në skenën shqiptare. “Refuzimi ndaj joshjes e tundimit, magjia dhe magjepsja ndaj botës së lirë, vetëm të ekspozon akoma edhe më shumë ndaj dy të parave. Sa më shumë përpiqesh t’i largohesh, aq më tepër lëshojnë rrënjë të dy ato, edhe joshja. Njeriu, qënia humane e brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet” shkruan për veprën producentja Kurti. “At Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e ortodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim. Pjesë e stafit të realizimit të shfaqjes në skenë janë dhe të tjerë emra. Skena Sidia Çepani, design Ermal Koçi, kostumet Sofi Kara, muzika Alban Laro, grimi Marinela Halilaj, fotografia Armand Sallabanda dhe as/regjisor Kriks Dumo. Pas katër netëve që do të jetë në skenën e Teatrit Eksperimental vepra me regji nga Fatos Berisha do të rikthehet sërish për publikun në datat 15, 16, 17, 18, 22, 23, 24 dhe 25 nëntor te “arTurbina”.

The post “At Sergi” nga Leon Tolstoy, sonte premierë në Teatrin Eksperimental appeared first on 55 News.

]]>
Dy premiera në Teatrin Eksperimental: “Motër e vëlla”dhe “Libraria e magjepsur” https://55news.al/kulture/dy-premiera-ne-teatrin-eksperimental-moter-e-vella-dhe-libraria-e-magjepsur/ Tue, 18 Sep 2018 08:47:48 +0000 https://new.55news.al/?p=50035  Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë në datat 22 dhe 23 shtator, me dy premierat më të reja “Motër e vëlla”dhe “Libraria e magjepsur”. “Motër e vëlla” vjen e përshtatur dhe me regji nga Xhuliano Brisku, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Aktorë në […]

The post Dy premiera në Teatrin Eksperimental: “Motër e vëlla”dhe “Libraria e magjepsur” appeared first on 55 News.

]]>
 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë në datat 22 dhe 23 shtator, me dy premierat më të reja “Motër e vëlla”dhe “Libraria e magjepsur”. “Motër e vëlla” vjen e përshtatur dhe me regji nga Xhuliano Brisku, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Aktorë në shfaqje janë Françeska Hysi, Juxhin Plovishti, Dajana Nenaj, Bujar Hoxhaj, Ledian Gjeçi, Donald Shehu. Xhon dhe Xhoana, dy fëmijë të vegjël janë rrëmbyer nga Morgana, një magjistare e cila ka për qëllim të bëhet mbretëresha e Nolanit. Me shumë zgjuarsi arrin të arratisen nga strofulla e saj. Për ti kapur përsëri fëmijët Morgana helmon çdo pikë uji, dhe çdo frut në pyll. Xhon pa dëshirën e Xhoanës, ha mollën dhe kthehet në një kaproll. Mbreti Noha i Nolanit bashkë me dy gjahtar përpiqen ta kapin kaprollin pa e ditur se ai është një fëmijë i vogël. Morgana mund të realizojë ëndrrën e saj të bëhet mbretëreshë, duke gjetur bashkë me fëmijët edhe mbretin Noha dhe përpiqet ti marrë fronin. Mbreti arrin ta kapi magjistaren, por djali i vogël do të mbetet për gjithmonë një kaproll. Por se si do të kthehet Xhon përsëri në fëmijë, teatri e sjell me shfaqjen në skenë. Shfaqja “Libraria e magjepsur” përshtati dhe editoi Marsel Greva dhe Kleard Germenji. Regjia Marsel Greva, skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreografe Aledia Kondaj. Aktorë Lejda Çeli, Kleard Germenji, Kristiana Goro, Mateo Dervishaj, Ervis Saliasi, Arjon Osmani. Deisy një vajzë 10 vjeçare, e cila është kthyer në shitësen e librarisë, që kur gjyshi i saj u sëmur dhe dergjet në shtrat. Ajo i adhuron librat. Por në këtë librari ndodh diçka e çuditshme. Personazhet e përrallave klasike, me të dashurit e Deisyt vijnë në botën reale. Në këtë librari ndodhet edhe një libër, brenda të cilit ndodhet i fshehur një gjerdan me vlerë shumë të madhe. Për praninë e këtij gjerdani është vënë në dijeni Pirati i Zi dhe ndihmësi i tij, të cilët kanë dalë nga libri dhe janë vënë në kërkim të gjerdanit. Po kështu në jetën reale, vijnë, Pipi Çorapegjata, Tarzani dhe Sherlock Holms. Të gjithë bëhen bashkë për të ndihmuar Deisyn, por duhet të kenë shumë kujdes sepse ata nuk duhet të shihen nga sytë e njerëzve. Shfaqja shoqërohet nga këngë dhe numra koreografik të kënduara dhe kërcyer nga personazhet.

The post Dy premiera në Teatrin Eksperimental: “Motër e vëlla”dhe “Libraria e magjepsur” appeared first on 55 News.

]]>