tjeter Archives - 55 News https://55news.al/tag/tjeter/ Mon, 25 Feb 2019 16:38:26 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tjeter Archives - 55 News https://55news.al/tag/tjeter/ 32 32 Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE https://55news.al/politike/tjeter-goditje-per-ramen-greqia-jo-celjes-se-negociatave-shqiperi-be/ Mon, 25 Feb 2019 16:38:26 +0000 https://new.55news.al/?p=87442 Partia më e madhe opozitare në Greqi, “Demokracia e Re”, është shprehur se, Athina zyrtare nuk duhet të japë miratimin e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm në hije i kësaj partie, deputeti Jorgos Koumoutsakos. Koumoutsakos ka shfrytëzuar mbledhjen e fundit të Këshillit […]

The post Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE appeared first on 55 News.

]]>
Partia më e madhe opozitare në Greqi, “Demokracia e Re”, është shprehur se, Athina zyrtare nuk duhet të japë miratimin e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm në hije i kësaj partie, deputeti Jorgos Koumoutsakos.

Koumoutsakos ka shfrytëzuar mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Politikës së Jashtme, një organ ku marrin pjesë gjithë partitë parlamentare dhe ku siç tha, nuk u përmend fare tema e Shqipërisë.

“Nëse do të kishim diskutuar për këtë çështje, unë do të kisha theksuar se Greqia nuk duhet të japë miratimin e saj, për çeljen e negociatave anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha deputeti konservator grek.

Sipas tij, ky duhet të jetë një qëndrim i qartë i Athinës.

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit grek në Shqipëri, por edhe në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, në raport edhe me situatën aktuale politike në atë vend, duket ta shpjerë qeverinë greke në vendimin për mosdhënien e miratimit në samitin e qershorit. Ky është një qëndrim konstant i “Demokracisë së Re”, tha Koumoutsakos.

“Demokracia e Re” mëton të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, të cilat konsideron se do të mbahen në muajin Maj, bashkë me zgjedhjet për Parlamentin Europian.

The post Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE appeared first on 55 News.

]]>
Goditja tjetër ndaj Shqipërisë: Me Ramën, BE nuk i hap negociatat https://55news.al/politike/goditja-tjeter-ndaj-shqiperise-me-ramen-be-nuk-i-hap-negociatat/ Sun, 17 Feb 2019 15:34:54 +0000 https://new.55news.al/?p=86068 Vazhdojnë të vijnë lajme të këqija për Shqipërinë nga BE-ja. Gazeta Austriake Der Standard në artikullin e ditës së sotme për protestën e opozitës në Tiranë ka folur edhe për negociatat që Shqipëria pret që të hapen nga BE. Në artikull shkruhet se është ende e paqartë nëse shtetet anëtare do të votojnë qershorin e […]

The post Goditja tjetër ndaj Shqipërisë: Me Ramën, BE nuk i hap negociatat appeared first on 55 News.

]]>
Vazhdojnë të vijnë lajme të këqija për Shqipërinë nga BE-ja. Gazeta Austriake Der Standard në artikullin e ditës së sotme për protestën e opozitës në Tiranë ka folur edhe për negociatat që Shqipëria pret që të hapen nga BE.

Në artikull shkruhet se është ende e paqartë nëse shtetet anëtare do të votojnë qershorin e ardhshëm në Këshillin e BE. Aty theksohet qartë se Franca dhe Holanda janë me forcë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Është ende e paqartë nëse shtetet e BE-së do të votojnë qershorin e ardhshëm në Këshillin e BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Franca dhe Holanda janë kundër me force. Shqipëria, megjithatë, është parë në një “grup” me Maqedoninë veriore. Për shkak të marrëveshjes emrave historike me Greqinë, ka shumë avokatë të hapjes së bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore”.

The post Goditja tjetër ndaj Shqipërisë: Me Ramën, BE nuk i hap negociatat appeared first on 55 News.

