termeti Archives - 55 News https://55news.al/tag/termeti/ Mon, 29 Jun 2020 08:55:37 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png termeti Archives - 55 News https://55news.al/tag/termeti/ 32 32 Berisha:Fondet per termetin po grabiten nga narkozyrtaret e Edvin Hajdutit. https://55news.al/politike/berisha-fondet-per-termetin-po-grabiten-nga-narkozyrtaret-e-edvin-hajdutit/ Mon, 29 Jun 2020 08:55:37 +0000 https://new.55news.al/?p=166355 Nga Sali BerishaDenoncon grabitjen e fondeve per termetin nga narkozyrtaret e Edvin Hajdutit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital shikoni protesten e qytetareve te vjedhur! sb Prsh z.berisha….jam qytetare e durresit…po’ ndodh 1 vjedhje kolosale me demet e termetit….mbasi shkuam aplikuam per demet e banesave ne shkurt ne bashki nuk na lejuan te aplikojme per me […]

The post Berisha:Fondet per termetin po grabiten nga narkozyrtaret e Edvin Hajdutit. appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha
Denoncon grabitjen e fondeve per termetin nga narkozyrtaret e Edvin Hajdutit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital shikoni protesten e qytetareve te vjedhur! sb

Prsh z.berisha….jam qytetare e durresit…po’ ndodh 1 vjedhje kolosale me demet e termetit….mbasi shkuam aplikuam per demet e banesave ne shkurt ne bashki nuk na lejuan te aplikojme per me shumè se 1 banese….nejse aplikuam per 1 banese aq sa na kerkuan dhe pse te dyja banesat i kishim te demtuara…fituam ne listen e pare qe doli ne Maj….sot ne mengjes doli lajmi se bashkia r durresit do miratoje emrat fitues dhe shikojme se bashke me emrin Tim mungojne dhe emrat e 2400 personave te tjere..shkuam ne bashki dhe u justifikuan se jemi me nga 2 banesa…dhe pse te dyja te shkaterruara nuk perfiton asnje…edhe pse demi u rregjistrua dhe u firmos do te thote se ky dem eshte futur ne xhep nga dikush tjeter…ju lutem nqs keni mundesi te vini ne levizje prokurorine per kete vjedhje galopante qe po’ kryen bashkia e durresit dhe ky qelbesire kryeminister qe deklaroi se do demshperblehet dhe demi me i vogel…edhe nuk na pranuan te deklaronim 2 prona te demtuara po’ vetem 1 tani ne bashki na thone pse nuk aplikove per 2 prona …demi eshte dem …personeli i bashkise nuk sqaron po’ kur kerkon shpjegime ulurin dhe ne rast se insiston lajmeron policine bashkiake qe te nxjerri jashte me force pa dhene shpjegime…..ju lutem na ndihmoni

The post Berisha:Fondet per termetin po grabiten nga narkozyrtaret e Edvin Hajdutit. appeared first on 55 News.

]]>
56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Rama nuk punon, ai bën show me fatkeqësinë https://55news.al/politike/56-dite-pas-premtimit-te-pambajtur-pampuri-nga-thumana-rama-nuk-punon-ai-ben-show-me-fatkeqesine/ Thu, 04 Jun 2020 14:59:39 +0000 https://new.55news.al/?p=163643 Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, nga Thumana ku ndodhej sot, ka bërë të ditur edhe njëherë gënjeshtrat e Ramës para banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Sipas Pampurit, sot jo vetëm nuk ka drejtësi për humbjen e jetëve, por vazhdon ende të mashtrohet si në rastin ku Rama tha se brenda 6 ditëve do të pastrohen të […]

The post 56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Rama nuk punon, ai bën show me fatkeqësinë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, nga Thumana ku ndodhej sot, ka bërë të ditur edhe njëherë gënjeshtrat e Ramës para banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Pampurit, sot jo vetëm nuk ka drejtësi për humbjen e jetëve, por vazhdon ende të mashtrohet si në rastin ku Rama tha se brenda 6 ditëve do të pastrohen të gjitha mbetjet dhe gjithçka do ti shkojë normalitetit.

