testet Archives - 55 News https://55news.al/tag/testet/ Tue, 07 Apr 2020 13:10:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png testet Archives - 55 News https://55news.al/tag/testet/ 32 32 PD, Dr. Tabaku: Të lejohen ekspertët për të bërë testim të zgjeruar https://55news.al/politike/pd-dr-tabaku-te-lejohen-ekspertet-per-te-bere-testim-te-zgjeruar/ Tue, 07 Apr 2020 13:10:38 +0000 https://new.55news.al/?p=154780 Doktoreshë Mirela Tabaku, njëherësh edhe Përfaqësuja e grupit të punës për Shëndetësinë në PD, në një deklaratë për mediat nga selia blu i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë ekspertët të kryejnë sa më shumë testime në popullsi. Tabaku thekson se përvojat më të mira botërore kanë konfirmuar se testimi i zgjeruar është thelbësor […]

The post PD, Dr. Tabaku: Të lejohen ekspertët për të bërë testim të zgjeruar appeared first on 55 News.

]]>
Doktoreshë Mirela Tabaku, njëherësh edhe Përfaqësuja e grupit të punës për Shëndetësinë në PD, në një deklaratë për mediat nga selia blu i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë ekspertët të kryejnë sa më shumë testime në popullsi.

Tabaku thekson se përvojat më të mira botërore kanë konfirmuar se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll virusin vdekjeprurës COVID-19.

Doktoresha pohon se Shqipëria ka humbur shuë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve, ndërsa thotë se vlera e mbylljes në shtëpi dhe izolimit bie nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë Demokratike, fillimisht, dua të shpreh vlerësimin dhe nderimin për gjithë punën dhe sakrificat e mjekëve, infermierëve, laborantëve, imazheristëve, sanitarëve, ekspertëve, stafeve mbështetëse qe punojnë në çdo sektor të shërbimit shënndetësor kudo nelë vend.

Të dashur bashkëqytetarë,

Nelë stadin epidemiologjik ku është Shqipëria, për të mos çuar dëm sakrificën e qytetarëve, por edhe stafit shëndetësor, merr peshë të madhe testimi më i zgjeruar.

Kjo masë është e domosdoshme për të ditur situatën reale ku ndodhet vendi, për të realizuar me efikasitet procesin e gjurmimit e me pas izolim dhe trajtim, por edhe si do të veprojme për të parashikuar dhe llogaritur masat shëndetësore, ekonomike, sociale etj. që nevojiten për të përballuar këtë situatë.

Pa dashur të ripërsëris argumentat shkencore për këtë fakt dhe faktet e vendeve me eksperiencat më të mira në këtë pandemi për testimin,  theksoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) kanë theksuar se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID 19, për të reduktuar transmetimin e tij, si dhe për të zvogëluar impaktin e tij negativ ne ekonomi, shendet publik dhe aspektin social.

Është momenti që Qeveria të vlerësojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri që sa më shumë të zgjasë periudha e testimeve të ulëta, aq më të mëdha do të jenë pasojat në shëndetin e qytetarëve, pasojat ekonomike dhe sociale, që gjithashtu sjellin pasoja ne shendetin mendor dhe fizik te popullatës.

Me keqardhje, edhe si mjeke në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi, më duhet të pohoj se kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve.  Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.  

Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet. Pushteti lokal, institucionet e shendetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Ndaj ripërsërisim kërkesën ndaj Qeverisë që t’u mundësojë ekspertëve numrin e mjaftueshëm të testimeve, që ata të jenë në gjendje të bëjnë detyrën e tyre.

Qeveria duhet të ketë një strategji të qartë dhe transparente, jo vetëm për rritjen e numrit të testimeve, por edhe për llojet e testeve dhe zgjerimin e kategorisë së personave që e kryejnë testin, bazuar plotësisht në udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetëisë dhe Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit!

The post PD, Dr. Tabaku: Të lejohen ekspertët për të bërë testim të zgjeruar appeared first on 55 News.

]]>
Liderja e të djathtës ekstreme të Francës, Marine Le Pen urdhërohet të kryejë testet psikiatrike https://55news.al/globi/liderja-e-te-djathtes-ekstreme-te-frances-marine-le-pen-urdherohet-te-kryeje-testet-psikiatrike/ Fri, 21 Sep 2018 07:06:00 +0000 https://new.55news.al/?p=50957 Një gjykatë franceze ka urdhëruar kreun e ekstremit të djathtë Marine Le Pen që t’i nënshtrohet testeve psikiatrike, si pjesë e një hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik. “Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një […]

The post Liderja e të djathtës ekstreme të Francës, Marine Le Pen urdhërohet të kryejë testet psikiatrike appeared first on 55 News.

]]>
Një gjykatë franceze ka urdhëruar kreun e ekstremit të djathtë Marine Le Pen që t’i nënshtrohet testeve psikiatrike, si pjesë e një hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik.

“Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një regjim që ka nisur të na fusë frikën! Mendoja se kisha të drejtën e lirisë së shprehjes, por jo! Drejtësia do të më nënshtrojë në teste psikiatrie, sepse në postimet e mia në Twitter kam denoncuar horroret e ISIS-it”,
Raste të këtilla nuk janë të reja për Le Pen. Më 16 dhjetor të vitit 2015, në fakt, kishte postuar në Tëitter foto ekzekutimesh makabër të kryera nga islamistë të ISIS. Kjo, vetëm për t’iu përgjigjur gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i akuzuar nga Le Pen për paralelizmin që bën gazetari mes fondamentalizmit të ISIS-it dhe Frontit Nacional. Asokohe, gjykata e Nanterre menjëherë hapi një kërkesë me akuzën e shpërndarjeve të imazheve të dhunshme nga Le Pen.

