thaci Archives - 55 News https://55news.al/tag/thaci/ Thu, 16 Jul 2020 06:14:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png thaci Archives - 55 News https://55news.al/tag/thaci/ 32 32 Vazhdimi i dialogut, takohen sot në Bruksel Hoti e Vuçiç https://55news.al/politike/vazhdimi-i-dialogut-takohen-sot-ne-bruksel-hoti-e-vucic/ Thu, 16 Jul 2020 06:14:03 +0000 https://new.55news.al/?p=168073 Dialogu Kosovë-Serbi mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, do të vazhdojë sot pasdite në Bruksel. Takimi është parashikuar të nisë në orën 16:00, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian përmes një njoftimi. Në këtë takim, përveç Hotit e Vuçiçit prezent do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie […]

The post Vazhdimi i dialogut, takohen sot në Bruksel Hoti e Vuçiç appeared first on 55 News.

]]>
Dialogu Kosovë-Serbi mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, do të vazhdojë sot pasdite në Bruksel.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 16:00, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian përmes një njoftimi.

Në këtë takim, përveç Hotit e Vuçiçit prezent do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik. Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00. Përfaqësuesi i lartë do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me coronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-së”, thuhet në njoftim.

The post Vazhdimi i dialogut, takohen sot në Bruksel Hoti e Vuçiç appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu:Shkembimi i territoreve dhe Shengeni Ballkanik, pjese e Jugosllavise se Re me Serbine e Madhe. https://55news.al/politike/tritan-shehu-shkembimi-i-territoreve-dhe-shengeni-ballkanik-pjese-e-jugosllavise-se-re-me-serbine-e-madhe/ Sun, 05 Jul 2020 16:50:55 +0000 https://new.55news.al/?p=166982   Nga Tritan Shehuhttps://youtu.be/EfbNtrqxCt0Sot ne Fox News.Tashme autoret e tellallet u qartesuan.ShBA konseguente ne politikat e saj per vlera, liri e integrim te Rajonit tone, ne sinkron me BE.Ne duhet te mbrojme kurdohere interesat tona madhore. Lufta e Kosoves e UCK nuk goditet nga ajo padi, ndaj te ciles duhet te ecet ne modelin Haradinaj […]

The post Tritan Shehu:Shkembimi i territoreve dhe Shengeni Ballkanik, pjese e Jugosllavise se Re me Serbine e Madhe. appeared first on 55 News.

]]>
 

Nga Tritan Shehu
https://youtu.be/EfbNtrqxCt0
Sot ne Fox News.
Tashme autoret e tellallet u qartesuan.
ShBA konseguente ne politikat e saj per vlera, liri e integrim te Rajonit tone, ne sinkron me BE.
Ne duhet te mbrojme kurdohere interesat tona madhore.
Lufta e Kosoves e UCK nuk goditet nga ajo padi, ndaj te ciles duhet te ecet ne modelin Haradinaj te perballimit.
Vizita e Rames ne Prishtine deshtoi.

The post Tritan Shehu:Shkembimi i territoreve dhe Shengeni Ballkanik, pjese e Jugosllavise se Re me Serbine e Madhe. appeared first on 55 News.

]]>
John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin https://55news.al/politike/john-bolton-si-deshmitari-qe-s-ka-frike-te-tregoje-krimin/ Sun, 05 Jul 2020 16:41:01 +0000 https://new.55news.al/?p=166978 Nga Andi Bushati – 05/07/2020Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh. Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë […]

The post John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin appeared first on 55 News.

]]>
Nga Andi Bushati – 05/07/2020
Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re.

Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën edhe kur ishte në detyrë.

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.

Falë presionit të brendshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij, Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjesëtar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.

Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të. Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret siku nuk ia kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.

Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për tu rihapur, u desh që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj ‘deal-i’ përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për ta ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike’ shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj. Kjo është në fakt edhe e reja më rrënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: ‘plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer’.

/Lapsi.al

The post John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin appeared first on 55 News.

]]>
Agjentura serbe u fsheh pas Boltonit. https://55news.al/opinion/agjentura-serbe-u-fsheh-pas-boltonit/ Sun, 05 Jul 2020 11:46:56 +0000 https://new.55news.al/?p=166974 Ne nje interviste te tijen ne Fox News Ish Keshilltari per Sigurine Kombetare ,John Bolton, i dha goditjen e fundit fatale jo vetem perpjekjeve per coptimin e Kosoves por edhe propagandes qe perhapen Beogradi dhe sherbetoret e tij ne Kosove dhe Tirane se gjoja kjo ishte ideja amerikane dhe kishte mbeshtetjen e tyre. Pavaresisht se […]

The post Agjentura serbe u fsheh pas Boltonit. appeared first on 55 News.

