tender Archives - 55 News https://55news.al/tag/tender/ Tue, 26 May 2020 11:56:04 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tender Archives - 55 News https://55news.al/tag/tender/ 32 32 ‘Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin 480 milionë lekë’ https://55news.al/politike/gjeneral-hashashi-dhe-edvin-hajduti-vjedhin-480-milione-leke/ Tue, 26 May 2020 11:56:04 +0000 https://new.55news.al/?p=162638 Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me fakte, emra, dokumenta, një super-vjedhje prej 480 milionë lekësh në Ministrinë e Brendshme me tenderin e uniformave policore. Ai ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë mbi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe Kryeministrin Edi Rama.  Në mesazhin e publikuar në Fb, Berisha shkruan: “Vidhen me dokumente 480 milionë lekë! Super skandal, […]

The post ‘Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin 480 milionë lekë’ appeared first on 55 News.

]]>

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me fakte, emra, dokumenta, një super-vjedhje prej 480 milionë lekësh në Ministrinë e Brendshme me tenderin e uniformave policore. Ai ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë mbi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe Kryeministrin Edi Rama. 

Në mesazhin e publikuar në Fb, Berisha shkruan:

“Vidhen me dokumente 480 milionë lekë! Super skandal, Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin me dokumente 480 milionë lekë. Me të drejtë mund të pyesni se, si po bëhet kjo vjedhje?

Autorët e saj kanë gjetur një mënyrë shumë të trashë, por tani që narkodrejtësia është në xhepin e kreut të narkoshtetit nuk ka nevojë të sofistikojmë. Prandaj hajdutët vepruan si vijon: Pasi shpallin tenderin e uniformave dhe e anuluan atë, sepse u kapën me presh në dorë, hapën më vonë procedurën e dytë.

Në procedurën e parë, që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, pra rreth 240,000 artikuj me pak – por hajnat shumën në dispozicion nuk ndryshojnë; ajo mbetet po 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH!

Kjo diferencë sipas ekspertëve lë një fitim neto prej 480.000.000 lekë për hajdutët kryesorë të kësaj vjedhjeje me këtë tender konkretisht të përfaqësuar nga famozi Plaurent Ndreca dhe Don Agaçio Dhuratmadhi!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor.

Këtu më poshtë po ju dërgoj historikun me fakt dhe dokumente të vjedhjes se 480,000,000 lekëve me një tender në Ministrinë e Brendshme me bekim të Kryeministrisë.

Rikthehet skandali i uniformave të policisë; loja e re me tenderin e madh në kohë pandemie.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bë protagonist duke vënë edhe “fytyrën e tij” në dhunën e paprecedentë që ushtruan rreth 1000 forca policore me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar, në dikasterin që drejton tenderët në dhjetëra milion euro vazhdojnë si në kohë normale.
Kështu kemi mësuar se është rikthyer skandali `i famshëm`, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Duket se planin gati 1 vjeçar të një grupi të strukturuar në ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me disa kompani dhe biznesmenë të lidhur me pushtetarë të lartë, po vihet në zbatim pikërisht tani në kohën `e jashtëzakonshme` të COVID-19.

Pas disa tentativave të cilat dështuan pas denoncimeve në media dhe opozitës, në datë 11 maj janë hapur zarfet e ofertuesve, por ende nuk është shpallur fituesi pasi një kompani turke ju ka prishur planin, për grabitjen e qindra milion lekëve.

Mësohet se prej 9 ditësh që nga surpriza e papritur që ju bëri një kompani turke me ofertën e saj shumë më të ulët se kompania që ishte paravendosur si fituese, në ministrinë e drejtuar prej Sandër Lleshajt, ka plasur zia dhe po përpilojnë të gjithë mundësitë se si të dalin nga situata bashkë me fitimin e majmë që kishin planifikuar, në kurriz të uniformave të policëve.

 

Por çfarë ka ndodhur me një tender të shumëpërfolur që në verën e vitit 2019, i cili u pezullua fillimisht pas plasjes së skandalit në publik, por duket se po finalizohet pikërisht në këto kohë pandemie?

Në fund të muajit korrik të vitit 2019 u publikua një investigim me fakte dhe dokumente për tenderin e uniformave për Policinë e Shtetit. Bëhej fjalë për procedura të dyshimta dhe fitues të paracaktuar.

