Termet Peci Archives - 55 News https://55news.al/tag/termet-peci/ Sun, 29 Sep 2019 11:48:59 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Termet Peci Archives - 55 News https://55news.al/tag/termet-peci/ 32 32 Denoncimi i Berishës: Xhelati i internimeve nderohet me titullin ‘qytetar nderi’ nga Tërmet Peçi https://55news.al/politike/denoncimi-i-berishes-xhelati-i-internimeve-nderohet-me-titullin-qytetar-nderi-nga-termet-peci/ Sun, 29 Sep 2019 11:48:59 +0000 https://new.55news.al/?p=120283 “Tërmet Trafiku i akordon personalisht xhelatit te diktaturës Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në një mesazh në ‘Facebook’, ndërsa lëshon lumë me akuza në drejtim të Binajt. Teksa e cilëson Binajn xhelat, Berisha thekson se ai ka firmosur internimin, burgosjen, persekutimin e qindra e qindra personave dhe familjeve […]

The post Denoncimi i Berishës: Xhelati i internimeve nderohet me titullin ‘qytetar nderi’ nga Tërmet Peçi appeared first on 55 News.

]]>
“Tërmet Trafiku i akordon personalisht xhelatit te diktaturës Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në një mesazh në ‘Facebook’, ndërsa lëshon lumë me akuza në drejtim të Binajt.

Teksa e cilëson Binajn xhelat, Berisha thekson se ai ka firmosur internimin, burgosjen, persekutimin e qindra e qindra personave dhe familjeve në Jugun e Shqipërisë gjatë viteve ’70-’80, ku vendi ishte nën regjimin e diktaturës.

Manxhar

DENONCIMI I BERISHËS
Nderohen krimet e diktatures te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes!
Termet Trafiku shpall me porosi te Edvin Kristaq Rames qytetar nderi nje xhelat te vertet te Jugut te vendit, qe ka firmosur internimin, burgosjen, persekutimin e qindra e qindra personave dhe familjeve te tera ne Jugun e Shqiperise.
Miq, Tërmet Trafiku i akordon personalisht xhelatit te diktatures Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës. Ky xhelat ne detyrat e tij te larta qe ka kryer është personi që ka firmosur urdhëra për internime dhe burgosje të dhjetëra-qindra familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit të Partisë në Tepelenë, Vlorë dhe Gjirokastër ne vitet e zeza ’70-‘80.te diktatures staliniste te Enver Hoxhes!
Lexoni shkrimin dhe shikoni videon te publikuara ne JUGUlajm. sb

 
 


(

The post Denoncimi i Berishës: Xhelati i internimeve nderohet me titullin ‘qytetar nderi’ nga Tërmet Peçi appeared first on 55 News.

]]>
Të shkarkohet Tërmet Peçi/ Shehu: Prokuroria duhet të veprojë sa më parë https://55news.al/politike/te-shkarkohet-termet-peci-shehu-prokuroria-duhet-te-veproje-sa-me-pare/ Sun, 16 Sep 2018 08:22:38 +0000 https://new.55news.al/?p=49545 Deputeti i Partisë Demokratike, i zgjedhur në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër në lidhje me video-skandalin e kryetarit të Bashkisë Tepelenë, i cili i këndoi mbrëmë dhe i thuri lavde Enver Hoxhës. Shehu thotë se Tërmet Peçi duhet të shkarkohet menjëherë dhe prokuroria të nisë hetimet për këtë shkelje të rëndë të […]

The post Të shkarkohet Tërmet Peçi/ Shehu: Prokuroria duhet të veprojë sa më parë appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i Partisë Demokratike, i zgjedhur në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër në lidhje me video-skandalin e kryetarit të Bashkisë Tepelenë, i cili i këndoi mbrëmë dhe i thuri lavde Enver Hoxhës.

Shehu thotë se Tërmet Peçi duhet të shkarkohet menjëherë dhe prokuroria të nisë hetimet për këtë shkelje të rëndë të ligjit.

Postimi i plotë

I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.

Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.

I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!

Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.

Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.

Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.

Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.

Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?