]]>
Ne nje interviste te tijen ne Fox News Ish Keshilltari per Sigurine Kombetare ,John Bolton, i dha goditjen e fundit fatale jo vetem perpjekjeve per coptimin e Kosoves por edhe propagandes qe perhapen Beogradi dhe sherbetoret e tij ne Kosove dhe Tirane se gjoja kjo ishte ideja amerikane dhe kishte mbeshtetjen e tyre.

Pavaresisht se te gjitha qendrimet e Bolton- it si diplomat i nivelit te larte dhe Republikan qe ka levizur ne disa administrata nuk kane qene pro Kosoves ne ceshtjen e bombardimeve ,duhet thene se ai dje kreu nje akt te larte ne sherbim te se vertetes . Qellimi nga u nis eshte nje ceshtje tjeter ,mund te jene te ndryshme,por nje gje eshte e vertete e sakte, ajo nxori zbuluar faktin se sherbimi sekret i Beogradit fshihej pas Bolton-it dhe perdori sherbetoret e tij ne Prishtine e Tirane per ta demtuar jo pak Kosoven dhe ceshtjen e saj.

Kjo teze ne menyre te qarte eshte artikuluar dhe zberthyer qe diten qe nisen pazaret me Kosoven nga Ish kryeministri Berisha.
Por Bolton dje i dha goditjen fatale planit ogurzi Vucic-Thaci dhe sherbetoreve te tyre Rama-Haxhiu.Ky plan ogurzi ishte gatuar ne zyrat e Beogradit dhe vune ne levizje njerezit e tyre ne Pristine dhe Tirane, mesa duket kishin me cfare ti shantazhonin.

Panorama tashme eshte e qarte. Sherbimet sekrete serbe e gatuan corben, sherbyesit e tyre ne Tirane e Prishtine nisen te zbatonin urdhrat e Beogradit.
Deklarata e Boltonit iu hoqi nga duart armen e nje propagande te neveritshme me te cilen donin te perfshnin Shba-ne. Por mjeranet ne Beograd,Prishtine e Tirane por edhe ndonje korridor nderkombetar harxhuan para e energji, por harruan se Kosova nuk eshte nje ceshtje e vogel e Ballkanit .
Kosova eshte nje pike nevralgjike ne te gjithe gjeo-strategjine e rajonit si nje vije e forte demarkacioni midis lindjes dhe perendimit ku nderhyrja e NATO-s dhe clirimi i Kosoves ishte akti me i rendesishem i perendimit euro-atlantik pas Luftes se Dyte Boterore.

 

 

 

 

 

The post Agjentura serbe u fsheh pas Boltonit. appeared first on 55 News.

]]>
Bomba’ e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç https://55news.al/politike/bomba-e-ish-keshilltarit-te-trump-shkembimin-e-territoreve-e-kerkuan-thaci-dhe-vucic/ Sat, 04 Jul 2020 20:45:55 +0000 https://new.55news.al/?p=166952   Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka. Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti […]

The post Bomba’ e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç appeared first on 55 News.

]]>
 

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka.

Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa.
Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”, është shprehur ai.

The post Bomba’ e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç appeared first on 55 News.

]]>
Berisha:Në Prishtinë si misionar i Beogradit! https://55news.al/politike/berisha-ne-prishtine-si-misionar-i-beogradit/ Mon, 29 Jun 2020 09:47:22 +0000 https://new.55news.al/?p=166367 Nga Sali Berisha – 28/06/2020 Miq, mediat njoftojnë se Esad Toptani i ri, duke shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkojë me datë 1 korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në […]

The post Berisha:Në Prishtinë si misionar i Beogradit! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha – 28/06/2020

Miq, mediat njoftojnë se Esad Toptani i ri, duke shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkojë me datë 1 korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veçmas të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.

Ky akt në vetvete është një sulm i ri në një ditë të vështirë ndaj Kosovës.

Miq, Edi Rama shkon në Prishtine si një provokator sepse vetë ai është sot pas Enver Hoxhës sinonimi më i shëmtuar i përçarjes kombëtare.

 

Për kujtesë:

1-Edi Rama në shtator të vitit 2013, ende pa marrë votëbesimin në parlament dhe pa bërë betimin si kryeministër, shkon fluturimthi në Prishtinë dhe në fjalën e tij përçarëse në parlamentin e Kosovës detyroi të braktisin sallën e tij deputetët e LDK, partisë politike që themeloi shtetin e Kosovës.

