thirrje Archives - 55 News https://55news.al/tag/thirrje/ Sat, 18 Jul 2020 12:56:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png thirrje Archives - 55 News https://55news.al/tag/thirrje/ 32 32 Tritan Shehu/Dy Thirrje:per qytetaret dhe per Shtetin https://55news.al/politike/tritan-shehu-dy-thirrje-per-qytetaret-dhe-per-shteti/ Sat, 18 Jul 2020 12:56:20 +0000 https://new.55news.al/?p=168387 Nga Tritan Shehu Dy Thirrje: per qytetaret dhe per Shtetin:Ne perballjen me kete epidemi te rrezikeshme eshte thelbesore qe te gjithe te realizojne detyrimet individuale, shoqerore, profesionale, institucionale, ligjore.Duke e filluar nga qytetaret u bej thirje atyre te respektojne me rigorozitet rregullat e kerkuara higjeno-sanitare, te ruajne distancen fizike mbi 2 m, te perdorin jo […]

The post Tritan Shehu/Dy Thirrje:per qytetaret dhe per Shtetin appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu

Dy Thirrje: per qytetaret dhe per Shtetin:
Ne perballjen me kete epidemi te rrezikeshme eshte thelbesore qe te gjithe te realizojne detyrimet individuale, shoqerore, profesionale, institucionale, ligjore.
Duke e filluar nga qytetaret u bej thirje atyre te respektojne me rigorozitet rregullat e kerkuara higjeno-sanitare, te ruajne distancen fizike mbi 2 m, te perdorin jo vetem ne ambjentet e mbyllura maskat, t’i drejtohen mjekut te familjes per cdo shqetesim etj.
Ndersa institucionet shteterore perpara “lutjeve” ndaj popullesise te permbushin detyrimet, pergjegjese keto per deshtimin e deri tanishem e ecurine e metejshme, qe shkurt po i perseris:
—Pregatisni e publikoni nje strategji te mbeshtetur me buxhet e risurse per kete faze emergjente, me tej per stabilitetin e daljen.
—Hiqni dore nga metodat inkuizicionale e pranoni “liberalizimin e kontrolluar” per te gjitha llojet e mundesite e testimeve ne vend.
—Siguroni maskat per cdo dite per qytetaret, duke percaktuar dhe llojin e tyre, detyre kjo sot e shtetit e kontrolloni.
—Zgjeroni detyrimin e perdorimit te maskave edhe ne ambjente te hapura me dendesi, a per distanca nen 2 m, per personelin e lokaleve etj.
—Mbroni, pajisni e mobilizoni totalisht kujdesin paresor e mjekun e familjes.
—Mbroni e forconi spitalet e institucionet shendetesore sipas standarteve europiane e vendosni kontrollin.
—Forconi e ngrini nivelin teknik, struktural te qendrave te reanimacionit, pajisini ata me teknologjine e domosdoshme, nga shtreterit, qarkullimi i ajrit e deri te respiratoret e pershtatshem, monitorimi i plote e tek ECMO.
Vendet europiane dyfishuan apo trefishuan vendet e reanimacionit ne reth tre jave; pa dyshim kjo kerkon distancim fondesh adeguate, krejt te sigurueshme.
—Kerkoni asistence nderkombetare te gjere e stabel, Italia eshte afer nesh!

The post Tritan Shehu/Dy Thirrje:per qytetaret dhe per Shtetin appeared first on 55 News.

]]>
15 foshnje me fruth, thirrje nga Shëndeti Publik: Vaksiononi fëmijët! https://55news.al/aktualitet/15-foshnje-me-fruth-thirrje-nga-shendeti-publik-vaksiononi-femijet/ Wed, 16 Jan 2019 14:34:01 +0000 https://new.55news.al/?p=80212 Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një thirrje për qytetarët në vend që të vaksinojnë fëmijët nga fruthi Instituti njoftoi se për periudhën 1-15 janar 2019 janë raportuar në total 15 raste të konfirmuara me fruth. Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin […]

The post 15 foshnje me fruth, thirrje nga Shëndeti Publik: Vaksiononi fëmijët! appeared first on 55 News.

