Traviata Archives - 55 News https://55news.al/tag/traviata/ Fri, 08 Feb 2019 14:11:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Traviata Archives - 55 News https://55news.al/tag/traviata/ 32 32 Ermonela Jaho tregon Traviatën e saj qe u shfaq në 1500 salla te botës https://55news.al/kulture/ermonela-jaho-tregon-traviaten-e-saj-qe-u-shfaq-ne-1500-salla-te-botes/ Fri, 08 Feb 2019 14:11:13 +0000 https://new.55news.al/?p=84453 “Mbretëresha” e skenës operistike, Ermonela Jaho, është padyshim një histori suksesi. Në një intervistë në Top Channel, Jaho rrëfen çelësin e suksesit të saj. Sopranoja shqiptare shprehet se ky çelës është vetëm puna dhe përkushtimi në atë që vërtet dëshiron.  Ermonela Jaho u shopreh gjithashtu se shqipëria është një ven i cili ka nxjerrë shumë […]

The post Ermonela Jaho tregon Traviatën e saj qe u shfaq në 1500 salla te botës appeared first on 55 News.

]]>
“Mbretëresha” e skenës operistike, Ermonela Jaho, është padyshim një histori suksesi.

Në një intervistë në Top Channel, Jaho rrëfen çelësin e suksesit të saj. Sopranoja shqiptare shprehet se ky çelës është vetëm puna dhe përkushtimi në atë që vërtet dëshiron.

 Ermonela Jaho u shopreh gjithashtu se shqipëria është një ven i cili ka nxjerrë shumë artistë të cilët kanë arritur majat falë punës dhe përkuahtimit.

Suksesin e Jaho e dëshmon edhe interpretimi i saj në “Royal Opera House” nën petkat e Violetës me La Traviatën dhe që u ndoq “Live” në 1500 kinema në botë

 “Çelësi i kësaj është detyrimi i një artisti që të shkojë kaq thellë në shpirt. Të jetë aq i sinqertë me veten dhe ai sinqeriteti që sjellë në skenë, është e pamundur të mos prek çdo lloj publiku dhe në momentin që ti ke gjetur çelësin e shpirtit tënd, ke gjetur dhe çelësin e njerëzimit.

Gjithmonë mendoj një thënie nga romakët që thonin vetëm planet e këqija nuk mund të ndryshohen.

Frymëzimi e ka bërë planifikimin edhe më të mirë, por edhe planifikimi i mirë i le hapsirë frymëzimit. Të dyja gërshetohen me njëra-tjetrën. Pa të dyja nuk mund të jepet ai rezultat që mendon, sidomos në teatër.

Në të ardhmen kemi një perojekt për të bërë një intervistë më të gjerë pikërisht për të nënvizuar këtë pontencial që ka vendi ynë për të nxjerrë artistë, apo figura që japin shembull pozitiv jo vetëm për shqiptarët por edhe për artistët nëpër botë.”-tha ajo.

The post Ermonela Jaho tregon Traviatën e saj qe u shfaq në 1500 salla te botës appeared first on 55 News.

]]>
Vazhdon suksesi i Ermonela Jahos në Paris, me rolin e Violetës https://55news.al/kulture/vazhdon-suksesi-i-ermonela-jahos-ne-paris-me-rolin-e-violetes/ Thu, 27 Dec 2018 13:15:56 +0000 https://new.55news.al/?p=76738 Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho po vijon prezantimin në skenën e Parisit me operën “La Traviata” të Verdit. Vepra është shfaqur deri tani në skenën e operës në datat 11, 14, 17, 20, 23 dhe 26 dhjetor. Mbrëmja e fundit do të jetë më 29 dhjetor në Opera National de Paris. Sopranoja ka lajmëruar […]

The post Vazhdon suksesi i Ermonela Jahos në Paris, me rolin e Violetës appeared first on 55 News.

]]>
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho po vijon prezantimin në skenën e Parisit me operën “La Traviata” të Verdit. Vepra është shfaqur deri tani në skenën e operës në datat 11, 14, 17, 20, 23 dhe 26 dhjetor. Mbrëmja e fundit do të jetë më 29 dhjetor në Opera National de Paris. Sopranoja ka lajmëruar se kjo vepër këtë muaj në skenën e Parisit merr një rëndësi të veçantë.

“Duke festuar shfaqjen 255 të Traviatës në Opera National de Paris….”, shkruan në profilin e saj sopranoja e njohur. Deri tani për këtë vepër sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka marrë vlerësimin e publikut, por dhe të kritikës së huaj për interpretimin e saj. Për shtypin francez, Ermonela Jaho shkëlqeu në Traviatën e Verdit, duke marrë vlerësimet më të mëdha. Ajo e mishëron aq mirë personazhin e Violetës sa mund të thuhet se së bashku me “Madame Butterfly”, janë absolutisht të preferuarat e saj. Zëri i Ermonelës përshkruhet si një përzierje force dhe brishtësie, që ka magjepsur të pranishmit, një interpretim që siç thotë shtypi francez, do t`i bënte dhe gurët të qanin.