2-Edi Rama gjatë këtyre 7 viteve ka ofenduar dhe sharë me gjuhën e një halabaku ordiner pothuaj çdo udhëheqës politik të Kosovës për motivin e vetëm se ata nuk kanë pranuar të mbështesin shërbesat e tij ndaj Beogradit ose kanë reaguar ndaj deklaratave të tij kundër Kosovës dhe qëndrimeve të lidershipit të saj.

3-Ai është njeriu që për llogari të Beogradit ndezi në mënyrë të pabesueshme midis Tiranës dhe Prishtinës luftën e ftohtë për t’i dhënë mundësi padronit të tij që liderët dhe shqiptarët e Kosovës t’i paraqesë si “shqiptarci” të ligj, si njerëz që kanë zbritur nga mali dhe që janë “dru me pre” në kontrast me “albanci” të mirë të Tiranës, me të cilët “nema problema” dhe se me ta mirëkuptohemi mirë e bukur.

4-Edi Rama apo Zografi Bis është kryeministri i vetëm në botë që ka ngritur padi në gjykatë kundër kryeministrit të një vendi tjetër siç ka bërë ai kundër ish-kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

5-Edi Rama alias Esad Toptani i Ri është njeriu që promovoi së bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, madje duke e paraqitur edhe si të tyre, projektin e Vuçiçit për Serbinë e Madhe me “shkëmbim territoresh”, vetëkuptohet sipas rregullit të ujkut dhe qingjit.

6-Edi Rama pas dështimit të turpshëm historik në Samitin e Berlinit të projektit të Serbisë së Madhe “me shkëmbim territoresh”, de fakto ndarje të Kosovës, me urdhër të padronit të tij do firmoste projektin e ri të Serbisë së Madhe, traktatin famëzi të Novi Sadit me 720 nene, me të cilin Aleksandër Vuçiç fshinte nga harta republikën e Kosovës dhe perfshinte Shqipërinë si një republikë të re të Mini apo Jugosllavisë së re.

7- Ai edhe para firmosjes së traktatit famëzi të Novisadit është njeriu që fliste për autostradën Nish-Durrës sikur Prishtina nuk ekziston si epiqendra e këtij aksi që tejshkon Kosovën nga kufiri me Shqipërinë në kufirin me Serbinë.

Këtë “harresë” të qëllimshme e bënte sepse ia kërkonte padroni i tij Vuçiç për të cilin Prishtina nuk ekzistonte si kryeqytet i një vendi të pavarur.

8- Pas firmosjes se traktatit antikombëtar të Novisadit, Zografi bis së bashku me padronin e tij pozoi dhe vendosi në FB e tij, por edhe në tekste shkollore për promovim hartën e Mini Jugosllavisë de fakto Serbisë së Madhe, në të cilën Kosova nuk ekzistonte si shtet i pavarur.

9- Për të shitur projektin e ri të Serbisë së Madhe, Vuçiç me Edi Ramën organizuan në Tiranë samitin antishqiptar të nismës së Mini Jugosllavisë, në të cilën shndërruan Tiranën në kryeqytetin e sulmeve më të egra kundër Prishtinës.

Tani që është diskretituar përfundimisht para botës, por ”shyqyr që ra ky mort e u pamë”, ai me vizitën e tij blic në Prishtinë përsëri në dëm absolut të Kosovës, kërkon të paraqitet si “big brother” për interesa të Vuçiç dhe për Perëndimin si njeriu që “lëviz telat në Prishtinë”. Në të dy rastet ai synon të dëmtojë rëndë Kosovën, përfaqësimin e saj ndërkombëtar si shtet i pavarur.

Miq, meqë Edi Ramës këto kohët e fundit i kanë hyrë në shpirt fantazmat e tragjedive të Shekspirit, po i rikujtoj me këtë rast dy vargje të gjeniut të pavdekshëm që i përshtaten plotësisht vizitës së tij blic në Prishtine: “ti shpirt katran, shpirt i mekatës ç’tu desh që erdhe në mes të natës”!

Duke përfunduar, dua t’i them me këtë presidentit të serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, se loja jote me argatë shqipfolës si Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi është lojë e rrezikshme, por kryekëput e dështuar.

Sikunder dua t’i përsëris edhe njëherë Esad Toptanit të ri se për aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, të pret fundi i tmerrshëm që historia u rezervon tradhtarëve të kombit.

The post Berisha:Në Prishtinë si misionar i Beogradit! appeared first on 55 News.