Menjëherë pas kësaj pati reagime edhe nga Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i shtuan investigimit edhe fakte të tjera. Bëhej fjalë për një skemë mafioze dhe në lojë ishin rreth 23 milionë euro, në një dorë. Pak ditë më pas në fillim të muajit gusht reagoi në mënyrën e tij, “as mish as peshk”, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, i cili së bashku me Engjell Agaçin dhe sekretarin e Përgjithshëm të MB, Plarent Ndreca, u denoncuan si të përfshirë direkt në këtë aferë.

Edhe pse ministri Lleshaj mbrojti tenderin dhe akuzoi opozitën, dokumentet dhe faktet skandaloze të publikuara i detyruan që ta pezullojnë atë, deri sa të qetësohej situata. Dhe situata “e qetë” duket se ka qenë situata e jashtëzakonshme me rastin e pandemisë, në të cilën në fakt janë të ndaluar tenderat në shuma kaq të mëdha të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Covid-10 dhe shërbime urgjente të domosdoshme.

Por duket se ashtu siç kanë bërë me shumë tender të tjerë skandalozë të denoncuar tashmë dhe njësoj si vepruan për prishjen e Teatrit Kombëtarë, në mes të pandemisë u shpall data e dorëzimit të ofertave, por duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe grabitjen.

Gjithçka filloi pas një investigimi të publikuar në ditët e fundit të korrikut 2019, sipas të cilit kompania shqiptare, pjesë e tregut të uniformave te Policisë së Shtetit prej 26 vitesh ,”Gjergjefi shpk” u akuzua se ishte paracaktuar si fitues i tenderit me vlerë 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, të publikuar më datë 26.07.2019. U zbulua se specifikimet e kërkesës, ishin shkruar pikërisht për këtë biznes.

Duke qenë se denoncimi ishte i kopsitur me fakte dhe dokumente dhe bëri bujë të madhe në opinion, kupola e ministrisë së Brendshme u detyrua që të anulojë procedurat, që në fazën e parë të zhvillimit ku ishin eliminuar në mënyrë selektive edhe 3 kandidatë pjesëmarrës.

Por ky tender do të rihapej sërish në 5.11.2019, këtë herë me ndryshime edhe më skandaloze që mundësojnë vjedhje të hapur, nga një fitues tjetër i paracaktuar. Kështu në procedurën e re është bërë një ulje drastike e sasisë së artikujve për uniformën e policisë që kërkohen të blihen nga ai që do të shpallej fitues, por “çuditërisht” shuma në dispozicion nuk ndryshon.

Diferenca që po tentohet që të grabitet shqeto është plot, 480,000,000, lekë me Tvsh. Kandidatët për ta fituar deri më tani janë grupi i strukturuar brenda ministrisë së Brendshme dhe “krushqit” kroatë në bashkëpunim me ortakët shqiptarë “D&E shpk” të denoncuar edhe më herët nga opozita.

Mësoni, se çfarë kanë bërë!

Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, por shuma në dispozicion nuk ndryshon; ajo është po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH! Kjo diferencë sipas ekspertëve që konsultojmë lë një fitim shqeto prej 480.000.000 lek për ustallarët e këtij tenderi.

Theksojmë që kjo procedurë, ishte e ndarë në 2 faza. E para që bëri filtrimin e kompanive nga ana ligjore dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e anës teknike dhe ekonomike.

Por çfarë ndodhi, siç e kemi shpjeguar edhe në investigimin e parë?!

U eliminuan kompanitë me kapacitete prodhuese të larta dhe me eksperiencë shumëvjeçare që në fazën e parë, duke i hapur kështu rrugën një abuzimi gjigant, i cili doli në dritë shumë shpejt ndaj edhe u detyruan që ta pezullojnë përkohësisht.

Pas disa muajve “pushim” vihet në zbatim “Plani B”, nga të njëjtët organizatorë të cilët kërkojnë me patjetër të nxjerrin miliona nga uniformat e policëve të i përdorin si “mish për top” për të rrahur qytetarët që protestojnë dhe ende nuk ju kanë dhënë as paratë e orëve shtesë të shërbimit. Ky plan modifikua dhe u justifikua edhe një herë, me ndryshime në planifikimin kohor dhe specifikimet teknike të veshjeve.

Kështu në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.

Sqarojmë se, dy nga kandidatët kompani të huaja të cilat ishin kualifikuar për Fazën II, kishin paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim bëhej i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.

Për sa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njoftonte gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për fondin limit prej 2,800,347,570 lekë të reja për blerje uniformash dhe këpucësh për policinë, ndryshonte për: Datë 11/05/2020, Ora: 11:00.

