trageti Archives - 55 News https://55news.al/tag/trageti/ Mon, 17 Feb 2020 11:51:26 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png trageti Archives - 55 News https://55news.al/tag/trageti/ 32 32 Pamjet e frikshme të tragetit në mes të stuhisë, për pak sa nuk… https://55news.al/globi/pamjet-e-frikshme-te-tragetit-ne-mes-te-stuhise-per-pak-sa-nuk/ Mon, 17 Feb 2020 11:51:26 +0000 https://new.55news.al/?p=145372 Brenda pak ditëve Britania e Madhe u godit nga dy stuhi. Pas “Kiarës” ishte radha e stuhisë “Denis” të shkaktonte përmbytje të mëdha, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, shpejtësia e të cilëve shkonte deri në 100 kilometra në orë. Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamjet e një trageti që për shkak të […]

The post Pamjet e frikshme të tragetit në mes të stuhisë, për pak sa nuk… appeared first on 55 News.

]]>

Brenda pak ditëve Britania e Madhe u godit nga dy stuhi. Pas “Kiarës” ishte radha e stuhisë “Denis” të shkaktonte përmbytje të mëdha, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, shpejtësia e të cilëve shkonte deri në 100 kilometra në orë.

Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamjet e një trageti që për shkak të erës së fuqishme dhe dallgëve të larta lëkundet aq shumë saqë për pak sa nuk përmbytet. Mediat shkruajnë se falë aftësive të stafit, u bë i mundur ankorimi pa lënduar asnjë person.

Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia në Britani. Vonesa pati edhe në transportin hekurudhor. Reshjet e dendura detyruan autoritetet të bllokonin edhe shumë rrugë automobilistike.

 

The post Pamjet e frikshme të tragetit në mes të stuhisë, për pak sa nuk… appeared first on 55 News.

]]>
Perplaset trageti i pasagjerëve me portin në Vlorë, shkak stuhia në det https://55news.al/aktualitet/perplaset-trageti-i-pasagjereve-me-portin-ne-vlore-shkak-stuihia-ne-det/ Sun, 22 Dec 2019 09:03:34 +0000 https://new.55news.al/?p=135942 Deti i trazuar për shkak të erërave të forta ka shkaktuar përplasjen e tragetit me pankinën e portit të Vlorës. Newsbomb.al mëson se trageti “Prince” i linjës Brindizi-Vlorë nuk ka mundur të ankorohet për shkak të dallgëve, ndërsa gjatë momentit që është afruar pranë portit, është përplasur me pankinën. Përplasja ka qenë tepër e fortë […]

The post Perplaset trageti i pasagjerëve me portin në Vlorë, shkak stuhia në det appeared first on 55 News.

]]>

Deti i trazuar për shkak të erërave të forta ka shkaktuar përplasjen e tragetit me pankinën e portit të Vlorës.

Newsbomb.al mëson se trageti “Prince” i linjës Brindizi-Vlorë nuk ka mundur të ankorohet për shkak të dallgëve, ndërsa gjatë momentit që është afruar pranë portit, është përplasur me pankinën.

Përplasja ka qenë tepër e fortë sa që një pjesë e betonit është çarë. Nuk raportohet për dëmtime të tragetit apo lëndime në njerëz.

Trageti “Prince” ka që prej ditës së djeshme që pret në det të hapur për momentin e duhur që të ankorohet në port.

***

Qindra pasagjerë në Vlorë vijojnë të jenë në pritje që trageti të ankorohet. 150 pasagjerë kanë më shumë se 15 orë që presin për shkak të motit të keq.

Sipas burimeve të “Faxëeb.al”, trageti pritet të bëjë një tentativë tjetër për t’u ankoruar në orën 11:00, me qëllim që të zbresin pasagjerët.

Nga ana tjetër, lundrimi për mjetet e tjera vijon të jetë i pezulluar. Trageti “San Damian” mbeti që dje i bllokuar në det për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur.