]]>
Serwer:Nëse padia konfirmohet,Thaçi të dorëhiqet me dinjitet e të mbrojë veten në Hagë https://55news.al/politike/serwer-nese-padia-konfirmohet-thaci-te-dorehiqet-me-dinjitet-e-te-mbroje-veten-ne-hage/ Mon, 29 Jun 2020 08:22:17 +0000 https://new.55news.al/?p=166345   Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të tij në Peace Fare ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, nëse aktakuza e tij nga Gjykata Speciale konfirmohet në korrik. Sipas tij, këtë duhet ta bëjë me dinjitet dhe të shkojë në […]

The post Serwer:Nëse padia konfirmohet,Thaçi të dorëhiqet me dinjitet e të mbrojë veten në Hagë appeared first on 55 News.

]]>
 

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të tij në Peace Fare ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, nëse aktakuza e tij nga Gjykata Speciale konfirmohet në korrik.

Sipas tij, këtë duhet ta bëjë me dinjitet dhe të shkojë në Hagë për ta mbrojtur vetën. Shembuj thotë Serwer, ka mjaftueshëm, duke nisur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Si rrjedhojë, ai gjykon se në krye të shtetit duhet të vijë një kandidat jopolitik e ngjashme me ish-presidentin Atifete Jahjaga, transmeton KOHA.
“Nëse padia konfirmohet në korrik, presidenti Thaçi duhet të jep dorëheqje me dinjitet dhe të shkojë në Hagë për të mbrojtur veten. Për këtë, ka precedent të mjaftueshëm: ish-kryeministri Haradinaj dy herë dha dorëheqje për të mbrojtur veten në Hagë, me sukses. Atëherë Parlamenti do të duhet të zgjedhje një kryesues të ri të shtetit, apo të rrezikon zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Një kandidat i spikatur, i pakomprometuar, dhe jo politik, i ngjashëm me ish-Presidenten Atifete Jahjaga, është drejtimi i duhur. Kosova ka bollëk të njerëzve shumë të kualifikuar, e posaçërisht gra. Shumë pak nga ato mund të akuzohen për krime lufte dhe shumica janë të pastra nga korrupsioni dhe keqbërje tjera”, ka thënë ai.

 

Serwer thotë se aktakuza e Speciales i ka bërë disa të mendojnë se evropianët e kanë planifikuar pasi nuk u pajtuan me nismën e amerikanëve, porse sipas tij, amerikanët ia bënë vetës pasi erdhën në përfundim se takimi kisha pak gjasa për sukses.

 

“Lajmërimi këtë javë që prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar paditjen e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të ish kreut të Parlamentit, shkatërroi mundësinë e një mbledhjeje ‘ekonomike’ në mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të mbahej në Uashington këtë fundjavë. Kjo ka bërë që disa të mendojnë se evropianët e kanë zier këtë gjë, ngase nuk u pajtuan më këtë nismë të amerikanëve, dhe disa prej tyre e kanë kritikuar Thaçin me vite. Un mendoj më shumë se amerikanët ia bënë këtë gjë vetes, sepse erdhën në përfundim që takimi kishte pak gjasa për sukses”, ka thënë ai.

Serwer thotë se “sidoqoftë, është vështirë të besohet që nisma, disa do të thonin e paligjshme, që të publikohet aktakuza, nuk është ditur nga Brukseli apo Uashingtoni para se të ndodhte. E që nuk e kanë ndalur. Rezultati është një termet cili e ka shkundur shtetin e Kosovës”.

Sipas tij, Kosova do të ketë nevojë për një qeveri me një shumicë më të madhe në Parlament, dhe një president të ri.

Ai thotë se asnjë kryeministër i Kosovës nuk duhet të shkojë në Uashington apo Bruksel, për të rinisur dialogun me Beogradin, pa një shumicë që i afrohet asaj të Presidentit Vuçiq, i cili fitoi më shumë se 75% të ulëseve në Parlament në zgjedhjet e fundjavës së kaluar në Serbi, gjersa opozita i bojkotoi ato.

“Për të arritur këtë, kryeministrit Hoti, i cili e mori pozitën para më pak se dy muajve, do t’i duhet të përfshijë ose Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ose Vetëvendosjen (VV), të cilët e udhëhoqën qeverinë jetëshkurtër para Hotit. Për t’i thënë të dy partive që të bashkohen në një qeveri do të ishte e tepërt, ngase e përbuzin njëra tjetrën. PDK-ja do t’i lëpij plagët, ngase Presidenti është themeluesi i saj, ndërsa ish kreu i parlamentit është kryetari i partisë, dhe me siguri do të ketë edhe të akuzuar tjerë nga udhëheqësia e tyre. VV-ja do të udhëheqë një pazar të vështirë, por do të ishte një shtesë e majmë për koalicionin e dobët”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të sillnin VV-në sërish në fuqi me një përfaqësim edhe më të fuqishëm në parlament.