Pra në datën 11 maj u hapën ofertat, por vlerësuesit nuk po ju besonin syve. Renditja sipas çmimit më të ulët të ofruar ishte kjo:

1. Genç Taahhüt Giyim Tekstil insaat San. Ve Tic. Ltd. Sti, me; 1,980,197,270 Lekë pa TVSH – 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

2. Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”; 2,799,433,400 Lekë pa TVSH – 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit

3. Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.

2,898,350,600 Lekë pa TVSH- 1970000 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

Fituesi nuk është shpallur ende dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë tender skandaloz që nisi që në gjenezë si korruptim.

Firma “Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil ?n?aat San. Ve Tic. Ltd. Sti”, me vlerën ekonomike që ka ofruar, duket se ju ka prishur planet për ndarjen e 480,000,000 lekë të rejave, nga tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Kanë gati 10 ditë që po mendohen se çfarë, do të bëjnë me këtë situatë.

Burime brenda ministrisë së Brendshme kanë deklaruar, se me ndërhyrjen e ministrit Lleshaj dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, po bëhen përpjekje maksimale, për të skualifikuar firmën turke duke i gjetur disa “kleçka” në vlerësim, vetëm e vetëm se ka bërë një ofertë konkurruese shumë herë më të ulët se kompania e paracaktuar.

Do të shpallet fituese kompania turke; do të skualifikohet ajo dhe vendi i dytë “që duhet” do të kapë tenderin, apo do të anulohet plotësisht sërish procedura për tu nisur nga fillimi për herë të tretë?!

Çfarë do që të ndodhë nga të tre variantet, ky tender tashmë është një skandal dhe abuzim aq flagrant sa që vetëm SPAK ka tagër për ti vënë vulën.

Në vijim ju mundësojmë edhe dosjen e plotë të këtij tenderi grabitqarë, ku është përfshirë kupola e ministrisë së Brendshme dhe krahu i djathtë në këto lloj punësh i kryeministrit.

The post ‘Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin 480 milionë lekë’ appeared first on 55 News.

]]>
’20 mijë euro një ndenjëse/ Vjedhje tinzare e fondit 11 milionë euro per Operan’ https://55news.al/politike/20-mije-euro-nje-ndenjese-vjedhje-tinzare-e-fondit-11-milione-euro-per-operan/ Sat, 23 May 2020 17:22:53 +0000 https://new.55news.al/?p=162308 Pak ditë më parë, teksa protestohej kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama do të inspektonte punimet në Teatrin e Operas dhe Baltetit.  Shefi i qeverisë foli për punë dhe suksese, por ajo që publikon ish kryeministri Sali Berisha rrëzon gjithçka. Përmes një postimi në Facebook Berisha shprehet se, për një ndjenjes në TOB […]

The post ’20 mijë euro një ndenjëse/ Vjedhje tinzare e fondit 11 milionë euro per Operan’ appeared first on 55 News.

]]>
Pak ditë më parë, teksa protestohej kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama do të inspektonte punimet në Teatrin e Operas dhe Baltetit. 

Shefi i qeverisë foli për punë dhe suksese, por ajo që publikon ish kryeministri Sali Berisha rrëzon gjithçka.

Përmes një postimi në Facebook Berisha shprehet se, për një ndjenjes në TOB janë shpenzuar plot 20 mijë euro.

Postimi i plotë i Berishës:

 

Vjedhje tinzare e fondit 11 milione euro per Operan! Per nje ndenjese shpenzohen 20 mije euro!

Miq, nje tym i zi po del nga teatri i Operas!

Nje fond prej 11 milion euro u shperdorua dhe u vodh per rikostruksionin e theatrit te Operas nga Edvin Kristaq Hajduti dhe banda e tij!
Me 11 milione euro me çmimet e Shqiperise mund te ndertohej nga themelet nje theater i Ri per operan dhe baletin.

Kurse Edvin Hajduti dhe banda e tij caktoi nje fond prej 11 milione euro per rifreskimin apo rikonstrksionin e salles, skenes dhe anekseve. Po shtoj ketu se pak vite me pare me nje fond prej 2 milion dollare u vendos ngrohja e theatrit dhe u rifreskua salla, skena dhe mjediset e saj!

Me fondin prej 11 milione euro te shperdoruar dhe vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon te jene shpenzuar 22000 € per ndenjese pasi theatri ka gjithsej 500 te tilla. Shuma e shperdoruar eshte e barabarte me 250 kg flori 24 karat, te cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma per larjen me ar dhe riprarimin e salles, ndenjeseve, skenes, prapaskenes, madje edhe WC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca.

