themelet Archives - 55 News https://55news.al/tag/themelet/ Thu, 03 Jan 2019 14:01:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png themelet Archives - 55 News https://55news.al/tag/themelet/ 32 32 Ja cili është politikani koreano-francezo-kosovar, që po trondit nga themelet Makronin https://55news.al/aktualitet/ja-cili-eshte-politikani-koreano-francezo-kosovar-qe-po-trondit-nga-themelet-makronin/ Thu, 03 Jan 2019 14:01:50 +0000 https://new.55news.al/?p=77678 Një deputet me aftësi të rralla, plot pasione dhe guxim të çmendur, një korean, francez dhe kosovar njëhërësh, po trondit skenën politike franceze. Zhoakim Son-Forget, deputet i partisë së themeluar nga presidenti francez Emanuel Makron, « Në Lëvizje », është bërë tepër i njohur së fundmi në mediat franceze për publikimet e tij provokative në […]

The post Ja cili është politikani koreano-francezo-kosovar, që po trondit nga themelet Makronin appeared first on 55 News.

]]>
Një deputet me aftësi të rralla, plot pasione dhe guxim të çmendur, një korean, francez dhe kosovar njëhërësh, po trondit skenën politike franceze.

Zhoakim Son-Forget, deputet i partisë së themeluar nga presidenti francez Emanuel Makron, « Në Lëvizje », është bërë tepër i njohur së fundmi në mediat franceze për publikimet e tij provokative në Twitter.

I fundit ishte provokimi i cilësuar “seksist” ndaj senatores franceze Ester Benbasa të cilës i shkroi: “Me atë kavanoz makiazhi që keni mbi kokë, ju përfaqësoni denjësisht atë ç’ka ju mundoheni të karikaturoni”.

Por, cili është Zhoakim Son-Forget? 35 vjeç, i zgjedhur deputet i francezëve jashtë vendit, i apasionuar pas arteve marciale, karate, kung-fu, dyluftimeve me shpata dhe gjuatjeve me snajper, Zhoakim Son-Forget lindi në Seul, në Korenë e Jugut dhe u adoptua më pas nga një çift francez. Pasi kreu studime në master për Shkenca Konjitive, vendosi të studiojë mjekësinë në Zvicës për radiologji.

Ajo ç’ka e bën interesant profilin e tij është se Son-Forget ka një lidhje të veçantë me shqiptarët e Kosovës: që në moshën 15-vjeçare ngriti një fond për të ndihmuar viktimat e luftës së Kosovës dhe, më pas, në 2009, kaloi një vit duke punuar vullnetarisht në spitalet e Kosovës.

Për lidhjet e tij të vazhdueshme me Kosovën, atij iu akordua shtetësia kosovare në qershor të 2018 që iu dorëzua nga dora e presidentit Hashim Thaçi.

Poliglot dhe gjithmonë shik, Zhoakim Son-Forget nuk e ka fshehurasnjeherë se pikërisht në Kosovë i lindi ideja për t’u marrë me politikë. Nuk e dimë se sa fat i ka sjellë kjo pasaportë e re, por Son-Forget ka vendosur të krijojë një parti të re dhe të kandidatojë për president në zgjedhjet e ardhshme/ar.sh/SYRI.NET

The post Ja cili është politikani koreano-francezo-kosovar, që po trondit nga themelet Makronin appeared first on 55 News.

]]>