traktati Archives - 55 News https://55news.al/tag/traktati/ Fri, 01 Feb 2019 15:23:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png traktati Archives - 55 News https://55news.al/tag/traktati/ 32 32 SHBA tërhiqet nga traktati kundër armëve bërthamore https://55news.al/globi/shba-terhiqet-nga-traktati-kunder-armeve-berthamore/ Fri, 01 Feb 2019 15:23:23 +0000 https://new.55news.al/?p=83252 Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten tërheqjen nga një traktat dhjetra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte prodhimin e armëve bërthamore, duke shkaktuar shqetësim tek disa analistë se ky veprim mund të shkaktojë një garë të re armatimesh. Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo tha se duke nisur nga 2 shkurti, Uashingtoni nuk […]

The post SHBA tërhiqet nga traktati kundër armëve bërthamore appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten tërheqjen nga një traktat dhjetra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte prodhimin e armëve bërthamore, duke shkaktuar shqetësim tek disa analistë se ky veprim mund të shkaktojë një garë të re armatimesh.

Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo tha se duke nisur nga 2 shkurti, Uashingtoni nuk do t’i përmbahet më kushteve të Traktatit të Forcave Bërthamore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar me Rusinë. SHBA akuzon Rusinë për shkelje të traktatit, i cili ndalon prodhimin e disa llojeve të raketave. Rusia e mohon pretendimin.

Traktati ishte marrëveshja e parë e kontrollit të armëve në botë për të ndaluar prodhimin e një kategorie të tërë armësh, posaçërisht të raketave që lëshohen nga toka me një rreze veprimi deri në 5,500 kilometra.

Zoti Pompeo u tha gazetarëve të premten në Departamentin e Shtetit se SHBA do t’i japë njoftimin zyrtar Rusisë se po tërhiqet nga traktati për një periudhë gjashtë mujore, nëse Rusia nuk rikthehet tek kushtet e paktit.

Tërheqja e SHBA-së do të kërkojë disa muaj, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura me Moskën.

“Është detyra jonë të reagojmë në mënyrë të përshtatshme,” u tha zoti Pompeo gazetarëve.

The post SHBA tërhiqet nga traktati kundër armëve bërthamore appeared first on 55 News.

]]>
SHBA sinjalizon se do të tërhiqet nga traktati INF https://55news.al/globi/shba-sinjalizon-se-do-te-terhiqet-nga-traktati-inf/ Thu, 25 Oct 2018 16:19:44 +0000 https://new.55news.al/?p=61209 Presidenti rus Vladimir Putin priti të martën një të dërguar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, pasi SHBA konfirmoi synimin e Presidentit Donald Trump për të dalë nga një traktat i rëndësishëm bërthamor mes akuzave për shkelje të marrëveshjes. Takimi i këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton me udhëheqësin rus mbylli dy ditë bisedime […]

The post SHBA sinjalizon se do të tërhiqet nga traktati INF appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti rus Vladimir Putin priti të martën një të dërguar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, pasi SHBA konfirmoi synimin e Presidentit Donald Trump për të dalë nga një traktat i rëndësishëm bërthamor mes akuzave për shkelje të marrëveshjes.

Takimi i këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton me udhëheqësin rus mbylli dy ditë bisedime me zyrtarët e lartë të Kremlinit që synonin hapjen e rrugës për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore për armët me rreze të mesme.

Marrëveshja e arritur midis presidentit Ronald Reagan dhe udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov në vitin 1987, kërkonte eliminimin nga Evropa të të gjitha raketave bërthamore dhe konvencionale, me rreze të mesme e të afërt veprimi, të lëshuara nga toka– që në atë kohë zotëroheshin nga dy superfuqitë më të mëdha të botës.

Tani për tani, SHBA-ja ende nuk ka dalë zyrtarisht nga marrëveshja. Megjithatë këshilltari Bolton nuk la asnjë dyshim se masa ishte e afërt.

“Traktati INF është injoruar dhe vjetëruar. Është një traktat i Luftës së Ftohtë për një botë multipolare”, tha ai.