]]>
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një thirrje për qytetarët në vend që të vaksinojnë fëmijët nga fruthi Instituti njoftoi se për periudhën 1-15 janar 2019 janë raportuar në total 15 raste të konfirmuara me fruth.

Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç.

Për këtë arsye, ISHP ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.
Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetimit ajror.
Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.
Vaksinim i personelit.
Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.
Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.
Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.
Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

The post 15 foshnje me fruth, thirrje nga Shëndeti Publik: Vaksiononi fëmijët! appeared first on 55 News.

]]>
Angela Merkel thirrje Kosovës: Ndalni luftën tregtare me Serbinë, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve… https://55news.al/aktualitet/angela-merkel-thirrje-kosoves-ndalni-luften-tregtare-me-serbine-sa-i-perket-idese-per-shkembim-te-territoreve/ Thu, 29 Nov 2018 13:37:09 +0000 https://new.55news.al/?p=70816 Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake, ka ardhur dhe reagimi i kancelares gjermane Angela Merkel. Qeveria e kancelares ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që […]

The post Angela Merkel thirrje Kosovës: Ndalni luftën tregtare me Serbinë, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve… appeared first on 55 News.

]]>
Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake, ka ardhur dhe reagimi i kancelares gjermane Angela Merkel.

Qeveria e kancelares ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen shumë vjeçare për pajtim.

“Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert.

Ai gjithashtu ka thënë se Gjermania do të preferonte që Serbia të lejonte Republikën e Kosovës që të anëtarësohej në INTERPOL.

Sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i pa ndryshuar.

“Ajo ka theksuar se ‘integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm” ka thënë Seibert dhe ka bërë thirrje për të dyja palët që të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të situatës

The post Angela Merkel thirrje Kosovës: Ndalni luftën tregtare me Serbinë, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve… appeared first on 55 News.

]]>
Dy vite pa dëmshpërblim/Banorët e prekur nga “Bulevardi i Ri” thirrje banorëve të “Astirit”: Banesat mbrojini me armë https://55news.al/aktualitet/banoret-e-prekur-nga-bulevardi-i-ri-thirrje-banoreve-te-astirit-banesat-mbrojini-me-arme/ Wed, 21 Nov 2018 16:59:07 +0000 https://new.55news.al/?p=69053 Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite që nga prishja e banesave për zgjerimin e bulevardit të Tiranës, banorët e prekur nga ky projekt ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Fax News ishte këtë të mërkurë pranë kësaj zone, ku zhvilloi një intervistë me një prej banorëve të prekur nga prishja e banesave […]

The post Dy vite pa dëmshpërblim/Banorët e prekur nga “Bulevardi i Ri” thirrje banorëve të “Astirit”: Banesat mbrojini me armë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite që nga prishja e banesave për zgjerimin e bulevardit të Tiranës, banorët e prekur nga ky projekt ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Fax News ishte këtë të mërkurë pranë kësaj zone, ku zhvilloi një intervistë me një prej banorëve të prekur nga prishja e banesave që prej 2 vitesh jeton me qera dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Ana Alla, një prej banoreve që i është prishur banesa dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Për mikrofonin e Fax News, Ana tregon se prej 2 vitesh jeton me qera.  Ndërsa ajo gjatë intervistës me gazetaren Eksiola Shehu ka edhe një mesazh për banorët e Astirit. Ajo kërkon që ata të mos tërhiqen nga protesta dhe t’i mbrojnë me armë banesat e tyre pasi në të kundërt do të dalin të humbur.
Në atë kohë edhe pse disa familje patën përplasje me policinë dhe bënë rezistencë për mos prishjen e banesave, nuk ia dolën që të mbronin banesat e tyre.
Intervista e plotë me Ana Allën:

The post Dy vite pa dëmshpërblim/Banorët e prekur nga “Bulevardi i Ri” thirrje banorëve të “Astirit”: Banesat mbrojini me armë appeared first on 55 News.