I kapur me presh ne dore ne kete vjedhje klamoroze dhe per ta fshehur ate, Edvin Hajduti, njelloj si krimineli ka si magnet vendin e krimit, brenda nje jave vistitoi publikisht dy here sallen e vjedhjes se madhe te miliona eurove. Nje here e vizitoi fill pas shembjes se theatrit dhe heren tjeter per ti hequr eren e vedhjes qe po kundermon ne te kater anet vendosi aty tuletin e Kol Balles duke besuar se me eren e forte te tualetit do shuaj ate te korrupsionit!

Thirrja ime eshte per shoqerine civile te hetoj kete vjedhje klamoroze dhe ti bejme gjyqin pubik Edvin Hajdutit dhe vjedhesve te tij! 

The post ’20 mijë euro një ndenjëse/ Vjedhje tinzare e fondit 11 milionë euro per Operan’ appeared first on 55 News.

]]>
Kuvendi hapi 4 tendera brenda 3 javëve, 14 mln lekë për mbrojtjen e deputetëve https://55news.al/politike/kuvendi-hapi-4-tendera-brenda-3-javeve-14-mln-leke-per-mbrojtjen-e-deputeteve/ Wed, 06 May 2020 15:19:32 +0000 https://new.55news.al/?p=159620 Edhe pse çdo të enjte i shohim në paradë veshjesh e së fundmi edhe në një paradë maskash, Kuvendi ka gjetur momentin për të hapur plot 4 tendera brenda një periudhe 3 javorë për të blerë mjete mbrojtëse për deputetët. Qytetarët thonë se pas kësaj fshihet korrupsioni. Për nevojat e luftës në të cilën ndodhet […]

The post Kuvendi hapi 4 tendera brenda 3 javëve, 14 mln lekë për mbrojtjen e deputetëve appeared first on 55 News.

]]>
Edhe pse çdo të enjte i shohim në paradë veshjesh e së fundmi edhe në një paradë maskash, Kuvendi ka gjetur momentin për të hapur plot 4 tendera brenda një periudhe 3 javorë për të blerë mjete mbrojtëse për deputetët. Qytetarët thonë se pas kësaj fshihet korrupsioni.

Për nevojat e luftës në të cilën ndodhet vendi deputetët vendosën të heqin dorë nga gjysma e pagës së tyre dhe e vendosen atë në dispozicion të buxhetit të shtetit.

Por kjo nuk ka bërë që ata të heqin dorë nga përfitimet që marrin prej statusit që kanë, ku futen pagesa e telefonit, pagesa e qerasë së shtëpisë apo pagesa e karburantit të automjeteve që përdorin. E sikur të mos mjaftonte kjo Kuvendi ka menduar të lehtësojë për deputetët edhe kostot e blerjes së maskave e dorezave, që në fakt kushtojnë aq sa për ligjvënësit është mëse e përballueshme me pagën që marrin, edhe pse të përgjysmuar.

Madje edhe punonjësit e policisë, që marrin një pagë modeste, i blejnë vetë mjetet mbrojtëse.

Duke qenë se në seancë plenare lejohen të marrin pjesë të gjithë deputetët, Kuvendi do sigurojë që ata dhe punonjësit e administratës të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Për këtë arsye janë hapur 4 tendera brenda një periudhe 3 javore me një fond limit prej më shumë se 14 milionë lekësh.

Qytetarët akuzojnë se kjo është një padrejtësi dhe pas gjithë kësaj fshihet një korrupsion i madh.

“Duan të kenë sa më shumë përfitime për veten”

“Në periudha krize gjithmonë ka ekzistuar ideja të rrjepim sa më shumë”

“Është e pallogjikshme, polici ta blejë vetë, qytetari ta blejë vetë, kurse ata ta blejnë me paratë tonë”

Tenderi më i fundit është mbyllur ditën e hënë ndërkohë që për të gjithë tenderat e zhvilluar nuk rezulton asnjë nga dokumentet e njoftimit online, vetëm ftesa për ofertë dhe të dhënat kryesore të secilit tender.

The post Kuvendi hapi 4 tendera brenda 3 javëve, 14 mln lekë për mbrojtjen e deputetëve appeared first on 55 News.

