terroristët Archives - 55 News https://55news.al/tag/terroristet/ Fri, 11 May 2018 15:41:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png terroristët Archives - 55 News https://55news.al/tag/terroristet/ 32 32 Terroristët kaq pranë, Italia në alarm https://55news.al/globi/terroristet-kaq-prane-italia-ne-alarm/ Fri, 11 May 2018 15:41:41 +0000 https://new.55news.al/?p=14747 Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar dy grupe të dyshuara xhihadiste përmes një operacioni të madh anti-terrorizmi që çoi në një numër arrestimesh. Bastisjet e policisë u zhvilluan në rreth 20 prona në Italinë veriore dhe Sardenja. Ministri i Brendshëm Marco Minniti përshëndeti operacionet, duke deklaruar se dy struktura armiqësore janë neutralizuar. Gjykatësit në veri […]

The post Terroristët kaq pranë, Italia në alarm appeared first on 55 News.

]]>
Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar dy grupe të dyshuara xhihadiste përmes një operacioni të madh anti-terrorizmi që çoi në një numër arrestimesh. Bastisjet e policisë u zhvilluan në rreth 20 prona në Italinë veriore dhe Sardenja. Ministri i Brendshëm Marco Minniti përshëndeti operacionet, duke deklaruar se dy struktura armiqësore janë neutralizuar.

Gjykatësit në veri të Italisë dhe Sardenjës, lëshuan urdhër-arrestet për operacionet “Luftëtarët e Huaj” dhe “Syriana”. Zyrtarët thanë se të dy grupet ishin të bazuara në Lombardi dhe Sardenja. Ata besohej se kishin lidhje me militantët islamikë në Siri, përkatësisht Frontin Nusra të lidhur me al-Kaidën.

Hetuesit thanë se besonin se dy grupet vepronin në mënyrë autonome, ndonëse një individ duket se kishte lidhje me të dyja grupet.

Në një konferencë shtypi në Romë të enjten, kryeprokurori italian për çështjet e terrorizmit, Federico Cafiero de Raho tha se 14 vetë u arrestuan në këto operacione, duke përfshirë 11 sirianë dhe tre marokenë. Ai tha se ndaj katër prej tyre janë ngritur akuza për lidhje me organizatat terroriste. Të tjerët akuzohen për komplot për të financuar terrorizmin, përveç krimit për ndërmjetësim financiar abuziv me qëllim të pastrimit të parave.

Të arrestuarit janë imigrantë me të drejtë banimi në Itali.
Policia shtoi se ata ishin në gjendje të gjurmonin pastrimin e rreth 2.4 milionë dollarëve, një pjesë e kësaj shume u është dërguar Frontit Nusra. Prokurori tha se paratë u transferuan kryesisht duke përdorur shërbime të njohura si hawala që është i zakonshëm në pjesën më të madhe të botës arabe dhe shmang kontrollet e zakonshme për monitorimin e financimit të terrorizmit. Një numër i vendeve evropiane po përdoreshin për këto transferime.

Prokurori italian shtoi se hetimi kishte zbuluar lidhje midis atyre që financonin terrorizmin dhe imigracionin e paligjshëm, por nuk gjeti dëshmi se trafikantët emigrantë po sillnin luftëtarë të huaj.

Autoritetet suedeze bashkëpunuan me homologët e tyre italianë gjatë hetimeve dhe zyrtarët e policisë italiane thanë se ndihma e tyre ishte tepër e rëndësishme. Në fletë-arrest thuhej se njeriu që konsiderohej si kreu i organizatës ishte siriani Anwar Daadoue. Ai shpesh punonte në Suedi, ku ai tashmë është në paraburgim.

The post Terroristët kaq pranë, Italia në alarm appeared first on 55 News.