“Por koha dhe gara politike që kërkojnë zgjedhje e reja do ta lënë Kosovën pezull në një moment shumë të rëndësishëm. Një shtet i dobësuar do të jetë i brishtë ndaj lloj-lloj marifeteve, nga evropianët, amerikanët, ruset e tjerët. Do të ishte shumë më mirë nëse fuqia e dukshme që ka VV-ja të njihet pa i përsëritur zgjedhjet e tetorit të 2019”, ka thënë ai.

Serwer deklaron se Kosova duhet ta stabilizojë vetën, së pari duke i përfunduar sulmet ndaj serbëve dhe pronave të tyre dhe duke iu dhënë fund grindjeve të brendshme brenda popullatës shqiptare.

Sipas tij, sulmet ndaj serbëve i japin fuqi Beogradit të thotë se grupet etnike duhen ndarë dhe territori i okupuar nga serbët t’i jepet Serbisë njëjtë si shumica e popullatës që janë në jug të lumit Ibër.

“Një transfer i tillë i territorit dhe njerëzve është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, ngase do të hiqte një pengesë të madhe për bashkimin me Shqipërinë: popullatën serbe”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se takimi në Uashington nuk shihej si i mirë dhe anulimi i saj nuk është humbje për askënd.

“Edhe Kosova edhe Serbia duhet të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ka qenë pa ndonjë rezultat të rëndësishëm që nga 2013, por Brukseli ende mbanë stimulet kryesore për të bërë realitet normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve, përfshirë edhe premtimin e bërë Kosovës se do të njihet nga pesë shtetet e BE-së që nuk ia njohin pavarësinë. Roli i drejtë i SHBA-së është që të përkrahë BE-në, gjë që është e vështirë tani ngase administratës së Trumpit nuk i pëlqen as Evropa e as Unioni. Do të ishte gjë më e lehtë në një administratë të Bidenit, gjë që duket edhe e mundur gjersa Covid-19 po ndizet sërish në shtetet e kuqe republikane në jug dhe perëndim. Por kjo çështje nuk do të zgjidhet deri më 3 nëntor. Për momentin, më e rëndësishmja është baraspesha e fuqisë në Ballkan. Serbia tashmë është e fortë. Fuqizimi i shtetit të Kosovës është parakusht për një rezultat më të mirë”, ka thënë Serwer.

The post Serwer:Nëse padia konfirmohet,Thaçi të dorëhiqet me dinjitet e të mbrojë veten në Hagë appeared first on 55 News.

]]>
Brenga e Thaçit dhe e të tjerëve https://55news.al/politike/brenga-e-thacit-dhe-e-te-tjereve/ Sat, 27 Jun 2020 15:29:51 +0000 https://new.55news.al/?p=166247 Nga Artan Hoxha – 27/06/2020 Me dy gisht leter – deklarate per shtyp e dates 24 qershor – Zyra e Prokurorit te Specializuar (ZPS) prane Dhomave te Specializuara te Kosoves (DHSK) tronditi politiken dhe institucionet mbareshqiptare, meku Shtepine e Bardhe, ngriu Serbine, gjalleroi Evropen, vuri ne pritje pergjuese Mosken dhe Pekinin. https://www.scp-ks.org/sq/deklarate-shtyp Te gjithe, sipas […]

The post Brenga e Thaçit dhe e të tjerëve appeared first on 55 News.

]]>
Nga Artan Hoxha – 27/06/2020

Me dy gisht leter – deklarate per shtyp e dates 24 qershor – Zyra e Prokurorit te Specializuar (ZPS) prane Dhomave te Specializuara te Kosoves (DHSK) tronditi politiken dhe institucionet mbareshqiptare, meku Shtepine e Bardhe, ngriu Serbine, gjalleroi Evropen, vuri ne pritje pergjuese Mosken dhe Pekinin.

https://www.scp-ks.org/sq/deklarate-shtyp

Te gjithe, sipas interesit e kendveshtrimit vetjak ishin perfshire pro apo kunder, hapur apo fshehur ne raport me takimin e shumeperfolur te dates 27 qershor 2020 mes perfaqesuesve te Kosoves dhe Serbise ne Shtepine e Bardhe. Takimi synonte arritjen e nje marrveshje me tekst te panjohur, qe pasoi rreth dy vite hamendesime mbi nje marrveshje me shkembim territoresh mes dy vendeve si menyra e re e arritjes se paqes dhe njohjes se Kosoves nga Serbia, hamendesime te ushqyera nga thenie dykuptimshme te protagonisteve kryesore Thaci, Vucic, Rama, Bolton, Grenell, hamendesime qe provokuan qendrime kunder prekjes se kufijve nga shume protagoniste te politikes mbareshqiptare por edhe nga eksponente te politikes evropiane si dhe asaj amerikane kundershtare e Presidentit Trump.

