teheran Archives - 55 News https://55news.al/tag/teheran/ Mon, 23 Apr 2018 13:34:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png teheran Archives - 55 News https://55news.al/tag/teheran/ 32 32 Makron bën deklaratën e fortë: Marrëveshja me Iranin nuk duhet… https://55news.al/globi/makron-ben-deklaraten-e-forte-marrveshja-me-iranin-nuk-duhet/ Mon, 23 Apr 2018 13:34:33 +0000 https://new.55news.al/?p=8512 Presidenti francez Emmanuel Macron, arriti këtë të hënë në Uashington për një vizitë me Presidentin amerikan Donald Trump për të folur në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ndërsa Macron u takua me Trump, qeveria iraniane u bëri thirrje udhëheqësve europianë të bindin Presidentin e ShBA-së Donald Trump të mos e prish marrëveshjen e vitit […]

The post Makron bën deklaratën e fortë: Marrëveshja me Iranin nuk duhet… appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti francez Emmanuel Macron, arriti këtë të hënë në Uashington për një vizitë me Presidentin amerikan Donald Trump për të folur në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Ndërsa Macron u takua me Trump, qeveria iraniane u bëri thirrje udhëheqësve europianë të bindin Presidentin e ShBA-së Donald Trump të mos e prish marrëveshjen e vitit 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërorë. Aleatët gjithashtu folën në mbështetje të tij.

Macron u shpreh të dielën se nuk kishte një “ Plan B” për të mbajtur në kontroll ambiciet bërthamore të Teheranit.

Ndërkohë edhe ministri I jashtëm Iranian Mohammed Javad Zarif u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që ta mbështesin atë.

“Është ose të gjitha ose asgjë. Liderët evropianë duhet të inkurajojnë Trump jo vetëm për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, por më e rëndësishme për të filluar zbatimin e pjesës së tij të marrëveshjes në mirëbesim “, – shkroi Zarif në llogarinë e tij në Twitter.

Marrëveshja arriti në mes të gjashtë fuqive, të cilat të përveç Gjermanisë janë të armatosura me armë bërthamore ndërsa Teherani vë kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Makron u shpreh të dielën në Fox News se është më mirë që marrëveshja të mbrohej se sa të zhdukej pasi nuk ka një tjetër më të mirë.

The post Makron bën deklaratën e fortë: Marrëveshja me Iranin nuk duhet… appeared first on 55 News.

]]>