Thumanë Kashar Archives - 55 News https://55news.al/tag/thumane-kashar/ Mon, 21 Jan 2019 13:34:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Thumanë Kashar Archives - 55 News https://55news.al/tag/thumane-kashar/ 32 32 Vjen dështimi i radhës, anullohet “Thumanë – Kashar”, rruga 370 mln euro https://55news.al/aktualitet/vjen-deshtimi-i-radhes-anullohet-thumane-kashar-rruga-370-mln-euro/ Mon, 21 Jan 2019 13:34:24 +0000 https://new.55news.al/?p=81124 Pas skandalit të Unazës së re në Tiranë, qeveria është detyruar të anulojë projektin më të përfolur koncesionar, atë të rrugës Thumanë-Kashar. Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi në një dalje për mediat se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë Gener 2, që ishte shpallur fituese në […]

The post Vjen dështimi i radhës, anullohet “Thumanë – Kashar”, rruga 370 mln euro appeared first on 55 News.

]]>
Pas skandalit të Unazës së re në Tiranë, qeveria është detyruar të anulojë projektin më të përfolur koncesionar, atë të rrugës Thumanë-Kashar. Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi në një dalje për mediat se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë Gener 2, që ishte shpallur fituese në koncesionin për ndërtimin e kësaj rruge.

Thumanë Kashar është koncesioni që ka shkaktuar më shumë debate brenda programit 1 miliardë euro për shkak të kostos rekord të parashikuar.

Ndonëse gjatësia e kësaj rruge ishte vetëm 20 kilometra, kostoja totale e saj me gjithë interesat që qeveria do t’i paguante kompanisë Gener 2 arrinte në 370 milionë euro. Pra 18.5 milionë euro për vetëm 1 kilometër rrugë, çka përbën një rekord jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në Europë.

Koncesioni për rrugën Thumanë-Kashar duket se u bllokua pas shpërthimit të skandalit në Unazën e Re në Tiranë, ku kompania DH Albania kishte falsifikuar dokumentat për të fituar tenderin me vlerë 18 milionë euro.

Në media u publikuan fakte se kjo kompani ishte e lidhur me Gener 2, çka së bashku me koston e lartë të konçesionit Thumanë-Kashar duket se e kanë trembur qeverinë të vazhdojë me firmosjen e kontratës.

The post Vjen dështimi i radhës, anullohet “Thumanë – Kashar”, rruga 370 mln euro appeared first on 55 News.

]]>