 

Takimi pritej te ndodhte pas botimit te librit te pritur me kersheri e te shume diskutuar te John Bolton, ish ndihmes per ceshtjet e sigurise kombetare i Presidentit Trump, si dhe ne prag te nisjes se fushates elektorale ne ShBA, nen kujdesin kembengules te personalitetit kontrovers amerikan Richard Grenell, aktualisht Drejtor ne Detyre i Inteligjences Kombetare te ShBA. Ne deklaraten per shtyp jepet acik motivi i ketij veprimi te pazakonte te ZPS-se – mbrojtje permes sulmit ndaj sulmeve te fshehta e te perseritura te Hashim Thacit dhe Kadri Veselit kundra vete ekzistences se kesaj gjykate speciale krahas kunder procesit konkret hetimor te ndermarre nga ky prokuror – sic pretendon ZPS.

Ky mund te jete version i vertete – nisme bazuar ne bindjen e ZPS – si akt i pavarur dhe shprehje e pavaresise se kesaj strukture te shtetit te Kosoves nga politika kosovare, qofte edhe ne tejkalim te germes dhe frymes se ligjit te vet. Le ta pranojme keshtu, si variant me te pare, me te mundshem. Ne kete version, deklarata nuk cudit me zbulimin e akuzes per Thacin e Veselin mbi krimet e dyshuara nga kjo prokurori. S’ka pse te cudise per kete. Kush cuditet per kete ose ben sikur cuditet ose s’kupton asgje nga historia e krijimit te kesaj strukture. Struktura e specializuar, prokurori-dhome (gjykimi), ka marre nxitjen nga pretendimet e paraqitura ne Raportin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes ne janar 2011 mbi krime lufte te dyshuara se jane bere nga eksponente te UCK-se, deri trafik organesh ne te ashtuquajturen Shtepia e Verdhe ne Gurre te Matit.

Raporti u pasua nga ngritja e Task Forces Hetimore Speciale (TFHS) ne shtator 2011, mbeshtetur nga Bashkimi Europian, e qe me pas u transformua ne kete strukture speciale permes nenit amendues 162 ne Kushtetuten e Kosoves dhe ligjit te posacem per kete qellim ne gusht 2015. Per ironi te fatit, amendimi kushtetues dhe ligji u propozuan dhe u mbrojten ne Kuvendin e Kosoves nga Hashim Thaci, Kryeminister dhe u firmosen nga Kadri Vesili, Kryetar i Kuvendit. Krahas BE keto struktura mbeshteten edhe nga Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe natyrisht ShBA. Gjyqtaret, Prokurori i Specializuar, prokuroret e tjere dhe personeli tjeter kyc jane nenshtetas te BE dhe shteteve te tjera mbeshtetese.

Prokurori i Specializuar si edhe 16 gjykatesit emerohen nga Autoriteti Emerues qe nuk eshte gje tjeter vecse Kreu i Misionit te BE për Sigurine e Perbashket dhe Mbrojtje (EULEX) Aktualisht, qe nga shtatori 2018 Prokurori i Specializuar eshte Jack Smith, nje prokuror amerikan me pervoje qe pasoi ne kete detyre David Schwendiman, nje tjeter prokuror amerikan ne kete detyre qe nga shtatori 2016. Nen Prokurorin e Specializuar punojne nje numer i madh prokuroresh, hetuesisht, personel ndihmes. Duket se ka nje “rregull te pashkruar” qe Prokurori i Specializuar do jete nga SHBA, gjykatesisht kryesisht nga BE. Krahas llojit te krimit kunder njerezimit dhe atij te luftes – per te cilat ka fare pak gjasa qe kjo strukture te qullose gje – ligji percakton juridiksion edhe per disa vepra te tjera te renda penale, (pa afat parashkrimi ose me afat shume te gjate), kryer me motivim politik a per pushteti personal. Jane keto te fundit per te cilat ka gjasa te zbulohet dicka e te denohet ndokush, ndonese perpjekjet e meparshme drejtperdrejt ne Gjykaten e Hages apo nga TFHS kane deshtuar me sukses qe nga viti 2000 e ne vijim. E gjithe kjo histori percakton sjelljen e kesaj strukture te specializur. Si macja qe eshte bere per te gjuajtur minj, ajo eshte ngritur per te hetuar krimet te nje natyre te caktuar qe kane ndodhur ne Kosove para, gjate dhe pas luftes, e qe supozohet qe jane kryer nga persona me pozicione dhe rol ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK). Nese ndjehet e kercenuar ne ekzistencen e vet kjo strukture (duke konsideruar pjese te struktures edhe ata qe e krijuan dhe e financojne) do te reagoje per tu mbrojtur me cdo mjet.

