truri Archives - 55 News https://55news.al/tag/truri/ Fri, 21 Dec 2018 13:56:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png truri Archives - 55 News https://55news.al/tag/truri/ 32 32 Përse truri i harron detajet? https://55news.al/aktualitet/perse-truri-i-harron-detajet/ Fri, 21 Dec 2018 13:56:21 +0000 https://new.55news.al/?p=75627 Kur përpiqemi të kujtojmë diçka, detajet janë më pak të rëndësishme se kuptimi i përgjithshëm. Një studim shpjegon disa dinamika të këtyre proceseve. Truri është shumë më efikas në të kujtuarit të pjesëve që ai i konsideron të rëndësishme dhe jo të tjerave. Pavarësisht se tashmë ne jemi në dijeni të kësaj disa studime paraqitura […]

The post Përse truri i harron detajet? appeared first on 55 News.

]]>
Kur përpiqemi të kujtojmë diçka, detajet janë më pak të rëndësishme se kuptimi i përgjithshëm.

Një studim shpjegon disa dinamika të këtyre proceseve. Truri është shumë më efikas në të kujtuarit të pjesëve që ai i konsideron të rëndësishme dhe jo të tjerave. Pavarësisht se tashmë ne jemi në dijeni të kësaj disa studime paraqitura në takimin vjetor të Shoqatës për Neuroscience në San Diego e vërtetojnë më së miri.

Sipas Focus.it, një arsye e mundshme për këtë ‘mbrojtje’ është e natyrës evolucioniste: për mbijetesën tonë është shumë më e dobishme të mbahet mend një ide abstrakte, sesa detajet individuale. Për shembull, nëse një qen kafshon nuk është thelbësore të mbani mend ngjyrën e qenit madhësinë apo pamjen e tij, është më e rëndësishme të dimë se nëse shqetësojmë një qen, mund të na kafshojë.

Por vështirësia në kujtimin e detajeve gjithashtu ka një shpjegim që ka të bëjë me mënyrën se si ruhet informacioni – dhe kur është e nevojshme, truri kujton. Për të gjetur se cilat ishin pjesët që truri i jepte përparësi, në rindërtimin e një skene, shkencëtarët në Universitetin e Birmingham kërkuan 22 vullnetarë që të mësonin përmendësh 128 objekte që u shfaqën në një ekran kompjuterik, element i kontekstit (për shembull, një peizazh malor) dhe një objekt (për shembull, një kivi).

Dy ditë më vonë, studiuesit i paraqitën vullnetarëve vetëm imazhin e kontekstit dhe kërkuan të mbanin mend objektin e përputhshëm. Të anketuarit ishin në gjendje të kujtonin kategorinë abstrakte të përkatësisë së objektit (fruta) në 79% të rasteve. Gjatë kësaj përpjekjeje, në neokorteksin (shtresa më e jashtme e trurit, përgjegjëse për funksionet njohëse) kishte një kulm të ngjashëm me atë që ndodh gjatë gjumit, faza kryesore e konsolidimit të kujtimeve.

Ajo që vërehet ka kuptim të përsosur, sipas shkencëtarëve. Kur shohim një skenë, truri fillimisht analizon detajet perceptuese ngjyrën, formën, orientimin, me qendrat vizuale. Ky informacion pastaj i dërgohet neokorteksit, ku konsolidimi i kujtesës bëhet në formën e saj abstrakte. Por kur kujtojmë, procesi zhvillohet në rend të kundërt: së pari, kategoria e përgjithshme kthehet në mendje, dhe pastaj, duke u përpjekur pak, kujtojmë detaje të veçanta.

Kjo është arsyeja pse është më e lehtë të kujtohet kuptimi i përgjithshëm i një skene dhe jo detajet e tij specifike.

The post Përse truri i harron detajet? appeared first on 55 News.

]]>
Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen? https://55news.al/lifestyle/per-te-qene-vertete-te-lumtur-degjoni-zemren-apo-mendjen/ Tue, 25 Sep 2018 18:55:07 +0000 https://new.55news.al/?p=52317 Dilema e dilemave: Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive. Një studim psikologjik i Fetterman dhe Robinson, në 2013, tregon se personat shumë racionalë dhe ata që dëgjojnë zemrën janë lehtësisht në të njëjtën […]

The post Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen? appeared first on 55 News.