]]>
Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re https://55news.al/aktualitet/gati-fadromat-per-shembjet-arrsh-i-ben-nje-thirrje-banoreve-te-unazes-se-re/ Mon, 19 Nov 2018 14:05:31 +0000 https://new.55news.al/?p=68465 Në prag të shembjeve të banesave dhe bizneseve tek Unaza e Re, Autoriteti Rrugor shqiptar i ka bërë një ftesë për sqarim, banorëve që shpronësohen ose jo. Deklarata e plotë për banorët e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Unaza Shqiponja, loti 1, 2, 3”: “Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve […]

The post Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re appeared first on 55 News.

]]>
Në prag të shembjeve të banesave dhe bizneseve tek Unaza e Re, Autoriteti Rrugor shqiptar i ka bërë një ftesë për sqarim, banorëve që shpronësohen ose jo.

Deklarata e plotë për banorët e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Unaza Shqiponja, loti 1, 2, 3”:

“Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3.
36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.
Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës.
Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që i nevojitet.”

The post Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re appeared first on 55 News.

]]>
Forumi i Paqes në Paris – thirrje për ruajtjen e paqes në botë https://55news.al/globi/forumi-i-paqes-ne-paris-thirrje-per-ruajtjen-e-paqes-ne-bote/ Mon, 12 Nov 2018 08:25:19 +0000 https://new.55news.al/?p=66569 Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bënë thirrje për një qasje të përbashkët për të nxitur paqen në botë. Këto komente u bënë në hapje Forumit të Paqes në Paris, ku morën pjesë shumë udhëheqë shtetesh e qeverish por mungoi presidenti amerikan Donald Trump. Forumi, një nismë e presidentit Macron, pasoi ceremoninë e shënimit të 100 […]

The post Forumi i Paqes në Paris – thirrje për ruajtjen e paqes në botë appeared first on 55 News.

]]>
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bënë thirrje për një qasje të përbashkët për të nxitur paqen në botë. Këto komente u bënë në hapje Forumit të Paqes në Paris, ku morën pjesë shumë udhëheqë shtetesh e qeverish por mungoi presidenti amerikan Donald Trump.

Forumi, një nismë e presidentit Macron, pasoi ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që u mbajt në sheshin e Harkut të Triumfit në Paris. Në ceremoni morën pjesë dhjetëra udhëheqës shtetesh, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë rus, Vladimir Putin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në hapje të forumit, se ardhmëria e paqes është në duart e kombeve të botës.
“Historia pa dyshim do të kujtojë një tablo, atë të 84 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive, të bashkuar – edhe pse dje, ata përfaqësonin kombe në luftë, – që u mblodhën nën Harkun e Triumfit në paqe. Por, ajo që mbetet e pasigurt në të ardhmen, është mënyra se si do të interpretohet ky imazh. A do të jetë simboli ndriçues i një paqeje të qëndrueshme midis kombeve, apo, përkundrazi, fotografia e një çasti përfundimtar të unitetit, para se bota të zbehet në një çrregullim të ri?”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se paqja e sotme nuk mund të merret si e natyrshme dhe duhet punuar për të. Ajo tha se është brengosëse që disa synojnë të mbrojnë vetëm interesat e tyre dhe injorojnë lidhjet që kanë mbajtur paqen që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Shumë nga sfidat e sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një komb, por së bashku. Prandaj na duhet një qasje e përbashkët. Nëse izolimi nuk ishte zgjidhje 100 vjet më parë, si mund të jetë sot në një botë kaq të ndërlidhur”, tha ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “shumë gjëra sot duket se marrin diçka nga fillimi i shekullit të 20-të (para Luftës së Parë Botërore) dhe viteve të ’30 -ta, duke nxitur frikën se mund të ketë zhvillime të paparashikueshme”.