]]>
Vjedhja nuk ndalet/Koncencion tjetër 75 milionë euro perfundojne tek llogaria ne Hollande https://55news.al/opinion/qeveria-nuk-ndalet-firmoset-koncesioni-tjeter-75-milione-eurosh/ Thu, 14 Feb 2019 14:25:04 +0000 https://new.55news.al/?p=85497 Laboratorët e spitaleve shtetërore shumë shpejt do t’i kalojnë për administrim privatit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur koncesionin më të fundit në sektorin e shëndetësisë, atë të laboratorëve, i cili do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 75 milionë euro për dhjetë vitet e ardhshme. Edhe pse projekti për dhënien e laboratorëve publik […]

The post Vjedhja nuk ndalet/Koncencion tjetër 75 milionë euro perfundojne tek llogaria ne Hollande appeared first on 55 News.

]]>
Laboratorët e spitaleve shtetërore shumë shpejt do t’i kalojnë për administrim privatit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur koncesionin më të fundit në sektorin e shëndetësisë, atë të laboratorëve, i cili do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 75 milionë euro për dhjetë vitet e ardhshme.

Edhe pse projekti për dhënien e laboratorëve publik tek privatët është kundërshtuar fuqishëm nga ekspertët, por edhe vetë punonjësit e sistemit shëndetësor, qeveria nuk është ndalur, por ka zyrtarizuar koncesionin e nisur dy vjet më parë.

Burime konfidenciale nga qeveria i thanë SYRI.net se shumë shpejt kontrata e firmosur nga ministrja e shëndetësisë do të kalojë për miratim në qeveri, çka përbën dhe hallkën e fundit burokratike për zyrtarizimin e koncesionit të radhës në sektorin e shëndetësisë.

Tenderi

Tenderi për dhënien me koncesion të laboratorëve spitalorë u zhvillua në prill të vitit 2017. Ministria e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht fitues, një konsorcium të përbërë nga tre shoqëri; shqiptarja Labopharma, kompania franceze Exalab dhe ajo hollandeze AB Laboratory Solutions.

Por për dy vite rresht kontrata qëndroi në sirtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk hyri në fuqi, për arsye që nuk u bënë asnjëherë publike. Megjithatë në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm 1 muaj e gjysmë më parë, koncesioni i laboratorëve është zhbllokuar në mënyrë të papritur, teksa Manastirliu ka firmosur kontratën që me konsorcimin e përbërë nga Labopharma, Exalab dhe AB Laboratory Solutions.

Zyrtarisht objekti i koncesionit është financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës. Por praktikisht ai i jep privatit monopolin 10 vjeçar të laboratorëve në spitalet publike të vendit, madje me infrastrukturë të gatshme. Me zyrtarizimin e këtij koncesioni qeveria kompleton një tjetër akt në çmontimin dhe privatizimin total të shërbimit shëndetësor në vend.

Kush qëndron pas koncesionit

Labopharma është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në vitin 2007 nga një qytetar grek me emrin Janis Koraras dhe një shqiptar i quajtur Janis Karathano. Shoqëria ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh, por rezulton aksionerja kryesore në koncesionin me vlerë 75 milionë euro duke zotëruar 41.7 për qind të aksioneve.

AB Laboratory Solutions kompania e dytë në konsorcium është themeluar prej vitit 2007 në Regjistrin holandez të Biznesit: një shtet që ndonëse lakohet pak, konsiderohet një ndër parajsat fiskale më të mëdha në Europë. Dokumentet e publikuara nga media kanë provuar se AB Laboratory Solutions zotërohet nga shtetasi Janis Karathano, I cili rezulton kështu të ketë 75 për qind të aksioneve në koncesionin 10 vjeçar të laboratorëve.

Kompania e tretë, francezja Exalab, e cila ka qene dhe investitori strategjik që përmbushte kriteret e tenderit rezulton të jetë aksioneri i minorancës me vetëm 25 për qind të aksioneve.