]]>
Dilema e dilemave: Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive.

Një studim psikologjik i Fetterman dhe Robinson, në 2013, tregon se personat shumë racionalë dhe ata që dëgjojnë zemrën janë lehtësisht në të njëjtën varkë: Nuk ka një mënyrë më të mirë se tjetra për të marrë vendime, pasi të dyja kanë avantazhe dhe disavantazhe. Ka vetëm një mënyrë për të shmangur zgjedhjet e gabuara dhe të merrni vendimet e duhura: dëgjojini të dy zërat të integruara në mendimet tuaja.

Të dëgjosh mendjen

Nëse jeni shumë racional, po lin mënjanë një pjesë të rëndësishme të të ekzistencës. Nuk jeni makinë por njeri, dhe të ndjekësh vetëm mendjen mund tu çojë në zgjedhje të drejta, por nuk mund t’ju bëjë të lumtur. Mundohuni ndonjëherë të dëgjoni dhe pjesë emocionale dhe vini re se çfarë ndodh brenda jush.

Të ndjekësh zemrën

Në të njëjtën mënyrë, nëse jeni veçanërisht impulsiv, dhe mendoni që keni një tru dhe duhet ta përdorni. Pra, ndiqni instinktin po gjithmonë me pak racionalitet që mund t’ju ndihmojë të merrni drejtimin e duhur.

Si tu japësh zë të dyjave

Kuptoni çfarë thonë koka dhe zemra, dhe vendosini në dialog. Mënyra më emirë për ti integruar është të zgjedhësh drejtimin me kokë por të përdorësh emocionet gjatë rrugës.

The post Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen? appeared first on 55 News.

]]>
Ndotja dëmton trurin/ Mjekët: Po plak me ritme të shpejta shqiptarët https://55news.al/aktualitet/ndotja-demton-trurin-mjeket-po-plak-me-ritme-te-shpejta-shqiptaret/ Fri, 13 Jul 2018 18:27:24 +0000 https://new.55news.al/?p=34660 Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve. Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane të ndotjes. Ekspertët thonë se nëse krahasohen dy persona të së njëjtës moshë, ai që jeton në zonë më të ndotur pëson zvogëlim të vëllimit të trurit dhe plakje të parakohshme të qelizave. […]

The post Ndotja dëmton trurin/ Mjekët: Po plak me ritme të shpejta shqiptarët appeared first on 55 News.

]]>
Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve.

Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane të ndotjes. Ekspertët thonë se nëse krahasohen dy persona të së njëjtës moshë, ai që jeton në zonë më të ndotur pëson zvogëlim të vëllimit të trurit dhe plakje të parakohshme të qelizave.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit, qoftë nga grimcat e pluhurit, ashtu edhe gazrat që çlirohen nga karburantet e automjeteve, ndikojnë negativisht në sistemin nervor të njeriut. Pasojat janë edhe më të rënda tek fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin me autizmin apo zhvilimin psikomotor të fëmijës.

Enver Roshi, specialist i Institutit të Shëndetit Publik, shprehet: “Dioksidet e azotit janë elementi kryesor i formimit të smogut, që dëmton rëndë sistemin aspirator dhe nervor. Në zonat e ndotura, vëllimi i trurit të fëmijëve është më i vogël sesa i fëmijëve që jetojnë në zona me ajër të pastër”.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit lidhet me një sërë sëmundjesh degjenerative të trurit, të cilat jo vetëm janë shtuar në vendin tonë, por kanë prekur mosha të reja, siç është skleroza multiple dhe parkinsoni.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru dhe në mushkëri ka rritur vdekshmërinë tek shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë./TCH