Thaçi: Koha për marrëveshje historike më Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte në forum, tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore me Serbinë, vetëm sa do ta promovojë paqen dhe sigurinë në rajon.
“Cila është alternativa e dialogut dhe marrëveshjes? Dhe kush nga ne, që jemi këtu, dëshiron të mendoj për pasojat afatgjate në rast se nuk arrijmë marrëveshje. Ndoshta luftëra, tragjedi dhe rritje të populizmit e të nacionalizmit. Prandaj, unë konsideroj që nuk duhet të presim që të kalojë edhe një gjeneratë tjetër, pa arritur një marrëveshje historike, paqësore Kosovë – Serbi. Ky është ‘momentumi’, tani duhet të veprojmë. Ky është kuptimi i thirrje sime”, tha presidenti Thaçi.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.

Por, këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

The post Forumi i Paqes në Paris – thirrje për ruajtjen e paqes në botë appeared first on 55 News.

]]>
Thirrjet antishqiptare të grekëve në Bularat, prokuroria: 57 persona non grata…. https://55news.al/aktualitet/thirrjet-antishqiptare-te-grekeve-ne-bularat-prokuroria-57-persona-non-grata/ Fri, 09 Nov 2018 13:39:26 +0000 https://new.55news.al/?p=65923 Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen e djeshme në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas. Po ashtu mësohet se 57 persona janë shpallur non grata në Shqipëri. Ngjarja e djeshme u diskutua shumë në media dhe opinion publik si dhe u shoqërua  me shume komente […]

The post Thirrjet antishqiptare të grekëve në Bularat, prokuroria: 57 persona non grata…. appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen e djeshme në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas.

Po ashtu mësohet se 57 persona janë shpallur non grata në Shqipëri.

Ngjarja e djeshme u diskutua shumë në media dhe opinion publik si dhe u shoqërua  me shume komente politike.

The post Thirrjet antishqiptare të grekëve në Bularat, prokuroria: 57 persona non grata…. appeared first on 55 News.

]]>
Thirrjet raciste të grekëve, Shoqata Çamëria: Shqiptarët nuk kanë shtet https://55news.al/aktualitet/thirrjet-raciste-te-grekeve-shoqata-cameria-shqiptaret-nuk-kane-shtet/ Thu, 08 Nov 2018 20:01:53 +0000 https://new.55news.al/?p=65726 Shoqata Çamëria, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare të bëra sot nga grekët të cilët morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas, i cili u vra në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës nga forcat REENA. Përmes një postimi në ‘facebook’, në reagimin e saj ‘Shoqata Çamëria’ i bën apel shtetit shqiptar që të reagojë ashpër […]

The post Thirrjet raciste të grekëve, Shoqata Çamëria: Shqiptarët nuk kanë shtet appeared first on 55 News.

]]>
Shoqata Çamëria, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare të bëra sot nga grekët të cilët morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas, i cili u vra në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës nga forcat REENA.

Përmes një postimi në ‘facebook’, në reagimin e saj ‘Shoqata Çamëria’ i bën apel shtetit shqiptar që të reagojë ashpër dhe të dënojë këtë rast të paprecedentë, ndërsa pyet se çfarë do të ndodhte në Greqi nëse shqiptarët do të ishin sjellë si grekët sot?

Postimi i plotë:

Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?

Qendrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe. Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek. Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?.

