tradheton Archives - 55 News https://55news.al/tag/tradheton/ Tue, 15 Jan 2019 15:43:34 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tradheton Archives - 55 News https://55news.al/tag/tradheton/ 32 32 FOTO/ Pistoleta lodër “tradhton” shqiptari, kapet me tetë kuintalë drogë në Itali https://55news.al/aktualitet/foto-pistoleta-loder-tradhton-shqiptari-kapet-me-tete-kuintale-droge-ne-itali/ Tue, 15 Jan 2019 15:43:34 +0000 https://new.55news.al/?p=79964 Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane. Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të […]

The post FOTO/ Pistoleta lodër “tradhton” shqiptari, kapet me tetë kuintalë drogë në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane.

Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të arrite rreth 2 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i vënë në pranga nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin është me iniciale L. O., 35 vjeç.

Operacioni që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit erdhi pas një sinjalizimi në “YouPol”, një aplikacion i policisë italiane ku qytetarët mund të sinjalizojnë për një krim.

Në denoncimin në aplikacion, thuhej se një shtetas i huaj në zonën “Montebello” lëvizte me një makinë gri. Pas kontrollit në zonën e sinjalizuar, agjentët e kanë gjetur të dyshuarin në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në një garazh, në rrugën “Ebat”.

Në brendësi të automjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruar një pistoletë lodër, imitim i një arme reale.

Pas kontrollit në garazh, u gjet edhe sasia e drogës.

 

The post FOTO/ Pistoleta lodër “tradhton” shqiptari, kapet me tetë kuintalë drogë në Itali appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Ajo tradhton sërish?! Maxi Lopez tha ‘më thërret, kur s’ka Icardin’, Wanda i kthehet keq: Vetëm një… https://55news.al/lifestyle/foto-ajo-tradhton-serish-maxi-lopez-tha-me-therret-kur-s-ka-icardin-wanda-i-kthehet-keq-vetem-nje/ Sun, 13 Jan 2019 17:38:08 +0000 https://new.55news.al/?p=79584 Maksi Lopez ka bërë një deklaratë të rëndë kundër ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara. Ai ka thënë se ajo e merr gjithnjë në telefon kur Ikardi, që është i martuar me të tashmë, ndodhet në grumbullim me skuadrën. “Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm”.- ka qenë deklarata e […]

The post FOTO/ Ajo tradhton sërish?! Maxi Lopez tha ‘më thërret, kur s’ka Icardin’, Wanda i kthehet keq: Vetëm një… appeared first on 55 News.

]]>
Maksi Lopez ka bërë një deklaratë të rëndë kundër ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara. Ai ka thënë se ajo e merr gjithnjë në telefon kur Ikardi, që është i martuar me të tashmë, ndodhet në grumbullim me skuadrën.

“Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm”.- ka qenë deklarata e ish-lojtarit të Serisë A. Por, menjëherë ka reaguar Wanda pas kësaj deklarate duke e quajtur turp, që një gazetë si “La Gazzetta dello Sport” boton lajme të tilla.

“Vetëm një injorant mund të besojë fjalët e Maksi Lopezit. Edhe personi më i paditur në botë, nuk mund të besonte deklaratat e gazetës. Gjëja më e turpshme është se një gazetë dëshiron të ulë vlerat e mia dhe familjes time, duke botuar këto lajme, pa e ditur të vërtetën rreth e saj.”

“Asnjë nuk mund të fusë hundët në çështjet e mia familjare, duke publikuar lajme false dhe tendencioze. Gazzetta.it ka treguar mungesë respekti ndaj një zotërie si Mauro Icardi, prezent në eventin tuaj të fundit dhe gjithjë i disponueshëm për ju, është vërtetë e trupshme…”, shkruan Wanda Nara në dy reagimet e një pasnjëshme të pupblikuara në Twitter.

The post FOTO/ Ajo tradhton sërish?! Maxi Lopez tha ‘më thërret, kur s’ka Icardin’, Wanda i kthehet keq: Vetëm një… appeared first on 55 News.

]]>
I dashuri e tradhton Dua Lipën gjersa dëgjohet kënga e saj “One Kiss” https://55news.al/show-biz/i-dashuri-e-tradhton-dua-lipen-gjersa-degjohet-kenga-e-saj-one-kiss/ Wed, 13 Jun 2018 07:53:22 +0000 https://new.55news.al/?p=25499 Isaac Carew, ish-modeli i shndërruar në kuzhinier, siç raporton tabolidi britanik “The Sun”, ka tradhtuar këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipën. Në një video të cilën e ka siguruar ky tabolid, shihet Carew në një kërcim mjaft intim të Carew me një zeshkane të panjohur. Për të shkuar gjërat më keq, në klubin në […]

The post I dashuri e tradhton Dua Lipën gjersa dëgjohet kënga e saj “One Kiss” appeared first on 55 News.

]]>
Isaac Carew, ish-modeli i shndërruar në kuzhinier, siç raporton tabolidi britanik “The Sun”, ka tradhtuar këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipën.

Në një video të cilën e ka siguruar ky tabolid, shihet Carew në një kërcim mjaft intim të Carew me një zeshkane të panjohur. Për të shkuar gjërat më keq, në klubin në të cilin po kërcente dyshja dëgjohej kënga më e re e Duas, “One Kiss” që e realizoi me DJ Calvin Harris, transmeton Koha.net.
Një javë më parë ishte raportuar se Dua dhe Carew i janë rikthyer lidhjes pas disa muajsh të ndarë. Derisa është në turne në Amerikë, këngëtarja ka postuar fotografi të Carew në Instagram, duke shkruar thënie filozofike rreth lidhjeve.

The post I dashuri e tradhton Dua Lipën gjersa dëgjohet kënga e saj “One Kiss” appeared first on 55 News.

]]>