tirmin Archives - 55 News https://55news.al/tag/tirmin/ Sun, 30 Dec 2018 16:46:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tirmin Archives - 55 News https://55news.al/tag/tirmin/ 32 32 Manchester City ruan ritmin e Liverpoolit. Më 3 janar sfida e titullit në Angli   https://55news.al/aktualitet/manchester-city-ruan-ritmin-e-liverpoolit-me-3-janar-sfida-e-titullit-ne-angli/ Sun, 30 Dec 2018 16:46:27 +0000 https://new.55news.al/?p=77328 Pas dy humbjeve radhazi, Manchester City është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë Southamptonin. Ishte një sfidë delikate për “Qytetarët” dhe kjo për shkak të formës së dobët që po kalojnë, por këto tre pikë i kanë dhënë vendin e dytë të renditjes së Premier League dhe tani mund të […]

The post Manchester City ruan ritmin e Liverpoolit. Më 3 janar sfida e titullit në Angli   appeared first on 55 News.

]]>
Pas dy humbjeve radhazi, Manchester City është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë Southamptonin.

Ishte një sfidë delikate për “Qytetarët” dhe kjo për shkak të formës së dobët që po kalojnë, por këto tre pikë i kanë dhënë vendin e dytë të renditjes së Premier League dhe tani mund të fillojnë të përgatitin ndeshjen me Liverpoolin me më tepër qetësi dhe vetëbesim.

Vendasit u munduan gjatë pjesës së parë, por pasi barazuan rezultatin, u ndëshkuan me dy “shuplaka” të shpejta pak përpara se lojtarët të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit City arriti ta menaxhonte pa shumë probleme sfidën dhe e mbyll vitin siç duhet.

Më datë 3 janar do të rikthehen në “Etihad” për supersfidën ndaj Liverpoolit.

 

The post Manchester City ruan ritmin e Liverpoolit. Më 3 janar sfida e titullit në Angli   appeared first on 55 News.

]]>