tirane Archives - 55 News https://55news.al/tag/tirane/ Fri, 05 Jun 2020 11:51:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tirane Archives - 55 News https://55news.al/tag/tirane/ 32 32 Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe…arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 8 të tjerë https://55news.al/aktualitet/keqtrajtonte-femijen-e-mitur-dhe-arrestohet-44-vjecari-ne-tirane-ne-pranga-dhe-8-te-tjere/ Fri, 05 Jun 2020 11:51:21 +0000 https://new.55news.al/?p=163763 Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale, një prej tyre një rast i rëndë i dhunës në familje. Burime zyrtare bënë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në […]

The post Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe…arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 8 të tjerë appeared first on 55 News.

]]>

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale, një prej tyre një rast i rëndë i dhunës në familje. Burime zyrtare bënë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur.

Po kështu 44-vjeçari akuzohet se ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve. Policia ka referuar çështjen në Prokurori.

Po kështu shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 31 vjeç, pasi, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i shtetasit E. Z., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, i ka vjedhur shtetases E. G., me dhunë nga qafa, varësen e floririt, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit E. Sh., 27 vjeç, pasi, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myftar Gërbolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. Sh., 18 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
– I. D., 57 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  

The post Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe…arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 8 të tjerë appeared first on 55 News.

]]>
Vatër e re me COVID-19/ Ja ku janë dy rastet e reja në Tiranë https://55news.al/aktualitet/vater-e-re-me-covid-19-ja-ku-jane-dy-rastet-e-reja-ne-tirane/ Thu, 04 Jun 2020 12:33:24 +0000 https://new.55news.al/?p=163619 Pas ndërmarrjeve fason, call-center e spitaleve koronavirusi ka shpërthyer dhe tek Ujësjellës Kanalizimet. 2 raste pozitive me Covid-19 treguan burime për abc news janë identifikuar të enjten në zyrat e njësisë administrative numër 4 në Tiranë. Kryeqyteti vijon të jetë varta kryesore e koronavirusit në vend me 68% të të prekurve Ministria e Shëndetësisë konfirmoi […]

The post Vatër e re me COVID-19/ Ja ku janë dy rastet e reja në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Pas ndërmarrjeve fason, call-center e spitaleve koronavirusi ka shpërthyer dhe tek Ujësjellës Kanalizimet.

2 raste pozitive me Covid-19 treguan burime për abc news janë identifikuar të enjten në zyrat e njësisë administrative numër 4 në Tiranë.

Kryeqyteti vijon të jetë varta kryesore e koronavirusit në vend me 68% të të prekurve

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nga 13 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit 11 ndodhen në Tiranë.

Mësohet së një është punonjëse e tatimeve ndërsa një në call-center.

Ndërkohë 1 person i infektuar është zbuluar në Krujë dhe një në Shkodër.

Vatra e infeksionit është zgjeruar dhe në spitale.

Nga 39 mjekë e infermierë të testuar 3 kanë rezultuar pozitivë. Shifrat vijnë nga ministria pa dhënë detaje për vendndodhjen e tyre.

Numri i të prekurve aktiv në vend ka shkuar në 266 por vetëm 8% e kanë pasur nevojë për trajtim në spital.

Në infektiv aktualisht ndodhen të shtruar 23 pacientë, pesë prej të cilëve në terapi intensive dhe një i intubuar.

Ndërkohë 75% e të infektuarve nga 1197 të prekur që nga fillimi i epidemisë tashmë janë shëruar.

The post Vatër e re me COVID-19/ Ja ku janë dy rastet e reja në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Aksidenti të Rruga e Kavajës, plagosen nëna me foshnjën e saj https://55news.al/aktualitet/aksidenti-te-rruga-e-kavajes-plagosen-nena-me-foshnjen-e-saj/ Mon, 11 May 2020 12:43:11 +0000 https://new.55news.al/?p=160348 Një aksident i rëndë është shënuar tek Rruga e Kavajës . Dy mjete janë përplasur mes tyre çka ka sjellë si pasojë plagosjen e nënës dhe foshnjës së saj. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, , mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. Si […]

The post Aksidenti të Rruga e Kavajës, plagosen nëna me foshnjën e saj appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident i rëndë është shënuar tek Rruga e Kavajës .

