tre Archives - 55 News https://55news.al/tag/tre/ Fri, 01 Feb 2019 15:59:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tre Archives - 55 News https://55news.al/tag/tre/ 32 32 Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë https://55news.al/aktualitet/maqedoni-akuza-ndaj-tre-ish-ministrave-te-bujqesise/ Fri, 01 Feb 2019 15:59:49 +0000 https://new.55news.al/?p=83258 Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-Ministra dhe një ish-Zëvendës ministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski është aktualisht deputet në parlament dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të prillit të 2017-s në parlament. Të […]

The post Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë appeared first on 55 News.

]]>
Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-Ministra dhe një ish-Zëvendës ministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski është aktualisht deputet në parlament dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të prillit të 2017-s në parlament.

Të akuzuarit e tjerë janë ish-Ministri Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe ish-zv.Ministri Kristijan Delev. Tre të parët ishin, apo vazhdojnë të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste, aktualisht në opozitë, ndërsa Z. Delev është kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Vepra e tyre penale ka të bëjë me shpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien me qira të tokave bujqësore në pronë të shtetit gjatë periudhës prej vitit 2009, deri më 2016.

Ministri i Rendit i Maqedonisë Oliver Spasovski, u tha mjeteve të informimit se dëmi që kishin shkaktuar të akuzuarit arrinte një vlerë prej 1,4 milionë eurosh.

The post Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë appeared first on 55 News.

]]>
Studimi/ Një në tre kompani britanike po planifikon të shpërngulet si pasojë e BREXIT! https://55news.al/aktualitet/studimi-nje-ne-tre-kompani-britanike-po-planifikon-te-shperngulet-si-pasoje-e-brexit/ Fri, 01 Feb 2019 14:35:43 +0000 https://new.55news.al/?p=83240 Në fundjavë, Dhoma Britanike e Tregtisë tha se mijëra kompani po përgatiten që të shpërngulen jashtë vendit ose për të grumbulluar mallra për të luftuar efektet më të këqija që mund të vijnë nga Brexit. Të mërkurën, Carolyn Fairbairn, kreu i Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI), paralajmëroi se bizneset “po përshpejtojnë” planet e tyre për […]

The post Studimi/ Një në tre kompani britanike po planifikon të shpërngulet si pasojë e BREXIT! appeared first on 55 News.

]]>
Në fundjavë, Dhoma Britanike e Tregtisë tha se mijëra kompani po përgatiten që të shpërngulen jashtë vendit ose për të grumbulluar mallra për të luftuar efektet më të këqija që mund të vijnë nga Brexit. Të mërkurën, Carolyn Fairbairn, kreu i Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI), paralajmëroi se bizneset “po përshpejtojnë” planet e tyre për një Brexit pa marrëveshje.

‘Gati një në tre biznese britanike po planifikojnë të zhvendosin disa prej veprimtarive të tyre jashtë vendit ose tashmë i kanë zhvendosur ata për të përballuar një Brexit të vështirë.’- shprehet Fairbairn.

Instituti i Drejtorëve (IoD) paralajmëroi se 29% e firmave në një studim prej 1,200 anëtarësh besonin se Brexit përbënte një rrezik të konsiderueshëm për operacionet e tyre në Britaninë e Madhe. Kompani të mëdha si Sony dhe Panasonic kanë zhvendosur selinë e tyre evropiane nga Britania e Madhe në kontinent, por IOD tha se kompanitë më të vogla gjithashtu kishin miratuar plane zhvendosjeje

“Ndërsa veprimet e kompanive të mëdha kanë bërë tituj, këto shifra sugjerojnë se ndërmarrjet më të vogla po marrin gjithnjë e më shumë hapa seriozë drejt lëvizjes së disa operacioneve jashtë vendit.’’

Sondazhi i drejtuesve të kompanive zbuloi se 11% kishin ekzekutuar planet e zhvendosjes dhe 5% kishin planifikuar të zhvendoseshin në lidhje me Brexit, ndërsa 13% të tjerë “po shqyrtonin aktivisht” një lëvizje nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo situatë ka shkaktuar pasiguri tek udhëheqësit e bizneseve por ndërkohë qeveria po përpiqet të negociojë ndryshimet të cilat do ta mbanin Mbretërinë e Bashkuar brenda bashkësisë doganore evropiane përpara se të arrihej një marrëveshje tregtare.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: SCAN

The post Studimi/ Një në tre kompani britanike po planifikon të shpërngulet si pasojë e BREXIT! appeared first on 55 News.

