trajtoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/trajtoni/ Fri, 06 Jul 2018 07:08:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png trajtoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/trajtoni/ 32 32 Ngërçi i gishtave të këmbës – Pse ndodh dhe si ta trajtoni https://55news.al/aktualitet/ngerci-i-gishtave-te-kembes-pse-ndodh-dhe-si-ta-trajtoni/ Fri, 06 Jul 2018 07:08:13 +0000 https://new.55news.al/?p=32411 Dhimbja që shoqëron ngërçin e gishtave të këmbës është aq përvëluese sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë. Ngërçi i gishtave të këmbës të kap krejt papritur, madje edhe natën. Një problem i tillë zgjat për disa sekonda dhe në rastin më të keq mund të zgjasë deri në 15 minuta. Në këtë artikull […]

The post Ngërçi i gishtave të këmbës – Pse ndodh dhe si ta trajtoni appeared first on 55 News.

]]>
Dhimbja që shoqëron ngërçin e gishtave të këmbës është aq përvëluese sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë.

Ngërçi i gishtave të këmbës të kap krejt papritur, madje edhe natën.
Një problem i tillë zgjat për disa sekonda dhe në rastin më të keq mund të zgjasë deri në 15 minuta.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaktarët e ngërçit të gishtave të këmbës dhe çfarë problemesh paralajmëron ai.
Ekspertët janë të mendimit se shpërthimet e shpeshta të ngërçit të gishtave janë tregues i ndonjë problem mjekësor.
Një problem i mundshëm është ai i sistemit qendror nervor apo të qarkullimit të gjakut.
Çfarë e shkakton ngërçin e gishtave të këmbës?
Dehidratimi
Mungesa e mineraleve si kaliumi, kalçiumi dhe magnezi por edhe dehidratimi janë nxitës të shfaqjes së ngërçit.
Kur njeriu kryeni një aktivitet fizik, ai nxjerr mineralet nga trupi nëpërmjet djersës.
Mungesa e tyre shkakton kontraktime muskulare dhe ngërçe të ndryshme.
Këpucët e ngushta
Këpucët e ngushta pengojnë qarkullimin e lirshëm të gjakut në zonën e këmbëve.
Nëse gishtat ju mpihen ose nuk i lëvizni dot kur mbani veshur këpucët, atëherë ato janë tepër të ngushta dhe nuk duhet t’i vishni.
Plakja
Plakja është një proces që lë pasoja tek këmbët.
Ngërçe të ndryshme shfaqen me intensitet të lartë sidomos pas moshës 50 vjeçare.
Në këtë moshë, kockat humbasin kalçium, muskujt humbasin elasticitetin dhe trupi has në vështirësi.
Nervat të cilat transferojnë ushqyes dhe mesazhe të rëndësishme tek muskujt,  nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet.
Një problem i tillë shkakton edhe më shumë ngërçe.
Si të trajtoni ngërçet e gishtave të këmbësSë pari, duhet të kuptoni që ngërçet e gishtave të këmbës nuk zgjidhen as me magji dhe as me medikamente.
Së dyti, njeriu mundet vetëm të parandalojë shfaqjen e tyre duke :
Veshur këpucë të rehatshme dhe jo të ngushta;
U hidratuar, ushqyer me ushqime të pasura me kalium dhe kalçium si dhe marrë elektrolite.
Kryer aktivitete fizike me kujdes dhe pa sforco;
Kryer shtendosje të gishtave të këmbës dhe këmbëve dhe duke i masazhuar ato.
AgroWeb.org ju kujton se një nga mënyrat më të shpejta për largimin e ngërçit të këmbës, gishtave apo pulpës është që të vendosni këmbën në dysheme dhe të qendroni në këmbë drejt./AgroWeb.org

The post Ngërçi i gishtave të këmbës – Pse ndodh dhe si ta trajtoni appeared first on 55 News.

]]>
Plasaritja e thembrave – Si t’i trajtoni me tre mënyra natyrale https://55news.al/aktualitet/plasaritja-e-thembrave-si-t-i-trajtoni-me-tre-menyra-natyrale/ Tue, 05 Jun 2018 07:00:58 +0000 https://new.55news.al/?p=22806 Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme. Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.Marrja e masave që në […]

The post Plasaritja e thembrave – Si t’i trajtoni me tre mënyra natyrale appeared first on 55 News.

]]>
Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme.

Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.
Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.
Marrja e masave që në fillim, mund të parandalojë që këto plasaritje të bëhen akoma dhe më serioze, duke shkaktuar gjakosje dhe dhimbje sa herë që ecën.
Disa nga shkaqet e këtij problem janë: ajri i thatë, mungesa e një kujdesi ndaj këmbëve, një dietë jo e shëndetshme, mosha, qëndrimi për afate të gjata në këmbë dhe ecja me këpucët e gabuara.
AgroWeb.org ju liston më poshtë disa mënyra krejt të lehta për t’i bërë dhe në shtëpinë tuaj.
Vaji i ulliritVaji i ullirit është një nga hidratuesit më të mirë të lëkurës.
Ai është përbërësi kryesor i shumë produkteve të kozmetikës.
Prandaj dhe nuk është e çuditshme që të jetë në këtë listë.
Për një rezultat sa më të mirë, AgroWeb.org ju sugjeron që ta përdorni këtë metodë para se të flini që t’i lejoni vejit kohë mjaftueshëm që të përthithet nga lëkura.
Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë.Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj. Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbuturLimonatPërbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.
Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët.Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.ParafinaNëse problem i thembrave tuaja është serioz, dhe ndjeni dhimbje kur ecni, parafina është zgjidhja e duhur.
Trajtimi me parafinë lehtëson dhimbjen dhe gjithashtu e zbut lëkurën e këmbëve duke e rigjeneruar.
Shkrini një pako me parafinë duke i shtuar dy lugë gjelle me vaj kokosi.Kur të jetë ftohur mjaftueshëm. Zhysni këmbët në këtë përbërje, dhe mbajini për 5-10 sekonda, dhe përsëriteni këtë proces derisa të jenë formuar disa shtresa me parafinë në këmbët tuaja.Mbuloini këmbët tuaja me plastikën e kuzhinës dhe mbajini ashtu për reth 30 minuta.Më pas hiqeni me kujdes parafinën nga lëkura juaj.AgroWeb.org ju sugjeron që ta përsërisni këtë trajtim 1-2 herë në javë.
Këshillë: Nëse vuani nga diabeti apo keni vena varikoze, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim./AgroWeb.org

The post Plasaritja e thembrave – Si t’i trajtoni me tre mënyra natyrale appeared first on 55 News.

]]>