Dy mjete janë përplasur mes tyre çka ka sjellë si pasojë plagosjen e nënës dhe foshnjës së saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, , mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Aksidenti të Rruga e Kavajës, plagosen nëna me foshnjën e saj appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë, infektohen disa punonjës të një fasonerie, 4 urgjenca të reja tek Infektivi https://55news.al/politike/zbulohet-nje-vater-e-re-infeksioni-ne-tirane-infektohen-disa-punonjes-te-nje-fasonerie-4-urgjenca-te-reja-tek-infektivi/ Thu, 30 Apr 2020 11:36:20 +0000 https://new.55news.al/?p=158593 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shtruar te Spitali Infektiv edhe katër pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus. Burime bëjnë me dije për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, se katër pacientët e shtruar orët e fundit i përkasin dy vatrave të nxehta aktualisht në Krujë dhe Shkodër. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme është zbuluar një tjetër […]

The post Zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë, infektohen disa punonjës të një fasonerie, 4 urgjenca të reja tek Infektivi appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shtruar te Spitali Infektiv edhe katër pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus. Burime bëjnë me dije për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, se katër pacientët e shtruar orët e fundit i përkasin dy vatrave të nxehta aktualisht në Krujë dhe Shkodër.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme është zbuluar një tjetër vatër e infeksionit në një kompani këpucësh në Tiranë.

Burime nga ISHP i thanë “News 24” se nga analizat e para laboratorike janë 3 punonjës të prekur nga COVID, porse ka dyshime të forta se numri i të infektuarve është më i lartë.

Burime nga ISHP konfirmojnë për “News 24” se ka nisur prej ditës së djeshme hetimi epidemiologjik që do të nxjerrë shtrirjen e infeksionit viral brenda stafit të kompanisë fasone, që numëron disa qindra punonjës. Deri atëherë aktiviteti në fasonerinë e këpucëve, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, do të qëndrojë pjesërisht i bllokuar.

Kjo është vatra e dytë e nxehtë e përhapjes së koronavirusit brenda sipërmarrjeve fasone në Shqipëri, pas rastit të Krujës, ku në pak ditë u raportuan 100 të infektuar direkt ose indirekt.

The post Zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë, infektohen disa punonjës të një fasonerie, 4 urgjenca të reja tek Infektivi appeared first on 55 News.

]]>
Bie nga lartësia, humb jetën 81-vjeçari në Kombinat. Çfarë thotë policia https://55news.al/aktualitet/bie-nga-lartesia-humb-jeten-81-vjecari-ne-kombinat-cfare-thote-policia/ Mon, 27 Apr 2020 11:23:45 +0000 https://new.55news.al/?p=158047 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i moshuar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.T., 81 vjeç ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor […]

The post Bie nga lartësia, humb jetën 81-vjeçari në Kombinat. Çfarë thotë policia appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i moshuar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.T., 81 vjeç ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

The post Bie nga lartësia, humb jetën 81-vjeçari në Kombinat. Çfarë thotë policia appeared first on 55 News.

]]>
Pasditja në Tiranë, qytetarët nxitojnë me automjete për në shtëpi, 1 orë kohë për t’u kthyer nga puna https://55news.al/aktualitet/pasditja-ne-tirane-qytetaret-nxitojne-me-automjete-per-ne-shtepi-1-ore-kohe-per-t-u-kthyer-nga-puna/ Mon, 16 Mar 2020 16:24:10 +0000 https://new.55news.al/?p=150359 Këtë pasdite Tiranën e ka kapur me një qarkullim të disa makinave të cilat janë kryesisht të atyre që kanë filluar punë këtë javë. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se kishte një fashë orari nga 16:00- 17:00 çdo pasdite për të qarkulluar. Gazetari Ergys Gjençaj sjell pamjet nga rrugët e Tiranës në këtë fashë orari teksa […]

The post Pasditja në Tiranë, qytetarët nxitojnë me automjete për në shtëpi, 1 orë kohë për t’u kthyer nga puna appeared first on 55 News.

]]>
Këtë pasdite Tiranën e ka kapur me një qarkullim të disa makinave të cilat janë kryesisht të atyre që kanë filluar punë këtë javë.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se kishte një fashë orari nga 16:00- 17:00 çdo pasdite për të qarkulluar.

Gazetari Ergys Gjençaj sjell pamjet nga rrugët e Tiranës në këtë fashë orari teksa thekson se nuk ka shumë qarkullim në Tiranë.

Njerëzit nxitojnë për të qenë brenda orarit pasi nëse e shkelin atëhere do të gjobiteshin 5 mijë euro.