Por investigimet e fundit të publikuara në media tregojnë se kompanitë që zotërojnë koncesionin e laboratorëve janë të lidhura edhe me një koncesion tjetër në fushën e shëndetësisë atë të dializës, pasi rezultojnë të jenë të regjistruara në të njëjtën adresë në Holandë.

The post Vjedhja nuk ndalet/Koncencion tjetër 75 milionë euro perfundojne tek llogaria ne Hollande appeared first on 55 News.

]]>
Hiqen vizat me një tjetër vend të botës, ku mund të udhëtojnë shqiptarët https://55news.al/aktualitet/hiqen-vizat-me-nje-tjeter-vend-te-botes-ku-mund-te-udhetojne-shqiptaret/ Wed, 23 Jan 2019 17:59:36 +0000 https://new.55news.al/?p=81607 Një tjetër shtet shtohet në listën e vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin “për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme” mes Shqipërisë dhe Republikës së El Salvadorit. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren […]

The post Hiqen vizat me një tjetër vend të botës, ku mund të udhëtojnë shqiptarët appeared first on 55 News.

]]>
Një tjetër shtet shtohet në listën e vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin “për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme” mes Shqipërisë dhe Republikës së El Salvadorit.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Republika e El Salvador ndodhet në Amerikën Qendrore, ku për të udhëtuar drejt tij, fluturimi zgjat pothuajse 20 orë.

The post Hiqen vizat me një tjetër vend të botës, ku mund të udhëtojnë shqiptarët appeared first on 55 News.

]]>
“S’ka mbetur zgjidhje tjetër”, Kryemadhi zbulon planin e opozitës për largimin e Ramës: Nga nesër do të ketë… https://55news.al/politike/s-ka-mbetur-zgjidhje-tjeter-kryemadhi-zbulon-planin-e-opozites-per-largimin-e-rames-nga-neser-do-te-kete/ Wed, 16 Jan 2019 16:54:18 +0000 https://new.55news.al/?p=80258 Kryetarja e LSI është shprehur se prej ditës së nesërme do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama. Kjo deklaratë erdhi pas përplasjes që opozita pati me maxhorancën në seancën e jashtëzakonshme në këtë mbledhje të Kuvendit, ku nuk u lejua që të kishte një debat […]

The post “S’ka mbetur zgjidhje tjetër”, Kryemadhi zbulon planin e opozitës për largimin e Ramës: Nga nesër do të ketë… appeared first on 55 News.

]]>
Kryetarja e LSI është shprehur se prej ditës së nesërme do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Kjo deklaratë erdhi pas përplasjes që opozita pati me maxhorancën në seancën e jashtëzakonshme në këtë mbledhje të Kuvendit, ku nuk u lejua që të kishte një debat parlamentar lidhur me emrat e ministrave të rinj, si dhe ata të larguar.
Kryemadhi duke mbështetur fjalën e Bashës, i cili tha se do të këtë një mobilizim të opozitës, tha se nuk ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër, e ndërsa u ka uruar punë të mbarë gazetarëve, duke paralajmëruar se “nga nesër do të ketë shumë lajme dhe zhvillime”, ndërsa pritet që të bëjnë publike edhe axhendën.

“Shumë shpejt do të kemi axhendën, Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet. Sot kemi një parlament të marrë peng, shumë shpejt do të njiheni me axhendën dhe strukturën, me të gjithë grupet e interesit.

S’ka më nevojë për protesta masive, ke mijëra studentë që protestojnë, prindër, minatorë, etj, që janë gati.

Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër… Lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, u shpreh Kryemadhi.

The post “S’ka mbetur zgjidhje tjetër”, Kryemadhi zbulon planin e opozitës për largimin e Ramës: Nga nesër do të ketë… appeared first on 55 News.