]]>
Dokumentet ekskluzive/ Ja kompania që fitoi tenderin 1.5 mln euro te ushqimeve https://55news.al/politike/dokumentet-ekskluzive-ja-kompania-qe-fitoi-tenderin-1-5-mln-euro-te-ushqimeve/ Wed, 06 May 2020 13:49:14 +0000 https://new.55news.al/?p=159602 Eurovia shpk, kompania nga Maqedonia e Veriut, që fitoi tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimeve në Shqipëri është themeluar në shtator të vitit 2016. SYRI.net publikon dokumentet ekskluziv te themelimit si dhe statutin e shoqërisë Eurovia, e cila është pjese grupit ‘Adel Co’, të zotëruar nga Elmedin Ademi. Sipas ekstraktit të siguruar nga […]

The post Dokumentet ekskluzive/ Ja kompania që fitoi tenderin 1.5 mln euro te ushqimeve appeared first on 55 News.

]]>
Eurovia shpk, kompania nga Maqedonia e Veriut, që fitoi tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimeve në Shqipëri është themeluar në shtator të vitit 2016.

SYRI.net publikon dokumentet ekskluziv te themelimit si dhe statutin e shoqërisë Eurovia, e cila është pjese grupit ‘Adel Co’, të zotëruar nga Elmedin Ademi.

Sipas ekstraktit të siguruar nga zyra e regjistrimit të biznesit në Maqedoninë e Veriut, objekti i vetëm i shoqërisë është ai i ndërtimit të objekteve të ndërtimit të ulët.

Por pavarësisht se është themeluar me këtë objekt veprimtarie, Eurovia shpk u bë e njohur për publikun shqiptar kur fitoi pa garë, tenderin e mbyllur me vlerë 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për blerjen e ushqimeve për të asistuar familjet e varfra gjatë pandemisë.

Ky tender u denoncua nga opozita si një aferë korruptive, për të cilën Partia Demokratike ka dorëzuar padi edhe ne SPAK.

Kallëzimi në SPAK

Sipas kallëzimit penal të dorëzuar në SPAK, PD ka kërkuar nisjen e hetimit për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria ‘EUROVIA’ shpk, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria ‘XPERT SYSTEMS’ sh.p.k., me administrator Renald Gova.

PD në kallëzim shprehet se janë 6 vepra penale të konsumuara prej të akuzuarve:  ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, ‘Shpërdorimit të detyrës’, ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror’.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë.

‘Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj ‘tregtimin e ushqimeve’, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:

Si e identifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtpërdrejtë?

2- Çfarë eksperience kishte kjo kompani kompjuterësh në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?’ – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar ‘Ftesë për Ofertë’ kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar.

‘Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qenë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informacion paraprak, si dhe kanë qenë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë’, – thuhet në kallëzimin e PD.

The post Dokumentet ekskluzive/ Ja kompania që fitoi tenderin 1.5 mln euro te ushqimeve appeared first on 55 News.

]]>
PD publikon dokumentin: Tenderi për letra higjenike klasifikohet sekret shtetëror https://55news.al/politike/pd-publikon-dokumentin-tenderi-per-letra-higjenike-klasifikohet-sekret-shteteror/ Sat, 25 Apr 2020 15:50:20 +0000 https://new.55news.al/?p=157837 Partia Demokratike denoncoi sot të tjera abuzime me tenderat gjatë kohës së pandemisë. Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se janë të paktën 10 tendera që janë klasifikuar sekret shtetëror. Mes tenderave bie në sy siglimi si sekret shtetëror edhe i tenderit për letra higjenike. “Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë […]

The post PD publikon dokumentin: Tenderi për letra higjenike klasifikohet sekret shtetëror appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike denoncoi sot të tjera abuzime me tenderat gjatë kohës së pandemisë. Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se janë të paktën 10 tendera që janë klasifikuar sekret shtetëror. Mes tenderave bie në sy siglimi si sekret shtetëror edhe i tenderit për letra higjenike.

“Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes k;tyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.

 

Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje”,- tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Përfaqësuesi i PD-së deklaroi se të gjitha tenderat që ka zhvilluar qeveria gjatë ditëve të pandemisë janë kryer në shkelje të ligjit.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali i vjedhjes me kontratat e tij sekrete edhe për letrat higjenike. Por faktet janë aty.  Ai bleu respiratorë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3 fishin e çmimit të tregut dhe prapë u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara, shpall në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat për blerjen e letrës higjienike dhe 9 të tjera që nuk kanë asnjë arsye për të qenë sekrete, në shkelje flagrante me ligjin”,- tha Sekretari i PD.

