tkurrin Archives - 55 News https://55news.al/tag/tkurrin/ Wed, 16 Jan 2019 13:38:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tkurrin Archives - 55 News https://55news.al/tag/tkurrin/ 32 32 20 degë më pak – Bashkimet tkurrin rrjetin e bankave https://55news.al/aktualitet/20-dege-me-pak-bashkimet-tkurrin-rrjetin-e-bankave/ Wed, 16 Jan 2019 13:38:20 +0000 https://new.55news.al/?p=80186 Shkrirjet e bankave kanë sjellë mbylljen e 20 degëve dhe agjencive bankare gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të nëntorit 2018, numri i degëve ka zbritur në 474, nga 494 që kishte qenë në fillim të vitit. Në fillim të tetorit, u finalizua procesi i shkrirjes mes Intesa Sanpaolo […]

The post 20 degë më pak – Bashkimet tkurrin rrjetin e bankave appeared first on 55 News.

]]>
Shkrirjet e bankave kanë sjellë mbylljen e 20 degëve dhe agjencive bankare gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të nëntorit 2018, numri i degëve ka zbritur në 474, nga 494 që kishte qenë në fillim të vitit.

Në fillim të tetorit, u finalizua procesi i shkrirjes mes Intesa Sanpaolo dhe Veneto Banka dhe mes ABI Bank e NBG Bank. Si rezultat i bashkimit, një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën.

Ky është një proces i pritshëm, për shkak të shitblerjeve, efekteve të krizës në strategjitë e bankave, por edhe rolit në rritje të dixhitalizimit të shërbimeve bankare.

Sidoqoftë, Shqipëria ngelet një nga vendet me numrin më të ulët të degëve bankare në raport me popullsinë. Aktualisht, numri i degëve ka zbritur në rreth 16 për 100 mijë banorë, ndjeshëm më pak krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ky raport fillon me 20 për 100 mijë banorë në Kosovë, deri në 44 për 100 mijë banorë në Mal të Zi.

Ndërkohë, ndikimi i bashkimit të bankave në numrin e të punësuarve ka qenë më i kufizuar. Në fund të 9-mujorit 2018, bankat kishin pak më shumë se 6800 të punësuar.

Rënia që nga fillimi i vitit ka qenë vetëm 1%. Bankat e përthithura apo ato që për momentin kanë hequr dorë nga rritja i kanë reduktuar stafet. Por, numri i të të punësuarve është rritur në ato banka që vazhdojnë të rriten me ritme të larta, kryesisht BKT, Credins dhe Fibank.

The post 20 degë më pak – Bashkimet tkurrin rrjetin e bankave appeared first on 55 News.

]]>