trupi Archives - 55 News https://55news.al/tag/trupi/ Fri, 07 Dec 2018 16:43:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png trupi Archives - 55 News https://55news.al/tag/trupi/ 32 32 Tronditëse/Gjendet në Tiranë trupi i pajetë i një personi të djegur me benzinë https://55news.al/aktualitet/tronditese-gjendet-ne-tirane-trupi-i-pajete-i-nje-personi-te-djegur-me-benzine/ Fri, 07 Dec 2018 16:43:55 +0000 https://new.55news.al/?p=72608 Një person është vetëdjegur me benzinë. Policia thote se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sharrë, Kombinat,Tiranë. Viktima i gjetur pa shenja jete, ende nuk është identifikuar. Informacion Paraprak/Në Sharrë/ Kombinat në zonën e varrezave është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar i moshës rreth 60 vjeç. Ky shtetas […]

The post Tronditëse/Gjendet në Tiranë trupi i pajetë i një personi të djegur me benzinë appeared first on 55 News.

]]>
Një person është vetëdjegur me benzinë. Policia thote se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sharrë, Kombinat,Tiranë. Viktima i gjetur pa shenja jete, ende nuk është identifikuar.

Informacion Paraprak/Në Sharrë/ Kombinat në zonën e varrezave është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar i moshës rreth 60 vjeç. Ky shtetas dyshohet të jetë vetëdjegur me benzinë. Po punohet për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Tronditëse/Gjendet në Tiranë trupi i pajetë i një personi të djegur me benzinë appeared first on 55 News.

]]>
Familarët e Katsifas kërkojnë trupin: Politika të mos e përdorë ngjarjen https://55news.al/aktualitet/familaret-e-katsifas-kerkojne-trupin-politika-te-mos-e-perdore-ngjarjen/ Sat, 03 Nov 2018 09:47:46 +0000 https://new.55news.al/?p=63917 Kunati i Kostandinos Kaçifas, Vangjelis Saqelaraqis, mbrëmjen e së premtes ishte i pari anëtar i familjes që u prononcua për mediet shqiptare. Ai tha se familja kërkon të marrë trupin e të ndjerit për ta varrosur, ndërsa Prokuroria nuk ka thënë as “po” dhe as “jo”, e ende nuk po marrin asnjë përgjigje. Saqelaraqis, që […]

The post Familarët e Katsifas kërkojnë trupin: Politika të mos e përdorë ngjarjen appeared first on 55 News.

]]>
Kunati i Kostandinos Kaçifas, Vangjelis Saqelaraqis, mbrëmjen e së premtes ishte i pari anëtar i familjes që u prononcua për mediet shqiptare.

Ai tha se familja kërkon të marrë trupin e të ndjerit për ta varrosur, ndërsa Prokuroria nuk ka thënë as “po” dhe as “jo”, e ende nuk po marrin asnjë përgjigje.

Saqelaraqis, që njihet edhe si një prej miqve të ngushtë të Kaçifas, tha se familja nuk dëshiron më tepër zvarritje, ndërsa ishte shumë kritik ndaj të dyja qeverive, që po e përdorin këtë ngjarje për motive politike.

“Siç na ishte kërkuar, shkuam në Tiranë të takojmë prokurorin, bashkë me avokatin tonë për këtë çështje, por prokurori priti vetëm xha Janin, pa praninë e avokatit, dhe e pyeti për më shumë se 3 orë. Kjo çështje ka ngecur, nuk e dimë përse. Ne kërkuam të marrim Kostandinin për ta varrosur, por nuk na e dhanë trupin. Unë dua t’i drejtohem kryeministrit tonë Tsipras dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama të merren vesh mes tyre për ta zgjidhur çështjen. Nëse të duash flamurin, të flasësh gjuhën tënde dhe të besh kryqin është ekstremizëm, atëherë ne jemi ekstremistë, përfshi edhe mua, të dashur vëllezër. Këta që rrinë në karrige dhe marrin vendime për ne nuk janë ekstremistë? Ne duam të varrosim të vdekurin tonë. Nuk jam dakord, as unë, as familja, me ata që thonë se do të vijnë në turma me flamuj, protesta e tambure. Nuk i donte këto gjëra Kostandini. Politika duhet të marrë masa që gjëra të tilla mos përsëriten”, tha Vangjelis Saqelaraqis.