Bardhi i bëri thirrje prokurorisë dhe SPAK që të nisë pa vonesë hetimet ndaj këtyre abuzimeve të rënda.

“Të dashur bashkëqytetarë, secili prej jush nuk po vuan vetëm nga virusi, siç po vuan në fakt e gjithë bota, por mbi të gjitha po vuani nga një Qeveri e korruptuar dhe një Kryeministër i dështuar. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

The post PD publikon dokumentin: Tenderi për letra higjenike klasifikohet sekret shtetëror appeared first on 55 News.

]]>
Tender horror/ Agjencia e Funeraleve e Veliajt parashikon 5-fishin e viktimave nga Covid-19. Abuzim? https://55news.al/politike/tender-horror-agjencia-e-funeraleve-e-veliajt-parashikon-5-fishin-e-viktimave-nga-covid-19-abuzim/ Wed, 22 Apr 2020 12:19:21 +0000 https://new.55news.al/?p=157314 Nga Boldnews.al Deri mesditën e kësaj të Mërkure, Shqipëria numëron 27 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19. Por, Agjencia e Funeraleve, një ndërmarrje shtetërore në varësi të Bashkisë së Tiranës, parashikon që numri i personave që do të humbasin jetën do të jetë të paktën edhe 5 herë më i lartë. Dhe kjo, vetëm […]

The post Tender horror/ Agjencia e Funeraleve e Veliajt parashikon 5-fishin e viktimave nga Covid-19. Abuzim? appeared first on 55 News.

]]>
Nga Boldnews.al

Deri mesditën e kësaj të Mërkure, Shqipëria numëron 27 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Por, Agjencia e Funeraleve, një ndërmarrje shtetërore në varësi të Bashkisë së Tiranës, parashikon që numri i personave që do të humbasin jetën do të jetë të paktën edhe 5 herë më i lartë. Dhe kjo, vetëm për kryeqytetin.

Të paktën, kjo dallohet në një tender të shpallur në orët e fundit nga kjo strukturë në varësinë e Veliajt, me objekt “Blerje arkivolë për përballimin e Covid-19”.

Agjencia e Funeraleve ka porositur 135 arkivolë për përballimin e korona-virusit.

Shifrat e parashikuara në tender dhe sidomos llojet e arkivolëve, janë edhe më të frikshme, duke dëshmuar, më së paku papërgjegjshmëri të hartuesve të tij.

Tenderi horror
Autoriteti kontraktor, Agjencia e Shërbimeve Funerale, do të zhvillojë procedurën e prokurimit “Blerje arkivola për përballimin e COVID-19”, në datë 24 Prill 2020.

Agjencia e Funeraleve në Bashkinë e Tiranës kërkon të blejë plot 136 arkivolë.

Nga kjo sasi, autoriteti kontraktor kërkon që arkivolët të jenë të përmasave të ndryshme. Konkretisht, kërkohet të blihen 56 arkivolë të vegjël, për fëmijë deri në 1 vjeç; 75 copë arkivolë të mëdhenj të madhësive standarte dhe 5 copë arkivolë më të mëdhenj se standarit.

Agjencia e Shërbimeve Funerale nuk ka vendosur fond limit për këtë tender. Megjithatë, mungesa e shifrës financiare është problemi më i vogël në këtë “tender horror”.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/04/1-14-445×420.jpg 445w” data-lazy-loaded=”1″ sizes=”(max-width: 600px) 100vw, 600px” style=”box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;”>

Në bazë të dokumentave zyrtare, mund të aludohet për dy elementë;
– ose administrata e Erion Veliajt parashikon rritje të shumëfishtë të viktimave nga COVID-19 në Tiranë;
– ose, vartësit e Veliajt në Agjencinë e Shërbimeve Funerale po shohin mundësinë për të “kapur çfarë të kapin” në këtë situatë pandemie.

Ndër dy variantet, “Boldnews.al” anon më shumë nga varianti që Agjencia e Shërbimeve Funerale ka zgjedhur të bëj ndonjë ‘qokë” ndaj kompanive private të shërbimit funeral.

Pasi, shifrat e arkivolëve që ajo ka porositur, nuk lidhen aspak me situatën aktuale të pasojave të Covid-19 jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në të dhënat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë deri në 22 Prill 2020, rezulton se, “në total, janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 27 qytetarë”.

