Teatrin “Migjeni” Archives - 55 News https://55news.al/tag/teatrin-migjeni/ Fri, 26 Apr 2019 09:41:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Teatrin “Migjeni” Archives - 55 News https://55news.al/tag/teatrin-migjeni/ 32 32 “Zona e pritjes”, komedia që përmes humorit godet problemet sociale https://55news.al/kulture/zona-e-pritjes-komedia-qe-permes-humorit-godet-problemet-sociale/ Fri, 26 Apr 2019 09:41:28 +0000 https://new.55news.al/?p=96815 Në teatrin “Migjeni” në Shkodër shfaqjen “Zona e Pritjes” vepër e autores kroate Marina Vuçiç e solli në skenë regjisori Fatos Berisha. Një komedi e zezë që godet problematikat në sektorin e shëndetësisë, dhe drejtoresha e teatrit Rita Gjeka shprehet se kjo vepër përcjell atë pjesë të realitetit me të cilin përballen të gjithë. “Është […]

The post “Zona e pritjes”, komedia që përmes humorit godet problemet sociale appeared first on 55 News.

]]>
Në teatrin “Migjeni” në Shkodër shfaqjen “Zona e Pritjes” vepër e autores kroate Marina Vuçiç e solli në skenë regjisori Fatos Berisha. Një komedi e zezë që godet problematikat në sektorin e shëndetësisë, dhe drejtoresha e teatrit Rita Gjeka shprehet se kjo vepër përcjell atë pjesë të realitetit me të cilin përballen të gjithë. “Është një realitet që e jetojmë përditë. Unë personalisht jam në këto halle dhe ndoshta është një ndihmë që ne i japim njëri-tjetrit”, u shpreh aktorja Rita Gjeka njëkohësisht dhe drejtoreshë e teatrit. Një komedi e zezë që përmes notave të humorit godet problemet sociale, por regjisori Fatos Berisha vijon se ato janë një realitet i prekshëm edhe në Shqipëri e Ballkan. “Autorja është kroate, por mund të them që kjo mbulon gjithë Ballkanin dhe gjithë shoqëritë tona post komuniste”, tregon ai. Në komedinë e zezë “Zona e pritjes” që pritet të rikthehet sërish në skenë në vijim të sezonit artistik, ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në hallin e çdo personi, sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, por në të vërtetë ai është një endacak, i cili shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë është një aktore filmash, e cila mundohet të futet pa rrallë, duke shfrytëzuar postin e saj publik, por që edhe ajo është e mërzitur me rolet e saja. Po ashtu një djalosh, i cili është i dëshpëruar, dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse ai është i fiksuar se ka një sëmundje. Në komedi janë dhe një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Në personazhet e komedisë është dhe një vajzë, e cila është e sëmurë, por që është më e urta dhe pajtohet me sëmundjen e saj. Komedisë së zezë nuk mund ti mungonte dhe infermierja, e cila është e rreptë dhe endacaku, i cili shkon kudo thjesht për të gjetur një vend për t’u ngrohur dëbohet nga ajo. Aktorët si Rita Gjeka, Nikolin Ferketa, Linda Jarani, Jozef Shiroka, Kristi Lleshi, Simon Shkreli, Nensi Bakalli, Merita Smaja dhe Oliver Ymeri janë në rolet e komedisë së zezë “Zona e pritjes”.

The post “Zona e pritjes”, komedia që përmes humorit godet problemet sociale appeared first on 55 News.

]]>
Komedia e zezë “Zona e pritjes”, me aktorë nga Tirana dhe Shkodra në teatrin “Migjeni” https://55news.al/kulture/komedia-e-zeze-zona-e-pritjes-me-aktore-nga-tirana-dhe-shkodra-ne-teatrin-migjeni/ Thu, 11 Apr 2019 13:26:50 +0000 https://new.55news.al/?p=94253 Vepra teatrore “Zona e pritjes” shkruar nga autorja kroate Marina Vujcic pritet të jetë së shpejti premierë në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. “Zona e pritjes”, një komedi e zezë për skenën e teatrit do të vijë për publikun me regji nga Fatos Berisha. I njohur për aktivitetin e tij në skenën […]

The post Komedia e zezë “Zona e pritjes”, me aktorë nga Tirana dhe Shkodra në teatrin “Migjeni” appeared first on 55 News.

