testime Archives - 55 News https://55news.al/tag/testime/ Mon, 27 Apr 2020 11:25:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png testime Archives - 55 News https://55news.al/tag/testime/ 32 32 Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik https://55news.al/politike/per-testime-te-sakta-be-i-jep-shqiperise-nje-material-te-ri-kontrolli-laboratorik/ Mon, 27 Apr 2020 11:25:53 +0000 https://new.55news.al/?p=158049 “Testimi i shpejtë dhe i besueshëm laboratorik është pjesë thelbësore e trajtimit të pandemisë koronavirus”, tha sot sot ambasadori i BE, Luigi Soreca tek njoftoi se “studiuesit  e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit, qendra shkencore dhe njohurive të BE-së, kanë hartuar një material të ri kontrolli që laboratorët mund të përdorin për të kontrolluar funksionimin […]

The post Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik appeared first on 55 News.

]]>
“Testimi i shpejtë dhe i besueshëm laboratorik është pjesë thelbësore e trajtimit të pandemisë koronavirus”, tha sot sot ambasadori i BE, Luigi Soreca tek njoftoi se “studiuesit  e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit, qendra shkencore dhe njohurive të BE-së, kanë hartuar një material të ri kontrolli që laboratorët mund të përdorin për të kontrolluar funksionimin e saktë të testeve të koronavirusit dhe për të shmangur rezultatet negativ të rremë.”??
Ambasadori i BE Luigi Soreca e dorëzoi të premten materialin e ri të kontrollit pranë Institutit të Shëndetit Publik. Kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20.000 komplete testimi COVID-19. jo është shkenca e BE-së në veprim!?

The post Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik appeared first on 55 News.

]]>
Skanerët nxjerrin persona të infektuar/ PD: Ja 5 propozimet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme https://55news.al/politike/skaneret-nxjerrin-persona-te-infektuar-pd-ja-5-propozimet-qe-kerkojne-zgjidhje-te-menjehershme/ Sat, 18 Apr 2020 15:10:18 +0000 https://new.55news.al/?p=156729 Grupi i ekspertëve të COVID-19 pranë Partisë Demokratike, në një deklaratë publike, informon se skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit, ndonëse testet rezultojnë negativë. Ndërkohë që kanë dalë edhe me disa propozime për qeverinë.  Deklaratë e grupit të ekspertëve antiCOVID pranë PD Në Qendrën e Traumës u paraqitën dy pacientë të traumatizuar. Në egzaminimin e zakonshëm […]

The post Skanerët nxjerrin persona të infektuar/ PD: Ja 5 propozimet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme appeared first on 55 News.

]]>

Grupi i ekspertëve të COVID-19 pranë Partisë Demokratike, në një deklaratë publike, informon se skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit, ndonëse testet rezultojnë negativë. 
Ndërkohë që kanë dalë edhe me disa propozime për qeverinë. 

Deklaratë e grupit të ekspertëve antiCOVID pranë PD 
Në Qendrën e Traumës u paraqitën dy pacientë të traumatizuar. Në egzaminimin e zakonshëm me Scaner u konstatuan dëmtime egzistuese pulmonare, karakteristikë prej Covid 19. Në testimin virusologjik (tampon) të mëtejshëm rezultojnë negative, pra ka një mospërputhje në diagnozë. Po të analizojmë dhe të dy rastet e mëparshme të aksidentuara nga Durrësi, gjejmë po kështu mospërputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Në këtë situatë, vetë të dhënat e Scanerit, që janë më të besueshme flasin për probleme serioze në zbulimin e të prekurve, në ndjekjen e këtyre, difekte këto madhore që kërkojnë zgjidhje:

—Së pari, në këto raste duhet kërkim i dyfishtë virusologjik (PCR) në një laborator tjetër me ripërsëritje të ekzaminimit pas 3-5 ditësh. Kjo normë tek ne nuk realizohet sepse gjithçka është monopol i një laboratori, edhe pse janë mundësitë e shfrytëzimit të lavoratorëve të tjerë për këtë test.

