tenderet Archives - 55 News https://55news.al/tag/tenderet/ Wed, 20 Feb 2019 15:27:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tenderet Archives - 55 News https://55news.al/tag/tenderet/ 32 32 Tenderët, institucionet nuk respektojnë specifikimet teknike, problem edhe marrja në dorëzim https://55news.al/aktualitet/tenderet-institucionet-nuk-respektojne-specifikimet-teknike-problem-edhe-marrja-ne-dorezim/ Wed, 20 Feb 2019 15:27:51 +0000 https://new.55news.al/?p=86580 Agjencia e Përgjithshme e Prokurimeve u ka tërhequr së fundmi vëmendjen institucioneve që të jenë të kujdesshme lidhur me tenderët, pasi nga formularët standard të dërguar lidhur me zbatimin e kontratave dhe monitorimet janë vënë re problematika të lidhura me disa aspekte. Së pari APP vlerëson se nga ana e institucioneve bëhet marrja në dorëzim […]

The post Tenderët, institucionet nuk respektojnë specifikimet teknike, problem edhe marrja në dorëzim appeared first on 55 News.

]]>
Agjencia e Përgjithshme e Prokurimeve u ka tërhequr së fundmi vëmendjen institucioneve që të jenë të kujdesshme lidhur me tenderët, pasi nga formularët standard të dërguar lidhur me zbatimin e kontratave dhe monitorimet janë vënë re problematika të lidhura me disa aspekte.

Së pari APP vlerëson se nga ana e institucioneve bëhet marrja në dorëzim e mallrave apo artikujve objekt prokurimi, duke mos u shoqëruar me procesverbalin e marrjes në dorëzimi dhe fletëhyrjen konform legjislacionit në fuqi. “Për këtë qëllim sjellim në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të dokumentojnë marrjen në dorëzim të objektit të prokurimit nëpërmjet mbajtjes së dokumentacionit përkatës që parashikon legjislacioni në fuqi”, – thuhet në dokumentin e APP.

Nga ana tjetër, kjo e fundit nënvizon se mallrat apo artikujt objekt kontrate, të paraqitura nga operatori ekonomik fitues, nuk janë sipas specifikimeve teknike pjesë e dokumenteve të tenderit mbi bazën e të cilave është paraqitur, vlerësuar dhe shpallur fitues operatori ekonomik. Në këtë rast APP thekson se autoritetet kontraktore që të verifikojnë mallrat/artikujt objekt kontrate të dorëzuara nga kontraktori, nëse ato janë në përputhje me specifikimet teknike të vendosura në dokumentet e tenderit mbi bazën e të cilave është konkurruar.

APP nënvizon se ka konstatuar se autoritetet kontraktore përfituese nuk respektojnë afatin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik për dërgimin e formularit të njoftimit të kontratës së nënshkruar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

“Sjellim në vëmendje të autoriteteve kontraktore se duhet të respektojnë afatin e përcaktuar në nenin 6 të VKM ku shprehimisht përcaktohet se: “Në rastin e prokurimit të përqendruar, autoritetet kontraktore përfituese duhet të dërgojnë njoftimin e kontratës së lidhur pranë organit qendror të blerjes jo më vonë se 5 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Organi qendror blerës dërgon për publikim Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e kontratës së lidhur jo më vonë se 5 ditë pas marrjes së këtij njoftimi nga autoriteti kontraktor”, thuhet në shkresën e APP.

The post Tenderët, institucionet nuk respektojnë specifikimet teknike, problem edhe marrja në dorëzim appeared first on 55 News.

]]>
APP, hetim për tenderët, nga kriteret përjashtuese te konflikti i interesit, masë disiplinore për 44 punonjës https://55news.al/aktualitet/app-hetim-per-tenderet-nga-kriteret-perjashtuese-te-konflikti-i-interesit-mase-disiplinore-per-44-punonjes/ Fri, 28 Sep 2018 04:59:33 +0000 https://new.55news.al/?p=52925 Agjencia e Prokurimit Publik ka propozuar për 44 punonjës masa disiplinore, nga të cilët 42 për shkak të rolit të tyre në tenderë me vlerë të vogël dhe dy të tjerë për hartimin e kritereve të pranimit dhe specifikimeve teknike. Në një publikim të bërë së fundmi, APP vëren se janë verifikuar për aspektin ligjor […]

The post APP, hetim për tenderët, nga kriteret përjashtuese te konflikti i interesit, masë disiplinore për 44 punonjës appeared first on 55 News.