Nese ndjen se po shkon drejt deshtimit, ndersa po i vjen fundi i mandatit te vet 5-se vjecar, natyrisht qe ose do te synoje zgjatje mandati ose nuk do pranoje deshtimin nga vetvetja por do t’ia faturoje dikujt tjeter – nderhyrjes penguese te politikes kosovare ne radhe te pare. Suksesin dhe/ose mbijetesen do ta kerkoje me mjete te ligjshme, e ku mundet edhe me mjete aligjore apo anti-ligjore. Ndaj nuk cudit e s’ka pse te cudise deklarata e ZPS.

Por mundet qe deklatara te jete pjese e nje konspiracioni me qellime te tjera. E ketu, ne fushen e konspiracionit, mund te kete te drejte fare mire Cim Peka qe thote se ZPC eshte shtyre nga vete Shtepia e Bardhe per te shmangur nje marrveshje qe ne rrethanat e dhena do te ishte nje deshtim ndersa ishin bere aq perpjekje e propagande per sukses; mund te kete te drejte Baton Haxhiu qe thote se eshte i gjithe fronti anti-Trump ne ShBA, nje komplot amerikan, qe ka kurdisur deklaraten per te minuar suksesin e mundshem te Trump me rezultat poshterimin e zyres me te fuqishme te botes; mund te kene te drejte te tjere kur thone se eshte BE qe ka instrumentalizuar ZPC kundra nje marrveshje Kosove-Serbi qe me shkembim territoresh do e ishte e rreziksh per BE; mund te kene te drejte te tjere qe shkojne ne ekstrem – larg qofte – kur thone se kjo strukture mund te kete rene nen ndikimin rus, pra serb.

Te gjithe qe besojne ne nje nga keto forma te konspiracionit, c’ka ndodhi nuk i cudit e s’ka pse t’i cudise e po keshtu s’kane si te cuditen edhe ata qe nuk besojne ne teori te ketilla. Ne te dy versionet e shpjegimit te veprimit te ZPC – i pavarur apo si instrument konspiracioni – cudia dhe tronditja institucionale ne Kosove, bllokimi i delegacionit te saj dhe terheqa e Thacit nga takimi ne Shtepine e Bardhe, edhe e Hotit me pas per pasoje, si dhe deklarimet emocionale politike, per heroizimin e UCK dhe pastertine e lavdise se saj, perfshire e ne radhe te pare fjalimi i sterzgjatur i Kryerilindesit te enjten date 25 qershor ne Kuvendin e Rilindur te Tiranes nuk kishin pse te ndodhnin asfare.

E gjitha kjo nga dy kisht leter e ZPC eshte e tepert, e pavend. Prokurori Special ka hetuar. Ai mund te kete krijuar bindjen e vet por kjo s’pi uje. Prokurori i ka kerkuar qe me 24 prill mendimin dhomes speciale per tu shprehur paraprakisht per ngritjen apo jo te akuzes. Dhoma ende nuk ka folur. Pra ende nuk kemi nje akuze zyrtare e kush e di se per sa kohe nuk do kemi nje akuze zyrtare, vetem mepastaj nje process gjyqsor te gjate e te komplikuar.

Sa per fushaten per shfuqizimin e ligjit per gjykaten dhe prokurorine speciale, hapur apo fshehur, nga Thaci e Veseli, kjo eshte e drejte dhe detyre e politikes te ndryshoje ligjet ndersa per pengimin e hetimit konkret Prokurori Special duhet te beje akuze konkrete e jo insinuate deklamative. Ndaj, deri ne momentin e nje akuze zyrtare, institucionet duhet te vijojne detyrat e tyre. Hashim Thaci duhet te vijoje detyren e Presidentit, Kadri Veseli te Kryetarit te PDKse. Te tjeret detyrat e veta. Nese Gjykata do miratoje zyrtarisht akuzen dhe fillimin e gjykimit vijme tek precedenti i Rramush Hajradinajt i cili dha dy here doreheqjen nga Kryeminister per t’iu pergjigjur drejtesise per te njejtat akuza te supozuara. Ne kete moment do te duhet te respektohet precedenti Hajradinaj edhe nga Thaci, Veseli dhe te tjere. Pa tension. Pa emocion. Pa brenge. Me dinjitet dhe sportivitet, sic veproi Rramushi.

