transportit Archives - 55 News https://55news.al/tag/transportit/ Tue, 29 Jan 2019 17:57:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png transportit Archives - 55 News https://55news.al/tag/transportit/ 32 32 Targat e Provës – Drejtoria e Transportit sqaron: Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë subjektet për t’u pajisur me to https://55news.al/aktualitet/targat-e-proves-drejtoria-e-transportit-sqaron-kushtet-ligjore-qe-duhet-te-plotesojne-subjektet-per-t-u-pajisur-me-to/ Tue, 29 Jan 2019 17:57:49 +0000 https://new.55news.al/?p=82673 Ndërsa njoftoi se duke nisur prej datës 1 shkurt targat e Provës do të jepen me regjistër te veçantë, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar kushtet ligjore që duhet të plotësojë çdo subjekt që ushtron aktivitetin e shitblerjes së mjeteve të reja ose të përdorura, për t’u pajisur me […]

The post Targat e Provës – Drejtoria e Transportit sqaron: Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë subjektet për t’u pajisur me to appeared first on 55 News.

]]>
Ndërsa njoftoi se duke nisur prej datës 1 shkurt targat e Provës do të jepen me regjistër te veçantë, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar kushtet ligjore që duhet të plotësojë çdo subjekt që ushtron aktivitetin e shitblerjes së mjeteve të reja ose të përdorura, për t’u pajisur me targa provë pranë DPSHTRR-s.

Sipas kësaj të fundit, veprimtaria e shitblerjes së automjeteve të reja/të përdorura u lejohet vetëm subjekteve të licencuara në kategorinë VII.3 të ligjit për licencat. Sipas DPSHTRR-së, pajisja me licencën përkatëse profesionale bëhet vetëm në rast të zbatimit të kushteve ligjore nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

“Sqarim në lidhje me kushtet ligjore që duhen plotësuar nga subjekti i cili ushtron aktivitetin e shitblerjes së mjeteve të reja ose të përdorura, për t’u pajisur me targa provë pranë DPSHTRR-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në zbatim të nenit 97 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë ka tagrin ligjor për pajisjen e subjekteve që përmbushin kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, me targën provë dhe me autorizimin shoqërues për qarkullim prove, me afat vlefshmërie 1 vit.

Ndër subjektet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, pajisen me targë prove edhe subjektet të cilat ushtrojnë veprimtarinë e shitblerjes së mjeteve të reja apo të përdorura. Konform nenit 12 të kreut III të ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, veprimtaria e shitblerjes së automjeteve të reja dhe/ose të përdorura u lejohet vetëm subjekteve juridike të licencuara në kategorinë VII.3 të ligjit për licencat, sipas klasifikimit të bërë në nenin 2 dhe nenit 4/d të po këtij ligji.

Në zbatim të këtyre dispozitave ligjore është miratuar udhëzimi i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”, i cili në nenin 6 të tij “Blerja, shitja, e mjeteve me motor dhe rimorkio” përcakton në mënyrë të detajuar kriteret që duhet të plotësojnë subjektet e lartpërmendura për ushtrimin në mënyrë të ligjshme të aktivitetit të tyre. Ndër kushtet teknike te detyrueshme për zbatim, ky udhëzim në germën (b) dhe (c) të pikës 2 të nenit 2, parashikon që pjesë e dokumentacionit që duhet dorëzuar për licencim është edhe kopja e dëshmisë së aftësisë profesionale të përgjegjësit teknik si dhe kontrata e punës e lidhur midis drejtuesit ligjor dhe përgjegjësit teknik me afat të përcaktuar mbi 1 vit.

Neni 10 i këtij udhëzimi ngarkon DPSHTRR-në për organizimin e kurseve të kualifikimit për ngritjen e nivelit tekniko profesionale të përgjegjësve teknikë dhe të punonjësve të tjerë të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shitblerjes së mjeteve të reja dhe ose të përdorura. Në këtë pikë DPSHTRR ka marrë të gjitha masat për mos të shkaktuar vonesa të paarsyeshme duke miratuar dhe bërë publike çdo muaj programin e trajnimit, oraret e trajnimit si dhe oraret e zhvillimit të testimit për të gjithë subjektet e interesuara.

Për sa më sipër vetëm pas zbatimit të kushteve ligjore respektive, subjekti pajiset me licencën përkatëse profesionale që lëshon Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Për mënyrën e zbatimin e ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 dhe udhëzimeve në funksion të tij, DPSHTRR ka bërë njoftime të njëpasnjëshme qoftë nëpërmjet medias elektronike qoftë përmes medias së shkruar, madje ka marrë masa edhe për njoftimin e subjekteve pranë ambienteve ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Përmendim gjithashtu që në maj të vitit 2018 DPSHTRR ka ushtruar kontroll si autoritet i ngarkuar me këtë detyrë në zbatim të nenit 37 të ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, në lidhje me plotësimin e kushteve teknike dhe administrative të të gjithë subjekteve që janë objekt i tij.

Përfundimisht sqarojmë që DPSHTRR është drejtori shërbimesh, ku nënkuptohet çdo shërbim që ka lidhje me mjetin, me drejtuesin e mjetit, me sigurinë e qytetarëve në rrugë si dhe me kontributin në ekonominë e shtetit shqiptar dhe detyrimisht ushtrimi i veprimtarisë së saj është e lidhur ngushtësisht me zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.”