]]>
Durrës, helmohen tre gardianë dhe një i burgosur https://55news.al/aktualitet/durres-helmohen-tre-gardiane-dhe-nje-i-burgosur/ Tue, 15 Jan 2019 18:23:46 +0000 https://new.55news.al/?p=80034 Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Mësohet se gardianët si dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha ata […]

The post Durrës, helmohen tre gardianë dhe një i burgosur appeared first on 55 News.

]]>
Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Mësohet se gardianët si dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikëqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës se helmimit.

The post Durrës, helmohen tre gardianë dhe një i burgosur appeared first on 55 News.

]]>
Turqia mes tre vendeve kryesore – Eksportoi 1.2 mln ton makarona gjatë vitit 2018 https://55news.al/aktualitet/turqia-mes-tre-vendeve-kryesore-eksportoi-1-2-mln-ton-makarona-gjate-vitit-2018/ Fri, 28 Dec 2018 08:53:09 +0000 https://new.55news.al/?p=76882 Turqia eksportoi 1.2 milion ton makarona me vlerë 600 milionë dollarë gjatë vitit 2018, tha kryetari i Shoqatës së Industrialistëve të Makaronave të Turqisë, Abdulkadir Külahçıoğlu (TMSD). Ai tha se të ardhurat totale të sektorit të makarona të vendit arritën në 1 miliard dollarë në vitin 2018. “Eksportet e sektorit u rritën 14 për qind […]

The post Turqia mes tre vendeve kryesore – Eksportoi 1.2 mln ton makarona gjatë vitit 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Turqia eksportoi 1.2 milion ton makarona me vlerë 600 milionë dollarë gjatë vitit 2018, tha kryetari i Shoqatës së Industrialistëve të Makaronave të Turqisë, Abdulkadir Külahçıoğlu (TMSD).

Ai tha se të ardhurat totale të sektorit të makarona të vendit arritën në 1 miliard dollarë në vitin 2018.

“Eksportet e sektorit u rritën 14 për qind në vit, krahasuar me 2017. Objektivi i vendosur në fillim të vitit – eksportimi i 1.2 milion ton makarona – u arrit”, vuri në dukje Külahçıoğlu.

Turqia eksporton makarona në 154 vende në nivel global, ku Afrika ka një pjesë prej 68 për qind në eksportin e makaronave.

Külahçıoğlu gjithashtu parashikon që eksportet e makarona të vendit do të rriten 15 për qind në 2019.

Turqia është midis tri vendet kryesore të eksportuesve të makaronave, së bashku me Italinë dhe Kinën, sipas observatorit të kompleksitetit ekonomik OEC.

Ndërkohë, SHBA, Gjermania dhe Franca janë importuesit kryesorë të pastave, tregojnë të dhënat e OEC.

The post Turqia mes tre vendeve kryesore – Eksportoi 1.2 mln ton makarona gjatë vitit 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Ankesat për pronat, KLSH: Protokolli i ATP në tre vite një lëmsh më vete https://55news.al/aktualitet/ankesat-per-pronat-klsh-protokolli-i-atp-ne-tre-vite-nje-lemsh-me-vete/ Fri, 21 Dec 2018 13:33:08 +0000 https://new.55news.al/?p=75599 Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar së fundmi Agjencinë për Trajtimin e Pronës dhe mes një serie problematikash ka konstatuar edhe atë që lidhet me ankesat, kërkesat apo informacionet për dosjet që janë kërkuar nga qytetarët dhe që janë regjistruar në protokoll. Të dhënat tregojnë se specialistët e protokollit kanë mbajtur dokumentet duke […]

The post Ankesat për pronat, KLSH: Protokolli i ATP në tre vite një lëmsh më vete appeared first on 55 News.

]]>
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar së fundmi Agjencinë për Trajtimin e Pronës dhe mes një serie problematikash ka konstatuar edhe atë që lidhet me ankesat, kërkesat apo informacionet për dosjet që janë kërkuar nga qytetarët dhe që janë regjistruar në protokoll. Të dhënat tregojnë se specialistët e protokollit kanë mbajtur dokumentet duke mos respektuar një format të caktuar. Ndërkohë në renditje janë lënë numra bosh çka mund të përdoren për të trajtuar në mënyrë të padrejtë kërkesa që vijnë më vonë dhe regjistrohen me një numër të hershëm duke krijuar kështu një bazë për abuzim.