The post Perplaset trageti i pasagjerëve me portin në Vlorë, shkak stuhia në det appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Tmerr në Greqi, merr flakë trageti me 875 udhëtarë https://55news.al/bota-shqiptare/video-tmerr-ne-greqi-merr-flake-trageti-me-875-udhetare/ Wed, 29 Aug 2018 06:23:45 +0000 https://new.55news.al/?p=45069 Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një traget me 875 persona brenda, mes tyre 140 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë nga flakët në portin e Pireut në Greqi. Trageti ishte nisur nga porti i Pireut për në Kretë, ndërsa në mesnatë është konstatuar zjarri duke sjellë frikë dhe panik te të gjithë udhëtarët […]

The post Video/ Tmerr në Greqi, merr flakë trageti me 875 udhëtarë appeared first on 55 News.

]]>
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një traget me 875 persona brenda, mes tyre 140 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë nga flakët në portin e Pireut në Greqi.

Trageti ishte nisur nga porti i Pireut për në Kretë, ndërsa në mesnatë është konstatuar zjarri duke sjellë frikë dhe panik te të gjithë udhëtarët që ishin brenda në mjet.

Ndërkohë mësohet se zjarri ka nisur në garazhe, ku ishin 80 kamionë dhe 152 automjete të tjera. Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme duke evakuuar të gjitha pasagjerët dhe ekuipazhin, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

The post Video/ Tmerr në Greqi, merr flakë trageti me 875 udhëtarë appeared first on 55 News.

]]>
Gjendet trageti i fundosur, kishte 200 persona në bord https://55news.al/aktualitet/gjendet-trageti-i-fundosur-kishte-200-persona-ne-bord/ Tue, 26 Jun 2018 08:56:05 +0000 https://new.55news.al/?p=29426 Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar vendin e tragetit të fundosur të pasagjerëve i cili javën e kaluar me mbi 200 persona u fundos në liqenin Toba në veri të ishullit indonezian Sumatra. Fundosja ndodhi të hënën e kaluar, ndërsa ekipet e shpëtimit shpëtuan 18 persona, nxorën katër persona të vdekur, ndërsa edhe 192 të tjerë […]

The post Gjendet trageti i fundosur, kishte 200 persona në bord appeared first on 55 News.

]]>
Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar vendin e tragetit të fundosur të pasagjerëve i cili javën e kaluar me mbi 200 persona u fundos në liqenin Toba në veri të ishullit indonezian Sumatra.

Fundosja ndodhi të hënën e kaluar, ndërsa ekipet e shpëtimit shpëtuan 18 persona, nxorën katër persona të vdekur, ndërsa edhe 192 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Mbrojtja civile që kryeson aktivitetet e shpëtimit njoftoi se një objekt i cili është vërejtur në thellësi të liqenit prej 490 metrave me siguri është trageti i fundosur.

Bëhet fjalë për një liqen që u krijua në kraterin e thellë vullkanik, dhe shpëtuesve indonezianë do të duhet edhe ndihmë ndërkombëtare për të nxjerrë tragetin e zhytur në të cilin gjenden viktimat.

Me siguri shkaku i fundosjes së tragetit është numri i madh i personave në mjetin lundrues, ndërsa policia indoneziane ka arrestuar katër persona të dyshuar për shkelje të rregullave të transportit publik.

Pasi zhytësit nuk arritën të gjejnë tragetin e fundosur, sepse në ujërat e errëta dhe të ftohta të liqenit ata mund të zhyten vetëm 50 metra thellë, shpëtuesit vazhduan kërkimin me pajisjet e marinës indoneziane.

Pas lokalizimit të tragetit, ekipeve të shpëtimit u mbetet pjesa e vështirë e nxjerrjes së tij. Aktualisht, ata kanë vinça që mund të arrijnë vetëm 100 metra në thellësi./AA

The post Gjendet trageti i fundosur, kishte 200 persona në bord appeared first on 55 News.

]]>