The post Liderja e të djathtës ekstreme të Francës, Marine Le Pen urdhërohet të kryejë testet psikiatrike appeared first on 55 News.

]]>
Austria ndërpret testet për shofer në gjuhën turke https://55news.al/globi/austria-nderpret-testet-per-shofer-ne-gjuhen-turke/ Mon, 23 Jul 2018 07:32:53 +0000 https://new.55news.al/?p=37141 Shoferët e ardhshëm në Austri nuk do të mundë ta japin provimin në gjuhën turke, ka njoftuar Ministria austriake e Komunikacionit, transmeton Koha.net. Një pjesë e turqve që jetojnë e punojnë në Austri e jepnin testin me shkrim në gjuhën turke. Numri i tyre vinte menjëherë pas atyre që provimin e jepnin në gjuhën gjermane. […]

The post Austria ndërpret testet për shofer në gjuhën turke appeared first on 55 News.

]]>
Shoferët e ardhshëm në Austri nuk do të mundë ta japin provimin në gjuhën turke, ka njoftuar Ministria austriake e Komunikacionit, transmeton Koha.net.

Një pjesë e turqve që jetojnë e punojnë në Austri e jepnin testin me shkrim në gjuhën turke. Numri i tyre vinte menjëherë pas atyre që provimin e jepnin në gjuhën gjermane.
Ministri i Komunikacionit Norbert Hofer, nga Partia e Lirisë, thotë se qëllimi i kësaj mase është pakësimi i shpenzimeve, përcjell al jazzera.
Veç kësaj, ka shtuar ai, qëllimi është që të huajt të mësojnë gjuhën gjermane.
Ndërprerja e dhënies së provimit për shofer në gjuhën turke u bë kohën kur janë ashpërsuar marrëdhëniet ndërmjet Austrisë e Turqisë.
Kancelari Sebastian Kurz dëshiron që BE t’i ndërpresë bisedime me Turqinë.

The post Austria ndërpret testet për shofer në gjuhën turke appeared first on 55 News.

]]>
Kërkesa për prokurorinë/ Boçi: Nikolla e ktheu maturën në mall online, trafikoi testet për… https://55news.al/politike/kerkesa-per-prokurorine-boci-nikolla-e-ktheu-maturen-ne-mall-online-trafikoi-testet-per/ Wed, 13 Jun 2018 16:18:15 +0000 https://new.55news.al/?p=25701 Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla i ka bërë kërkesë prokurorisë që të fillojë hetimet ndaj deputetit të PD-së Luçiano Boçi, pasi ky i fundit denoncoi sot se testi i matematikës për maturantët kishte dalë para disa ditësh dhe jo disa çaste para provimit siç pretendonte ministria në fjalë. Në mënyrë të menjëhershme pas kësaj kërkese […]

The post Kërkesa për prokurorinë/ Boçi: Nikolla e ktheu maturën në mall online, trafikoi testet për… appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla i ka bërë kërkesë prokurorisë që të fillojë hetimet ndaj deputetit të PD-së Luçiano Boçi, pasi ky i fundit denoncoi sot se testi i matematikës për maturantët kishte dalë para disa ditësh dhe jo disa çaste para provimit siç pretendonte ministria në fjalë.

Në mënyrë të menjëhershme pas kësaj kërkese ka reaguar Boçi, i cili përmes një postimi në “facebook” ka theksuar se detyra kryesore e çdo ligjvënësi është të denoncojë shkeljen e ligjit dhe skandalet. Ndërsa për sa i përket bërjes publike të testit të matematikës deputeti demokrat tha se ajo që duhet hetuar në këtë rast duhet të jetë ministra Lindita Nikolla.

Postimi i plotë:

Ministrja e vënë prej kohësh nën akuzë për grabitjen e të dhënave personale të nxënësve dhe të prindërve për qëllime të ngushta politike, thërret sot në ndihmë prokurorinë për interesa personale.

Në detyrën si ligjvënës ne mbrojmë interesin publik dhe qytetar dhe interesi i fëmijëve tanë është interesi më i lartë.

Në emër të tij ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë publikisht çdo rast abuzimi, shkelje të ligjit dhe shpërfillje ndaj mundit, sakrificës dhe djersës së tyre.

Ministrja e di mirë se është ajo vetë përgjegjësja kryesore si titullare e institucionit, e daljes dhe qarkullimit të testeve të maturës shtetërore.

Ministrja mban përgjegjësi të plotë ligjore që testi u fotografua në sallë dhe u shpërnda nëpërmjet telefonit, te ndaluar sipas ligjit.

Ministrja e di mirë se ësht? ajo përgjegjësja që ka degraduar Maturën në mall online dhe ka shkelur me këmbë punën disa vjeçare të nxënësve e prindërve.

Është ajo që trafikon testet e maturantëve për të mbuluar shkatërrimin që ka mbjellë në arsim.

Është ajo që e ka shndërruar arsimin në një magazinë pa inventar nxënësish, ku nuk fiton më i miri, më i përgaturi, por më i shkathti e i shpejti.

Është ajo dhe Rama i saj që tallen çdo ditë me maturantët, rininë e prindërit e tyre, me të ardhmen e shpresën e tyre.

Përgjegjësit ligjorë dhe moralë të kësaj katrahure janë Rama dhe Nikolla.

Më mirë të kishe heshtur zonja Ministre!

Dita e gjykimit po afron….!

The post Kërkesa për prokurorinë/ Boçi: Nikolla e ktheu maturën në mall online, trafikoi testet për… appeared first on 55 News.

]]>