The post Ndotja dëmton trurin/ Mjekët: Po plak me ritme të shpejta shqiptarët appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet dieta që shëron gjithçka: Zemrën, trurin, diabetin dhe dhimbjet e nyjeve https://55news.al/shendeti/zbulohet-dieta-qe-sheron-gjithcka-zemren-trurin-diabetin-dhe-dhimbjet-e-nyjeve/ Mon, 25 Jun 2018 10:54:38 +0000 https://new.55news.al/?p=29132 jo dietë mund të luftojë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve. Dr Michael Mosley një analist i shëndetit, ka prezantuar studimet e tij të fundit dhe ka hartuar një dietë se si të jetosh më gjatë, gjë të cilën ai e ka treguar në gazetën Dailymail të dielën Ky analist […]

The post Zbulohet dieta që shëron gjithçka: Zemrën, trurin, diabetin dhe dhimbjet e nyjeve appeared first on 55 News.

]]>
jo dietë mund të luftojë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve.

Dr Michael Mosley një analist i shëndetit, ka prezantuar studimet e tij të fundit dhe ka hartuar një dietë se si të jetosh më gjatë, gjë të cilën ai e ka treguar në gazetën Dailymail të dielën

Ky analist ka thënë se për të jetuar më gjatë dhe për të shëruar sëmundje si ato të zemrës, të trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve nuk keni nevojë të merrni medikamente apo trajtimin e mjekut, e tëra që duhet të bëni është të përcillni një dietë,që sipas tij na ndihmon të jetojmë më gjatë.

Së fundmi Dr Mosley ka botuar një libër, The Clever Guts Diet i cila njëkohësisht është edhe libri më i shitur i tij në të cilin ai tregon se si të konsumosh ushqime si jogurtin dhe turshitë, ndihmon në humbjen e peshës dhe rritë sistemin imunitar.
Ne botimin e tij të ri i cili do të jetë në dispozicion vetëm në gazetën DailyMail, ai do na tregojë çfarë duhet të dijmë që të jetojmë më gjatë, të dukemi dhe të ndihemi më të rinjë, duke përfshirë se si të kujdesemi edhe për lëkurën tonë.Dr Mosley ka thënë se: “ Shumica prej nesh mund të presim të jetojmë më shumë se 80 vite,mirëpo jo shumë prej nesh e arrijnë këtë. Nëse i arrij vitet 80,do të bëhem mirë pasi që asnjë anëtarë mashkull i familjes sime nuk ka jetuar më shumë se 74 vjet,një rekord të cilin unë dëshiroj ta thyej”.

The post Zbulohet dieta që shëron gjithçka: Zemrën, trurin, diabetin dhe dhimbjet e nyjeve appeared first on 55 News.

]]>
E pabesueshme, truri mund ta shërojë trupin tuaj https://55news.al/aktualitet/e-pabesueshme-ja-truri-mund-ta-sheroje-trupin-tuaj/ Sun, 24 Jun 2018 08:24:49 +0000 https://new.55news.al/?p=28824 Fuqia e pabesueshme e mendimeve   A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në kujtesën tuaj, kodi i fshehtë i përjetësisë? A mundet truri juaj ta mposhtë kancerin? Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht – që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë […]

The post E pabesueshme, truri mund ta shërojë trupin tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Fuqia e pabesueshme e mendimeve

 

A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në kujtesën tuaj, kodi i fshehtë i përjetësisë? A mundet truri juaj ta mposhtë kancerin?

Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht – që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë trupin tuaj. A mund të jetë ky një moment përcaktues në historinë e mjekësisë?

Mendimet tona nuk kontrollohen prej një shpirti metafizik që mbështillet me qeliza. Ata janë një pjesë fikse e trupave tanë, që mund të maten dhe verifikohen. Për shembull, nëse – si në rastin e Morrisit – muskujt nuk lëvizin, ata shkojnë dëm. Për të parandaluar këtë, studiues nga Universiteti i Ohios zhvilluan një trajtim, me anë të të cilit muskujt mund të rigjenerohen duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes – nuk kërkohej asnjë lloj teknologjie. Si funksionon? Imagjinata …