The post Targat e Provës – Drejtoria e Transportit sqaron: Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë subjektet për t’u pajisur me to appeared first on 55 News.

]]>
Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta si studentët https://55news.al/aktualitet/shoqata-e-transportit-nderqytetas-paralajmeron-protesta-si-studentet/ Wed, 23 Jan 2019 15:52:18 +0000 https://new.55news.al/?p=81575 Shoqata e transportit ndërqytetas paralajmëroi se do të hyjë në protestë si studentët nëse kushtet e tyre nuk plotësohen. Në analizën vjetore të vitit 2018 vlerësuan si negative lejimin aktual të transportit të paligjshëm nga shteti, por edhe ridhënien e linjave dikur të shfuqizuara nga shtetit. Ata kërkuan takim me ministren e re të Energjitikës […]

The post Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta si studentët appeared first on 55 News.

]]>
Shoqata e transportit ndërqytetas paralajmëroi se do të hyjë në protestë si studentët nëse kushtet e tyre nuk plotësohen. Në analizën vjetore të vitit 2018 vlerësuan si negative lejimin aktual të transportit të paligjshëm nga shteti, por edhe ridhënien e linjave dikur të shfuqizuara nga shtetit. Ata kërkuan takim me ministren e re të Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Shoqata e transportit ndërqytetas do të nisë protestat si studentët nëse nuk merren masa për ndalimin e subjekteve informale apo anulimin e linjave të shfuqizuara më parë. Të mbledhur në një takim përfaqësues e krerë të kësaj shoqate thanë se viti 2018 ka qenë negative për ta.

Mema: Nga premtimet që na u bënë për vazhdimin e reformës së transportit dhe për heqjen e transportit të paligjshëm, organet, ministria kanë punuar shumë pak dhe ne jemi zhgënjyer. Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari me të gjitha mjetet demokratike. E fundit dihet, është ajo që po bëjnë studentët.

Kreu i shoqatës Kujtim Mema tha se problematik mbetet edhe terminali për udhëtarët tek Shqiponja në Tiranë.

Mema: Te Shqiponja është gangrenë, terminali një gangrenë e paparë. Kryetari i bashkisë premtoi që do bëhej terminali, ka 3 vjet as ka filluar dhe as ka ndërmet të fillojë. Një kryeqytet pa terminal.

Përfaqësuesit e shoqatës së transportit ndërqytetas thanë se do të kërkojnë një takim nga ministrja Belinda Balluku për të marrë zgjidhje për problemet e tyre.

The post Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta si studentët appeared first on 55 News.

]]>
Biletat elektronike në transportin publik, shpallen rregullat dhe kriteret për subjektet e interesuara https://55news.al/aktualitet/biletat-elektronike-ne-transportin-publik-shpallen-rregullat-dhe-kriteret-per-subjektet-e-interesuara/ Fri, 20 Jul 2018 06:26:58 +0000 https://new.55news.al/?p=36417 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një udhëzim, i cili përmban kriteret për përzgjedhjen e subjektit që do të marrë të drejtën për prodhimin dhe shpërndarjen e biletave elektronike për transportin rrugor. Ky vendim duket se i hapë rrugë zhvillimit të një gare për biletat elektronike dhe aplikimin e tyre në shërbimet e transportit […]

The post Biletat elektronike në transportin publik, shpallen rregullat dhe kriteret për subjektet e interesuara appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një udhëzim, i cili përmban kriteret për përzgjedhjen e subjektit që do të marrë të drejtën për prodhimin dhe shpërndarjen e biletave elektronike për transportin rrugor.

Ky vendim duket se i hapë rrugë zhvillimit të një gare për biletat elektronike dhe aplikimin e tyre në shërbimet e transportit publik. Qeveria ka miratuar më parë edhe një udhëzim që përcakton se biletimi elektronik do të realizohet përmes kartave plastike smart dhe përmes biletave elektronike prej letre me shirit magnetik. Biletat elektronike në transportin publik – Qeveria nxjerr udhëzimin për mënyrën e funksionimit. Fitimi i të drejtës së prodhimit dhe shpërndarjes së biletave elektronike do t’i mundësojë subjekteve të administrojnë sistemin e biletimit elektronik, për linjat urbane dhe ato ndërqytetase.
Ndërkohë, MIE përcakton se forma e kontraktimit të subjekteve të treta është përmes koncesionit ose partneritetit publik privat. Kjo do të thotë se një institucion mund të shpallë një tender për biletat elektronike dhe kompania fituese do të paguhet në bazë të ofertës së tij, ose do të mbajë një tarifë mbi të ardhurat nga ky aktivitet. Të drejtën për të aplikuar në garë e kanë subjektet që plotësojnë kriteret e vendosura nga MIE: reputacion të mirë, qëndrueshmëri financiare, eksperiencë të ngjashme në Shqipëri apo vende të BE, si dhe të zhvillojë aktivitetin në Shqipëri.

The post Biletat elektronike në transportin publik, shpallen rregullat dhe kriteret për subjektet e interesuara appeared first on 55 News.

]]>