Presidenti Trump e ka justifikuar tërheqjen duke theksuar historitë e kohëve të fundit të shkeljeve ruse – një akuzë që Moska i është kundërvënë vazhdimisht.

“Rusia, për fat të keq, nuk e ka nderuar marrëveshjen,” tha zoti Trump, në komentet në një tubim politik gjatë fundjavës. “Pra, ne do ta ndërpresim marrëveshjen dhe do të tërhiqemi”.

“Deri sa njerëzit të vijnë në vete – ne kemi më shumë para se çdokush tjetër, shumë më shumë”, shtoi udhëheqësi amerikan.

John Bolton u bëri jehonë këtyre arsyeve para gazetarëve në Moskë.

“Çështja e shkeljeve ruse është problem i thellë që ka vazhduar për shumë kohë,” tha ai, duke vënë në dukje se shkeljet ruse ishin ngritur edhe nga administrata Obama.

“Kërcënimi nuk është tërheqja e Amerikës nga traktati, por raketat ruse tashmë të dislokuara”, tha zoti Bolton.

Garë e Re Armatimesh?

Duke filluar nga presidenti Putin, zyrtarët e Kremlinit kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se çdo dislokim i ri i armëve amerikane që rezultojnë nga prishja e traktatit do të ndeshet me masa të ngjashme nga ana e Rusisë.

Shkëmbime të tilla deklaratash kanë shqetësuar aleatët kryesorë evropianë, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, të cilët kanë frikë se mund të ketë një kthim në ditët e Luftës së Ftohtë, kur Evropa shërbeu si një terren për garën bërthamore midis dy superfuqive botërore.

Aleatët e tjerë amerikanë, si Polonia dhe Anglia, kanë shprehur mbështetje për këtë veprim.

Por vendimi i SHBA-së, ka lidhje më tepër me zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të vendeve që nuk përfshihen në INF – si Kina dhe Irani.

“Gati 50 për qind e raketave kineze sot do të përbënin shkelje të traktatit INF,” argumenton zoti Bolton, dhe shton se SHBA është vendi i vetëm i kufizuar nga traktati INF “.

 

Thënie dhe Kundërthënie

Në Moskë, debati është përqendruar nëse Kremlini në heshtje e ka arritur qëllimin duke nxitur tërheqjen amerikane nga INF- në vend të zgjerimit të mëvonshëm të NATO-s në Evropën Lindore.

“Për Rusinë, është e dobishme që në arsenalin e saj të ketë një kategori armësh bërthamore dhe strategjike për të luftuar kërcënimet rajonale pa pengesat mbi arsenalin strategjik që kanë si pikësynim SHBA,” argumenton analisti i pavarur Vladimir Frolov në botimin online Republic.

“Është një arritje e madhe diplomatike për Vladimir Putin,” shton ai.

“Është trishtuese,” kundërshtoi aktivisti i opozitës Vladimir Milov në një post në Facebook. “Triliona dhe triliona do të hidhen në erë. Sistemi dhjetëra-vjeçar i sigurisë globale po shkatërrohet para syve tanë dhe nuk do të jetë e lehtë të ringjallet”, tha ai.

Sido që të jetë, Kremlini dukej i etur për vizitën e John Boltonit – i dyti në 4 muajt e fundit – si një shenjë e vullnetit për dialog, pavarësisht akuzave të vazhdueshme për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

“Ne mezi u përgjigjemi masave tuaja, por ata vazhdojnë “, tha presidenti Putin, duke bërë shaka me zotin Bolton para kamerave në Kremlin gjatë një reference për sanksionet amerikane dhe ruse lidhur me akuzat e vazhdueshme për ndërhyrje në zgjedhje.

Nga ana tjetër, zoti Bolton argumentoi se veprimet e Rusisë nuk kishin ndryshuar rezultatin e garës 2016. Përkundrazi, ato thjesht kishin vështirësuar përparimin në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Të dy palët, vuri në dukje John Bolton, kanë bërë përparim në rivendosjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, në zhvillimet në Siri dhe Korenë e Veriut. Dhe, Presidenti Trump e kishte pranuar ofertën e Vladimir Putinit për t’u takuar në nëntor në Paris ku do të mblidhen udhëheqësit botërorë me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit në përfundim të Luftës së Parë Botërore.

