trukim Archives - 55 News https://55news.al/tag/trukim/ Wed, 31 Jul 2019 10:12:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png trukim Archives - 55 News https://55news.al/tag/trukim/ 32 32 Ekskluzive/ UEFA: Kukësi-Kastrioti e trukuar? Reagon Safet Gjici https://55news.al/sport/ekskluzive-uefa-kukesi-kastrioti-e-trukuar-reagon-safet-gjici/ Wed, 31 Jul 2019 10:12:11 +0000 https://new.55news.al/?p=111946 Raporti i kofidencial i UEFA-s dërguar FSHF-ës, i bërë publik nga Panorama Sport, ku dyshohet se në sfidën Kukësit-Kastrioti: “Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara”, ka tronditur sërish futbollin shqiptar. Dënimi i Skënderbeut është […]

The post Ekskluzive/ UEFA: Kukësi-Kastrioti e trukuar? Reagon Safet Gjici appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i kofidencial i UEFA-s dërguar FSHF-ës, i bërë publik nga Panorama Sport, ku dyshohet se në sfidën Kukësit-Kastrioti: “Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara”, ka tronditur sërish futbollin shqiptar.

Cas

Dënimi i Skënderbeut është ende i freskët, impakti që ka pasur është shumë i madh, por futbolli në vend u trazua sërish nga ky raport i cili tregon qartë se UEFA nëpërmjet sistemit të monitorimit të basteve(BFDS) vijon të ndjek futbollin shqiptar jo vetëm në aventurën e tyre europiane.

 
Kukesi Kastrioti

Duke u rikthyer tek ajo sfidë, Kukësi-Kastrioti, ku verilindorët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, (3-1) i gjithë opinioni sportiv ishte i vetëdijshëm se ajo sfidë kishte pas rëndësi, në një kohë kur Tirana po fitonte pastër kundër Flamurtarit, dy sfida këto që përcaktonin fatin e ekipit të dytë që do të ndiqte Kamzën në Kategorinë e Parë. Për herë të parë në këtë njolle të madhe, në dyshimet për trukim ndeshjesh, përmendet dhe emri i Kukësit.

I kontaktuar nga BalkanWeb, presidenti Safet gjici ka qenë shumë i prerë: “Kukësi kurrë nuk ka trukuar ndeshje as nuk trukon, jo vetëm brenda kampionatit tonë por as në kupat e europes”. I pyetur nëse i druhet një hetimi të mirëfilltë nga UEFA, presidenti Gjici shtoi: “Nuk i druhemi fare se jemi totalisht të pastër nuk i njoftim ne këto gjëra”, theksoi numri një i klubit verilindorë.

The post Ekskluzive/ UEFA: Kukësi-Kastrioti e trukuar? Reagon Safet Gjici appeared first on 55 News.

]]>
UEFA nis hetimet për trukim, në “sitë” edhe Neymar https://55news.al/sport/uefa-nis-hetimet-per-trukim-ne-site-edhe-neymar/ Fri, 12 Oct 2018 17:44:50 +0000 https://new.55news.al/?p=57423 UEFA, qeveria e futbollit europian, ka lëshuar një alarm drejt kampionëve të Francës, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Sipas raportimit të “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vë bast për humbjen […]

The post UEFA nis hetimet për trukim, në “sitë” edhe Neymar appeared first on 55 News.

]]>
UEFA, qeveria e futbollit europian, ka lëshuar një alarm drejt kampionëve të Francës, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimit të “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vë bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë.

PSG-ja arriti të fitojë në shifrat 6-1, ndërsa kjo ka qenë një ndër treguesit, i cili ka rrit akoma më shumë dyshimet për një trukim të mundshëm.

Gjithnjë sipas kësaj mediaje, thuhet se drejtori i Crvena Zvezdas ka luajtur  rreth 5 milionë euro për këtë takim.

The post UEFA nis hetimet për trukim, në “sitë” edhe Neymar appeared first on 55 News.

]]>
Dyshime për trukim në Belgjikë, nën hetim edhe klubet e shqiptarëve https://55news.al/sport/dyshime-per-trukim-ne-belgjike-nen-hetim-edhe-klubet-e-shqiptareve/ Wed, 10 Oct 2018 13:15:57 +0000 https://new.55news.al/?p=56675 Bota e futbollit në Belgjikë do të kalojë në “sitë” dhe për këtë janë paralajmëruar aksione dhe kontrolle të imtësishme në shtëpitë  e zyrtarëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë pjesë e këtij kampionati. Sipas Prokurorisë,  nga hetimet e kryera rezulton se në kampionat ka shumë manipulime në transferimin e lojtarëve, por edhe trukime ndeshjesh. Aksionit […]

The post Dyshime për trukim në Belgjikë, nën hetim edhe klubet e shqiptarëve appeared first on 55 News.

]]>
Bota e futbollit në Belgjikë do të kalojë në “sitë” dhe për këtë janë paralajmëruar aksione dhe kontrolle të imtësishme në shtëpitë  e zyrtarëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë pjesë e këtij kampionati.

Sipas Prokurorisë,  nga hetimet e kryera rezulton se në kampionat ka shumë manipulime në transferimin e lojtarëve, por edhe trukime ndeshjesh.

Aksionit dhe kontrolleve nuk do t’i shpëtojnë as ekipet e Kristal Abazajt, Andërlehti dhe ai i Sindrit Gurit, Ostende. Ne mediat vendase flitet gjerësisht për të arrestuar, por asgjë nuk është bërë publike në lidhje me emra.

Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka gjyqtarë, lojtarë, por edhe gazetarë të cilat kanë qenë në dijeni për informacionet e transferimeve të paligjshme të kryera në kampionat.  Autoritetet njoftojnë se në ditët në vijim do  të ketë edhe arrestime të reja, bashkëpunime të cilat janë të shtrira edhe në Serbi dhe Maqedoni.

The post Dyshime për trukim në Belgjikë, nën hetim edhe klubet e shqiptarëve appeared first on 55 News.

]]>