termetidurres Archives - 55 News https://55news.al/tag/termetidurres/ Fri, 06 Dec 2019 15:11:40 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png termetidurres Archives - 55 News https://55news.al/tag/termetidurres/ 32 32 Humbi prindërit dhe vëllanë/ Dorjani mezi arrin të mbyllë intervistën: Vajza e Sajmirit thotë ‘baba’ gjithë ditën… https://55news.al/aktualitet/humbi-prinderit-dhe-vellane-dorjani-mezi-arrin-te-mbylle-intervisten-vajza-e-sajmirit-thote-baba-gjithe-diten/ Fri, 06 Dec 2019 15:11:40 +0000 https://new.55news.al/?p=133169 Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Dorjan Greku ndodhej në Francë kur mori vesh se familja e tij kishte mbetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Tragjedia për të është e trefishtë, sepse si pasojë e tërmetit të […]

The post Humbi prindërit dhe vëllanë/ Dorjani mezi arrin të mbyllë intervistën: Vajza e Sajmirit thotë ‘baba’ gjithë ditën… appeared first on 55 News.

]]>
Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Dorjan Greku ndodhej në Francë kur mori vesh se familja e tij kishte mbetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Tragjedia për të është e trefishtë, sepse si pasojë e tërmetit të fuqishëm ai humbi babain Pëllumb Greku, nënën Çelike Greku dhe vëllain 31-vjeçar Sajmir Greku.

I ftuar në programin “Historia ime”, ai ka treguar mes lotëve dhe me dhimbje të madhe tronditjen e përjetuar që nga momenti që mori vesh lajmin. Në telefonatën e fundit me ta para tragjedisë, ai kujton se ata i dhuronin njëri-tjetrit puthje përmes telefonit.

“Kam folur me babin, mamin dhe me vëllain, po atë natë, diku nga ora 6 e 30- 7. Folëm dhe mbaj mend që kanë qenë të puthurat e pafund…(qan) Vetëm putheshim në telefon…

Pavarësisht këmbënguljes së tij nuk ka arritur t’i shikojë prindërit, por vetëm vëllain e tij Sajmirin, pak minuta para se ta çonin në banesën e fundit.

 

“Kam shkuar tek morgu për t’i parë, por nuk më lejonin, më thonin nuk ke çfarë shikon, është diçka që nuk shihet. Iu thashë dua t’i shoh patjetër sido që të jenë. Pastaj m’u afruan të afërmit e mi dhe nuk më lanë, më dhanë kurajo. Vëllain e kam parë në momentin e fundit, kur ishte momenti për t’i çuar në banesën e fundit, vetëm vëllain”.

Momentet janë tepër të dhimbshme për të dhe shtohen edhe më tepër sepse vajza e Sajmirit gjithë ditën thërret emrin e tij dhe e kërkon atë.

“Janë momentet më të vështira, ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time. Vetëm me fëmijët duke i mbajtur afër. Kam një gocë 5 vjeç e gjysmë dhe më kërkon gjyshin, nënën, xhaxhain, t’i puth, t’i përqafoj si përherë, pse nuk janë këtu? Unë përpiqem t’i shmangem dhe i them janë në qiell, se s’kam çfarë t’i them tjetër, se ajo m’i kërkon vazhdimisht. Se ne jemi rritur atje, të gjithë së bashku. Edhe vajza e Sajmirit e kërkon thotë: Baba, baba gjithë ditën…”

Ai ka qenë shumë i afërt me vëllain dhe kujton se një natë para tragjedisë, Sajmiri i ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

“Marrëdhënia ime me vëllain ka qenë në një raport… fjala vëlla është e madhe, por unë se kam pasur vetëm vëlla, por edhe shok. Kaloja çdo gjë me atë, pa kontakt me atë nuk bënim asnjë gjë pa njëri-tjetrin. Herën e fundit kur isha në Francë më ka thënë: Shiko o vëlla mos u troturo në Francë, se do bëjmë diçka këtu dhe do jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin, sepse e dinte si ishte situata atje ku isha unë. Më thoshte merr rrobat dhe hajde këtej se s’do vdesim për bukë. Edhe atë natë më tha hajde merr rrobat nesër dhe nisu për në Shqipëri, se do ta hamë një copë bukë si përherë, mos u torturo, mos i torturo fëmijët”.