Por varet shumë nga mënyra se si Shtetet e Bashkuara i shohin aktivitetet kibernetike ruse përpara një sezoni politik tashmë të ngarkuar, kur amerikanët shkojnë në votime më 6 nëntor për zgjedhjet për Kongres.

Varësisht se si gjërat shkojnë, paralajmëroi zoti Bolton, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mund të ndryshojë menjëherë.

The post SHBA sinjalizon se do të tërhiqet nga traktati INF appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF? https://55news.al/aktualitet/cfare-eshte-traktati-i-forcave-berthamore-me-rreze-te-mesme-ose-inf/ Tue, 23 Oct 2018 15:43:53 +0000 https://new.55news.al/?p=60499 Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj. Ja disa informacione kyçe rreth traktatit. Çfarë është INF? Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili u nënshkrua në dhjetor 1987 nga […]

The post Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF? appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj. Ja disa informacione kyçe rreth traktatit.

Çfarë është INF?

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili u nënshkrua në dhjetor 1987 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov, kërkon nga të dyja palët të eleminojnë të gjitha raketat e tyre bërthamore dhe konvencionale të hedhura me raketa balistike dhe detare me rreze veprimi prej 500 deri në 5,500 kilometra së bashku me sistemet e hedhjes.

Deri në mesin e viteve 1970, Bashkimi Sovjetik kishte instaluar raketa të reja SS-20, me destinacion Europën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s u përgjigjën me një politikë “të dyfishtë” të vendosjes së raketave me rreze të mesme, të armatosura me armë bërthamore dhe raketave Pershing II, ndërsa kërkonin një marrëveshje kontrolli të armëve me sovjetikët. Negociatat filluan të japin fryt kur Gorbaçovi u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetiknë mars të vitit 1985.

Traktati INF, i cili hyri në fuqi më 1 qershor 1988, fillimisht zbatohej vetëm për raketat amerikane dhe sovjetike. Megjithatë, në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, traktati u zgjerua për të mbuluar shtetet ish-sovjetike, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Ukrainën. Vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë, Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë, përfundimisht eliminuan gjithashtu rezervat e tyre të raketave me rreze të mesme.

Pse disa zyrtarë amerikanë dhe rusë e kundërshtojnë traktatin?

Zyrtarët rusë janë ankuar se Traktati INF në mënyrë të padrejtë e pengon Rusinë të ketë armë si Kina, dhe ngritën mundësinë që Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Rusinë për zhvillimin dhe vendosjen e një rakete të re të lëshuar nga toka që shkel traktatin.

Në mënyrë të ngjashme, John Bolton, i cili tani është këshilltar i Sigurimit Kombëtar i presidentit Donald Trump, shkroi një artikull në Wall Street Journal në gusht 2011, ku përmend arsenalin në rritje të Kinës me raketa kruz dhe balistike, si dhe kërcënimin e mundshëm të raketave nga Irani dhe Koreja e Veriut, si dëshmi që Traktati INF e kishte “tejkaluar dobinë e tij në formën e tanishme”.

“Megjithë prirjen në rritje të Kremlinit për trazira ndërkombëtare, si Moska dhe Uashingtoni kanë një interes të përbashkët për të mos i lidhur duart me një traktat që lidh vetëm këto dy vende”, shkruante Bolton më 2011.

Pse mbështetësit e traktatit thonë se ai e vlen të mbahet në fuqi?

Përkrahësit e Traktatit INF argumentojnë, ndër të tjera, se nga tërheqja do të përfitonte Rusia, pasi gjeografia e saj është më e përshtatshme për përdorimin e raketave të tilla të me rreze të mesme. Ata thonë se nuk ka shans që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të riorganizojnë raketat me rreze të mesme në Europë, as në Korenë e Jugut dhe Japoni, ku ato do të ishin më efektive kundër kundërshtarëve amerikanë si Koreja e Veriut.

Ata thonë se tërheqja nga traktati do të sillte vetëm pak përfitime strategjike për SHBA-në, duke i dhënë Moskës një fitore propagandistike.

The post Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF? appeared first on 55 News.

]]>