—Së dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund të vazhdoje të qëndroje gjatë mbas këtyre dëmtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshtë diagnozën me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshëm të kontakteve, gjë që nuk po bëhet.

—Së treti këta pacientë, ashtu si dhe depistimi në tëresi, kanë nevojë për analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gjë e mundshme në një numër të konsiderueshëm laboratorësh, por që me gjithë insistimin tonë vazhdon të shpallet “e ndaluar”. Theksojmë se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH të tyre, që po përdoret për ta bllokuar edhe këtë ekzaminim  vetëm në QSUT, është i pavërtetë. Veçse sot kur ka metoda të shumta të përcaktimit të antitrupave që nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me përzgjedhjen!

—Së katërti, ky fenomen i zbulimit të dëmtimeve të mushkerive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan për shkak të arsyeve të tjera, flet për moskorrespondimin e të dhënave zyrtare me numrin e të infektuareve në realitet, si pasojë e nje niveli testimi me “tampon” shumë nën nevojat e vendit dhe mungesën e plotë të atij imunologjik, që nuk mund të tejkalohen vetëm me nga një pikë analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim për qytetarët, të gjitha kapacitetet laboratorike në qendër e periferi për test, test, test.

—Së pesti, zbulimi i këtyre pacientëve me dëmtime të tilla në mushkëri, pra në stade të avancuara të sëmundjes, tregon një mosfunksionim të hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, që duhet të shndërrohet në një nga “motorrët” kryesorë, si dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes në këtë përballje për depistim e trajtim të të gjitha mundësive imazherike të vendit.

 

The post Skanerët nxjerrin persona të infektuar/ PD: Ja 5 propozimet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme appeared first on 55 News.

]]>
Pa testime dhe me kaq lajme tronditëse/ ‘Kurba’ e pabesueshme e qeverisë https://55news.al/politike/pa-testime-dhe-me-kaq-lajme-tronditese-kurba-e-pabesueshme-e-qeverise/ Sat, 11 Apr 2020 13:41:02 +0000 https://new.55news.al/?p=155526 Para pak ditësh, gazeta ‘New York Times’, teksa shkruante për vaksinën e tuberkulozit dhe mundësitë që ajo të mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri, shkruan se të dhënat nga bota perëndimore nuk mund të krahasohen me ato të vendeve ish-komuniste, pasi këto të fundit i kanë të dhënat të pabesueshme. Këtu sigurisht përfshihet edhe Shqipëria, […]

The post Pa testime dhe me kaq lajme tronditëse/ ‘Kurba’ e pabesueshme e qeverisë appeared first on 55 News.

]]>
Para pak ditësh, gazeta ‘New York Times’, teksa shkruante për vaksinën e tuberkulozit dhe mundësitë që ajo të mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri, shkruan se të dhënat nga bota perëndimore nuk mund të krahasohen me ato të vendeve ish-komuniste, pasi këto të fundit i kanë të dhënat të pabesueshme.

Këtu sigurisht përfshihet edhe Shqipëria, qeverisja e së cilës nuk ka asnjë raport të mirë me transparencën dhe të dhënat e besueshme.

Por në këto kohë krize, ato janë jetike për vendin. E megjithatë askush nga qeveria nuk ka bërë asnjë transparencë për asgjë deri më tani, duke nisur që nga testimet, gjendja e pavijoneve e duke përfunduar te ventilatorët

Kurba që na paraqitet çdo ditë është një kurbë që diktohet dukshëm nga oreksi i Edi Ramës, dhe i prezantuar nga mjekë e specialistë që dalin më shumë në FB të qeverisë sesa të bëjnë punën si ekspertë të pavarur.

Jo vetëm kaq, ajo kurbë nuk bën sens dukshëm. Shihni kurbat e vendeve të tjera. Sigurisht kanë luhatje, por mund të kuptosh një trend gjithsesi.

Në kohën kur Shqipëria bën testime të krahasueshme vetëm me vendet afrikane, edhe rastet e infeksionit janë të ngjashme me ato në Afrikë. Lexoni të dhënat që publikon John Hopkins University dhe do e kuptoni.