Në regjistrat mbajtur gjatë vitit 2016, 2017 dhe viti 2018 mbi kërkesat, ankesat, informacionet për dosjet sipas KLSH është konstatuar se këto regjistra janë të pa vulosur, nuk përmbajnë numrin e fletëve, nuk përshkruhet se nga cili specialist është mbajtur, nuk kanë të mbushura kolonat përkatëse me të gjithë modalitetet e duhura, formati ka qenë në forma të ndryshme, sipas mendimeve individuale të specialistëve të protokollit, janë mbajtur me qindra nr. protokolli bosh dhe vazhdohet në numra rendore të tjerë.

“Konkretisht, regjistri i mbajtur në periudhën Qershor – Tetor 2016, fillon me nr. rendor 6553 dhe vazhdon me nr. 6622 pra janë 69 nr. protokolli bosh, regjistruar një person në nr.6662 dhe vazhdon në nr.6689 dhe 6691 dhe përsëri ka numra bosh deri 6795. Pra, në total janë 104 vende bosh ku mund të regjistrohen persona edhe po të kenë ardhur më vonë, rendi kronologjik nuk mbahet sipas radhës. Në rendin numerik(radhitja) të fletëve janë rreth 30 fletë të pambushura dhe janë mbajtur nr. Protokolli bosh, të cilat bëhen në çdo kohë bazë dokumentare abuzimi” vlerëson KLSH.

Lidhur me këtë situatë ky institucion rekomandon që të regjistrat e protokollit të përshtaten sipas asaj që kërkon kuadri ligjor. Ngritja e një komisioni shihet me vend për të ezauruar vendet që janë lënë bosh duke i nxjerr ato(numrat rendor dhe fletët) jashtë funksionit, duke vënë shënimin e veçantë “Pavlefshme çdo shënim” me shënimin, pasqyruar këto në proces verbal, duke krijuar pengesën administrative për mospërdorimin e tyre si vende që mbartin veprime korruptive e plotësojnë interesa të veçanta të personave të interesuar. Po kështu është rekomanduar që të respektohen numrat rendorë dhe fletët në vijimësi në mënyrë kronologjike e numerike sipas radhës që paraqiten qytetarët.

The post Ankesat për pronat, KLSH: Protokolli i ATP në tre vite një lëmsh më vete appeared first on 55 News.

]]>
Tre rastet kur shtetasit mund të ripajisen me pasaportë biometrike https://55news.al/aktualitet/tre-rastet-kur-shtetasit-mund-te-ripajisen-me-pasaporte-biometrike/ Wed, 19 Dec 2018 16:58:51 +0000 https://new.55news.al/?p=75155 Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të fundit ka miratuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit. Më konkretisht, ndryshime janë bërë në nenin 11 të këtij ligji, për ripajsijen me pasaportë biometrike. Kështu, në projektligj janë përcaktuar rastet se kur shtetasit do të ripajisen me […]

The post Tre rastet kur shtetasit mund të ripajisen me pasaportë biometrike appeared first on 55 News.

]]>
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të fundit ka miratuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit. Më konkretisht, ndryshime janë bërë në nenin 11 të këtij ligji, për ripajsijen me pasaportë biometrike.

Kështu, në projektligj janë përcaktuar rastet se kur shtetasit do të ripajisen me pasaportë, që përfshijnë:

1. a) në rastet e përcaktuara në nenin 9, të këtij ligji;

neni-9.jpg

1. b) kur pasaportës i ka mbaruar afati i vlefshmërisë;

2. c) 6 muaj përpara mbarimit të afatit të vlefshmërisë, kur udhëton apo qëndron përkohësisht në shtete që kushtëzojnë hyrjen ose qëndrimin me afatin 6-mujor (gjashtëmujor) të vlefshmërisë së pasaportës;
Ndërkohë, sa i takon procedurës për ripajisjen si dhe dokumentacionit të nevojshëm që paraqitet, ato do të përcaktohen përmes një udhëzimi të ministrit të Brendshëm. Udhëzimi duhet të nxirret brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji

The post Tre rastet kur shtetasit mund të ripajisen me pasaportë biometrike appeared first on 55 News.

