tjera Archives - 55 News https://55news.al/tag/tjera/ Thu, 04 Apr 2019 13:58:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tjera Archives - 55 News https://55news.al/tag/tjera/ 32 32 VIDEO/ Salianji publikon përgjime të tjera: Kreu i policisë Fier duhet të burgoset…. https://55news.al/politike/video-salianji-publikon-pergjime-te-tjera-kreu-i-policise-fier-duhet-te-burgoset/ Thu, 04 Apr 2019 13:58:54 +0000 https://new.55news.al/?p=93116 Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji në një dalje për media nuk ka kursyer akuzat ndaj Drejtorit të ri të Policisë së Fierit, Andon Markos. Sipas  Salianjit, ai duhet të burgoset për dëshmi të rremë. “Partia Demokratike denoncoi dje Andon Markon, një prej drejtuesve të policisë që është përfshirë në blerjen e dëshmitarëve të rreme. […]

The post VIDEO/ Salianji publikon përgjime të tjera: Kreu i policisë Fier duhet të burgoset…. appeared first on 55 News.

]]>

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji në një dalje për media nuk ka kursyer akuzat ndaj Drejtorit të ri të Policisë së Fierit, Andon Markos. Sipas  Salianjit, ai duhet të burgoset për dëshmi të rremë.

“Partia Demokratike denoncoi dje Andon Markon, një prej drejtuesve të policisë që është përfshirë në blerjen e dëshmitarëve të rreme. Të gjitha përgjimet tregojnë sesi Andon Marku i shërben qeverisë.

“Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjëherë për dëshmi të rreme”, tha Salianji.

 

“Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do te rikthejmë sundimin e ligjit dhe do të çmontojmë me forcën e ligjit banditët kudo ku ata janë”, tha ai

Ja Deklarata e Plote e ish deputeteit Ervin Salianji

Partia Demokratike denoncoi dje si akt banditesk emërimin në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit të Andon Markos një prej policëve që është përfshirë në skemën e manipulimit dhe blerjes së dëshmitarit të rremë në dosjen Xhafaj kundër opozitës.

Ne bëmë publike dje 5 përgjime, që faktojnë se Andrea Marko, në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Fierit i shërben dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe e mban me para atë që të dëshmojë kundër opozitës, në mbrojtje të narkopushtetit politik të Ramës.

Partia Demokratike u ka shpjeguar shqiptarëve se në këtë skemë të rëndë manipulimi shtetëror, një rol kyç ka prokuroria e kapur prej Edi Ramës dhe rasti i Andon Markos e provon sërish këtë.

Image

Nga përgjimet faktohet se Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por se ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjeherë për dëshmi të rreme.

Në datën 17 tetor Andon Marko ka deklaruar në prokurori se me Fredi Alizotin, dëshmitarin e rremë, është takuar vetëm 1 herë, pasi i është kërkuar në 1 qershor nga drejtori Albert Nushi. 

Përgjimet e djeshme provojnë se ai është takuar disa herë me Alizotin e qeverisë dhe ka folur dhjetëra herë nga qershori në Tetor, por prokuroria, në vend që t’i vinte prangat për dëshmi të rreme, hesht.  

Heshtja e prokurorisë për shkeljet e rënda me dosjen e manipuluar kundër opozitës dhe sajimin e një dëshmitari për të mbrojtur pushtetin kriminal të Edi Ramës e bën atë, përtej çdo dyshimi, pjesë të skemës qeveritare të manipulimit.

Sot Andon Marko duhet të ishte shkarkuar nga Policia si punonjës i padenjë i saj, si bashkëpunëtor i banditëve dhe trafikantëve, por në shtetin bandit të Edi Ramës Andon Marko gradohet në postin e Drejtorit të Policisë së Fierit, si shpërblim për pjesëmarrjen në skemën e shpikjes së dëshmitarit të rremë për llogari të “Shefit të Madh” në Tiranë.

Kjo është policia e Edi Ramës dhe Sandër Kimikut, ku gradohen ata që kryejnë punët e pista dhe u binden urdhrave politike kundër opozitës. 

Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do te rikthejmë sundimin e ligjit dhe do të çmontojmë me forcën e ligjit banditët kudo ku ata janë, në institucionet e zaptuara nëpërmjet përdorimit të këtyre banditëve në zgjedhje apo përdorimit të parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Shqiptarët sot janë të bashkuar për të hedhur në kosh qeverinë më të kriminalizuar të historisë së Shqipërisë.

The post VIDEO/ Salianji publikon përgjime të tjera: Kreu i policisë Fier duhet të burgoset…. appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/ Zhvlerësohet Paundi britanik, dobët edhe monedhat e tjera https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-zhvleresohet-paundi-britanik-dobet-edhe-monedhat-e-tjera/ Tue, 04 Dec 2018 14:30:36 +0000 https://new.55news.al/?p=71914 Në tregun valutor vendas euro sot vijon të qëndrojë në nivele të ulta. Blihet sot me 124 lekë dhe shitet me 124.70 lekë. Dollari amerikan në rënie. Blihet sot me 108.80 lekë dhe shitet me 109.70 lekë. Monedha britanike ka pësuar rënie me 0.8 lekë nga dita e hënë. Blihet sot me 138.70 lekë dhe […]

The post Këmbimi valutor/ Zhvlerësohet Paundi britanik, dobët edhe monedhat e tjera appeared first on 55 News.