Por situata u bë tronditëse sot. Një grua në Shkodër u tha se e ka marrë infeksionin në një fasoneri. Më vonë u mësua se në Krujë janë disa familje që dyshohen me korona, por se testimet u bëhen vetëm kur të dojë qeveria, sepse numrat i duhen asaj.

Më pas u raportua se një i ri në Durrës e kishte mësuar se ishte infektuar vetëm kur bëri aksident. Po të mos ishte aksidentuar, do e mësonte ndonjëherë?

Të gjithë këto të dhëna, shoqëruar me skandalin e publikuar nga Syri.net para pak ditëve, ku qeveria kërkon tamponë nga vendet e tjera në mënyrë urgjente, ngrenë dyshime të forta për situatën.

Por kjo nuk është një lojë politike ku gjërat zgjidhen me propagandë dhe shfaqje. Në mes janë jetë njerëzish.

The post Pa testime dhe me kaq lajme tronditëse/ ‘Kurba’ e pabesueshme e qeverisë appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime… https://55news.al/politike/video-obsh-kerkon-testime-berisha-kryepidimiologu-i-republikes-se-surrelit-vetem-mashtrime/ Fri, 10 Apr 2020 12:43:55 +0000 https://new.55news.al/?p=155342 Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një video ku tregohet për sjellejn e qeverisë shqiptare ndaj epidemisë së koronavirusit. “OBSH: Testime, testime, testime! Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!”, shkruan Berisha në shenimin e tij. Sipas ish Kryeministrit ky është një skandal duke parë se shtete si […]

The post VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime… appeared first on 55 News.

]]>

Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një video ku tregohet për sjellejn e qeverisë shqiptare ndaj epidemisë së koronavirusit.

“OBSH: Testime, testime, testime! Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!”, shkruan Berisha në shenimin e tij.

Sipas ish Kryeministrit ky është një skandal duke parë se shtete si Sri Lanka dhe Xhibuti kane bërë më shumë testime për Covid-19, se sa ka bërë qeveria Rama.

 

Ja postimi i plotë:

 

Dy doktrina!!

OBSH: Testime, testime, testime!
Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!

Miq, kjo video karahson dhe gjen të njejta numrin e përgjithshëm të testimeve në këto tre vende dhe shifrat janë të verteta!

Por nga ana tjetër analiza e luftes së coronavirusit nëpërmjet tesimit në këto tre vende mjerisht provon se krahasimi i tyre me Shqipërinë i fyen ato.

Pse kjo, si qendron e verteta:
Shqipëria ka 416 të infektuar 24 të vdekur dhe ka bere 3385 testime
Pra ka bëre 8 testime për 1 rast të infektuar
Xhibuti ka 140 te infektuar 1 të vdekur dhe ka testuar 3399 raste pra Xhibuti ka bere 24 testime per 1 të infektuar apo tre herë më shumë se sa Shqipëria.

Sri Lanka ka 190 të infektuar 7 të vdekur dhe ka bërë 3242 testime, pra Sri Lanka ka bërë 17 testime për 1 të infektuar apo dy herë më shumë se sa Shqipëria! Skandal!!

Pse ky rezultat? Sepse ato dy vende nuk kanë një Sulltan Salep Surrel si Kryeepidemiolog!
Ndiqeni videon. Sb

 
 

 

The post VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime… appeared first on 55 News.

]]>
Spahia: Kriminale nëse ka teste dhe nuk bëhen, mjekët e Shkodrës flinin në spital …. https://55news.al/politike/spahia-kriminale-nese-ka-teste-dhe-nuk-behen-mjeket-e-shkodres-flinin-ne-spital/ Tue, 07 Apr 2020 15:26:09 +0000 https://new.55news.al/?p=154814 Ish-deputeti demokrat dhe njëherësh mjek në profesion, Bardh Spahia në një lidhje me skype me Fax News, e ka vendosur theksin te domosdoshmëria për të kryer sa më shumë testime në vend. Spahia tha se është e pafalshme që masat e ashpra të ndërmarra nga qeveria për distancimin fizik të qytetarëve të mos shoqërohen me […]

The post Spahia: Kriminale nëse ka teste dhe nuk bëhen, mjekët e Shkodrës flinin në spital …. appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti demokrat dhe njëherësh mjek në profesion, Bardh Spahia në një lidhje me skype me Fax News, e ka vendosur theksin te domosdoshmëria për të kryer sa më shumë testime në vend.