]]>
Tre ditë para ndeshjes, një tjetër futbollist braktis Kombëtaren https://55news.al/sport/tre-dite-para-ndeshjes-nje-tjeter-futbollist-braktis-kombetaren/ Wed, 14 Nov 2018 11:53:55 +0000 https://new.55news.al/?p=67243 Ditën e sotme një tjetër futbollist ka vendosur që të largohet nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit. Emir Lenjani ka braktisur përfundimisht grumbullimin e kombëtares, pasi nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës. Lenjani erdhi i dëmtuar nga ekipi i tij Sioni dhe ditën e […]

The post Tre ditë para ndeshjes, një tjetër futbollist braktis Kombëtaren appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e sotme një tjetër futbollist ka vendosur që të largohet nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit. Emir Lenjani ka braktisur përfundimisht grumbullimin e kombëtares, pasi nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës.

Lenjani erdhi i dëmtuar nga ekipi i tij Sioni dhe ditën e djeshme zhvilloi një seancë të diferencuar së bashku me Eros Grezdën. Pas konsultimit me stafin mjekësor të ekipit përfaqësues, mbrojtësi i krahut të majtë vendosi të kthehej sërish në Zvicër. Shqiptari i Kosovës nuk do të rrezikojë ta pësojë më keq.

Pas Loret Sadikut që nuk erdhi për “probleme fizike”, Ramadanit që theu dorën, Balliut që nuk e la Metz-i tashmë është radha e Emir Lenjanit për të lënë grumbullimin e ekipit tonë përfaqësues. 29-vjeçari ishte një nga futbollistët më në formë momentalisht, pasi po luante rregullisht dhe kishte gjetur dhe rrugën e rrjetës. Mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë prishtinaliun.

The post Tre ditë para ndeshjes, një tjetër futbollist braktis Kombëtaren appeared first on 55 News.

]]>
Aksident në Berat, përplasen tre makina https://55news.al/aktualitet/aksident-ne-berat-perplasen-tre-makina/ Fri, 09 Nov 2018 11:37:00 +0000 https://new.55news.al/?p=65855 Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë. Policia thotë se në aksident u përfshinë tre automjete. Në njoftim thuhet se: “Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 […]

The post Aksident në Berat, përplasen tre makina appeared first on 55 News.

]]>
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë.

Policia thotë se në aksident u përfshinë tre automjete.

Në njoftim thuhet se: “Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë”.

Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.  Tre të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në Berat, përplasen tre makina appeared first on 55 News.

]]>
Rikthehet fuqishëm Flamurtari, i rrëmben tre pikë Kukësit https://55news.al/sport/rikthehet-fuqishem-flamurtari-i-rremben-tre-pike-kukesit/ Fri, 02 Nov 2018 15:35:16 +0000 https://new.55news.al/?p=63737 Ekipet e Flamurtarit dhe Kukësit sapo mbyllën javën e 11 të tyre dhe nga rezultati i marrë duket se ka qenë fatsjellëse për vlonjatët që me dy gola të realizuar në pjesën e parë nga Veliu dhe Alves ia arritën që të fitonin takimin ndaj verilindorëve duke i parakaluar në tabelën e renditjes. Ky rezultat […]

The post Rikthehet fuqishëm Flamurtari, i rrëmben tre pikë Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
Ekipet e Flamurtarit dhe Kukësit sapo mbyllën javën e 11 të tyre dhe nga rezultati i marrë duket se ka qenë fatsjellëse për vlonjatët që me dy gola të realizuar në pjesën e parë nga Veliu dhe Alves ia arritën që të fitonin takimin ndaj verilindorëve duke i parakaluar në tabelën e renditjes.

Ky rezultat bëri që kuqezinjtë të kalojnë në vendin e katërt në tabelën e renditjes

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e gjitha pro kuqezinjve, të cilët ishin më kërkues dhe cinik në mbrojtje. Në minutën e 39 pasimet e shkurtra në zonë e çojnë topin te Franc Veliu, i cili nuk ngurron, gjuan dhe shënon. Kjo mjaftoi që të rritet dëshira për rezultat më të mirë nga Flamurtari i Ilir Dajës. Pas pak vjen dhe goli i dytë me autor Alves që çon në skuadrën e Armando Cungut që nuk po e gjente dot veten në fushë.