]]>
Vepra teatrore “Zona e pritjes” shkruar nga autorja kroate Marina Vujcic pritet të jetë së shpejti premierë në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. “Zona e pritjes”, një komedi e zezë për skenën e teatrit do të vijë për publikun me regji nga Fatos Berisha. I njohur për aktivitetin e tij në skenën e teatrit në Kosovë dhe në Shqipëri me veprat teatrore këtë herë është qyteti i Shkodrës, që do të ketë në skenën e teatrit premierën me regji nga Fatos Berisha. Drejtoresha e teatrit është shprehur se kjo do të jetë një komedi, që publiku do ta shijojë. Rolet në vepër regjisori Berisha ia ka besuar aktorëve të teatrit “Migjeni”, por nuk mungojnë dhe artistë nga Tirana. Ngjarja që ndodh në një korridor të një ambulance vjen përmes notave humoristike, ku me lojën e aktorëve në teatër do të përcillen probleme të shumta sociale, që cilat lidhen edhe me aktualitetin në vendin tonë, por jo vetëm. Komedia “Zona e pritjes” pritet të shfaqet së shpejti për publikun dhe në role janë Bero Fruk – Nikolin Ferketa; Vera – Rita Gjeka; Izabela – Linda Jarani; Vedran – Jozef Shiroka; Tonka – Kristi Lleshi; Zvone – Simon Shkreli; Lara – Nensi Bakalli; infermierja – Merita Smaja dhe endacaku – Oliver Ymeri. Në rolin e Bero Fruk, endacaku që hiqet si shkrimtar vjen aktori Nikolin Ferketa. I njohur për publikun me aktivitetin e tij në tetarë këtë herë ai është pjesë e premierës së re që do të vijë në skenë në vijim të sezoni artistik të teatrit të qytetit të Shkodrës. Aktori shprehet se çdo personazh është unik në llojin e vet. “Personazhet tregojnë historitë e tyre nga problematikat e ndryshme, që e shqetësojnë shoqërinë në vendin tonë. Çdo personazh është unik në llojin e vet. Ata gjatë pritjes dialogojnë me njëri – tjetrin, ku këto dialogje kthehen në komedi për spektatorin, pikërisht nga marrëdhënia që këta kanë me njëri – tjetrin. Por thellë brenda vetes së tyre kanë histori dramatike”, tregon aktori Nikolin Ferketa mbi rolin e tij.

Personazhet, në komedinë e zezë

Në komedinë e zezë “Zona e pritjes” ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në hallin e çdo personi, sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, por në të vërtetë ai është një endacak, i cili shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë është një aktore filmash, e cila mundohet të futet pa rrallë, duke shfrytëzuar postin e saj publik, por që edhe ajo është e mërzitur me rolet e saja. Po ashtu një djalosh, i cili është i dëshpëruar, dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse ai është i fiksuar se ka një sëmundje. Në komedi vijnë dhe një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Në personazhet e komedisë është dhe një vajzë, e cila është e sëmurë, por që është më e urta dhe pajtohet me sëmundjen e saj. Komedisë së zezë nuk mund ti mungonte dhe infermierja, e cila është e rreptë dhe endacaku, i cili shkon kudo thjesht për të gjetur një vend për t’u ngrohur dëbohet nga ajo.

The post Komedia e zezë “Zona e pritjes”, me aktorë nga Tirana dhe Shkodra në teatrin “Migjeni” appeared first on 55 News.

]]>
Pjesa teatrale “Copë-copë”, shfaqet në Teatrin “Migjeni” https://55news.al/kulture/pjesa-teatrale-cope-cope-shfaqet-ne-teatrin-migjeni/ Wed, 07 Nov 2018 11:46:28 +0000 https://new.55news.al/?p=65178 Shfaqja “Copë-copë” me regji të Zana Krasniqit e tekst të Blerta Zeqirit, rikthehet në qytetin e Shkodrës këtë të premte në orën 18:00 në Teatrin “Migjeni”. “Copë-Copë” bazohet në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje është edhe performuese në skenë, së bashku me aktoret profesioniste. Skena të […]

The post Pjesa teatrale “Copë-copë”, shfaqet në Teatrin “Migjeni” appeared first on 55 News.

]]>
Shfaqja “Copë-copë” me regji të Zana Krasniqit e tekst të Blerta Zeqirit, rikthehet në qytetin e Shkodrës këtë të premte në orën 18:00 në Teatrin “Migjeni”.

“Copë-Copë” bazohet në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje është edhe performuese në skenë, së bashku me aktoret profesioniste. Skena të dhunës në familje, martesës me dhunë, abortit me probleme shëndetësore dhe stigmatizimit lidhur me çështjet e adoptimit, paraqesin format e ndryshme të dhunës ndaj grave në shoqërinë kosovare.

Në të njëjtën hapësirë dhe kohë, aktoret dhe e mbijetuara gjejnë forcën dhe solidaritetin për t’u përballur me realitetin dhe për të vazhduar përpara.

Aktoret interpretuese janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

“Copë-Copë” është prezantuar tri herë në Prishtinë, një herë në Ferizaj, në Gostivar në festivalin teatral “Othelo”, në Beograd në festival “Mirëdita – Doberdan”, në Kukaj në EtnoFest ku është nderuar me tri çmime, si dhe në datën 26 nëntor, 2018 do prezantohet në Zagreb për të shënuar ditët e kulturës shqiptare atje. 

The post Pjesa teatrale “Copë-copë”, shfaqet në Teatrin “Migjeni” appeared first on 55 News.

]]>