Spahia tha se është e pafalshme që masat e ashpra të ndërmarra nga qeveria për distancimin fizik të qytetarëve të mos shoqërohen me numër të lartë testimesh.

“Ka një numër shumë të ulët të tesimeve, duhet të ketë një shtim sidomos për shtresa që jaë më të rrezikuara, si mjekët apo punonjësit e policisë që janë në vijën e parë. Kundër çdo udhëzimi dhe rekomandimi të OBSH, ndryshe nga çdo vend në botë, vijojnë strukturat tona qeveritare që të mbajnë të ulët numrin e testimeve.

Kjo e fsheh situatën reale, për shkak se personat nuk kanë simptoma, ata janë bartës, si dhe kapja shumë e vonë e rasteve, bëhet shumë e rrezikshme për jetën e tyre”, tha Spahia.

Duke u ndalur te Shkodra, ish-deputeti tha se testime nuk janë kryer as ndaj personelit mjekësor që ka qenë në kontakt me personat e parë të prekur me Covid 19. Spahia akuzoi për politizim të çështjes në Shkodër, ndërsa nuk nguroi që të sulmonte dhe ministrin Sandër Lleshaj, për të cilin tha se deri dje qendronte në bunker.

“Ka javë e javë të tëra që kërkoheshin të bëheshin testime në Shkodër, dhe nuk u bënë, vazhdon edhe sot një numër shumë i ulët i testimeve, më pak se 300 të tilla, si mund të krijojmë ne një ide të qartë për përmasat dhe shkallën e përhapjes së këtij virusi.

Do të duhej urgjentisht që strukturat të rrisin në mënyrë të menjëhershme, numrin e testimeve për personat e kontaktit, duhet që të ishin testuar të gjithë kontatet e dy javëve të fundit. Akoma nuk arrijmë dot që ta kuptojmë se pse nuk thuhet ende numri i testimeve që janë në dispozicion.

E para në rast se numri do të ishte shumë i ulët, tregon që masat nuk janë marrë. Dhe e dyta nëse testet janë dhe ato nuk bëhen për të mbajtur numrin e ulët, kjo do të ishte dhe më kriminale se e para.
Ne do të vazhdojmë pa ndalim që të kërkojmë shtimin e numrit të testimeve, pasi vetëm kjo mund të shmangë flukset e papritura të pacientëve në spital dhe në terapitë intesive, që për shkak të mungesave kjo do të kthehej në një situatë të papërballueshme.

Tentativa e tij për t’ia kaluar fajin ekspertëve është një heqje e papranueshme e fajit.
Ne e kemi denoncuar që prej fillimit ardhjen e autobusave me udhëtarë nga zonat më të prekura nga Italia, ku u pritën nga drejtuesit e policisë, që u thanë se do të mbaheshin në karantinim të detyrueshëm.

Pak metra më tutje ata persona u lanë të lirë pa asnjë kontroll nga ana e policisë, është i kot ai show që shfaqet një ditë të bukur Ministri i Brendshëm, që del nga bunkeri dhe kërkon që ti hedhë fajin strukturave lokale.

Që në rastin e parë kur personeli mjekësor pati kontakt me të prekurin e parë me koronavirus në Shkodër, kërkuan që tiu bëheshin testimet, dhe nuk iu bënë nga ana e Minsitrisë së Shëndetësisë. 

Një pjesë e tyre u lanë që të qendronin në spital, nga frika që të mos shkonin pranë familjeve të tyre, pasi frikësoheshin për shëndetin e tyre”, u shpreh më tej Spahia.

The post Spahia: Kriminale nëse ka teste dhe nuk bëhen, mjekët e Shkodrës flinin në spital …. appeared first on 55 News.

]]>