‘Të dashur qytetarë!

Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund.

Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani.

Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm shoë dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë.

Të dashur qytetarë!

Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë shoë-t propagandistik.

Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka sesi Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.’

The post 56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Rama nuk punon, ai bën show me fatkeqësinë appeared first on 55 News.

]]>
Rindërtimi pas tërmetit, Çupi: Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur https://55news.al/politike/rindertimi-pas-termetit-cupi-edi-rama-perdor-gjendjen-e-fatkeqesise-per-te-vjedhur/ Thu, 23 Apr 2020 13:26:11 +0000 https://new.55news.al/?p=157492 “Programi i rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti është infektuar nga  virusi më i keq i qeverisë shqiptare, korrupsioni”, kështu u shpreh gjatë një deklarate për mediat ish deputetja demokrate Dhurata Çupi. “Janë 76.4 milionë euro për të cilat Edi Rama ka vendosur të paracaktojë se kush do t’i fusë në xhep […]

The post Rindërtimi pas tërmetit, Çupi: Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur appeared first on 55 News.

]]>
“Programi i rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti është infektuar nga  virusi më i keq i qeverisë shqiptare, korrupsioni”, kështu u shpreh gjatë një deklarate për mediat ish deputetja demokrate Dhurata Çupi.

“Janë 76.4 milionë euro për të cilat Edi Rama ka vendosur të paracaktojë se kush do t’i fusë në xhep dhe me kë do t’i ndajë, duke kufizuar pjesëmarrjen në tender të kompanive shqiptare dhe të huaja”, tha ish deputetja në një reagim të opozitës.

Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratike, nga Dhurata Çupi

Programi i rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti është infektuar nga  virusi më i keq i qeverisë shqiptare, korrupsioni.

Janë 76.4 milionë euro për të cilat Edi Rama ka vendosur të paracaktojë se kush do t’i fusë në xhep dhe me kë do t’i ndajë, duke kufizuar pjesëmarrjen në tender të kompanive shqiptare dhe të huaja.

Nga të dhënat e Open Data Albania u mësua se menjë procedurë të kufizuar, antiligjore, kompanitë ndërkombëtare janë përjashtuar de fakto nga gara, por edhe kompanive shqiptare nuk u është lënë kohë e mjaftueshme në dispozicion për të përgatitur dokumentacionin.

Në shkelje të hapur të ligjit, qeveria u ka dhënë kompanive gjysmën e kohës që parashikon ligji për t’u bërë pjesë e tenderit më të madh të kryer për këtë vit. Janë vetëm 10 ditë, kur në ligj përcaktohet shprehimisht se për procedurën e kufizuar, të vendosur nga qeveria, duhen minimalisht 20 ditë.

Po të kishte zgjedhur tenderin e hapur ndërkombëtar, pa asnjë kufizim dhe ngut, qeveria do të ishte e detyruar t’u linte kompanive 52 ditë kohë. Duke patur më shumë kohë, mund të bëhet një projekt më i mire, mund të ketë më shumë oferta, mund të kursehen më shumë para. Por ky nuk është prioriteti i Edi Ramës.

Duke zgjedhur procedurën e kufizuar në vend të tenderit të hapur ndërkombëtar, qeveria shqiptare arrin dy gjëra:

1.     Largon nga gara kompanitë e huaja

2.     Ngushton zgjedhjen tek një grusht kompanish vendase kliente të kryeministrit, me të cilat ka ndarë çdo projekt dhe koncesion korruptiv me vlerën më të lartë të mundshme.

Janë të tilla manovra të pista, që vijnë era vjedhje arsyeja kryesore pse Edi Rama shtyn pa kriter dhe kundër përcaktimeve kushtetuese afatin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Është kriminale që një kohë kaq kritike për shqiptarët po përdoret nga qeveria për të vjedhur paratë e tyre dhe për t’I ndarë me klientët e perhershëm.