Sa per fjalimin e Kryerilindesit tone, ndersa u rrek te mbronte e ndihmonte Thacin e Veselin, me gjithe ato insinuata qe hodhi per hetimet e pakuptimta 21 vjecare te nderkombetareve per krimet e supozuara te luftetareve te lirise, ai nuk beri gje tjeter vecse ndihmoi pretendimet e Prokurorit Special per veprimtarine kundra kesaj gjykate e prokurorie nga Thaci, Veseli & co.

Gjithashtu, ne fjalimin e tij Kryerilindesi zmadhoi tej mase rolin e Thacit, Veselit dhe eksponenteve te tjere te UCK-se ne clirimin e Kosoves duke injoruar rolin e LDK dhe Ibrahim Rugoves, gje qe e ka bere edhe me pare, me efekt percares ne politiken kosovare, por te dobet fatmiresisht.

Si gjithnje, edhe kete here, reagimi ne Kosove ishte me i vetepermbajtur, qendrimi me kompakt se ai ne Tirane.

The post Brenga e Thaçit dhe e të tjerëve appeared first on 55 News.

]]>
Thaçi mbërrin në Tiranë dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Të dielën në mbrëmje do iu drejtohem nga zyra ime! https://55news.al/politike/thaci-mberrin-ne-tirane-dhe-jep-njoftimin-e-rendesishem-te-dielen-ne-mbremje-do-iu-drejtohem-nga-zyra-ime/ Fri, 26 Jun 2020 11:27:34 +0000 https://new.55news.al/?p=166097 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka mbërritur në Tiranë. Lajmin e bën të ditur vetë Thaçi, i cili shkruan në ‘facebook’ se sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa nuk jep detaje mbi këtë vizitë, pas akt-akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Ndërkohë, Presidenti i Kosovës bën edhe një njoftim të […]

The post Thaçi mbërrin në Tiranë dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Të dielën në mbrëmje do iu drejtohem nga zyra ime! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka mbërritur në Tiranë. Lajmin e bën të ditur vetë Thaçi, i cili shkruan në ‘facebook’ se sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa nuk jep detaje mbi këtë vizitë, pas akt-akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës bën edhe një njoftim të rëndësishëm, teksa thekson se të dielën në mbrëmje do të mbajë qëndrim zyrtar mbi akt-akuzën nga zyra e tij.

Mesazhi i Thaçit:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,
Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi 🇽🇰 🇦🇱

The post Thaçi mbërrin në Tiranë dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Të dielën në mbrëmje do iu drejtohem nga zyra ime! appeared first on 55 News.

]]>
A ka komunikuar me Thaçin e Veselin?Ja si përgjigjet Meta:Është momenti për urtësi! https://55news.al/politike/a-ka-komunikuar-me-thacin-e-veselin-ja-si-pergjigjet-meta-eshte-momenti-per-urtesi/ Fri, 26 Jun 2020 11:17:30 +0000 https://new.55news.al/?p=166093 Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nëse ka komunikuar me homologun kosovar, Hashim Thaçi, dhe kreun e PDK, Kadri Veseli, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë për krime lufte.Meta tha se ka komunikuar me Thaçin dhe Veselin, duke shtuar se ata kanë gjithë qetësinë për të përballuar me […]

The post A ka komunikuar me Thaçin e Veselin?Ja si përgjigjet Meta:Është momenti për urtësi! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nëse ka komunikuar me homologun kosovar, Hashim Thaçi, dhe kreun e PDK, Kadri Veseli, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë për krime lufte.
Meta tha se ka komunikuar me Thaçin dhe Veselin, duke shtuar se ata kanë gjithë qetësinë për të përballuar me dinjitet këtë sfidë.

“Nuk është momenti të merremi me drejtësinë ndërkombëtare. Më duhet të them se të gjithë drejtuesit kryesor të UCK që janë akuzuar i kanë fituar të gjitha betejat me drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjithë e dimë shumë mirë se pala që është dënuar më shumë, madje që jo vetëm është dënuar më shumë, por që nuk është dënuar aq sa duhet, e dimë kush është. E theksoj se është momenti për urtësi, unitet, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e kudo tjetër. Natyrisht se nuk është momenti për të ushqyer mosbesim ndaj aleatëve tanë perëndimor, që kanë qenë dhe janë me popullin e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës. Sigurisht që kam pas komunikime me Presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe jam i bindur se ata kanë gjithë qetësinë për të përballuar me dinjitet këtë sfidë”, tha Meta.

The post A ka komunikuar me Thaçin e Veselin?Ja si përgjigjet Meta:Është momenti për urtësi! appeared first on 55 News.

]]>