Whatsapp Image 2020 03 16 At 17.00.57
Whatsapp Image 2020 03 16 At 17.00.40

 

The post Pasditja në Tiranë, qytetarët nxitojnë me automjete për në shtëpi, 1 orë kohë për t’u kthyer nga puna appeared first on 55 News.

]]>
‘Mbyllen zyrat…’/ Njoftimi i rëndësishëm i Postës: Ja si do të shpërndahen pensionet https://55news.al/aktualitet/mbyllen-zyrat-njoftimi-i-rendesishem-i-postes-ja-si-do-te-shperndahen-pensionet/ Wed, 11 Mar 2020 10:41:22 +0000 https://new.55news.al/?p=149478 Posta Shqiptare ka bërë me dije se zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë. Në një njoftim për mediat, Posta thekson se shpërndarja e pensioneve deri në hapjen e zyrave do të bëhet nëpër shtëpi pa asnjë kosto. Njoftimi i plotë:   Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit […]

The post ‘Mbyllen zyrat…’/ Njoftimi i rëndësishëm i Postës: Ja si do të shpërndahen pensionet appeared first on 55 News.

]]>
Posta Shqiptare ka bërë me dije se zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

Në një njoftim për mediat, Posta thekson se shpërndarja e pensioneve deri në hapjen e zyrave do të bëhet nëpër shtëpi pa asnjë kosto.

Njoftimi i plotë:

 

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se

Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shperndarjes se pensioneve ne shtepi, mos hezitoni të na kontaktoni.

The post ‘Mbyllen zyrat…’/ Njoftimi i rëndësishëm i Postës: Ja si do të shpërndahen pensionet appeared first on 55 News.

]]>
Durrësi në alarm, 75-vjeçarja me COVID-19 mund të ketë infektuar persona të tjerë. Ja ç’thonë mjekët https://55news.al/aktualitet/durresi-ne-alarm-75-vjecarja-me-covid-19-mund-te-kete-infektuar-persona-te-tjere-ja-c-thone-mjeket/ Wed, 11 Mar 2020 09:06:07 +0000 https://new.55news.al/?p=149460 Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Durrësit dhe pacientët e shtruar në këtë godinë shëndetësore janë alarmuar, pasi prej disa ditësh në ambientet e repartit të Patologjisë është mbajtur një person, që rezultoi të jetë infektuar me COVID-19.  Rasti, i cili rezulton të jetë i pari në qytetin bregdetar, u konfirmua paraditen e djeshme, ndërsa […]

The post Durrësi në alarm, 75-vjeçarja me COVID-19 mund të ketë infektuar persona të tjerë. Ja ç’thonë mjekët appeared first on 55 News.

]]>
Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Durrësit dhe pacientët e shtruar në këtë godinë shëndetësore janë alarmuar, pasi prej disa ditësh në ambientet e repartit të Patologjisë është mbajtur një person, që rezultoi të jetë infektuar me COVID-19. 

Rasti, i cili rezulton të jetë i pari në qytetin bregdetar, u konfirmua paraditen e djeshme, ndërsa pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni. Bëhet fjalë për një grua 75-vjeçare, e cila rezultoi e infektuar me COVID-19. Aktualisht, pacientja po mbahet e izoluar në Spitalin Rajonal të Durrësit, konkretisht në repartin e Infektivit nën kujdesin e stafit mjekësor.

Por ajo që e bën alarmante situatën në qytetin bregdetar është se 75-vjeçarja ka qëndruar për disa ditë me radhë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë, por edhe me familjarë të ndryshëm që shkonin për të vizituar të afërmit e tyre në spital.

Në këto kushte, dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë nga stafi apo edhe pacientë e familjarë të tyre. Mësohet se 75-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, ndërkohë që kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore te të afërmit e saj.

ANKTH DHE FRIKË

Konfirmimi i rastit të parë me koronavirus në Spitalin e Durrësit ka përhapur ankth, frikë dhe panik te stafi mjekësor, i cili ka dyshime se 75- vjeçarja ka infektuar me COVID-19 edhe persona të tjerë, por jo vetëm. Sipas burimeve nga stafi mjekësor, gruaja e infektuar me koronavirus ka qëndruar për disa ditë e shtruar në Spitalin e Durrësit, por vetëm paraditen e djeshme u zbulua se ishte prekur nga COVID-19.