Dhimbja është pothuaj e padurueshme. Nën lëkurë i digjen copëra qymyri. Torturuesi i tij nuk njeh mëshirë. Makthi merr fund vetëm kur Brandon Tanner hap sytë dhe zgjohet nga gjumi në shtratin e tij. Ai sheh të njëjtën ëndërr, natë pas nate. Agonia duket e vërtetë, por ajo zhduket sapo ai zgjohet. 36-vjeçari nuk ndien as edhe një gërvishtje. Asgjë. Pasi Tanneri më në fund i tregon doktorit për ëndrrat e tij, mjeku amerikan Bernhard Siegel vendos t’i bëjë një kontroll tërësor shëndetësor. Rezultatet janë një tronditje e vërtetë, edhe për doktorin me përvojë: Tanneri ka fazat e hershme të kancerit në tiroide. Por falë pikasjes së hershme, mund të kurohet. Mendja e Tannerit ka parandaluar sëmundjen që të ecë pa u vënë re, e si pasojë i ka shpëtuar jetën …

 

Forca e përplasjes është shkatërrimtare – ashtu sikurse edhe prognoza e doktorit. Pasi Morris Goodman detyrohet të bëjë një ulje emergjence me avionin njëmotorrësh Cessna 172, avioni rrotullohet disa herë. Ndihma e shpejtë e gjen trupin e tij në mes rrënojave. Në atë moment, 35-vjeçari mundet vetëm që të hapë e të mbyllë sytë. Dy prej vertebrave të qafës i janë thyer, ashtu sikurse dhe disa kocka nëpër trup. Organet kanë pushuar së funksionuari. Doktorët i japin Goodmanit lajmin e keq: ai nuk do të ecë kurrë më – lëre më të flasë. As nuk do të jetë në gjendje të hajë e të pijë pa e ndihmuar. Do të jetë invalid për pjesën e mbetur të jetës – nëse nuk do të vdesë nga plagët në ditët e ardhshme.

Por, ajo që nuk e dinë, është se nga momenti që u nxitua për në spital, mendja e tij po vazhdonte të punonte me shpejtësi të plotë. “Edhe pse nuk lëvizja dot asnjë muskul, ndieja një fuqi ekstreme të vullnetit në çdo fibër të trupit tim. Isha i bindur se do të bëhesha edhe një herë njeri shëndetplotë”, kujton Goodman. Në të vërtetë, amerikani u largua nga spitali vetëm pesë muaj më vonë – i shëndetshëm, pa ndihmën e askujt.

Sot, ai bredh botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.

A mundet mendja ime të kurojë kancerin?

Atëherë, a ishte tmerrësisht shumë me fat Morris Goodmani? Apo mendja është në fakt …Bota.al

The post E pabesueshme, truri mund ta shërojë trupin tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Tronditje për Liverpul para ndeshjes së “Champions League”, largohet ‘truri’ i ekipit https://55news.al/sport/tronditje-per-liverpul-para-ndeshjes-se-champions-league-largohet-truri-i-ekipit/ Mon, 30 Apr 2018 15:51:54 +0000 https://new.55news.al/?p=10687 Skuadra angleze e Liverpul të mërkurën do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, gjysmëfinalen e kthimit në “Champions League” kundër Romë-s në Itali. Ndërkohë që e gjithë vëmendja duhet të ishte e përqendruar në përgatitjen e këtij 90-t minutëshi mediat angleze raportojnë se Liverpul ka marrë një tronditje jo të […]

The post Tronditje për Liverpul para ndeshjes së “Champions League”, largohet ‘truri’ i ekipit appeared first on 55 News.

]]>
Skuadra angleze e Liverpul të mërkurën do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, gjysmëfinalen e kthimit në “Champions League” kundër Romë-s në Itali.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja duhet të ishte e përqendruar në përgatitjen e këtij 90-t minutëshi mediat angleze raportojnë se Liverpul ka marrë një tronditje jo të vogël.

Krahu i djathtë  i Jurgen Klopp, i ashtuquajturi si truri i ekipit, Zeljko Buvac, u ka komunikuar lojtarëve ndarjen e tij nga tekniku gjerman, pas 16 vitesh bashkëpunim.

Pas këtij lajmi ka reaguar klubi i Liverpul, i cili ka mohuar lajmin duke deklaruar se thjesht Buvac ka marrë disa ditë pushim.