A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?,

The post Të shkarkohet Tërmet Peçi/ Shehu: Prokuroria duhet të veprojë sa më parë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe Tërmet Publiçitari sulmon mediat, reagon gazetarja https://55news.al/aktualitet/edhe-termet-publicitari-sulmon-mediat-reagon-gazetarja/ Wed, 30 May 2018 15:06:01 +0000 https://new.55news.al/?p=21073 Ditën e hënë gazetarja e Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj denoncoi faktin se fëmijët e disa shkollave 9-vjeçare në Tepelenë janë hequr nga orët e mësimit për të ndjekur një aktivitet për “Ali Pashë Tepelenën”. Për këtë ngjarje reagoi dhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili shkruante se kryebashkiaku Peçi dhe deputetët […]

The post Edhe Tërmet Publiçitari sulmon mediat, reagon gazetarja appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e hënë gazetarja e Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj denoncoi faktin se fëmijët e disa shkollave 9-vjeçare në Tepelenë janë hequr nga orët e mësimit për të ndjekur një aktivitet për “Ali Pashë Tepelenën”.

Për këtë ngjarje reagoi dhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili shkruante se kryebashkiaku Peçi dhe deputetët e PS-së po përdorin fëmijet për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor për Ali Pashën.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale ka reaguar “vetë” kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi (në fakt gojët e liga thonë se statuset shkruhen nga dikush tjetër, për shkak të paaftësisë së Peçit për t’u artikuluar saktë), i cili i kundërpërgjigjet deputetit të PD-së, dhe gjithashtu quan gazetaren që denoncoi lajmin si agjente spekullimi.

Kjo deklaratë e kryebashkiakut ka sjellë dhe reagimin e gazetares së Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj, e cila i bën thirrje Peçit të mos marrë përsipër një rol që nuk i shkon përshtat, dhe të quajë agjentë ata që nuk bëjnë aleancë apo kompromis me të.

Sipas gazetares, Peçi nuk ia ka konceptin aleancës mes pushtetit të tij të politikës që i ka rrënjët tek abuzimi dhe tek pushteti i medias që e ka thelbin tek objektiviteti.

628e5207-cdb5-4095-ae97-8ef4d1faa49d.jpg

Statusi i Ervina Shehaj, gazetare në Fax News

Po i drejtohem ne distance atij qe ka alergji nga gazetaret. Ti o perfaqesues i atyre qe te kane votuar, merr persiper rolin qe ste shkon pershtat te quash agjente ata qe me ty nuk bejne aleance apo kompromis sepse ti nuk ja ke konceptin aleances mes pushtetit tend qe i ka gjurmet e dukshme te abuzimit dhe pushtetit tone qe buron tek alfa e objektivitetit ne gazetarine jashte oborrit tend. Sepse ti o derman, ngaterron idete e iluminizmit (cfare them dhe une ku di ti ca eshte Iluminizmi se vitet e shkollimit i ke sa gishtat e nje dore) me idete e tua te denja per nje kandidat per te qene rrites mizash. Mua me ngaterron me ndonje qe te sherben mbi apo poshte tavolines, brenda apo jashte asaj qe ti e quan zyre, para apo pas drekes e me radhe.

Qe te mos zgjatem sepse kohen e kam te zene me pune dhe jo me llogje kllounadash qe jane margaritar i medioktitetit tend, po te sugjeroj qe te investohesh me shume ne ngritjen tende ne nivelin e nje nxenesi te fillores qe kerkon te mesoje etapat e gjuhes dhe leksikut te paster te shqipes tone te dashur. Pasi te permbushesh kete element jo pak te rendesishem te formimit te njeriut te “punes” mund te japesh ndonje ide te çale ashtu sic ti i nxjerr vete nga goja pa dogane sesi buron dituria nga qielli ashtu si parate e Cekes . Dhe ne fund ke nje keshille “free”.

Mos u mer as me mua dhe as me ata qe e kane fituar titullin gazetar me pune sepse del i humbur. Kjo per mua dhe gazetaret, ndersa je i lire te merresh dhe tu vesh tituj atyre qe jane bash me nivelin tend formues packa se jeta eshte e gjate pavaresisht nese je sot ky qe je dhe neser askushi apo me keq akoma. Hajd tung se u mora gjate me ty.