Familja duket se nuk ngre pretendime të tjera mbi ekspertizën mjekoligjore të viktimës. Ata tani kërkojnë trupin për të kryer ceremoninë mortore./tch

The post Familarët e Katsifas kërkojnë trupin: Politika të mos e përdorë ngjarjen appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas https://55news.al/aktualitet/foto-vrasja-e-ekstremistit-grek-mberrin-ne-tirane-trupi-i-kacifas/ Tue, 30 Oct 2018 20:42:25 +0000 https://new.55news.al/?p=62760 Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë. Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime […]

The post Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas appeared first on 55 News.

]]>
Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë.

Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për “BalkanWeb” se trupi i Kacifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të ditës së sotme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familjarët ishin përgatitur që ta bënin ekspertizën privatisht në Dervican me mjek grek.

Më herët në një deklaratë për mediat greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u fymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

The post Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Prej 4 vitesh i zhdukur, gjendet trupi i alpinistit të ngrirë në një bllok akulli https://55news.al/globi/foto-prej-4-vitesh-i-zhdukur-gjendet-trupi-i-alpinistit-te-ngrire-ne-nje-bllok-akulli/ Fri, 31 Aug 2018 13:50:28 +0000 https://new.55news.al/?p=45671 Pas plot katër vitesh që rezultonte i zhdukur, trupi i një alpinisti të humbur është gjetur në një bllok akulli. 49-vjeçari u zhduk në vitin 2014 ndërsa po ecte në Severo-Chui Range në malet Altai, që kufizohen me Rusinë, Kinën, Mongolinë dhe Kazakistanin. Ndërsa trupi i tij u gjet nga disa alpinistë javën e kaluar […]

The post Foto/ Prej 4 vitesh i zhdukur, gjendet trupi i alpinistit të ngrirë në një bllok akulli appeared first on 55 News.

]]>
Pas plot katër vitesh që rezultonte i zhdukur, trupi i një alpinisti të humbur është gjetur në një bllok akulli.

49-vjeçari u zhduk në vitin 2014 ndërsa po ecte në Severo-Chui Range në malet Altai, që kufizohen me Rusinë, Kinën, Mongolinë dhe Kazakistanin.

Ndërsa trupi i tij u gjet nga disa alpinistë javën e kaluar dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën katër ditë për ta nxjerrë nga ‘varri’ prej akulli.

Ndërkohë familjarët e tij janë njoftuar për të konfirmuar identitetin dhe emri i alpinistit nuk do zbulohet derisa të jepet konfirmimi se është ai.

The post Foto/ Prej 4 vitesh i zhdukur, gjendet trupi i alpinistit të ngrirë në një bllok akulli appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni bërë seks https://55news.al/lifestyle/cfare-i-ndodh-trupit-kur-vetem-shtate-dite-nuk-keni-bere-seks/ Thu, 30 Aug 2018 06:43:02 +0000 https://new.55news.al/?p=45304 Ka të vërteta në atë që lidhjet intime ofrojnë kënaqësinë më të madhe, si dhe çfarë i ofrojnë shëndetit tonë. Aktivitetet seksuale kanë shumë përparësi për shëndetin tuaj, ndërkaq nëse pushojmë ta praktikojmë humbim disa gjëra të rëndësishme, transmeton Telegrafi. Shumë ekspertë tregojnë se mungesa e marrëdhënieve intime për vetëm një javë tërheq me vete […]

The post Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni bërë seks appeared first on 55 News.

]]>
Ka të vërteta në atë që lidhjet intime ofrojnë kënaqësinë më të madhe, si dhe çfarë i ofrojnë shëndetit tonë.

Aktivitetet seksuale kanë shumë përparësi për shëndetin tuaj, ndërkaq nëse pushojmë ta praktikojmë humbim disa gjëra të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Shumë ekspertë tregojnë se mungesa e marrëdhënieve intime për vetëm një javë tërheq me vete disa pasoja të mëdha.

Këto janë vetëm disa nga pasojat të cilat mund t’i keni nëse nuk bëni seks një javë.

Tensioni

Momentet intime me partnerin tuaj janë shumë të dobishme dhe të kënaqshme, andaj ndikojnë në zvogëlimin e stresit. Prandaj kur pushojmë së praktikuari humbin dobitë të cilat i kemi pasur nga seksi.

Seksi përmirëson aktivitetin fizik si edhe aktivitetin e trurit.

Problemet me zemrën

E dimë që ata të cilët nuk praktikojnë kurrfarë ushtrimesh kanë më shumë probleme me zemrën. Pasi që seksi është një lloj aktiviteti fizik, përmirëson shëndetin tonë.