“Jemi të tmerruar. Gruaja, për të cilën bëhet fjalë se është prekur me koronavirus, ka disa ditë e shtruar në spitalin tonë dhe ka pasur kontakte të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe me persona të tjerë. Me siguri ka infektuar edhe persona të tjerë. Jemi shumë, shumë të shqetësuar. Jemi në ankth, kemi frikë dhe na ka mbërthyer paniku. Mund të jemi edhe ne të infektuar, pasi kemi pasur kontakte me 75-vjeçaren. Duke marrë parasysh faktin se ka qëndruar disa ditë në pavijon dhe ka pasur kontakte me persona të ndryshëm, me siguri ka infektuar edhe persona të tjerë”, u shpreh për gazetën një burim nga Spitali i Durrësit.

TË AFËRMIT

Ajo që e shton edhe më shumë rrezikun në këtë rast, është fakti që 75-vjeçarja, tashmë e konfirmuar me virusin COVID-19, ka pasur kontakte të afërta dhe të vazhdueshëm me të afërmit e saj. Këta të fundit mësohet se janë paraqitur menjëherë në ambientet e Spitalit të Durrësit, ku kanë kërkuar një kontroll të menjëhershëm për shkak se kanë pasur kontakte të afërta me 75- vjeçaren. Po ashtu, ata mësohet se janë këshilluar që të vetëkarantinohen, në mënyrë që mos të ndodhë përhapja e koronavirusit. Po sipas mjekëve, a është e mundur mospërhapja e virusit në një rast të tillë? Këta të fundit janë shprehur se shanset në këtë rast për mospërhapje të virusit janë të pakta, ndërsa po merren masa për të verifikuar çdo rast.

MBËRRITJA NË SPITAL

Mësohet se e moshuara është paraqitur në spital me simptoma pneumonie. Edhe pse ajo ishte një person që vinte nga një vend i prekur nga COVID-19, stafi mjekësor nuk bëri të mundur marrjen e masave për izolimin e saj, deri në një moment kur të konfirmoheshin analizat përkatëse. Kjo pakujdesi ka sjellë rrezikun e infektimit të shumë qytetarëve të tjerë, madje edhe vetë stafit mjekësor të Spitalit të Durrësit, të cilët kanë bërë konsulta mjekësore me të moshuarën, por edhe vizita. Gjendja e saj mjekësore gjatë ditëve të fundit ka ardhur duke u përkeqësuar, çka ka hedhur dyshimet e mjekëve më pas se ajo mund të ishte një bartëse e koronavirusit, që fatkeqësisht është përhapur në mbarë botën. 75- vjeçares i janë marrë mostra dhe pas disa orësh është bërë konfirmimi i saj si bartëse e virusit COVID-19. Ajo mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Durrësit, ndërsa asnjë person nuk lejohet t’i afrohet apo të kujdeset për të.

The post Durrësi në alarm, 75-vjeçarja me COVID-19 mund të ketë infektuar persona të tjerë. Ja ç’thonë mjekët appeared first on 55 News.

]]>
COVID-19, Ambasada e SHBA në Tiranë, tjetër njoftim për qytetarët amerikanë https://55news.al/politike/covid-19-ambasada-e-shba-ne-tirane-tjeter-njoftim-per-qytetaret-amerikane/ Wed, 11 Mar 2020 08:56:01 +0000 https://new.55news.al/?p=149456 Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim tjetër në profiling e saj në Fb sot lidhur me masat kundër koronavirusit. “Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund […]

The post COVID-19, Ambasada e SHBA në Tiranë, tjetër njoftim për qytetarët amerikanë appeared first on 55 News.

]]>

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim tjetër në profiling e saj në Fb sot lidhur me masat kundër koronavirusit.

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz

 
 
 
1 / 2

The post COVID-19, Ambasada e SHBA në Tiranë, tjetër njoftim për qytetarët amerikanë appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi / Mjeku Tritan Kalo tregon si shërohen të prekurit: Ja sa kohë pritet të jetë prezent koronavirusi https://55news.al/aktualitet/koronavirusi-mjeku-tritan-kalo-tregon-si-sherohen-te-prekurit-ja-sa-kohe-pritet-te-jete-prezent-koronavirusi/ Wed, 11 Mar 2020 08:19:51 +0000 https://new.55news.al/?p=149450 Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka theksuar edhe njëherë kujdesin që qytetarët duhet të kenë për koronavirusin, pasi në vendin tonë janë konfirmuar tashmë 10 rastet e para.  I ftuar në “Provokacija”, bashke me te dhenat lidhur me menyren se si trajtohen te prekurit, sqaroi edhe sa sa pritet te jete i pranishem virusi ne […]

The post Koronavirusi / Mjeku Tritan Kalo tregon si shërohen të prekurit: Ja sa kohë pritet të jetë prezent koronavirusi appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka theksuar edhe njëherë kujdesin që qytetarët duhet të kenë për koronavirusin, pasi në vendin tonë janë konfirmuar tashmë 10 rastet e para. 

