tim Archives - 55 News https://55news.al/tag/tim/ Mon, 11 Jun 2018 19:44:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tim Archives - 55 News https://55news.al/tag/tim/ 32 32 Francë/ Shqiptari ankohet para drejtësisë: Jam në burg kot, po më ngatërroni me tim vëlla! https://55news.al/aktualitet/france-shqiptari-ankohet-para-drejtesise-jam-ne-burg-kot-po-me-ngaterroni-me-tim-vella/ Mon, 11 Jun 2018 19:44:30 +0000 https://new.55news.al/?p=25051 Një shqiptar në Riom të Francës mbahet prej 6 muajsh në burg nën akuzën për trafik droge. Por, ai pretendon se autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e tij. Personi në fjalë është një 33-vjeçar nga Shkodra, i cili është dënuar në Dhjetor të vitit 2017, raportojnë mediat lokale. Të enjten ka pasur seancën në […]

The post Francë/ Shqiptari ankohet para drejtësisë: Jam në burg kot, po më ngatërroni me tim vëlla! appeared first on 55 News.

]]>
Një shqiptar në Riom të Francës mbahet prej 6 muajsh në burg nën akuzën për trafik droge. Por, ai pretendon se autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e tij.

Personi në fjalë është një 33-vjeçar nga Shkodra, i cili është dënuar në Dhjetor të vitit 2017, raportojnë mediat lokale.

Të enjten ka pasur seancën në Apel, ku kërkoi lirimin nga qelia. Por kërkesa iu refuzua. Sipas gjykatës franceze, 6 vite më parë ai mbërriti në Haute-Loire i shoqëruar nga vëllai i tij dhe është dënuar si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës.

Aktiviteti kriminal ishte survejuar nga policia. Në Shkurt të vitit 2015, policia thotë se ai bënte dy udhëtime në javë. Udhëtimi i parë bëhej për t’u furnizuar me drogë dhe udhëtimi i dytë për të bërë transaksionet e parave.

33-vjeçari nuk ka pranuar asnjëherë t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve dhe ka mohuar akuzat ndaj tij. Sipas policisë, një pjesë e parave të drogës janë dërguar rregullisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për mbi 20 mijë Euro. Por, avokati i shqiptarit hedh dyshime se nuk bëhet fjalë për klientin e tij. Sipas tij, autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e 33-vjeçarit, pasi ky i fundit mohon kategorikisht që të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

The post Francë/ Shqiptari ankohet para drejtësisë: Jam në burg kot, po më ngatërroni me tim vëlla! appeared first on 55 News.

]]>