Tehran Archives - 55 News https://55news.al/tag/tehran/ Mon, 13 Jan 2020 08:59:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Tehran Archives - 55 News https://55news.al/tag/tehran/ 32 32 VIDEOLAJM/ Forcat pro-qeveritare hapin zjarr mbi protestuesit https://55news.al/globi/videolajm-forcat-pro-qeveritare-hapin-zjarr-mbi-protestuesit/ Mon, 13 Jan 2020 08:59:27 +0000 https://new.55news.al/?p=138971 Forcat pro-qeveritare në Iran hapën zjarr mbi protestuesit në një shesh të Teheranit. Sipas Daily Mail, ky zhvillim vjen pikërisht pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos vrasë protestuesit. Pamjet e publikuara nga gazeta angleze tregojnë një grua të gjakosur nga një plagë me armë zjarri. Të tjera imazhe tregojnë […]

The post VIDEOLAJM/ Forcat pro-qeveritare hapin zjarr mbi protestuesit appeared first on 55 News.

]]>

Forcat pro-qeveritare në Iran hapën zjarr mbi protestuesit në një shesh të Teheranit.

Sipas Daily Mail, ky zhvillim vjen pikërisht pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos vrasë protestuesit.

Pamjet e publikuara nga gazeta angleze tregojnë një grua të gjakosur nga një plagë me armë zjarri.

Të tjera imazhe tregojnë një person të armatosur duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se gruaja mund të jetë vrarë jo shumë larg sheshit Azadi.

 

Tensionet në Iran u ndezën pasi regjimi pranoi se ka rrëzuar me raketë një avion pasagjerësh të Ukrainës.

Mijëra njerëz zbritën në shesh pasi 176 persona të pafajshëm humbën jetën nga rrëzimi i avionit.

Presidenti amerikan, Donald Trump postoi një mesazh solidariteti me protestuesit. “Bota po ju sheh, nuk mund të ketë një tjetër masakër mbi protestuesit paqësorë,” tha ai.

The post VIDEOLAJM/ Forcat pro-qeveritare hapin zjarr mbi protestuesit appeared first on 55 News.

]]>