I ftuar në “Provokacija”, bashke me te dhenat lidhur me menyren se si trajtohen te prekurit, sqaroi edhe sa sa pritet te jete i pranishem virusi ne vend.

Si shërohen të prekurit

Nëse vë dorën në një sipërfaqe kur dikush ka teshtirë ose ka përdoru dorën për tu mbrojtur dhe ti i jep dorën. Ai virus në dorën e tij mund të qendrojë deri në tre orë. Jo më kot alfa është kujdesi, që të lani duart. Duhet të kesh kujdes që brenda 14 ditëve nëse keni siptoma respiratore të tilla si teshtitje, temperatura, vështirësi në frymëmarrje, mund të informoheni në nurmin 127 dhe të thoni që unë jam një individ që kam patur kontakt me një person që ka qenë në këto zona. Vetëizolohuni për 14 ditë që të evitoni kontaktet. 

Ne nuk kemi asnjë rast nga shqiptarët ose qytetarët e tjerë që kanë ardhur në Shqipëri nga Kina që të kenë shfaqur siptoma. Rastet që janë aktualisht janë persona që kanë patur kontakt me të sëmurë nga Italia sepse nuk është treguar i njëjti kujdes nga autoritetet italiane, nga vetë shqiptarët duke e gjykuar se Italia është më pak e kërcënuar se Kina. Ato informacionet e dhëna përditë nga mjekët në televiizone të ndryshme nuk janë fiksuar në kohë”, u shpreh mjeku.

Më tej Kalo është ndalur edhe tek trajtimet që përdoren për të prekurit me virusin e ri.

Edhe të prekurit, 97% shërohen plotësisht. Shërohen me ndihmë mjekësore, duke marrë trajtime që janë në protokoll, vitamina. I krijohet mundësia organizmit që të përballet me një agresion të tillë. Nëse ka një prekje pulmonare të dyshimta të mbivendosjes bakteriale, ne që në fillim u vendosim shtesa në mjekim  anti-bakteriale. Covid-19 ende nuk ka protokolle anti-covid 19.

Shanset për të prevoluar në rastet më të rënda janë më të pakta nëse ndihma është më e shpejtë. Izolimi në një mjedis spitalor, konsultimi dhe dhënia e ndihmës nga një personel i caktuar. Më pas asistenca nëse ka nevojë për oksigjen, dhe anti viralë. Ardhja e shpejtë në spital që në siptomat e para”, deklaroi mjeku.

Shqipëria nën “ethet” e koronavirusit, mjeku zbulon edhe sa do jetë prezent

Mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh se virusi ka gjasa që në Prill nuk do të jetë më prezent, për shkak të rritjes së temperaturave.

“Temperaturat e ajrit fillojnë dhe rriten. Temperaturat e larta nuk e favoriozjnë dhe ulin ritmin e virusit. Çdo infeksion viral ashtu si edhe gripi ka një kurbë të evolucionit. Gripi fillon në 15 nëntor dhe kulmon në shkurt. Në shohim që gripi ka rënë. E njëjta gjë po ndodh edhe me Covid në Kinë. Kurbat e zakonshme kanë një evolucion të tillë që ne i themi me zhvendosje pak djathtas. Nuk janë një evolucion të tillë, në mënyre që rritja është graduale. Në fillim të Prillit fillon dhe shuhet. Virusi ka një evolucion që në harkun kohor shtrihen 2-3 muaj”, u shpreh mjeku.

Më tej mjeku ka kërkuar se qytetarët të mos panikosen dhe të mos bazohen në burime informacione të pavërteta.

‘Në këtë kohë nuk ka nevojë për tre gjëra së pari të panikohesh, së dyti të influencohesh nga burime informacioni që nuk janë të mirëinformuara dhe e treta të reagosh në mënyrën e një histerie kolektive sic reaguan në ’97 dhe sollën ato pasoja. Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe fatkeqësia jonë është që pak mësime nxjerrim ose i kemi mësime shumë jetëshkurta dhe në krye të disa muajve harrojmë cfarë ka ndodhur’, u shpreh Kalo.

The post Koronavirusi / Mjeku Tritan Kalo tregon si shërohen të prekurit: Ja sa kohë pritet të jetë prezent koronavirusi appeared first on 55 News.

]]>