]]>
Tjetër linjë direkte low cost nga Tirana drejt Gjermanisë – Çdo të mërkurë e të dielë https://55news.al/aktualitet/tjeter-linje-direkte-low-cost-nga-tirana-drejt-gjermanise-cdo-te-merkure-e-te-diele/ Wed, 16 Jan 2019 13:57:28 +0000 https://new.55news.al/?p=80196 Duke filluar nga data 1 shtator i këtij viti, Wizz Air do të nisë fluturimet direkte me kosto të ulët nga Tirana drejt qytetit bavarez, Memmingem. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania hungareze më kosto të ulët, e cila ka njoftuar se fluturimet do të kryhen dy herë në javë, çdo të mërkurë […]

The post Tjetër linjë direkte low cost nga Tirana drejt Gjermanisë – Çdo të mërkurë e të dielë appeared first on 55 News.

]]>
Duke filluar nga data 1 shtator i këtij viti, Wizz Air do të nisë fluturimet direkte me kosto të ulët nga Tirana drejt qytetit bavarez, Memmingem. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania hungareze më kosto të ulët, e cila ka njoftuar se fluturimet do të kryhen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të dielë.

Çmimet e biletave nisin nga 19.99 euro, që përfshijnë edhe pagesën falas për bagazhin. Memmingen, i pozicionuar në Gjermaninë jugore është i njohur për pamjet piktoreske me shumë oborre, kështjella e pallate të vjetra.

Më herët, në tetor të vitit të kaluar kompania hungareze ajrore me kosto të ulët nisi fluturimet direkte Tiranë-Dortmund. Gjatë dy viteve tw fundit Wizz Air ka zgjeruar shërbimet e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës edhe me destinacione të tjera, si: Budapest e Londër.

The post Tjetër linjë direkte low cost nga Tirana drejt Gjermanisë – Çdo të mërkurë e të dielë appeared first on 55 News.

]]>
LAJMI I FUNDIT/ Merr tjetër rrjedhë protesta, ja çfarë kanë vendosur studentët në errësirë https://55news.al/aktualitet/lajmi-i-fundit-merr-tjeter-rrjedhe-protesta-ja-cfare-kane-vendosur-studentet-ne-erresire/ Thu, 10 Jan 2019 18:34:09 +0000 https://new.55news.al/?p=79016 Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre. Mbrëmjen e sotme ata janë mbledhur nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë. Burime bëjnë me dije se studentët e Fakultetit Ekonomik si […]

The post LAJMI I FUNDIT/ Merr tjetër rrjedhë protesta, ja çfarë kanë vendosur studentët në errësirë appeared first on 55 News.

]]>
Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre.

Mbrëmjen e sotme ata janë mbledhur nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë.

Burime bëjnë me dije se studentët e Fakultetit Ekonomik si dhe ata të Juridikut, kanë vendosur të ngujohen në ambientet e universitetit.

Ata bëjnë me dije se OSHEE, ka ndërprerë energjinë elektrike, ndonëse në godinat përreth Ekonomikut ka drita.

The post LAJMI I FUNDIT/ Merr tjetër rrjedhë protesta, ja çfarë kanë vendosur studentët në errësirë appeared first on 55 News.

]]>
Pas Gjermanisë, një tjetër vend lëshon sfidën duke ofruar 340 mijë vende për emigrantët! https://55news.al/aktualitet/pas-gjermanise-nje-tjeter-vend-leshon-sfiden-duke-ofruar-340-mije-vende-per-emigrantet/ Fri, 28 Dec 2018 18:13:06 +0000 https://new.55news.al/?p=77044 Pas Gjermanisë që ka paralajmëruar një hapje të dyerve për emigrantët që kanë interes të punësohen (1.6 milion vende pune), një tjetër vend po bën një hap të ngjashëm, edhe pse në përmasë më të ulët në aspektin numerik. Japonia është një vend me ekonomi të bazuar fort te manifaktura por që po përballet me […]

The post Pas Gjermanisë, një tjetër vend lëshon sfidën duke ofruar 340 mijë vende për emigrantët! appeared first on 55 News.