Një tender si ky, 76.4 milionë euro e bën shumë të qartë panoramën. Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

The post Rindërtimi pas tërmetit, Çupi: Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur appeared first on 55 News.

]]>
Pas tërmetit, IKMT: Do të shemben dhjetëra ndërtesa në disa bashki, ja lista https://55news.al/aktualitet/pas-termetit-ikmt-do-te-shemben-dhjetera-ndertesa-ne-disa-bashki-ja-lista/ Thu, 23 Apr 2020 12:41:48 +0000 https://new.55news.al/?p=157484 Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka nisur operacionin për prishjen e një numri të konsiderueshëm objektesh në disa bashki të vendit. Objekte që shërbenin në infrastrukturën shëndetësore, arsimore dhe si banesa, pas aktekspertizave të thelluara të kryera nga specialistët pas tërmetit që goditi vendin në nëntorin e kaluar, kanë rezultuar të dëmtuara rëndë dhe të rrezikshme. Operacionet e IKMT do të shtrihen në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë, Krujë. Këto […]

The post Pas tërmetit, IKMT: Do të shemben dhjetëra ndërtesa në disa bashki, ja lista appeared first on 55 News.

]]>

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka nisur operacionin për prishjen e një numri të konsiderueshëm objektesh në disa bashki të vendit.

Objekte që shërbenin në infrastrukturën shëndetësore, arsimore dhe si banesa, pas aktekspertizave të thelluara të kryera nga specialistët pas tërmetit që goditi vendin në nëntorin e kaluar, kanë rezultuar të dëmtuara rëndë dhe të rrezikshme.

Operacionet e IKMT do të shtrihen në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë, Krujë. Këto operacione do t’i shtohen punës së kryer në Thumanë ku brenda pak ditësh IKMT prishi 9 objekte.

Sipas planit te detajuar, IKMT do të prishë:

Në Kavaje: 5 pallate dhe nje shkolle

Vore: 19 pallate dhe 4 shkolla.

Shkolla 9 vjecare e Marikajt, tre kateshe, planifikohet te prishet me shperthim te kontrolluar.

Kamez: Nje shkolle e mesme

Shijak: Tre shkolla

Kruje: Pese shkolla, nje kopsht, nje qender shendetesore

Kurbin: 8 shkolla, 25 pallate

Durres: 1 shkolle dhe 2 qendra shendetesore

 
 

 

The post Pas tërmetit, IKMT: Do të shemben dhjetëra ndërtesa në disa bashki, ja lista appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Tërmeti godet Italinë! Qytetarët në panik dalin në rrugë https://55news.al/aktualitet/video-termeti-godet-italine-qytetaret-ne-panik-dalin-ne-rruge/ Thu, 16 Apr 2020 13:51:50 +0000 https://new.55news.al/?p=156399 Nuk mjafton vetëm Koronavirusi. Italia është goditur pak më parë nga një tërmet. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Cerignale, Piacenza, ndërsa magnituda e tij 4.2 ballë e shkallës Rihter, përcjell SYRI.net. Siç shihet në videon e mëposhtme, tërmeti ka shkakuar panik te qytetarët, të cilët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në […]

The post VIDEO/ Tërmeti godet Italinë! Qytetarët në panik dalin në rrugë appeared first on 55 News.

]]>
Nuk mjafton vetëm Koronavirusi. Italia është goditur pak më parë nga një tërmet.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Cerignale, Piacenza, ndërsa magnituda e tij 4.2 ballë e shkallës Rihter, përcjell SYRI.net.

Siç shihet në videon e mëposhtme, tërmeti ka shkakuar panik te qytetarët, të cilët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

 

Tërmeti, sipas “Corriere della Sera”, është ndjerë edhe në Milano e Genova.

