tuneli Archives - 55 News https://55news.al/tag/tuneli/ Fri, 08 Mar 2019 16:23:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png tuneli Archives - 55 News https://55news.al/tag/tuneli/ 32 32 Tuneli i Krrabës i jepet privatit https://55news.al/politike/tuneli-i-krrabes-i-jepet-privat/ Fri, 08 Mar 2019 16:23:51 +0000 https://new.55news.al/?p=89224 Menaxhimi, mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i Tunelit të Krrabës do të bëhet nga një kompani private. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën tenderuese për subjektet e interesuar, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion është 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata që do të nënshkruhet do të ketë një afat kohor 2-vjeçar, ndërkohë […]

The post Tuneli i Krrabës i jepet privatit appeared first on 55 News.

]]>
Menaxhimi, mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i Tunelit të Krrabës do të bëhet nga një kompani private. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën tenderuese për subjektet e interesuar, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion është 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata që do të nënshkruhet do të ketë një afat kohor 2-vjeçar, ndërkohë që në dokumentet e tenderit nuk saktësohet sesi do të kryhet mirëmbajtja e 2 loteve të tjerë të autostradës.

Njëri prej tyre, që përfshin aksin nga rrethrrotullimi i TEG deri te hyrja e tunelit, që aktualisht nuk ka përfunduar ende e për të cilin autoritetet kanë deklaruar se ai do të mbyllet përfundimisht në muajin maj të këtij vit. Ndërkohë që loti tjetër, që përfshin aksin nga dalja e tunelit deri në hyrje të qytetit të Elbasanit ka përfunduar prej kohësh dhe është i aksesueshëm nga automjetet.

Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, Tuneli i Krrabës ka funksionuar vetëm me një korsi lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën.

The post Tuneli i Krrabës i jepet privatit appeared first on 55 News.

]]>
Përfundon mikro-tuneli 1.5 km i TAP në Çorovodë https://55news.al/aktualitet/perfundon-mikro-tuneli-1-5-km-i-tap-ne-corovode/ Wed, 01 Aug 2018 15:33:52 +0000 https://new.55news.al/?p=39560 Në fund të muajit Korrik, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e mikro-tunelit në Skrapar. Hapja e tunelitu realizua në afërsisht 6 muaj nga fillimii punimeve, në Shkurt 2018. Ky Mikro-Tunel prej 1.5 kilometrash përshkon një terren mjaft të vështirë malor dhe krijon lidhjen e segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri. Kontraktori […]

The post Përfundon mikro-tuneli 1.5 km i TAP në Çorovodë appeared first on 55 News.

]]>
Në fund të muajit Korrik, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e mikro-tunelit në Skrapar. Hapja e tunelitu realizua në afërsisht 6 muaj nga fillimii punimeve, në Shkurt 2018.

Ky Mikro-Tunel prej 1.5 kilometrash përshkon një terren mjaft të vështirë malor dhe krijon lidhjen e segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri.
Kontraktori i TAP, Spiecapag, dhe nënkontraktori i TAP, Bessac, arritën ta përmbyllnin ndërtimin e mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara dhe me një nivel të lartë saktësie.Për realizimin e kësaj vepre inxhinierike sfiduese kanë punuar me turne ditë e natë mbi 50 punëtorë.
Mikro-tuneli u ndërtua duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Mikro-tuneli është mediametër 1.8 metra dhe shmang kalimin e tubacionit të TAPpërmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar, duke patur efekte minimale në komunitet.
Mikro-tuneli i Çorovodës u ndërtua në dy faza: segmenti lindor me gjatësi 560 metra i cili u kompletua në fund të muajit Prill, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra.
Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 2’100 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike.
Makineria e teknologjisësë fundit që u përdor në këtë procesmori në mënyrë simbolike emrin “Karl Gega”, në nder të një prej inxhinierëve më të njohur në infrastrukturën e transportit në Evropë.
Ky ndërtim shënon një prej arritjeve kryesore teknologjike për TAP në Shqipëri. Rëndësia e ndërtimit u theksua edhe gjatë nisjes së punimeve në shkurt 2018, gjatë një ceremonie ku morën pjesë Zëvendës Ministrittë Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, dhe Kryebashkiakuttë Skraparit, Nesim Spahiu,krahas drejtuesve të TAP dhe kontraktorëve të tij.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)/TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut. Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria. TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020. Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

The post Përfundon mikro-tuneli 1.5 km i TAP në Çorovodë appeared first on 55 News.

]]>