terhiqen Archives - 55 News https://55news.al/tag/terhiqen/ Sun, 23 Dec 2018 16:30:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png terhiqen Archives - 55 News https://55news.al/tag/terhiqen/ 32 32 Studentët nuk tërhiqen/ Në 28 Dhjetor një protestë e madhe para kryeministrisë https://55news.al/aktualitet/studentet-nuk-terhiqen-ne-28-dhjetor-nje-proteste-e-madhe-para-kryeministrise/ Sun, 23 Dec 2018 16:30:52 +0000 https://new.55news.al/?p=75972 Prej ditësh me radhë studentët edhe pse me pushime, po vijojnë të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ato shprehen se protesta vijon, megjithëse të paktë në numër ato theksojnë se nuk do të dorëzohen dhe do të qendrojnë aty. Gjithashtu ato i bënë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe […]

The post Studentët nuk tërhiqen/ Në 28 Dhjetor një protestë e madhe para kryeministrisë appeared first on 55 News.

]]>
Prej ditësh me radhë studentët edhe pse me pushime, po vijojnë të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ato shprehen se protesta vijon, megjithëse të paktë në numër ato theksojnë se nuk do të dorëzohen dhe do të qendrojnë aty. Gjithashtu ato i bënë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kazuës së tyre.

“Dje nisëm 9 kartolina, por kryeministri nuk ka ka dënjuar q ëtë kthejë përgjigje. Sot kemi nisur 9 tullumbace meqë kryeministri nuk është ekzistent, do të nisim babasgjyshit se ai është më ekzistent.

Bojkotimi i auditoreve do të vazhdojë dhe në Janar. Gjithashtu do të vijojmë të qendrojmë dhe këtu. Ftojmë të gjithë studentët që jetojnë në Tiranë, janë të lutur të na bashkohen. E gjithë kjo kauzë do të marrë një përfundim pozitiv që kërksat tona të përmbushen. Gjatë ditëve në vijim edhe diaspora do të na bashkohet me këtë kauzë. Jemi këtu për të ngjallur shpresën e një shqiptari për një të ardhme më të mirë. Kushdo që ndjen veten të përfaqësuar në kauzën tonë i ftoj me zmër që të bëhen pjesë e kerkesave tona.”- u shprehën studentët.

Ndërkohë një nga studentët akuzoi mediat se nuk po e pasqyrojnë protestën e tyre me pretekstin se protesta është ndalur.

“Falenderojmë Fax Neës, pasi mediat e tjera nuk e po e transmetojnë. Po na bëhet një terr informativ duke dashur që të thonë protesta do të ndalet. Më ftuan në një studio televizive dhe e anuluan duke thënë se intervista do të zhvillohet pas vitit të ri. Ne do të jemi çdo ditë këtu nga orë 10-12 për të protestuar.”- u shpreh ai.

“Me datë 28 dhjetorë protestës sonë do i bashkohet edhe diaspora, ndaj ftojmë të gjithë shqiptarët që atë ditë të jenë me ne, për një të ardhme më të mirë”.-tha njëri nga studentët.

The post Studentët nuk tërhiqen/ Në 28 Dhjetor një protestë e madhe para kryeministrisë appeared first on 55 News.

]]>
Gjermani/ Mijëra vezë tërhiqen nga tregu, normë e lartë e insekticideve https://55news.al/globi/gjermani-mijera-veze-terhiqen-nga-tregu-norme-e-larte-e-insekticideve/ Tue, 12 Jun 2018 17:59:16 +0000 https://new.55news.al/?p=25377 Rreth 73 000 vezë me origjinë nga Holanda dhe të infektuara me insekticidin fipronil u tërhoqën në Gjermani, një vit pas skandalit në shkallë të gjerë të kontrollit shëndetësor që përfshiu filialin në Europë, bëhet sot e ditur nga autoritetet gjermane. «Për shkak të normës së tejkaluar të pranisë maksimale të lejuar, vezët nuk do […]

The post Gjermani/ Mijëra vezë tërhiqen nga tregu, normë e lartë e insekticideve appeared first on 55 News.

]]>
Rreth 73 000 vezë me origjinë nga Holanda dhe të infektuara me insekticidin fipronil u tërhoqën në Gjermani, një vit pas skandalit në shkallë të gjerë të kontrollit shëndetësor që përfshiu filialin në Europë, bëhet sot e ditur nga autoritetet gjermane.

«Për shkak të normës së tejkaluar të pranisë maksimale të lejuar, vezët nuk do të dalin për shitje dhe pritet të tërhiqen nga tregu. Autoritetet kompetente po verifikojnë mbarëvatjen e tërheqjes nga tregu. Autoritetet holandeze janë vënë në dijeni », bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë të Saksonisë së Poshtme.

Këto dërgesa të reja të infektuara u dërguan në qendrat e paketimi të qytetit Vechta, në landin e Saksonisë së Poshtme dhe ndodhen tashmë në raftet e supermarketeve të pesë landeve të tjera gjermane.

Kontaminimi i dhjetëra miliona vezëve me fipronil u zbulua në gushtin e vitit 2017 në Europë, raporton Atsh.

Në total, miliona vezë dhe nënprodukte të infektuara u gjetën në 25 nga 28 shtetet anëtare të BE-së. Miliona vezë u groposën ose u tërhoqën nga supermarketet europiane, si dhe një numër i madh produktesh si biskota dhe ëmbëlsira. Produktet e tërhequra kryesisht kishin si origjinë Belgjikën dhe Holandën, por disa produkte ishin prodhuar në Francë, me vezë që vinin nga Holanda.

The post Gjermani/ Mijëra vezë tërhiqen nga tregu, normë e lartë e insekticideve appeared first on 55 News.

]]>