The post Tronditje për Liverpul para ndeshjes së “Champions League”, largohet ‘truri’ i ekipit appeared first on 55 News.

]]>
Studim/ Më në fund do të mësoni pse kuptoheni aq mirë me miqtë tuaj https://55news.al/kuriozitete/studim-me-ne-fund-do-te-mesoni-pse-kuptoheni-aq-mire-me-miqte-tuaj/ Fri, 20 Apr 2018 07:53:45 +0000 https://new.55news.al/?p=7751 Më në fund një studim i cili tregon, përsë ndjehemi kaq mirë me miqtë tanë, sa ndonjëherë na duket sikur na lexojnë çdo mendim, e nuk kemi nevojë të flasim, sepse na kuptojnë pa hapur gojën. Epo Doktori Carolyn Parkinson ishte i pari i cili hodhi idenë për të marrë në pyetje  shumë çifte njerëzish […]

The post Studim/ Më në fund do të mësoni pse kuptoheni aq mirë me miqtë tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Më në fund një studim i cili tregon, përsë ndjehemi kaq mirë me miqtë tanë, sa ndonjëherë na duket sikur na lexojnë çdo mendim, e nuk kemi nevojë të flasim, sepse na kuptojnë pa hapur gojën.

Epo Doktori Carolyn Parkinson ishte i pari i cili hodhi idenë për të marrë në pyetje  shumë çifte njerëzish dhe doli në përfundimin se dy miq të mirë kanë të përbashkët edhe të njëjtat valë truri.

Ai i bëri rezonancë magnetike për të studiuar më në brendësi dhe për të parë reagimin e valëve të trurit në rastin kur ato ishin duke parë ndonjë klip, ose ndonjë ndeshje.

Në një intervistë për Neë York Times Parkinson u shpreh : Rezultet sugjerojnë se miqtë mund të jenë të ngjashëm në mënyrën se si i kushtojnë vëmendje dhe si e konsiderojnë botën përreth. Përgjigjet nervore( valët) të regjistruara gjatë studimit treguan se dy shokë reagonin njësoj ndërsa të tjerë s’kishin lidhje me njëri-tjetrin, reagonin ndryshe.

Ky studim ka treguar fuqinë e vërtetë të miqësisë ndërsa gjetjet e botuara nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts deklarojnë se vetëm gjysma e miqësive janë të vërteta.

The post Studim/ Më në fund do të mësoni pse kuptoheni aq mirë me miqtë tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Truri dhe organet e Albert Einstein u përdoren për … https://55news.al/kuriozitete/truri-dhe-organet-e-albert-einstein-u-perdoren-per/ Thu, 19 Apr 2018 13:58:29 +0000 https://new.55news.al/?p=7559 19 prill 1955/ Një nga mendjet më origjinale dhe më të mëdha të njerëzimit i cili krijoi shkencën moderne vdiq në moshën 76 vjeçare. Sipas gazetës ‘’ The Gurdian” janë gjetur në arkivë këto dokumenta: “Me shumë keqardhje njoftojmë vdekjen në Princeton, Neës Jersey, të Dr. Albert Einstein. Ai ishte 76 vjeç dhe mjekohej në […]

The post Truri dhe organet e Albert Einstein u përdoren për … appeared first on 55 News.

]]>
19 prill 1955/ Një nga mendjet më origjinale dhe më të mëdha të njerëzimit i cili krijoi shkencën moderne vdiq në moshën 76 vjeçare.

Sipas gazetës ‘’ The Gurdian” janë gjetur në arkivë këto dokumenta:

“Me shumë keqardhje njoftojmë vdekjen në Princeton, Neës Jersey, të Dr. Albert Einstein. Ai ishte 76 vjeç dhe mjekohej në spital për arterio-sklerozë.

Truri dhe organet e tjera vitale u hoqën për kërkimë dhe studime mjekësore.

Kremrimi u krye pa asnjë ceremoni ose shërbim.

Rreth pesëmbëdhjetë persona e shoqëruan trupin në krematorium.

The post Truri dhe organet e Albert Einstein u përdoren për … appeared first on 55 News.

]]>