thyer Archives - 55 News https://55news.al/tag/thyer/ Tue, 29 Jan 2019 13:57:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png thyer Archives - 55 News https://55news.al/tag/thyer/ 32 32 “Dhjetori i dytë”, përpjekje e rinisë për të thyer zinxhirët e robërimit https://55news.al/politike/dhjetori-i-dyte-perpjekje-e-rinise-per-te-thyer-zinxhiret-e-roberimit/ Tue, 29 Jan 2019 13:57:54 +0000 https://new.55news.al/?p=82629 Nga Klarisa Rexhvelaj  Ajo që u quajt “Dhjetori i dytë ” ishte një përpjekje me shpirt e rinisë shqiptare për të thyer zinxhirët e robërimit . Nisi si diçka e pastër , e ushqyer nga pakënaqësia e studentëve ndaj sistemit, ndaj kushteve të mjerueshme në konvikte e auditore, nga pagesat super të larta ,por ku […]

The post “Dhjetori i dytë”, përpjekje e rinisë për të thyer zinxhirët e robërimit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Klarisa Rexhvelaj 

Ajo që u quajt “Dhjetori i dytë ” ishte një përpjekje me shpirt e rinisë shqiptare për të thyer zinxhirët e robërimit . Nisi si diçka e pastër , e ushqyer nga pakënaqësia e studentëve ndaj sistemit, ndaj kushteve të mjerueshme në konvikte e auditore, nga pagesat super të larta ,por ku jemi sot ?!
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur me thonj e shpirt kauzën tonë, ajo është si një pëlhurë e hollë që po na rrëshqet nga duart pak nga pak…
Jo vetëm ne por e gjithë shoqëria është në qorrësokak pa zgjidhje, me dilemën e madhe: ç’po ndodh në këtë vend? U gjendem në rrugë të shumtë në numër dhe ju na i ngrohët zemrat me like e fjalë inkurajuese në facebook.
Na pate duke u pakësuar , na kritikuat . Na u kthyet kundër, na shenjestruat, na etiketuat me epitete të ndryshme. Nuk e kuptuat propagandën as presionin që u drejtua nga ne. Nuk e patë se ne ishim të paushqyer, në të ftohtë nën presion nga të gjitha anët. Na latë në mëshirën e fatit… si zogj në mes të stuhisë.
Sot na shikoni nga larg me një sy kritik se nuk zgjodhët kurrë të ishit me ne në brendësi, por thjeshtë na bëni gjyqin nga rehatia e divanit pran sobës me dru dhe një çaj të ngrohtë.
Shoqëri nuk dështuam ne , dështuat ju! Mbase nuk na rritët luftarak sa duhet ose mbase vetëm zgjodhët të ishit vetëm spektator e analistë studiosh televizive me skenar të deleguar, me prapaskena të skenuara nga dirigjenti që ju i bindeni në heshtje. Kjo ishte vetëm një betejë , lufta nuk ka mbaruar!
Sot zgjedhim të qëndrojmë me kokën lartë, ne e bëmë pjesën tonë , po ju çfarë do bëni?
Koha të bëni hesapet me vetën tuaj, të shiheni në pasqyrë, të bashkëbisedoni me vetën tuaj, të bëni hesapin me ndërgjegjen tuaj.
Të lani gishtin që keni drejtuar nga ne! Hajdeni t’i mbushim sheshet kjo është oferta jonë!

Autorja është studente e Stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë

The post “Dhjetori i dytë”, përpjekje e rinisë për të thyer zinxhirët e robërimit appeared first on 55 News.

]]>
Zjarr i madh në Gjirokastër, terreni i thyer vështirëson punën për fikjen e tij. Digjet stani https://55news.al/aktualitet/zjarr-i-madh-ne-gjirokaster-terreni-i-thyer-veshtireson-punen-per-fikjen-e-tij-digjet-stani/ Sat, 22 Sep 2018 12:42:05 +0000 https://new.55news.al/?p=51368 Një zjarr i madh ka rënë në Kërcullë të Gjirokastrës. Shkrumbohen 5 ha kullota dhe 3 ha pyll me pisha. Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve të cilat po bëjnë kërdinë. Për shkak të terrenit të thyer zjarrëfikëset e kanë të pamundur të operojnë me botin e ujit […]

The post Zjarr i madh në Gjirokastër, terreni i thyer vështirëson punën për fikjen e tij. Digjet stani appeared first on 55 News.

]]>
Një zjarr i madh ka rënë në Kërcullë të Gjirokastrës. Shkrumbohen 5 ha kullota dhe 3 ha pyll me pisha. Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve të cilat po bëjnë kërdinë.

Për shkak të terrenit të thyer zjarrëfikëset e kanë të pamundur të operojnë me botin e ujit dhe për rrjedhojë po luftojnë me zjarret me mjete rrethanore.

Komandanti i zjarrëfikësve të Gjirokastres Kujtim Bizhga konfirmon se po punohet në terren për të shuar flakët e zjarrit.

Ndërkohë që mësohet se nga flakët është përfshirë një stan në Malin e Gjerë mbi Kërcullë.

The post Zjarr i madh në Gjirokastër, terreni i thyer vështirëson punën për fikjen e tij. Digjet stani appeared first on 55 News.

]]>