The post Thirrjet raciste të grekëve, Shoqata Çamëria: Shqiptarët nuk kanë shtet appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Trump i bën thirrje karvanit të imigrantëve të kthehet mbrapsht https://55news.al/aktualitet/presidenti-trump-i-ben-thirrje-karvanit-te-imigranteve-te-kthehet-mbrapsht/ Fri, 26 Oct 2018 15:27:04 +0000 https://new.55news.al/?p=61474 Ndërsa një karvan imigramtësh nga Amerika Qendrore i afrohet kufirit verior të Meksikës, Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar shpresën e tyre për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, një “emergjencë kombëtare”. Mbi 2 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë të dislokuara në atë zonë. Megjithatë të enjten, zoti Trump paralajmëroi se do të […]

The post Presidenti Trump i bën thirrje karvanit të imigrantëve të kthehet mbrapsht appeared first on 55 News.

]]>
Ndërsa një karvan imigramtësh nga Amerika Qendrore i afrohet kufirit verior të Meksikës, Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar shpresën e tyre për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, një “emergjencë kombëtare”.

Mbi 2 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë të dislokuara në atë zonë. Megjithatë të enjten, zoti Trump paralajmëroi se do të dislokonte trupat ushtarake në kufi për të mos lejuar karvanin të hyjë në Shtetet e Bashkuara.

“Do të nxjerr ushtrinë për këtë Emergjencë Kombëtare. Ata do të ndalohen”, shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

Zoti Trump tha gjithashtu se ishte dakord me një zyrtar të një sindikate të rojave të kufirit se është faji i demokratëve që imigrantët kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan ka denoncuar Hondurasin, El Salvadorin dhe Guatemalëm që nuk i kanë ndaluar qytetarët e tyre që të niseshin për në Shtetet e Bashkuara. Ai tha të hënën se do të fillonte ndërprerjen e ndihmës së huaj për ato vende dhe javën e kaluar paralajmëroi se do të përdorte trupat ushtarake për të mbyllur kufirin.

Presidenti Trump bëri gjithashtu të enjten një koment të acaruar në Twitter, drejtuar pjesëtarëve të karvanit.

“Pjesëtarëve të karvanit, kthehuni mbrapsht. Nuk do të lejojmë njerëz të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht. Kthehuni në vendin tuaj dhe nëse doni, bëni kërkesë për shtetësi, siç bëjnë miliona të tjerë”, shkruante ai.

Aktualisht imigrantët po përshkojnë shtetin Chiapas të Meksikës, ku jetojnë disa nga komunitetet më të varfra të vendit.

Dr. Jesus Miravete kuroi mbi 120 vetë për katër orë të enjten. Shumë prej tyre, kishin djegie në këmbë ngaqë kishin ecur me sandale plastike në asfaltin përvëlues të autostradës.

“Ndjehem i tronditur, veçanërisht nga numri i lartë i fëmijëve të dehidratuar që kam pare”, tha Dr. Miravete.

Banorët e shtetit Chiapas kanë dale të ndihmojnë imigrantët, duke u dhënë ushqim, ujë, strehë dhe duke i transportuar me makinë.

“Janë qenie njerëzore. Duhet të bësh diçka t’i ndihmosh”, i tha Cesar Cabuqui agjencisë Associated Press, ndërsa shpërndante fasule të gatuara dhe sanduiçe me djathë dhe ujë tek pjesëtarët e karvanit.

Sëmundjet, sjellja e keqe e policisë ndaj tyre dhe frika po lënë gjurmët e tyre tek imigrantët, që tani janë mes 4 mijë dhe 5 mijë vetëve, një rënie drastike nga 7 mijë që ishin para disa ditësh.

Zyrtarët thonë se afro 1 mijë e 700 imigrantë kanë dale nga karvani dhe kanë kërkuar azil në Meksikë. Disa qindra kanë pranuar ofertën e Meksikës për t’i transportuar në vendet e tyre.

Qeveria meksikane ka refuzuar t’u japë imigrantëve ushqim, ujë, dhe madje edhe t’u sigurojë banja, duke e lënë në dorën e qytetarëve private, grupeve të kishave ose zyrtarëve locale që të shpërndajnë artikuj jetikë, sipas agjencisë Associated Press.