Pos kësaj, meshkujt të cilët kanë pasur seks një herë në javë kanë më pak shanse të kenë problem me ereksionin, ndërsa ata të cilët një kohë të gjatë nuk kanë pasur seks kanë probleme të mëdha me ereksionin.

Mungesa e vetëbesimit

Kur ndërprisni marrëdhëniet me parterin, filloni të ndiheni e padëshirueshme. Mbase filloni të mendoni që me partnerin tuaj nuk shiheni shpesh për shkak që ai ose ajo nuk dëshiron.

Gjatë orgazmës, hormonet si p.sh. testosteroni, estrogjeni dhe prolaktina lirohen dhe ndikojnë në sjelljen tonë. Siç mund të shohim, të gjitha këto kanë lidhje me kënaqësinë tonë, por edhe në ruajtjen e shëndetit.

Nëse jeni të martuar apo jeni në lidhje dashurore, kujdesuni që të ndodhin këto gjëra në trupin tuaj.

The post Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni bërë seks appeared first on 55 News.

]]>
Katastrofa e Genovas, ambasadorja: Vetëm trupi i një prej shqiptarëve do kthehet https://55news.al/aktualitet/katastrofa-e-genovas-ambasadorja-vetem-trupi-i-nje-prej-shqiptareve-do-kthehet/ Wed, 15 Aug 2018 15:39:10 +0000 https://new.55news.al/?p=42413 Në një lidhje telefonike për News24, ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri u shpreh se nuk ka shqiptarë të tjerë të lënduar nga shembja  e urës në Genova, ku deri më tani kanë humbur jetën 39 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët  Marjus Djerri dhe Admir Bokrina. Ambasadorja Anila Bitri u shpreh se ambasada […]

The post Katastrofa e Genovas, ambasadorja: Vetëm trupi i një prej shqiptarëve do kthehet appeared first on 55 News.

]]>
Në një lidhje telefonike për News24, ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri u shpreh se nuk ka shqiptarë të tjerë të lënduar nga shembja  e urës në Genova, ku deri më tani kanë humbur jetën 39 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët  Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ambasadorja Anila Bitri u shpreh se ambasada shqiptare po mban kontakte dhe ofron ndihmë ndaj familjarëve të viktimave, ndërsa sipas saj një prej shqiptarëve që humbi jetën do prehet në Itali, ndërsa viktima tjetër do transportohet drejt Shkodrës.

“Deri në këto momente nuk kemi informacione për shqiptarë të tjerë të implikuar në këtë tragjedi apo shqiptarë të lënduar, por kërkimet vazhdojnë nga autoritetet. Ne kemi ndjekur këtë situatë fatkeqësie dhe po bashkëpunojmë me autoritetet italiane. Ne kemi telefonuar edhe familjarët e dy shqiptarëve dhe ofrojmë gatishmërinë për nevojat që do kenë familjarët e viktimave.

Nëse familjarët duhet të kthejnë trupat në Shqipëri ose atje kur ata duan. Kemi një kërkesë për të rikthyer trupin e një prej viktimave në Shkodër, ndërsa në rastin tjetër mesa duket do qëndrojë në Itali, pranë familjes. Ne jemi pranë familjarëve. Në Genova janë diplomatë dhe konsulli ynë i nderit që po ndjekim situatën. Kemi pasur rastin dhe kemi marrë ngushëllime nga prefekti dhe kryetari i bashkisë të Genovas për humbjen e dy jetës së dy shqiptarëve”- tha ambasadorja shqiptare në Itali.

The post Katastrofa e Genovas, ambasadorja: Vetëm trupi i një prej shqiptarëve do kthehet appeared first on 55 News.

]]>
Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit https://55news.al/aktualitet/fotot-ja-si-u-nxor-trupi-i-20-vjecarit/ Sun, 03 Jun 2018 19:29:09 +0000 https://new.55news.al/?p=22386 Trupi i pajetë i Xhorxho Seferi u gjet sot pas dy javë kërkimesh. Sëbashku me shokun e tij, 20-vjeçari u rrëzua në Shpellën e Pëllumbasit, por nuk mundi të dalë i gjallë nga aventura e tij. Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, […]

The post Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit appeared first on 55 News.

]]>
Trupi i pajetë i Xhorxho Seferi u gjet sot pas dy javë kërkimesh. Sëbashku me shokun e tij, 20-vjeçari u rrëzua në Shpellën e Pëllumbasit, por nuk mundi të dalë i gjallë nga aventura e tij.

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç,” njofton policia.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit. Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

The post Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit appeared first on 55 News.