]]>
Trump: Haspel objekt sulmesh se ka qënë e ashpër ndaj terroristëve https://55news.al/globi/trump-haspel-objekt-sulmesh-se-ka-qene-e-ashper-ndaj-terroristeve/ Mon, 07 May 2018 15:41:27 +0000 https://new.55news.al/?p=13191 Presidenti Donald Trump thotë se e zgjedhura prej tij për postin e Drejtoreshës së Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Gina Haspel, “është bërë objekt sulmesh, sepse ka qenë shumë e ashpër me terroristët”. Presidenti shkroi një tweet të hënën në mëngjes, pas njoftimit në media, se Haspel kishte ofruar javën e kaluar dorëheqjen nga kandidatura e […]

The post Trump: Haspel objekt sulmesh se ka qënë e ashpër ndaj terroristëve appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Donald Trump thotë se e zgjedhura prej tij për postin e Drejtoreshës së Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Gina Haspel, “është bërë objekt sulmesh, sepse ka qenë shumë e ashpër me terroristët”. Presidenti shkroi një tweet të hënën në mëngjes, pas njoftimit në media, se Haspel kishte ofruar javën e kaluar dorëheqjen nga kandidatura e saj, për shkak të shqetësimit të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë për rolin që kishte pasur në metodat e ashpra të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm. “Mendoni që në këto kohë shumë të rrezikshme, ne kemi njeriun më të kualifikuar, një grua që demokratët nuk e duan, sepse është shumë e ashpër ndaj terroristëve. Dil fitimtare Gina!”- shkruan Presidenti. Siç njoftoi fillimisht gazeta The Washington Post, Haspel kishte dyshime se mund të zhvillohet një seancë konfirmimi në Senat me pyetje të ashpëra, për të cilën ajo mendon se mund të dëmtojë jo vetëm CIA-n, por edhe reputacionin e saj.

Sipas njoftimit të mediave, zyrtarë të lartë të administratës Trump, nxituan për t’u takur me zonjën Haspel në zyrën e saj në CIA, për të diskutuar lidhur me shqetësimet e saj dhe deri mbrëmë në darkë, emërimi i saj mbetet në fuqi. “Emërimi i saj nuk ka për t’u përmbysur nga kritikë partiakë, të cilët mbajnë anën e Unionit Amerikan për të Drejta Civile lidhur me mënyrat se si CIA ruan sigurinë e popullit amerikan.”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah.

Seancat e konfirmimit të zonjës Haspel fillojnë të mërkurën. Gina Haspel është aktualisht drejtoreshë në detyrë e CIA-s dhe veterane që prej 33 vjetësh e agjencisë së zbulimit. Megjithëse shumë prej aktiviteteve të saj këto vite janë sekrete, organizata libertariane siç është Unioni Amerikan për të Drejtat Civile dhe një numër i madh demokratësh, thonë se ajo nuk duhet kualifikuar për këtë post, pasi ka drejtuar një qendër për marrjen në pyetje në Tajlandë.

Dy të dyshuar si terroristë islamikë ju nënshtruan metodave të rënda të marrjes në pyetje, më konkretisht, praktikës së simulon ndjesinë e mbytjes, për të cilën kritikët thonë se është një formë torture. Agjencia “Associated Press” njoftoi se në takimet e saj me senatorët në prag të seancave të konfirmimit, Haspel i siguroi ata se si drejtoreshë e CIA-s, ajo do t’i kundërshtonte teknika të tilla brutale. Mundet që ajo t’i përsërisë këto garanci gjatë seancave dëgjimore të së mërkurës.

Një zëdhënës i CIA-s tha se ligjvënësit dhe publiku do të kenë rastin të njohin “Gina Haspelin e vërtetë” të mërkurën dhe të shohin, sipas zëdhënësit, se ajo është një person i admirueshëm, që do të bëhej një shefe zbulimi e shkëlqyer.

The post Trump: Haspel objekt sulmesh se ka qënë e ashpër ndaj terroristëve appeared first on 55 News.

]]>