Qeveria meksikane ua jep këto artikuj kritikë vetëm imigrantëve që dorëzohen vetë në qendrat e imigracionit për të aplikuar për viza, ose për t’u kthyer mbrapsht.

Në disa raste, policia federale e Meksikës është përballur me karvanin e imigrantëve, që janë kryesisht nga Hondurasi, sipas agjencisë Associated Press.

Prindërit që kanë qendruar në karvanin e imigrantëve, thonë se e kanë bërë një gjë të tillë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe nga frika e rrezikut që mund t’u kanoset në Hondurasin e dominuar nga bandat.

Shkalla e vrasjeve në Honduras është 43 për 100 mijë banorë, ndër më të lartat në botë për në vend që nuk është në luftë.

Karvane të tilla janë bërë rutinë ndër vite, duke mbetur kryesisht jashtë vëmendjes, por presidenti Trump e ka përdorur karvanin për të mobilizuar bazën e tij republikane para zgjedhjeve të kongresit më 6 nëntor.

Zoti Trump e ushqeu edhe më shumë debatin në një sere komentesh në Twitter të hënën, duke thënë pa dhënë prova se “kriminelë dhe persona të panjohur nga Lindja e Mesme” ishin mes pjesëtarëve të karvanit të imigrantëve nga Amerika Qendrore që janë nisur për në Shtetet e Bashkuara.

Shumë prej tyre mund të mos kualifikohen për azil, edhe nëse arrijnë në kufi, pasi Shtetet e Bashkuata nuk i konsiderojnë si faktorë kualifikues arratisjen nga varfëria dhe disa lloje dhune.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, individët që largohen nga dhuna ose përndjekja, duhet të lejohen të hyjnë në vendin ku kërkojnë azil dhe kanë të drejtën të aplikojnë për azil.

Anëatarë të personelit të UNHCR-së mbërritën në filim të javës në qytetin Tapachulas të Meksikës, pranë kufirit me Guatemalën, për të ndihmuar me stabilizimin e gjendjes kaotike të karvanit dhe për të regjistruar azilkërkuesit.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards i tha Zërit të Amerikës se personeli i agjencisë, po mbron gjithashtu të drejtat e imigrantëve.

“Çdo vend ka të drejtën që të menaxhojë imigracionin dhe kufijtë sipas rregullave të veta. Ajo që ka rëndësi për ne, është që menaxhimi i kufijve të bëhet duke pasur parasysh normat për azilkërkuesit, që do të thotë të konsiderohet kërkesat e tyre dhe të trajtohen në përputhje me lgijin ndërkombëtar”, tha zoti Edwards.

Candy Guillermo, një 37 vjeçare, nënë e vetme e katër fëmijëve thotë se nuk e kupton dot se si zoti Trump mund ta konsiderojë atë dhe njerëz të tjerë të karvanit, një kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

“Habitem sepse ne kemi fëmijë këtu. Ne thjesht duam t’u japim fëmijëve tanë një të ardhme më të mire”, thotë ajo.

The post Presidenti Trump i bën thirrje karvanit të imigrantëve të kthehet mbrapsht appeared first on 55 News.

]]>
“Amnesty International” thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë menjëherë trupin e gazetarit Khashoggi https://55news.al/globi/amnesty-international-thirrje-arabise-saudite-te-dorezoje-menjehere-trupin-e-gazetarit-khashoggi/ Sun, 21 Oct 2018 06:32:53 +0000 https://new.55news.al/?p=59720 Arabia Saudite pranoi që bashkëpunëtori i gazetës “The Washington Post”, Jamal Kashoggi, ka vdekur. Mediat shtetërore saudite thanë se Kashoggi vdiq pas një zënke në konsullatën saudite në Stamboll, dhe njoftuan se do të zhvillohen hetime. Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Arizona se ky është një hap i parë i madh. Ai shtoi […]

The post “Amnesty International” thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë menjëherë trupin e gazetarit Khashoggi appeared first on 55 News.