The post Edhe Tërmet Publiçitari sulmon mediat, reagon gazetarja appeared first on 55 News.

]]>
‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’/ Rama kalon sikletin me batuta për ‘beniaminin’ e tij… https://55news.al/politike/termeti-e-vetmja-rruge-per-tepelenen-rama-kalon-sikletin-me-batuta-me-kryebashkiakun/ Tue, 22 May 2018 09:57:30 +0000 https://new.55news.al/?p=18405 Nuk mund t’u fliste asgjë tepelenasve për ato punë që nuk i ka bërë dhe për ato premtime që nuk ka mbajtur, por si gjithmonë në atë qytet, fjalimin për “llogaridhënie” e ka kaluar me humor, batuta, ironi e sarkazëm… Kryeministri në vend që të sqaronte mosarritjet dhe dështimet në të gjitha reformat, ka vendosur […]

The post ‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’/ Rama kalon sikletin me batuta për ‘beniaminin’ e tij… appeared first on 55 News.

]]>
Nuk mund t’u fliste asgjë tepelenasve për ato punë që nuk i ka bërë dhe për ato premtime që nuk ka mbajtur, por si gjithmonë në atë qytet, fjalimin për “llogaridhënie” e ka kaluar me humor, batuta, ironi e sarkazëm…

Kryeministri në vend që të sqaronte mosarritjet dhe dështimet në të gjitha reformat, ka vendosur të bëjë për të qeshur tepelenasit duke vendosur të ‘tabelë të qitjes’ kryebashkiakun Tërmet Peçi, të cilin e konsideron jo vetëm “model suksesi”, por edhe “simbol” të batutave.

I vetmi premtim që u ka bërë tepelenasve ka qenë ai i ndërtimit të një hoteli në këtë qytet, me demek për të ardhur dhe bërë mbledhjet e qeverisë aty.

Që në nisje të fjalës së tij në takimin që po zhvillon në Tepelenë, kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu batutat për kryebashkaikun që njihet për thagmat e tij, Tërmet Peçin.

 

 

Rama tha se, posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte: ‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’, ndërsa theksoi se, kundërshtarët mendonin se Peçi do të shkatërronte qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen tuaja. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra q marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato. Qëlloi pak si çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë.

Për shumëkënd kjo mund të përktheje dhe u përkthye; Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat. Edhe vet Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur”,- tha Rama.

The post ‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’/ Rama kalon sikletin me batuta për ‘beniaminin’ e tij… appeared first on 55 News.

]]>
“Të na rrojë sa malet shoku Rama”/ Kur të gradon ‘Komandant’, Tërmet ‘Publiçitari’ https://55news.al/politike/te-na-rroje-sa-malet-shoku-rama-kur-te-gradon-komandant-termet-publicitari/ Tue, 22 May 2018 09:47:17 +0000 https://new.55news.al/?p=18395 “Të na rrojë sa malet, ky burri këtu. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, kanë qenë këto fjalët e turpshme e kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, në takimin që u zhvillua me drejtorët e qarkut Gjirokastër në Tepelenë. Kështu e ka shprehur Tërmet ‘Publiçitari’ gëzimin për vizitën e Ramës […]

The post “Të na rrojë sa malet shoku Rama”/ Kur të gradon ‘Komandant’, Tërmet ‘Publiçitari’ appeared first on 55 News.

]]>
“Të na rrojë sa malet, ky burri këtu. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, kanë qenë këto fjalët e turpshme e kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, në takimin që u zhvillua me drejtorët e qarkut Gjirokastër në Tepelenë. Kështu e ka shprehur Tërmet ‘Publiçitari’ gëzimin për vizitën e Ramës në qytetin jugor.

Teksa i drejtohej me fjalën ‘shoku’ dhe ‘komandant’, Peçi përmendi disa nga projektet që ka konkretizuar qeveria në Tepelenë, ndërsa e falënderoi Ramën publikisht. Më pas e mori fjalën Rama, i cili nuk e fshehu dot ekzaltimin nga këto fjalë të kryebashkiakut të tij. /55new.al/

 

The post “Të na rrojë sa malet shoku Rama”/ Kur të gradon ‘Komandant’, Tërmet ‘Publiçitari’ appeared first on 55 News.

]]>