]]>
Agjencia e Prokurimit Publik ka propozuar për 44 punonjës masa disiplinore, nga të cilët 42 për shkak të rolit të tyre në tenderë me vlerë të vogël dhe dy të tjerë për hartimin e kritereve të pranimit dhe specifikimeve teknike. Në një publikim të bërë së fundmi, APP vëren se janë verifikuar për aspektin ligjor 16 subjekte, që kanë kryer procedura prokurimi nga shkurti deri në maj me një vlerë të vogël.

“Në kuadër të këtij monitorimi, APP ka konstatuar mangësi të ndryshme të autoriteteve në zbatimin e ligjit të prokurimeve publike, si dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. APP, në të gjitha procedurat e monitoruara, ka konstatuar mungesën e argumentimit të specifikimeve teknike dhe kritereve të veçanta të kualifikimit të përcaktuara nga autoritetet kontraktore në ftesën për ofertë”, thuhet në raportin e monitorimit.

Një tjetër konstatim i bërë nga APP lidhet me vendosjen e kritereve përjashtuese, duke kufizuar nga gara numrin e operatorëve.

“Problematikë tjetër e evidentuar në disa procedura të këtij Plani Monitorimi është vendosja e kritereve, të cilat janë të panevojshme dhe jo në përputhje me objektin dhe përmasat e objektit të prokurimit, në kundërshtim me nenin 46 të Ligjit “Për prokurimin publik”. Autoritetet kontraktore kërkojnë në ftesën për ofertë një numër të madh dokumentesh, si certifikata ISO licenca dhe leje mjedisore kontrata pune të shoqëruara me librezat e punës dhe ato shëndetësore, për punonjësit e kërkuar ndërkohë që këto dokumente, nuk kanë qenë të lidhura me objektin e kontratës”, thuhet në dokumentin e APP.

Mënyra sesi përllogaritet fondi limit në tenderët me vlerë të vogël duket se është një tjetër pikë kritike e Agjencisë së Prokurimit për institucionet publike. Shumica e institucioneve nuk argumentojnë sesi bëjnë përllogaritjen e vlerës për fondin limit, ndërkohë që ky është një detyrim ligjor ku institucionet duhet të paraqesin edhe mënyrën sesi e kanë bërë përllogaritjen.

Në shumë raste, sipas APP, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk deklarojnë për konfliktin e interesit në një procedurë, duke e anashkaluar këtë, ndërkohë që me ligj ata duhet të bëjnë një deklaratë.

The post APP, hetim për tenderët, nga kriteret përjashtuese te konflikti i interesit, masë disiplinore për 44 punonjës appeared first on 55 News.

]]>
Tenderët – APP, “shuplakë” institucioneve: Kërkohen dokumente të panevojshme https://55news.al/aktualitet/tenderet-app-shuplake-institucioneve-kerkohen-dokumente-te-panevojshme/ Tue, 04 Sep 2018 10:07:21 +0000 https://new.55news.al/?p=46537 Agjencia e Prokurimit Publik pranon faktin se autoritetet konktratkore përdorin kritere skualifikuese apo që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke reduktuar konkurrencën në tenderët që kanë si objekt mallrat, punët dhe shërbimet. Konstatimi vjen pas një monitorimi të kryer në rreth 1600 sete të dokumenteve të tenderit, të publikuara gjatë periudhës janar-gusht 2018 […]

The post Tenderët – APP, “shuplakë” institucioneve: Kërkohen dokumente të panevojshme appeared first on 55 News.

]]>
Agjencia e Prokurimit Publik pranon faktin se autoritetet konktratkore përdorin kritere skualifikuese apo që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke reduktuar konkurrencën në tenderët që kanë si objekt mallrat, punët dhe shërbimet. Konstatimi vjen pas një monitorimi të kryer në rreth 1600 sete të dokumenteve të tenderit, të publikuara gjatë periudhës janar-gusht 2018 në Sistemin e Prokurimit Elektonik nga ministri apo drejtori të ndryshme.

Kështu, në dokumentin që TV SCAN e disponon, është konstatuar se kompanive iu kërkohet certifikatë e menaxhimit të cilësisë së prodhuesit të mallit apo certifikata të konformitetit, ndonëse operatorët ekonomikë mund të mos jenë detyrimisht prodhues të mallit. Gjithashtu, për të dëshmuar përmbushjen e kritereve për kualifikim, autoritetet kontraktore vendosin kërkesa për paraqitjen e dokumenteve , që vlerësohen të panevojshme, të paplota apo të pasakta.