]]>
Ushqimet që na ndihmojnë për të pasur një trup të mirëushqyer dhe një lëkurë të freskët https://55news.al/shendeti/ushqimet-qe-na-ndihmojne-per-te-pasur-nje-trup-te-mireushqyer-dhe-nje-lekure-te-fresket/ Tue, 22 May 2018 11:09:01 +0000 https://new.55news.al/?p=18419 Ushqimi është elementi kryesor për një trup të shëndetshëm, jo më kot themi shpesh: “Ne jemi çfarë hamë”. Nëse kujdesemi në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë në përditshmëri do të fitonim një trup të shëndetshëm, të bukur, një lëkurë vezulluese si dhe një sistem imunitar të fortë.     Dietologia Lyndi Cohen ka zbuluar ushqimet […]

The post Ushqimet që na ndihmojnë për të pasur një trup të mirëushqyer dhe një lëkurë të freskët appeared first on 55 News.

]]>
Ushqimi është elementi kryesor për një trup të shëndetshëm, jo më kot themi shpesh: “Ne jemi çfarë hamë”.

Nëse kujdesemi në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë në përditshmëri do të fitonim një trup të shëndetshëm, të bukur, një lëkurë vezulluese si dhe një sistem imunitar të fortë.

 

 

Dietologia Lyndi Cohen ka zbuluar ushqimet që ne duhet të hamë për të për të përmirësuar shëndetin tonë. Ajo i ka ndarë nevojat trupore në 5 kategori dhe ka përshtatur ushqimet sipas vlerave ushqyese që kanë.

1.Për një zemër të shëndetshme dietologia Cohen sugjeron përdorimin e përditshëm të domates. Domatja është një super ushqim që forcon zemrën nga pigmenti antioksidant që ka.

2.Për një lëkurë vezulluese ajo sugjeron përdorimin e frutave si portokalle, kivi si dhe perimet si speca të kuq, karota dhe lule lakër. Lule lakra përmban vitamin C e cila është një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe prodhon kolagjen.

3.Arrat janë ato që ndihmojnë në zhvillimin e trurit si dhe të ndihmojnë në përqëndrim pasi janë të pasura me omega 3.

4.Për forcimin e muskujve sugjerohet përdorimi i perimeve të ndryshme si dhe konsumimi i mishit .

5.Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim ushqimet e duhura janë : salmon, i cili këshillohet të konsumohet dy herë në javë, avokado si dhe vezë.

The post Ushqimet që na ndihmojnë për të pasur një trup të mirëushqyer dhe një lëkurë të freskët appeared first on 55 News.

]]>
Nishanet në Trup, çfarë paralajmërojnë për shëndetin https://55news.al/shendeti/nishanet-ne-trup-cfare-paralajmerojne-per-shendetin/ Tue, 22 May 2018 07:08:39 +0000 https://new.55news.al/?p=18311 Nishanet ose njollat e zeza që shfaqen në lëkurë kanë përmasa dhe forma të ndryshme. Ato shfaqen në pjesë të ndryshme të fytyrës, shpatullave, krahëve dhe pjesës së sipërme të trupit. Disa prej këtyre njollave janë të vogla e të sheshta ndërsa disa të tjera ngjajnë më të errëta në ngjyrë dhe të dala mbi […]

The post Nishanet në Trup, çfarë paralajmërojnë për shëndetin appeared first on 55 News.

]]>

Nishanet ose njollat e zeza që shfaqen në lëkurë kanë përmasa dhe forma të ndryshme.

Ato shfaqen në pjesë të ndryshme të fytyrës, shpatullave, krahëve dhe pjesës së sipërme të trupit.

Disa prej këtyre njollave janë të vogla e të sheshta ndërsa disa të tjera ngjajnë më të errëta në ngjyrë dhe të dala mbi lëkurë.

Në shumicën e rasteve këto nishane nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar nëse këto nishane janë një shenjë e një sëmundjeje të lëkurës.

Më poshtë do të mësoni nga “AgroWeb.org” gjithçka duhet të dini në lidhje me nishanet, çfarë paralajmërojnë ata për shëndetin dhe kur duhet të shqetësoheni.

Çfarë Janë Nishanet?
Njolla të tilla të errëta dhe të zeza në lëkurë vijnë si pasojë e hiperpigmentimit të shkaktuar nga melanina në lëkurë.
Nishane shumë të zinj të ngritur mbi lëkurë janë zakonisht të padëmshëm por ndonjëherë mund të tregojnë fillimin e sëmundjeve të lëkurës.