]]>
Pas Gjermanisë që ka paralajmëruar një hapje të dyerve për emigrantët që kanë interes të punësohen (1.6 milion vende pune), një tjetër vend po bën një hap të ngjashëm, edhe pse në përmasë më të ulët në aspektin numerik. Japonia është një vend me ekonomi të bazuar fort te manifaktura por që po përballet me plakjen e pandalshme të popullatës dhe me një borxh publik rekord. Tashmë i duhet të përballet edhe me mangësi të krahut të punës. Përballë këtyre nevojave, qeveria ka vendosur të përballet me problemin e rënies ekonomike dhe demografike.

Qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore. Kjo masë në fakt duket se shkon kundër rrymës “sovraniste” të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oferta për 11 vendet

Paketa e masave (janë 126 gjithsej) synon një objektiv të qartë: Garantimin e emigracionit për të paktën 340 mijë punonjës në harkun e 5 viteve dhe integrimin e tyre në shoqëri. Ky vendim u bë i domosdoshëm nga mungesa e krahut të punës në disa sektorë si ndërtim, shëndetësi por edhe në teknologji. Për këtë plan janë vënë në dispozicion 6 miliardë yen (50 milion euro) që do të shpenzohen për integrimin e të mbërriturve të rinj në rreth 100 komunitete, për procedurat, kurset e gjuhëve, ndihmën mjekësore e shkollore për fëmijët e emigrantëve etj. oferta u drejtohet 11 vendeve të zonës dhe parashikohen flukse të forta që mund të mbërrijnë nga Filipinet, Vietnami e Mianmari.

The post Pas Gjermanisë, një tjetër vend lëshon sfidën duke ofruar 340 mijë vende për emigrantët! appeared first on 55 News.

]]>
Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim https://55news.al/aktualitet/presidenti-meta-tjeter-mesazh-te-forte-rinia-meriton-kushte-me-te-mira-per-arsimim-e-punesim/ Tue, 18 Dec 2018 17:57:06 +0000 https://new.55news.al/?p=74950 Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri. Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë. Më poshtë pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta: […]

The post Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri. Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë.

Më poshtë pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta:

Javën e kaluar mora pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të Kompaktit Global për Migrim të Sigurt, të Organizuar dhe të Rregullt, zhvilluar në kuadër të OKB-së në Marrakesh.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit pohuan gjerësisht se çështja e migracionit ka marrë përmasa shqetësuese, duke rrokur natyrshëm vëmendje dhe angazhim të shtuar ndërkombëtar, sidomos europian.
Duke njohur faktin dhe duke pranuar natyrën përsëritëse të tij, u evidentua nevoja për një marrëveshje globale, jo detyruese, që synon të menaxhojë më mirë fenomenin e migrimit në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global, duke tkurrur kështu rreziqet që migrantët, ose refugjatët ndeshin në faza të ndryshme të rrugëtimit të tyre.
Shqipëria nuk mund të ishte indiferente në këtë debat, për shkak të historisë së saj si vend origjine, tranziti por edhe vendmbërritje e emigrantëve dhe refugjatëve.
Në këtë kontekst, ne e kuptojmë fort mirë se migrimi ka të bëjë mbi të gjitha me jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ndaj të gjithë duhet të solidarizohemi, veçanërisht për të garantuar dinjitetin e atyre që largohen nga rreziqet reale në kërkim të azilit, të zonave më të sigurta, të një jete më të mirë.

Në mënyrë të veçantë mbrojtje kërkojnë gratë dhe fëmijët që janë të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe abuzimeve skllavëruese.

Migrimi është një fenomen shumë kompleks dhe i vështirë.

Edhe nga përvoja jonë, shpesh e dhimbshme, kemi mësuar se kjo sfidë mund të përballet vetëm në solidaritet dhe partneritet.

Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Europian dhe vendeve të tij anëtare për ndihmën që i kanë ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve në ato kohë të vështira.