Dorjani mes lotëve tregon se do donte t’i kishte afër, t’i shikonte dhe pengu i tij është që prindërit nuk arritën ta shikonin ata mirë, ashtu si ata donin.

“Peng? S’kam peng ndonjë gjë… për momentin s’e di çfarë të them, por nuk arrita t’i shikoja… Nuk arrita t’i shikoja unë me syrin që donin të na shikonin ata, që ne të ishim sa më mirë. Ata për ne mundoheshin me sa mundësi kishin. Do t’ju thoja që sikur t’ju kisha dhe njëherë do ju mbaja gjithmonë me vete. Do doja t’i kisha kudo me vete, do doja t’i kisha afër, t’i shikoja me sy”./tvklan.al

The post Humbi prindërit dhe vëllanë/ Dorjani mezi arrin të mbyllë intervistën: Vajza e Sajmirit thotë ‘baba’ gjithë ditën… appeared first on 55 News.

]]>
Meta me Haradinajn: Mirënjohje Kosovës, gjithmonë do jemi bashkë https://55news.al/politike/meta-me-haradinajn-mirenjohje-kosoves-gjithmone-do-jemi-bashke/ Fri, 29 Nov 2019 14:27:18 +0000 https://new.55news.al/?p=131863 Presidenti i Republikës Ilir Meta, së bashku me Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vizituan sot qendrën e emergjencave civile në Durrës, të ngritur në stadiumin “Niko Dovana”, ku u takuan dhe u interesuan për shëndetin dhe gjendjen e banorëve të mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin. Presidenti […]

The post Meta me Haradinajn: Mirënjohje Kosovës, gjithmonë do jemi bashkë appeared first on 55 News.

]]>

Presidenti i Republikës Ilir Meta, së bashku me Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vizituan sot qendrën e emergjencave civile në Durrës, të ngritur në stadiumin “Niko Dovana”, ku u takuan dhe u interesuan për shëndetin dhe gjendjen e banorëve të mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Haradinaj, të shoqëruar edhe nga anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Ministri i Mbrojtjes, Rustem Berisha, Ministri i Transporteve Pal Lekaj, si dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takuan edhe me njësinë speciale të emergjencave civile të mbërritur nga Kosova.

Gjatë takimit me banorët e pastrehë të Durrësit, si edhe me Forcat e Sigurisë e të Policisë së Kosovës, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Falënderoj për të disatën herë Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, Kryeministrin Haradinaj, e në mënyrë të veçantë Forcat e Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të përballimit të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën përkrah forcave tona, në ndihmë të qytetarëve tanë që kanë vuajtur këto pasoja të tmerrshme të tërmetit.

Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e këtyre pasojave, të kësaj dhimbjeje. Edhe një herë z.Kryeministër duhet të jeni krenarë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, për Policinë e Kosovës, sepse jam i sigurt që çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë shfaqur gjatë këtyre ditë- netëve pa ndalim, pa u lodhur. Ndihem mirë kur edhe vetë qytetarëve tanë, shprehin mirënjohjen më të thellë e më të përzemërt të mbarë popullit tonë për këtë solidaritet vëllazëror.”

Ndërsa Kryeministri në detyrë i Kosovës, Haradinaj vuri në dukje se: “Jam i nderuar që me një pjesë të kabinetit qeveritar, së bashku me Presidentin e Republikës Meta, jemi sot në Durrës, pranë efektivëve edhe të Policisë së Kosovës, të Ushtrisë së Kosovës, të Ushtrisë së Shqipërisë, për t’iu dhënë përkrahje të mëtejme të gjithë të angazhuarve për kalimin e gjendjes.

Ne bashkëndjejmë me familjet e viktimave, të plagosurve dhe të dëmtuarve, të gjitha ato vështirësi që ka Shqipëria dhe do të vazhdojmë të jemi bashkë. President faleminderit për kohën tuaj!”

Në përfundim, Presidenti Meta falënderoi Kryeministrin Haradinaj edhe Qeverinë e Kosovës edhe për kontributin e parë financiar që ata dhanë prej gjysmë milioni euro, duke nxitur dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve dhe sipërmarrësve të Kosovës.

ImageImage

The post Meta me Haradinajn: Mirënjohje Kosovës, gjithmonë do jemi bashkë appeared first on 55 News.

]]>