maxresdefault (1).jpg

“La Traviata” është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave. “La Traviata” e Verdit  është bazuar në veprën “Zonja me kamelie” e Alexander Dyma. Opera bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bëjnë pjesë tre veprat “Il Trovatore”, “Rigoletto” dhe “La Traviata”, të cilat janë më të shfaqurat në botë. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Dashuria e tyre përçahet nga i ati i Alfredos Giorgio Germont, i cili donte një të ardhme më të mirë për të birin. Violeta mbyt dashurinë e saj, duke sakrifikuar veten, gjë e cila e sëmur atë shpirtërisht dhe fizikisht. Dhe në këtë akt të tretë ajo është në fundin e jetës së saj. Në momentin kur Violeta mendon se ka marrë fund çdo gjë, Anina i jep lajmin e gëzueshëm për ardhjen e Alfredos. Takimi i tyre është pika kulmore e shfaqjes. Alfredo ndihet në faj për gjendjen, që i ka shkaktuar Violetës dhe i premton asaj një jetë më të mirë. Të dy “dehen” për një çast nga imazhi i një të ardhme të bukur larg Parisit. Por kthimi në realitet është i shpejtë, për shkak të shëndetit të saj të brishtë. Në çastet e fundit të jetës së saj hyn i ati i Alfredos, zemrën e të cilit e ka pushtuar pendimi. Violeta thërret Alfredon pranë vetes, i jep amanetin e fundit për femrën që do ta zëvendësojë dhe i premton se do të lutet nga parajsa për ta.

The post Vazhdon suksesi i Ermonela Jahos në Paris, me rolin e Violetës appeared first on 55 News.

]]>
Saimir Pirgu drejt piedestalit më të lartë të operës në Paris https://55news.al/kulture/saimir-pirgu-drejt-piedestalit-me-te-larte-te-operes-ne-paris/ Tue, 06 Nov 2018 07:40:10 +0000 https://new.55news.al/?p=64662 Tenori Saimir Pirgu aktualisht është duke bërë një karrierë shumë të mirë, gjë që atë e ngrit në piedestalin më të lartë të operës në mbarë botën. Publiku parisien ka mundur ta dëgjojë në mënyrë të përsëritur dhe mund ta gjejë deri në fund të vitit 2018, për një prodhim të shumëpritur të “La Traviata” […]

The post Saimir Pirgu drejt piedestalit më të lartë të operës në Paris appeared first on 55 News.

]]>
Tenori Saimir Pirgu aktualisht është duke bërë një karrierë shumë të mirë, gjë që atë e ngrit në piedestalin më të lartë të operës në mbarë botën. Publiku parisien ka mundur ta dëgjojë në mënyrë të përsëritur dhe mund ta gjejë deri në fund të vitit 2018, për një prodhim të shumëpritur të “La Traviata” në Teatrin “Champs-Elysées”.

Në një intervistë të portalit “revopera.com”, Saimiri ka rrëfyer për pasionin e tij si operist, të cilin e mbolli në ambiciet e veta për t`u bërë këngëtar i operës, duke u frymëzuar nga tre tenorët e mëdhenj, transmeton Albinfo.ch.

“Isha vetëm 18-vjeçar, kur diplomova në violinë dhe vendosa të largohesha nga Shqipëria për të shkuar në Itali. U pranova në Konservatorin e Bolzanos dhe aty takova Maestro Vito Brunetti, i cili donte që unë të isha në klasën e tij dhe kishte shumë besim në mua. Në moshën 20-vjeçare, tashmë kisha fituar konkursin `Enrico Caruso` në Milano, si dhe konkursin `Tito Schipa` në Lecce. Pak kohë më pas, Claudio Abbado më kërkoi të bëja një audiencë dhe më zgjodhi të punoja së bashku. Në shkurt të vitit 2004, këndova nën drejtimin e tij `Cosi fan tutte` në Ferrara, Modena dhe Reggio Emilia. Në prill të vitit 2004, më pas fillova në Operën e qytetit në Vjenë, pastaj në Festivalin e Salzburgut, në gusht të të njëjtit vit”, ka pohuar operisti shqiptar.

Duke bërë një retrospektivë të arsimimi të tij në fushën e muzikës, Saimri ka nënvizuar se Shqipëria është një vend me një traditë të bukur të muzikës klasike. Në nëntor të këtij viti, Saimiri do të këndojë “La Traviata” në Teatrin “Champs-Elysées”.

Kjo do të jetë performanca e tij e 100-të e kësaj opere dhe ai është tepër i emocionuar, informon Albinfo.ch. Kënaqësia e tij e dyfishtë është se do të drejtohet nga dirigjenti Jérémie Rhorer, një muzicient i jashtëzakonshëm.

Karrierën e tij, Saimir Pirgu e ka filluar në moshë shumë të re dhe ka pasur rastin të bashkëpunojë me shumë artistë të jashtëzakonshëm dhe të nivelit të lartë, prej të cilëve ka mësuar shumë, për shembull Bryn Terfel, Richard Jones, Angela Gheorghiu, Diana Damrau, Plácido Domingo dhe shumë të tjerë.

Në fund të intervistës, ai ka thënë edhe fjalë miradije për Italinë, e cila në këtë drejtim i ka dhënë shumë.

“Gjysmën e jetës sime e kam kaluar në Itali duke studiuar këngën në Konservatorin `Monteverdi` në Bolzano. Jetoj në Verona dhe jam shumë krenar që në vitin 2014, presidenti i Italisë më dha shtetësinë italiane. Megjithatë, Shqipëria është ende në mua. Unë jam dhe unë mbetem shqiptar me origjinë dhe karakter; Italian ndjehem me punën time, duke kënduar, që gjithashtu është jeta ime. Shqipëria përfaqëson zemrën, ndërsa Italia – artin”, ka përfunduar Saimir Pirgu.

The post Saimir Pirgu drejt piedestalit më të lartë të operës në Paris appeared first on 55 News.

]]>