Në listën e personave që kanë humbur jetën, fatmirësisht, nuk rezulton asnjë fëmijë. Por, kjo nuk e ka ndaluar Agjencinë e Shërbimeve Funerale që të porosisë plot 56 arkivolë për të mitur deri në 1 vjeç, me argumentin “për të përballur Covid-19”.

Po ashtu, në bazë të të dhënave zyrtare, Tirana, territor në të cilën vepron Agjencia e Shërbimeve Funerale që ka shpallur tenderin, numëron, në total që nga dita e parë, 256 persona të prekur, nga të cilët 15 kanë humbur jetën, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë shëruar.

The post Tender horror/ Agjencia e Funeraleve e Veliajt parashikon 5-fishin e viktimave nga Covid-19. Abuzim? appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Alibeaj: Rama ia dha tenderin e ushqimeve kompanisë së basteve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij https://55news.al/politike/video-alibeaj-rama-ia-dha-tenderin-e-ushqimeve-kompanise-se-basteve-ja-pyetjet-qe-presin-pergjigje-prej-tij/ Sat, 04 Apr 2020 15:41:23 +0000 https://new.55news.al/?p=154184 Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Rama të japë llogari për tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve, përse ky tender ndërkohë që në Shqipëri ka 35 mijë kompani ushqimore, iu dha një kompanie bastesh dhe kompjuterash. Ndërkohë që Alibeaj i ka parashtruar edhe disa pyetje Ramës, për të cilat ky i […]

The post VIDEO/ Alibeaj: Rama ia dha tenderin e ushqimeve kompanisë së basteve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Rama të japë llogari për tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve, përse ky tender ndërkohë që në Shqipëri ka 35 mijë kompani ushqimore, iu dha një kompanie bastesh dhe kompjuterash.

Ndërkohë që Alibeaj i ka parashtruar edhe disa pyetje Ramës, për të cilat ky i fundit duhet të japë llogari. 

‘Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë.  Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali. ‘

 

The post VIDEO/ Alibeaj: Rama ia dha tenderin e ushqimeve kompanisë së basteve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij appeared first on 55 News.

]]>
Tenderi për ushqimet, PD: Rama të japë llogari se pse ia besoi kompanisë maqedonase të kompjuterëve pa asnjë ditë eksperiencë https://55news.al/politike/tenderi-per-ushqimet-pd-rama-te-jape-llogari-se-pse-ia-besoi-kompanise-maqedonase-te-kompjutereve-pa-asnje-dite-eksperience/ Fri, 03 Apr 2020 15:26:07 +0000 https://new.55news.al/?p=154015 Partia Demokratike ka lëshuar një sërë akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit nuk ka bërë transparencë për tenderin e ushqimeve. Në një dalje publike për mediat, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thekson se sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve. Në […]

The post Tenderi për ushqimet, PD: Rama të japë llogari se pse ia besoi kompanisë maqedonase të kompjuterëve pa asnjë ditë eksperiencë appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike ka lëshuar një sërë akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit nuk ka bërë transparencë për tenderin e ushqimeve. Në një dalje publike për mediat, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thekson se sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve.

Në emër të PD-së Alibeaj tha se Rama refuzon të japë llogari për tenderin e ushqimeve, dhe të tregojë arsyen se pse vendosi t’ia japë atë një kompanie kompani kompjuterësh në Maqedoni, pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.
Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit.
Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje.

 

Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë!
Duan që mes klientëve dhe shqiptarëve, Edi Rama të vendosë të parët shqiptarët.
Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë të thjeshta:
1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?
2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?
3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?
Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve.
Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve.
 

The post Tenderi për ushqimet, PD: Rama të japë llogari se pse ia besoi kompanisë maqedonase të kompjuterëve pa asnjë ditë eksperiencë appeared first on 55 News.

]]>
SKANDALI/ PD: Kompania kompjuterike e shtoi tregtinë e ushqimeve 6 ditë para tenderit https://55news.al/politike/skandali-pd-kompania-kompjuterike-e-shtoi-tregtine-e-ushqimeve-6-dite-para-tenderit/ Thu, 02 Apr 2020 12:52:38 +0000 https://new.55news.al/?p=153753 Partia Demokratike iu përgjigj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila nuk dha asnjë shpjegim për tenderin skandaloz prej 1.5 milionë euro për ushqime, i cili u fitua nga një kompani kompjuterësh nga Maqedonia. Në vend të kësaj, Xhaçka sulmoi opozitën. Pas deklaratës së tij, reagoi edhe selia blu. “Edi Rama dhe Olta Xhaçka nuk bënë […]

The post SKANDALI/ PD: Kompania kompjuterike e shtoi tregtinë e ushqimeve 6 ditë para tenderit appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike iu përgjigj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila nuk dha asnjë shpjegim për tenderin skandaloz prej 1.5 milionë euro për ushqime, i cili u fitua nga një kompani kompjuterësh nga Maqedonia. Në vend të kësaj, Xhaçka sulmoi opozitën.