 

JA PAMJET:

Epiqendra:

Image

The post VIDEO/ Tërmeti godet Italinë! Qytetarët në panik dalin në rrugë appeared first on 55 News.

]]>
U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla, ambasadori Soreca firmos kontratën https://55news.al/politike/u-shkaterruan-nga-termeti-be-do-te-rindertoje-22-shkolla-ambasadori-soreca-firmos-kontraten/ Wed, 15 Apr 2020 14:51:22 +0000 https://new.55news.al/?p=156261 Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019. Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, ka nënshkruar sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb. Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”   22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara […]

The post U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla, ambasadori Soreca firmos kontratën appeared first on 55 News.

]]>
Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019.

Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, ka nënshkruar sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb.

Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”

 

22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen dhe rehabilitohen falë programit 15 milionë Euro #EU4Schools. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënshkroi sot kontratën me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Limya Eltayeb në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Oltion Rrumbullaku. 7 500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura do të përfitojnë nga ky program. Përgjigja e Bashkimit Evropian dëshmon edhe një herë se Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe shqetësimeve tona. Ne premtuam të ndihmojmë dhe e realizuam këtë me shpejtësi për popullin shqiptar.

“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca .

 

The post U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla, ambasadori Soreca firmos kontratën appeared first on 55 News.

]]>
Jeta në çadër në kohën e koronavirusi, familja me 6 anëtarë apelon për ndihmë: Duam një shtëpi të re https://55news.al/aktualitet/jeta-ne-cader-ne-kohen-e-koronavirusi-familja-me-6-anetare-apelon-per-ndihme-duam-nje-shtepi-te-re/ Thu, 09 Apr 2020 13:15:41 +0000 https://new.55news.al/?p=155144 Ndonëse apelet e institucioneve shëndetësore synojnë që të mbahet higjiena e pastër dhe të ruhet distanca, familjet të cilat jetojnë nën çadër që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, janë gjendur vështirësi të dyfishtë. 6 anëtarët e familjes Baku nga fshati Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit jetojnë në […]

The post Jeta në çadër në kohën e koronavirusi, familja me 6 anëtarë apelon për ndihmë: Duam një shtëpi të re appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse apelet e institucioneve shëndetësore synojnë që të mbahet higjiena e pastër dhe të ruhet distanca, familjet të cilat jetojnë nën çadër që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, janë gjendur vështirësi të dyfishtë.

6 anëtarët e familjes Baku nga fshati Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit jetojnë në kushte të vështira edhe në këtë situatë shumë të rëndë të krijuar nga Covid-19. Hazis Baku shprehet për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi se megjithë situatën e vështirë, familja e tij mundohet të respektojë rregullat, ndonëse nuk e ka aspak të lehtë për vetë kushtet në të cilat jeton.

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë në pritje të dëmshpërblimeve apo një banese të re, ndërsa prej një muaji janë të karantinuar në çadër edhe nga koronavirusi. Ata apelojnë që shteti të bëjë diçka për ta, pasi jetesa në çadër është shumë e vështirë.

 
 


 

The post Jeta në çadër në kohën e koronavirusi, familja me 6 anëtarë apelon për ndihmë: Duam një shtëpi të re appeared first on 55 News.

]]>
KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë https://55news.al/politike/ke-rigrupon-fondet-futen-edhe-100-milione-eurot-per-shqiperine/ Sat, 28 Mar 2020 14:18:26 +0000 https://new.55news.al/?p=152733 Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti. Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. […]

The post KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.

Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. Ai ka përgatitur disa propozime për ndryshime shtesë në buxhet, të cilat duhet t’i miratojnë Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare në Këshillin e BE.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, që i referohet autoriteteve të Brukselit, 75 milionë euro fonde do të përdoren për të marrë qytetarët e BE nga vendet e largëta të bllokuar për shkak të ndalimit të lëvizjes. Avionët që marrin qytetarët e BE në vende të ndryshme kanë marrë ndërkohë 2132 persona nga Kina, Japonia, SHBA, Maroku, Tunizia, Filipinet. Janë planifikuar edhe 80 fluturime për ditët e ardhshme. Po ashtu 80 milionë janë gati për përdorim për mjekësinë në BE për të krijuar rezerva në pajisjet mjekësore, aparate intubimi dhe maska.

