trafikimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/trafikimi/ Wed, 09 Oct 2019 10:55:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png trafikimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/trafikimi/ 32 32 Akuzohet se do trafikonte një vajzë, Krimet e Rënda lënë në burg të dyshuarin https://55news.al/aktualitet/akuzohet-se-do-trafikonte-nje-vajze-krimet-e-renda-lene-ne-burg-te-dyshuarin/ Wed, 09 Oct 2019 10:55:53 +0000 https://new.55news.al/?p=121999 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për të ndaluarin në aeroportin e Rinasit, i cili akuzohet për trafik prostitucioni. “Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që Elton Çarshiu të mbetet në qeli në vijim të hetimeve. Gjatë fjalës së tij në gjykatë, 40-vjeçari ka pretenduar se nuk […]

The post Akuzohet se do trafikonte një vajzë, Krimet e Rënda lënë në burg të dyshuarin appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për të ndaluarin në aeroportin e Rinasit, i cili akuzohet për trafik prostitucioni.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që Elton Çarshiu të mbetet në qeli në vijim të hetimeve.

Gjatë fjalës së tij në gjykatë, 40-vjeçari ka pretenduar se nuk ka dashur që ta trafikojë vajzën që u ndalua në aeroport, duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Çarshiu u arrestua fundjavën e lënë pas si rezultat i operacionit të koduar “RETURN”.

Ishte policia kufitare e Rinasit e cila gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në argumentat e saj, mbi arsyen përse po lëvizte drejt Italisë duke bërë ndalimin e saj

Ndërsa Çarshiu i cili dyshohet si personi që do e shoqëronte, si fillim ka tentuar të largohet, por është bllokuar.

Në kërkim si të përfshirë në ngjarje janë edhe A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., për të cilët vijon puna për tu vënë në pranga.

The post Akuzohet se do trafikonte një vajzë, Krimet e Rënda lënë në burg të dyshuarin appeared first on 55 News.

]]>
Mbyten dy persona në rezervuar, policia jep detaje (EMRAT) https://55news.al/aktualitet/tragjike-mbyten-dy-persona-ne-rezervuar-njeri-prej-tyre-ende-ne-uje-detajet/ Sun, 30 Dec 2018 15:35:25 +0000 https://new.55news.al/?p=77316 Mbyten dy persona ne rezervuarin e fshatit Bradomire ne Pogradec, ku kishin shkuar per te peshkuar: Ramazan Kojtari dhe Arben Pupa. Njeri prej viktimave eshte nxjerre nga rezervuari i pajete. Po vijojne kerkimet per gjetjen e trupit tjeter. “Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur […]

The post Mbyten dy persona në rezervuar, policia jep detaje (EMRAT) appeared first on 55 News.

]]>
Mbyten dy persona ne rezervuarin e fshatit Bradomire ne Pogradec, ku kishin shkuar per te peshkuar: Ramazan Kojtari dhe Arben Pupa.

Njeri prej viktimave eshte nxjerre nga rezervuari i pajete. Po vijojne kerkimet per gjetjen e trupit tjeter.

“Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

The post Mbyten dy persona në rezervuar, policia jep detaje (EMRAT) appeared first on 55 News.

]]>
Trafikimi”/ Viti 2017 thyen rekord, 59 % e viktimave shfrytëzohen seksualisht https://55news.al/aktualitet/trafikimi-viti-2017-thyen-rekord-59-e-viktimave-shfrytezohen-seksualisht/ Wed, 17 Oct 2018 14:14:44 +0000 https://new.55news.al/?p=58760 Numri i viktimave të trafikimit gjatë 2017-ës ka pësuar një rritje krahasuar me 2016, përkatësisht me 44 raste të reja, e kjo vetëm një prej qendrave psiko-sociale në Vlorë. Aktualisht në qendrën ‘Vatra’ trajtohen 123 viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, nga të cilët 76 raste janë adulte, ndërsa 37 raste janë fëmijët e […]

The post Trafikimi”/ Viti 2017 thyen rekord, 59 % e viktimave shfrytëzohen seksualisht appeared first on 55 News.

]]>
Numri i viktimave të trafikimit gjatë 2017-ës ka pësuar një rritje krahasuar me 2016, përkatësisht me 44 raste të reja, e kjo vetëm një prej qendrave psiko-sociale në Vlorë. Aktualisht në qendrën ‘Vatra’ trajtohen 123 viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, nga të cilët 76 raste janë adulte, ndërsa 37 raste janë fëmijët e viktimave. Sakaq 42 viktima përfituese të programit të rehabilitimit dhe 28 fëmijë të tyre janë të mbartura nga viti 2016, të cilat kanë qenë përgjatë tri fazave të programit.