Shqetësimet Për Shëndetin e lëkurës
Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org nishanet e ngritur në lëkurë mund të bëhen kancerogjenë në rast se ndryshojnë formë dhe përmasë.
Një nishan që merr formë të çuditshme dhe shoqërohet me kruarje dhe dhimbje mund të tregojë nisjen e kancerit të lëkurës.
Skuqjet përreth nishanit janë gjithashtu shqetësuese.

Nëse nishani nis të nxjerrë lëngje apo të gjakoset lehtë, ju këshillojmë të vizitoheni menjëherë tek mjeku dermatologu.
Ju duhet të shqetësoheni në momentin kur: Nishanet Kanë Formë Asimetrike, nishanet nuk kanë një vijë kufitare të rregullt.
Kur ngjyra e nishanit nuk është e njëtrajtshme dhe uniforme. Ka raste kur brenda një nishani vërehen disa nuanca të kafes, të zezës e të tjera.
Shumica e melanomave(formave malinje të rrezikshme të sëmundjeve të lëkurës) kanë një diametër më të madh se 6 mm.
Kur vërehen ndryshime në madhësi, formë dhe ngjyrë.

Dëmtimet nga Dielli
Sipas të dhënave dielli shkakton shumë dëmtime në lëkurë dhe nxit shfaqjen e disa njollave të errëta e sipërfaqësore.
Këto njolla shfaqen si pasojë e hiperpigmentimit dhe ekspozimit të lartë në diell.

Njollat mbi Buzë
Shfaqja e njollave ose nishaneve në buzë shkaktohet gjithashtu nga dëmtimet e diellit.

Pikat e zeza
Pikat e zeza që shfaqen në hundë, faqe ose ballë shkaktohen si pasojë e bllokimeve të poreve.

Lëndimet në Lëkurë
Ndodh ndonjëherë që si pasojë e rrëzimit apo lëndimeve të ndryshme, nën lëkurë të shfaqen njolla të mëdha ose të vogla dhe të errëta.
Lëndimet shkaktojnë çarje të enëve të vogla të gjakut.
Nxirja e shkaktuar mund të ndryshojë ngjyrë dhe nuanca përpara se të zhduket tërësisht me kalimin e kohës.

Rekomandime të tjera
Shfaqja e papritur e një njolle të zezë që ndryshon paraqitje, mund të jetë tregues i një problemi serioz. Ju rekomandojmë që nishanet dhe njollat e lëkurës duhen kontrolluar rregullisht tek mjeku.

Për më tepër, nëse në lëkurën tuaj shfaqet një njollë apo nishan i ri me ngjyrë të zezë, kuqe apo rozë, duhet të shkoni tek mjeku./AgroWeb.org/

The post Nishanet në Trup, çfarë paralajmërojnë për shëndetin appeared first on 55 News.

]]>
Trump ka rritur ekonominë dhe mirëqenien në SHBA https://55news.al/globi/trump-ka-rritur-ekonomine-dhe-mireqenien-ne-shba/ Thu, 10 May 2018 17:00:01 +0000 https://new.55news.al/?p=14409 Vetëm dy vite i kanë mjaftuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rritur gjendjen ekonomike dhe mirëqenien në Amerikë. Politikat që Trump ka ndërmarrë kanë bërë që papunësia në Shtetet e Bashkuara të bjerë nën 4 për qind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 164,000 vendeve të reja të punës, tha Departamenti […]

The post Trump ka rritur ekonominë dhe mirëqenien në SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Vetëm dy vite i kanë mjaftuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rritur gjendjen ekonomike dhe mirëqenien në Amerikë.

Politikat që Trump ka ndërmarrë kanë bërë që papunësia në Shtetet e Bashkuara të bjerë nën 4 për qind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 164,000 vendeve të reja të punës, tha Departamenti amerikan i Punës.

Norma prej 3.9% është rënie prej 4.1% – shifër që ka qëndruar prej muajit nëntor.

Presidenca e Trump rriti numrin e vendeve të punës dhe efektivisht kjo politikë solli një rritje të menjëhershme të ekonomisë.

Vendet e reja të punës janë hapur kryesisht në shërbime të biznesit, prodhim, kujdes shëndetësor dhe miniera, tha Byroja për Statistika e Departamentit të Punës.

Papunësia në SHBA, duke u bazuar në anketën mujore të Zyrës së Ekonomive Familjare, ka rënë ndjeshëm që prej kulmit të saj prej 10% në vitin 2009.

The post Trump ka rritur ekonominë dhe mirëqenien në SHBA appeared first on 55 News.

]]>