]]>
Në tregun valutor vendas euro sot vijon të qëndrojë në nivele të ulta. Blihet sot me 124 lekë dhe shitet me 124.70 lekë.

Dollari amerikan në rënie. Blihet sot me 108.80 lekë dhe shitet me 109.70 lekë.

Monedha britanike ka pësuar rënie me 0.8 lekë nga dita e hënë. Blihet sot me 138.70 lekë dhe shitet me 139.50 lekë.

Edhe monedhat e tjera kanë pësuar një rënie të lehtë nga fillimi i javës.

EUR/ALL 124.00 -124.70
USD/ALL 108.80 -109.70
GBP/ALL 138.70 – 139.50
AUD/ALL 80.20 – 81.00
CAD/ALL 82.50 – 83.50
CHF/ALL 109.00 – 110.00.

The post Këmbimi valutor/ Zhvlerësohet Paundi britanik, dobët edhe monedhat e tjera appeared first on 55 News.

]]>
OSBE reagon për dënimin e Shullazit: Duam arrestime të tjera https://55news.al/politike/osbe-reagon-per-denimin-e-shullazit-duam-arrestime-te-tjera/ Wed, 14 Nov 2018 16:54:02 +0000 https://new.55news.al/?p=67391 Edhe misini i OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit nga gjykata. Në një deklaratë për mediat, OSBE kërkon që të arrestohen edhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm. Deklarata e plotë e OSBE: Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit […]

The post OSBE reagon për dënimin e Shullazit: Duam arrestime të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Edhe misini i OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit nga gjykata.

Në një deklaratë për mediat, OSBE kërkon që të arrestohen edhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.

Deklarata e plotë e OSBE:

Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi.

Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm.

Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!

The post OSBE reagon për dënimin e Shullazit: Duam arrestime të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Kapen bomba të tjera dërguar me postë   https://55news.al/globi/kapen-bomba-te-tjera-derguar-me-poste/ Thu, 25 Oct 2018 16:08:25 +0000 https://new.55news.al/?p=61193 Një pajisje e dyshimtë drejtuar ish-nënpresidentit Joe Biden u gjet të enjten në zyrat e një shërbimi postar në shtetin Dellauer, zhvillimi më i fundit në një valë që ka nën shënjestër demokratë me peshë, njoftuan disa media amerikane. Paketa është e ngjashme me të paktën nëntë të tjera dërguar në shtëpitë e ish-Presidentit Barak […]

The post Kapen bomba të tjera dërguar me postë   appeared first on 55 News.

]]>
Një pajisje e dyshimtë drejtuar ish-nënpresidentit Joe Biden u gjet të enjten në zyrat e një shërbimi postar në shtetin Dellauer, zhvillimi më i fundit në një valë që ka nën shënjestër demokratë me peshë, njoftuan disa media amerikane.

Paketa është e ngjashme me të paktën nëntë të tjera dërguar në shtëpitë e ish-Presidentit Barak Obama, ish-sekretares së Shtetit Hillari Klinton si dhe të tjerë përfaqësues të Partisë Demokrate.

Policia e Nju Jorkut zbuloi të enjten herët në mëngjes një pako me përmbajtje të dyshimtë, në një lagje të vogël të Manhatanit.

Sipas njoftimeve në shtyp që citonin zyrtarët e policisë, pakoja ishte dërguar në një restorant në pronësi të aktorit Robert De Niro. Autoritetet e larguan pakon nga vendngjarja dhe po e shqyrtojnë atë.

Zhvillimi më i fundit vjen pasi hetuesit po përpiqen të kuptojnë se kush është përgjegjës për dërgimin e pajisjeve shpërthyese tek disa ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë si dhe në rrjetin televiziv CNN.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray tha se hetimi i kësaj çështjeje do të trajtohet me prioritetin më të lartë.

“Kemi angazhuar burimet më të mëdha të FBI-së dhe së bashku me partnerët tanë në grupet e përbashkëta Task-Force kundër terrorizmit, do të vazhdojmë të punojmë për të identifikuar dhe arrestuar këdo që është përgjegjës për dërgimin e këtyre pakove”, tha zoti Wray në një deklaratë.

Gjatë një takimi të mërkurën vonë me mbështetës të tij Presidenti Donald Trump tha se vendosja nën shënjestër e zyrtarëve qeveritarë “është një sulm mbi vetë demokracinë e vendit”. Të enjten në mëngjes, në një postim në Twitter, ai shkruante: “një pjesë shumë e madhe e zemërimit që shohim sot në shoqërinë tonë është shkaktuar nga raportimi qëllimisht i rremë dhe i pasaktë i mediave kryesore që unë i quaj Fake News (shtypi i rremë)”.

Të mërkurën udhëheqës të të dyja partive kryesore bënë thirrje për atë që e cilësuan kthim tek qytetaria në arenën politike, një temë që zoti Trump iu referua në tubim.

“Askush nuk duhet të krahasojë shkujdesur kundërshtarët politikë me kriminelët historikë, gjë që bëhet shpesh dhe gjatë gjithë kohës. Kjo gjë duhet të ndalet”, tha presidenti. “Ne nuk duhet të sulmojmë njerëzit në vende publike ose të shkatërrojmë pronën publike. Ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona dhe ajo është rruga paqësore në kutinë e votimit. Kjo është ajo që duam”, tha ai.

The post Kapen bomba të tjera dërguar me postë   appeared first on 55 News.

]]>