]]>
Arabia Saudite pranoi që bashkëpunëtori i gazetës “The Washington Post”, Jamal Kashoggi, ka vdekur. Mediat shtetërore saudite thanë se Kashoggi vdiq pas një zënke në konsullatën saudite në Stamboll, dhe njoftuan se do të zhvillohen hetime. Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Arizona se ky është një hap i parë i madh. Ai shtoi se ekzistojnë megjithatë pikëpyetje të tjera për sauditët dhe se do të bashkëpunohet me Kongresin për këtë çështje.

Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” i bëri thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë trupin e gazetarit Khashoggi, në mënyrë që të kryhet menjëherë autopsia. Raportet fillestare treguan se zoti Khashoggi u vra më datë 2 tetor.

Arabia Saudite ka pranuar vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe njoftoi se Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman, do të udhëheqë hetimin një-mujor. Qeveria saudite tha se ka shkarkuar pesë zyrtarë të lartë dhe ka arrestuar 18 sauditë të tjerë si pasojë e hetimeve fillestare. Ndër të shkarkuarit është Saud al-Qahtani, një këshilltar i afërt i princit, si dhe zëvendës drejtori i shërbimit të zbulimit, Gjeneral Major Ahmed al-Assiri.

Në Uashington, protestuesit marshuan nga Shtëpia e Bardhë drejt Departamentit të Shtetit për të kërkuar një përgjigje më të ashpër nga administrata Trump pas njoftimeve nga Turqia se zoti Khashoggi u vra dhe u copëtua brenda konsullatës saudite në Stamboll më datë 2 tetor, nga një ekip saudit prej 15 vetësh që hynë në Turqi dhe u larguan me një avion të posaçëm po atë ditë.

Takimi të martën i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me princin saudit të kurorës u kritikua nga disa ligjvënës amerikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Sekretari Pompeo i mbrojti takimet e tij me sauditët gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, dhënë dje në Mexico City për Greta Van Susteren.

“Në Arabinë Saudite u takova me mbretin, u takova më gjatë me princin e kurorës dhe më tej me Ministrin e Jashtëm Jubeir, duke ua bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara e marrin shumë seriozisht këtë çështje. Se ne nuk i aprovojmë vrasjet pa gjyq dhe aktivitete të këtij lloji. Se kjo nuk përputhet me vlerat amerikane dhe se mbetet në përgjegjësinë e tyre pasi incidenti ndodhi në konsullatë”, i tha Zërit të Amerikës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Ish-ambasadori amerikan në Arabinë Saudite, James Smith, nuk beson se administrata Trump do të ruajë një pozicion parimor për të drejtat e njeriut.

“Kjo administratë ka formuar një marrëdhënie transaksionesh me Arabinë Saudite, ndërsa më parë ne kishim një marrëdhënie strategjike me ta. Gjatë kohës që unë isha në detyrë, mund të bisedonim për të drejtat e grave, të drejtat e njeriut dhe hapësirën publike. Asgjë nga këto nuk ndodh tani, pasi marrëdhënia është e fokusuar tek paraja”, thotë ish-ambasadori Smith.

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë po mbajnë një qëndrim më të ashpër.

“Republikanët janë treguar më të ashpër se demokratët… Është një nga çështjet e pakta në Uashington, ndoshta e vetmja, që gëzon mbështetje dypartiake”, thotë Robin Wright, e Qendrës “Woodrow Wilson”.

Uashingtoni duhet të vendosë tashmë se si të reagojë ndaj zhvillimeve më të fundit, pasi Arabia Saudite pretendoi për dy javë se nuk dinte çfarë i kishte ndodhur Jamal Khashoggit.

The post “Amnesty International” thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë menjëherë trupin e gazetarit Khashoggi appeared first on 55 News.

]]>