Sot Shqipëria, duke marrë përgjegjësitë e saj bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kufirit dhe Rojes Bregedtare Europiane për menaxhimin e kufirit të jashtëm të BE, të prekur nga fenomeni i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme.

Këtë partneritet e dëshmon edhe marrëdhënia jonë me IOM, prania e së cilës në Shqipëri ka qenë gjithmonë një aset i çmuar, si për menaxhimin e situatave të krizave, ashtu edhe për ndërtimin e strategjive afatgjata për qeverisjen sa më efikase të migracionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këto 25 vite bashkëpunim tek IOM-i kemi gjetur gjithmonë një partner të besueshëm dhe mbështetës për të përballur këtë fenomen, në cilëndo formë është shfaqur ai.

Strategjia Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit që ju do të prezantoni sonte, është një tjetër produkt konkret i bashkëpunimit efikas ndërmjet Shqipërisë dhe IOM, dhe unë ju përgëzoj për punën e bërë.

Dua të vlerësoj gjithashtu punën e përbashkët për të nxjerrë në pah anët pozitive të migracionit nëpërmjet angazhimit të diasporës shqiptare, si agjentë të nxitjes së investimeve serioze të huaja në Shqipëri.  

Emigracioni është prej vitesh një element tejet i rëndësishëm në ekonominë, në raport me remitancat që u vijnë në ndihmë familjeve shqiptare dhe të gjithë vendit.

Në 2017 dhe 2018, ‘remitancat’ arritën rreth 1.15 miliard euro, ose rreth 12% e GDP-së.

Është shumë e rëndësishme që këto të kanalizohen në mënyrë më efikase drejt veprimtarisë që nxit prodhimin vendas dhe zhvillon ekonominë e vendit.

Kjo është njëra anë e medaljes, por nga ana tjetër ne duhet të tregohemi vigjilentë ndaj përsëritjes së ciklit migrator të shqiptarëve jashtë vendit.

Të dhënat e ‘Gallup’, të publikuara javën e kaluar, ku Shqipëria renditej në vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigrim, padyshim janë shumë shqetësuese.

Kjo është një këmbanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtynë bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme e dëshpëruese.

Ky fenomen, përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë, varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vërejti me shqetësim se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë, si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.

Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve, duke u krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e tyre të vërteta në vend, por edhe potencialet e të gjithë vendit për një zhvillim më të mirë e më të qëndrueshëm.

The post Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Rama dëshpërim/Ja çfare ka postuar në Instagram https://55news.al/aktualitet/foto-rama-deshperim-ja-cfare-ka-postuar-ne-instagram/ Fri, 14 Dec 2018 15:00:07 +0000 https://new.55news.al/?p=74088 Teksa prej 10 ditësh studentët e gjithë universiteteve të Shqipërisë janë duke protestuar masivisht për plotësimin e 8 kërkesave. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vijon të këmbëngulë për dialog. Gjatë dy ditëve të fundit, i dëshpëruar që studentët nuk i përgjigjen thirrjes së tij, ai po bën postime të çuditshme në Instagram duke i ftuar të […]

The post FOTO/ Rama dëshpërim/Ja çfare ka postuar në Instagram appeared first on 55 News.

]]>
Teksa prej 10 ditësh studentët e gjithë universiteteve të Shqipërisë janë duke protestuar masivisht për plotësimin e 8 kërkesave. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vijon të këmbëngulë për dialog. Gjatë dy ditëve të fundit, i dëshpëruar që studentët nuk i përgjigjen thirrjes së tij, ai po bën postime të çuditshme në Instagram duke i ftuar të dialogojn I radhës është një story në Instagram teksa Rama u thotë po të 8 pikave, por në fund sërish del te dialogu i famshëm. Të dyja palët duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund fjalës së tyre, duke krijuar kështu një situatë të paqartë se çfarë mund të ndodhë në vazhdim.

The post FOTO/ Rama dëshpërim/Ja çfare ka postuar në Instagram appeared first on 55 News.

]]>