Propozimi i Komisionit Europian parashikon, krahas rigrupimit të fondeve të parashikuara për vitin 2020, edhe shpenzime shtesë. Ndër to 350 milionë euro do të shkojnë drejt Greqisë për të ndihmuar emigrantët që jetojnë atje.

Premtimi i 110 milionë eurove për Shqipërinë

E re si shpenzim shtesë në buxhet janë edhe 100 milionë eurot e parashikuara si ndihmë për Shqipërinë për rimëkëmbjen dhe përballimin e pasojave të tërmetit vitin e kaluar. Komisioni Europian kishte premtuar më parë 115 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë në nëntor 2019, 15 milionë euro menjëherë pas tërmetit, dhe 100 milionë euro në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë të mbajtur në shkurt.

Nëse Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian bien dakord për propozimet e reja buxhetore të Komisionit Europian, atëherë 100 milionë eurot për Shqipërinë do të jenë gati për përdorim./DW

The post KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Tërmeti/ Rama: Ju dola për Zot, nuk ia lashë Zotit detyrat e mia https://55news.al/politike/termeti-rama-ju-dola-per-zot-nuk-ia-lashe-zotit-detyrat-e-mia/ Sat, 28 Mar 2020 14:02:21 +0000 https://new.55news.al/?p=152725 Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim plot fyerje dhe mllef kundër shqiptarëve. Mes të tjerash, Rama tha se ai është babai i rreptë i shqiptarëve në këto kohë të vështira. Në një moment, Rama tha se i ka ndihmuar shqiptarët edhe kur ra tërmeti. “Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk […]

The post Tërmeti/ Rama: Ju dola për Zot, nuk ia lashë Zotit detyrat e mia appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim plot fyerje dhe mllef kundër shqiptarëve. Mes të tjerash, Rama tha se ai është babai i rreptë i shqiptarëve në këto kohë të vështira.

Në një moment, Rama tha se i ka ndihmuar shqiptarët edhe kur ra tërmeti.

“Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia,” tha Rama.

E megjithatë, kur tërmeti vetëm Rama nuk u doli zot shqiptarëve.

Dhjetëra njerëz u lanë të jetojnë në banesa thuajse të rrënuara edhe pse ishin lajmëruar nga një tërmet në shtator.

Shumë prej tyre humbën jetën.

Operacionit e shpëtimit treguan se shteti shqiptar dhe qeverisja janë të rrënuara.

Shqipëria nuk kishte as edhe një qen shpëtimi.

Pastaj procesi i rindërtimit nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar katër muaj.

The post Tërmeti/ Rama: Ju dola për Zot, nuk ia lashë Zotit detyrat e mia appeared first on 55 News.

]]>
Tërmeti/ Presidenti Meta: Solidaritet me popullin kroat https://55news.al/politike/termeti-presidenti-meta-solidaritet-me-popullin-kroat/ Sun, 22 Mar 2020 10:10:03 +0000 https://new.55news.al/?p=151487 Presidenti shqiptar Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka shprehur solidaritetin e tij me Kroacinë për Tërmetin e rënë ditën e sotme, që ka shkaktuar dëme dhe një të vdekur në Zagreb. “Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, […]

The post Tërmeti/ Presidenti Meta: Solidaritet me popullin kroat appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti shqiptar Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka shprehur solidaritetin e tij me Kroacinë për Tërmetin e rënë ditën e sotme, që ka shkaktuar dëme dhe një të vdekur në Zagreb.

“Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, shkruan presidenti në Facebook.

The post Tërmeti/ Presidenti Meta: Solidaritet me popullin kroat appeared first on 55 News.

]]>