45-minutshin e dytë të lojës verilindorët u hodhën në sulm me forca të shumta, madje dhe dalja e Limajt dhe Et’hemit për t’i lënë vendin Kalasë dhe Spehar dhanë frytet e tyre. Spehar shfrytëzoi një top në zonë, duke e devijuar me kokë, gabim fatal i portierit Koliçi që i shpëton topi nga duart dhe në rrjetë. Situatë kjo që vuri Flamurtarin në gatishmëri për të mbrojtur rezultatin.

Deri në fund nuk ka ndryshim, Flamurtari kaloi në vend të katërt dhe parakaloi Laçin në tabelën e klasifikimit.

The post Rikthehet fuqishëm Flamurtari, i rrëmben tre pikë Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
Tre këshillat kryesore për një sistem tretës super në formë https://55news.al/aktualitet/tre-keshillat-kryesore-per-nje-sistem-tretes-super-ne-forme/ Fri, 02 Nov 2018 05:49:40 +0000 https://new.55news.al/?p=63522 Në një periudhë të caktuar të jetës rreth 30-40 vjeç, shumë njerëz përjetojnë shqetësime ose probleme me stomakun. Problemi kryesisht qëndron tek prania e ajrit në sistemin tretës. Mjekët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, shpjegojnë se në momentin që ajri futet në traktin gastrointestinal, njeriu përjeton ndjesinë e një fryrjeje të madhe e të tepruar. […]

The post Tre këshillat kryesore për një sistem tretës super në formë appeared first on 55 News.

]]>
Në një periudhë të caktuar të jetës rreth 30-40 vjeç, shumë njerëz përjetojnë shqetësime ose probleme me stomakun.

Problemi kryesisht qëndron tek prania e ajrit në sistemin tretës.
Mjekët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, shpjegojnë se në momentin që ajri futet në traktin gastrointestinal, njeriu përjeton ndjesinë e një fryrjeje të madhe e të tepruar.
Ndjesia e fryrjes mund të jetë shumë e parehatshme dhe e sikletshme dhe nga ana tjetër tërësisht e shmangshme.
Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mund të mësoni tre këshilla kryesore për të pasur sistemin tretës në formë të shkëlqyer.
Përtypja e ngadalte
Nëse dëshironi të shmangni fryrjen në stomak duhet të pakësoni sasinë e ajrit që arrin të futet në stomak nëpërmjet ushqimit ose pijeve.
Kjo arrihet duke ngrënë me kafshata të vogla dhe duke e përtypur ushqimin plotësisht.
Pini më pak pije me gaz dhe shmangni përdorimin e pipthave të shkaktojnë gazra në stomak.
Përtypja e çamçakëzit, ëmbëlsirave të forta ose përtypjet dhe gëlltitjet e vështira janë një tjetër arsye përse mund të ndiheni të fryrë.
Sindroma e zorrëve të irrituara
Ndjesia e fryrjes mund të jetë shkak i të ashtuquajturës sindroma e zorrëve të irrituara.
Fryrja ndodh kur disa karbohidrate të fermentuara nuk përthithen mirë nga trupi.
Shmangni ushqime si brokoli, fasulet e pjekura, lakrën, pijet me gaz, lulelakrën, çamçakëzin dhe ëmbëlsirat që kërkojnë forcë për t’u përtypur.
Njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj disa ushqimeve duhet të shmangin ushqimet e bulmetit, laktozën e të tjerë.
Zmadhimi i stomakut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zmadhimi abdominal ndodh kur gazrat ose lëngjet akumulohen në stomak duke shkaktuar zgjerimin e tij.
Kjo ndodh edhe për shkak të muskujve të dobët abdominalë ose gëlltitjes së ajrit.
Një gjendje e tillë zgjidhet duke siguruar një qëndrim të drejtë të trupit, ecje ose  aktivitet fizik.
Ata duhet të shmangin edhe ushqime që shkaktojnë gazra.
Ekspertët thonë se sa herë që njerëzit përjetojnë problem të tilla, duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj ushqimeve që shkaktojnë gazra dhe fryrje./AgroWeb.org

The post Tre këshillat kryesore për një sistem tretës super në formë appeared first on 55 News.

]]>