Pas deklaratës së tij, reagoi edhe selia blu. “Edi Rama dhe Olta Xhaçka nuk bënë transparencë pse i dhanë tenderin e ushqimeve një kompanie kompjuterash në Maqedoni. Gjuha e urrejtjes ndaj opozitës nuk mbulon abuzimet,” tha ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEKD ALIBEAJ

Të dashur qytetarë, 

 

Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj. 

• Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterash në Maqedoni?

• Kush fshihet pas saj?

Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje.

Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është  sulmi.

Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka.

Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni.

Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milonë eurove, që jane taksapaguesit shqiptarë: 

1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia?

2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit?

3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë?

Asnjë sulm me gjuhë urrejtje dhe asnjë shpifje kundër opozitës që po mbron interesat e shqiptarëve, nuk mbulon apo justifikon abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte.

Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe të nisin menjëherë hetimin e kësaj çështje.

The post SKANDALI/ PD: Kompania kompjuterike e shtoi tregtinë e ushqimeve 6 ditë para tenderit appeared first on 55 News.

]]>
SKANDALI/ Xhaçka nuk sqaron tenderin dhe ‘bën një tjetër mashtrim’ https://55news.al/politike/skandali-xhacka-nuk-sqaron-tenderin-dhe-ben-nje-tjeter-mashtrim/ Thu, 02 Apr 2020 12:22:45 +0000 https://new.55news.al/?p=153743 Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli në një konferencë për mediat për të sqaruar akuzat e hedhura nga opozita se i ka dhënë një tender prej 1.5 milionë eurosh një kompania të specializuar në kompjutera. Kjo kompani duhet të bëjë furnizimin me ushqim të Rezervave të Shtetit. Skandali bëhet i madh kur e mendon se […]

The post SKANDALI/ Xhaçka nuk sqaron tenderin dhe ‘bën një tjetër mashtrim’ appeared first on 55 News.

]]>
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli në një konferencë për mediat për të sqaruar akuzat e hedhura nga opozita se i ka dhënë një tender prej 1.5 milionë eurosh një kompania të specializuar në kompjutera. Kjo kompani duhet të bëjë furnizimin me ushqim të Rezervave të Shtetit. Skandali bëhet i madh kur e mendon se janë qindra e mijëra kompani ushqimesh në vend, por shumën e majme duhet ta marrë pa garë një kompani e regjistruar vetëm një vit më parë në Shqipëri, e cila merret me pajisje elektronike.

Xhaçka nuk sqaroi asgjë nga këto, por tha se këtë procedurë të përshpejtuar ia njeh ligji.

“Në kushtet e fatkeqësisë së shpallur dhe me ngritjen e mekanizmit humanitar për ndihmat ushqimore për kategoritë në nevojë, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë urgjente në datë 25 mars, pas 24 orësh, hapi sipas ligjit procedurën e blerjes së këtyre mallrave. Pra,brenda 24 orëve të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.

Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe,” tha ajo.

Megjithatë, më tej ajo bëri edhe një tjetër mashtrim. “Operacioni humanitar po ndihmon 600 familje në nevojë,” tha ajo.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ky është një skandal, pasi në regjistrin e shtetit janë gjithsej 740 mijë familje.

“Narkoqeveritarët, sa më shumë vjedhin, aq më shumë mashtrojnë!

Miq, ndrikull Xhaçka, e kapur me presh në dorë me tenderin e ushqimeve që ia dhuroi një kompanie që nuk merrej me ushqimet, u deklaron shqiptareve për të mbuluar skandalin e vjedhjes në epideminë e Covid-19 se operacioni humanitar po ndihmon 24 orë 600 mijë familje. Mirëpo në regjistrat e shtetit shqiptar sipas regjistrimit të fundit, në Shqipëri ekzistojnë gjithsej 740 mijë familje!

Miq, këta narkoqeveritarë sa më shumë vjedhin, aq më shumë mashtrojnë,” shkruan Berisha.

The post SKANDALI/ Xhaçka nuk sqaron tenderin dhe ‘bën një tjetër mashtrim’ appeared first on 55 News.

]]>