Parregullsi konstatohen edhe mbi vendosjen e kriterit mbi numrin e punonjësve që ofertuesi duhet të disponojë apo vendosje të kritereve mbi stafin teknik dhe inxhinierik që nuk përputhen me natyrën e kontratës dhe punimet e parashikuara. Ndërkohë që, në shumë procedura prokurimi të punëve publike, vendosen kritere në lidhje me kategoritë e licencave profesionale në fushën e zbatimit në ndërtim, nivelet e klasifikimit të kategorive, të cilat nuk janë në përputhje me natyrën e kontratës apo në përpjesëtim me volumet e saj.

Gjithashtu rezulton se në disa raste institucionet kontraktore vendosin si kriter, paraqitjen e eksperiencave të mëparshme që ofertuesi ka kryer dhe jo për punë të ngjashme me objektin që prokurohet, çka bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe ndikon drejtpërsëdrejti në kufizimin e konkurrencës.

Këto konstatime vijnë pas akuzave të shumta mbi paracaktimin e fituesve në një garë tenderi, duke i hartuar kriteret në formë të tillë që kompanitë e tjera të mos kenë mundësi t’i përmbushin, çka sjell skualifikimin e tyre nga gara. Në këto kushte, Agjencia e Prokurimit Publik ka rekomanduar hartimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, duke sjellë edhe shembujt përkatës.

The post Tenderët – APP, “shuplakë” institucioneve: Kërkohen dokumente të panevojshme appeared first on 55 News.

]]>
Tenderët me negocim, APP : Si të veprojnë institucionet kur kemi procedura me dy faza https://55news.al/aktualitet/tenderet-me-negocim-app-si-te-veprojne-institucionet-kur-kemi-procedura-me-dy-faza/ Fri, 03 Aug 2018 10:50:40 +0000 https://new.55news.al/?p=39985 Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur që të bëjë ndryshime në udhëzimin e saj të 8 janarit 2018 që sanksionon se çfarë është procedura e negocimit pa shpallje paraprake, si veprohet nga autoritetet dhe operatorët si dhe rastet kur përdoret. Ndryshimi është bërë në pikën 10 të këtij udhëzimi me një shtesë për tenderët e […]

The post Tenderët me negocim, APP : Si të veprojnë institucionet kur kemi procedura me dy faza appeared first on 55 News.

]]>
Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur që të bëjë ndryshime në udhëzimin e saj të 8 janarit 2018 që sanksionon se çfarë është procedura e negocimit pa shpallje paraprake, si veprohet nga autoritetet dhe operatorët si dhe rastet kur përdoret. Ndryshimi është bërë në pikën 10 të këtij udhëzimi me një shtesë për tenderët e shtrirë në dy faza.

“Rastet e përdorimit të kësaj procedure prokurimi janë si vijon: Kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme mbi ose nën kufirin e ulët monetar nuk është dorëzuar asnjë ofertë apo kërkesë për pjesëmarrje (mungesa e konkurrencës)” thuhet në pikën 10.

Ndryshimi në udhëzim ka shtuar praktikën për tenderët me dy faza. “Në rastin e procedurave të prokurimit me dy faza, autoriteti kontraktor do të përdorë procedurën e prokurimit “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme nuk është arritur konkurrenca minimale me dy kandidatë të kualifikuar për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj procedure prokurimi” thuhet në udhëzimin e ri.

Tenderët me negocim pa shpallje paraprake janë konsideruar herë pas herë në raporte në një nivel relativisht të lartë. Vetë APP gjatë këtij viti është angazhuar në nxjerrjen herë pas here të udhëzimeve apo njoftimeve në funksion të dekurajimit të këtyre procedurave kur ka vend duke saktësuar rastet konkrete kur mund të përdoren ato.

Një tender me negocim konsiderohet ai kur institucioni përkatës që kërkon të marrë një mall apo shërbim preferon të ftojë operatorë të veçantë për të negociuar duke shmangur kështu procedurat e hapura ku të gjithë operatorët mund të marrin pjesë.

Gjithsesi përdorimi I tyre për raste të veçanta nuk konsiderohet i gabuar gjithmonë duke pasur parasysh parimet e mosdiskriminimit dhe shmangies së qëllimshme të konkurrencës.

The post Tenderët me negocim, APP : Si të veprojnë institucionet kur kemi procedura me dy faza appeared first on 55 News.

]]>