Llojet e shfrytëzimit

Nga 44 raste të asistuara, 89% (39 raste) e tyre janë shfrytëzuar brenda vendit, në Shqipëri, (kryesisht në qytete si: Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi, Berati, Shkodra, etj.); 2% e tyre janë shfrytëzuar jashtë vendit (në vende të tilla si: Itali, Greqi, Gjermani, Maqedoni) dhe 9% janë shfrytëzuar brenda dhe jashtë vendit. Kryesisht viktimat kanë qenë objekt i shfrytëzimit seksual, shfrytëzimit për lypje, punë të detyruar, kryerjen e veprave penale (vjedhje, shpërndarje droge etj.), dhe i më shumë se një lloj shfrytëzimi. Konkretisht, 59% e rasteve janë përdorur për shfrytëzim seksual, 21% janë shfrytëzuar për lypje; 3% për kryerjen e veprave penale (vjedhje, shpërndarje droge). Në 17 % të rasteve viktimat kanë vuajtur më tepër se një lloj shfrytëzimi. “Gjatë viteve të fundit, rekrutimi nëpërmjet rrjeteve sociale, veçanërisht i vajzave të mitura, është rritur ndjeshëm në 11% të rasteve (13 – 18 vjeç). Megjithatë, shumica e vajzave dhe grave janë rekrutuar nëpërmjet premtimeve false për martesë/martesës (20%); të dashurit / bashkëjetuesit / bashkëshortit (18%); premtimeve false për punë (4%), premtimeve për ushqim dhe mbrojtje (25%); shfrytëzimit të situatës vulnerabël (raste me probleme të shëndetit mendor e fizik)14% e tyre”,-nënvizohet në studim. Rreth 7% e rasteve deklarojnë se janë shfrytëzuar nga vetë anëtarët e familjes, raste që kryesisht përdoren dhe shfrytëzohen për lypje

Gjinia dhe mosha e viktimave

Nga 44 raste të asistuara për herë të parë gjatë vitit, 73% janë vajza dhe gra dhe 27% janë djem, kryesisht minorenë. Krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i djemve viktima apo viktima të mbetura në tentativë të trafikimit, kjo edhe falë identifikimit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administrative të saj. Kjo ndikon drejtpërsëdrejti në të gjitha variablat që janë analizuar edhe në vijim. Përqindjen më të madhe të rasteve e zë grupmosha nën 14 vjeç (36.2%); 31,8% grup mosha 14- 18 vjeç; 16% grup mosha 19- 25 vjeç; 7% grupmosha 26-30 vjeç dhe 9% grupmosha mbi 30 vjeç. “34% e rasteve të asistuara gjatë vitit 2017 vijnë nga zonat rurale dhe 66% e tyre nga zonat urbane. Rastet vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga Berati, Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra etj. Duhet përmendur se krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i rasteve VeT/VmT nga qyteti i Vlorës falë identifikimit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administrative të saj. Ashtu siç edhe përshkruhet në grafikun përkatës, 78% e rasteve të asistuara janë beqare, 11% të divorcuara dhe 11% e tyre janë të martuara, disa prej të cilave janë asistuar nga avokatja e qendrës për zgjidhjen e martesës ose kanë shkëputur marrëdhëniet nga bashkëshorti prej kohësh”,-thuhet në studim. Në raport theksohet se rreth 42% e rasteve që trajtohen në qendër janë duke frekuentuar shkollën, 12% janë me arsim 8 vjeçar, 11% janë me arsim 9 vjeçar, 7% e tyre kanë arsimin e mesëm, 2% e tyre janë në moshë parashkollore. Ndërkohë 21% kanë braktisur shkollën, dhe madje 5% e tyre nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën. Pas ofrimit të shërbimeve nga qendra, 4 raste (11%) kanë rifilluar shkollën.

Lajmin e plotë e lexoni në: http://www.gsh.al/2018/10/17/viti-2017-thyen-rekordin-59-e-jane-shfrytezuar/

The post Trafikimi”/ Viti 2017 thyen rekord, 59 % e viktimave shfrytëzohen seksualisht appeared first on 55 News.

]]>
Lu: Shqipëria ‘udhëheqje rajonale’ në luftën kundër trafikimit të personave, qeveria të japë fonde https://55news.al/aktualitet/lu-shqiperia-udheheqje-rajonale-ne-luften-kunder-trafikimit-te-personave-qeveria-te-jape-fonde/ Fri, 30 Mar 2018 10:02:04 +0000 https://new.55news.al/?p=2925 Ambasadori amerikan Lu në konferencën  rajonale kundër trafikimit të qënieve njerëzore,  ka deklaruar se Shqipëria ka treguar udhëheqje rajonale në luftën kundër trafikimit të personave. Por Lu theksoi se qeveria duhet t’i adresojë fondet në ndihmë të vajzave dhe grave që janë viktima të trafikimit. Në fjalën e mbajtur ai u shpreh se janë burrat […]

The post Lu: Shqipëria ‘udhëheqje rajonale’ në luftën kundër trafikimit të personave, qeveria të japë fonde appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadori amerikan Lu në konferencën  rajonale kundër trafikimit të qënieve njerëzore,  ka deklaruar se Shqipëria ka treguar udhëheqje rajonale në luftën kundër trafikimit të personave.

Por Lu theksoi se qeveria duhet t’i adresojë fondet në ndihmë të vajzave dhe grave që janë viktima të trafikimit.

Në fjalën e mbajtur ai u shpreh se janë burrat ato që çojnë gratë në skllavëri, dhe se ata duhet të dënohen me forcën e ligjit.

Në konferencën “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan” marrin pjesë edhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, si dhe Koordinatorët Antitrafik te Maqedonisë, Malit te Zi dhe Kosovës.

The post Lu: Shqipëria ‘udhëheqje rajonale’ në luftën kundër trafikimit të personave, qeveria të japë fonde appeared first on 55 News.

]]>