turistet Archives - 55 News https://55news.al/tag/turistet/ Sun, 28 Apr 2019 12:44:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png turistet Archives - 55 News https://55news.al/tag/turistet/ 32 32 Vajza gjermane ka frikë të vijë në Rinas nga grabitjet, Berisha: Ja ku e katandisi kreu i Meduzës, Shqipërinë! https://55news.al/politike/vajza-gjermane-ka-frike-te-vije-ne-rinas-nga-grabitjet-berisha-ja-ku-e-katandisi-kreu-i-meduzes-shqiperine/ Sun, 28 Apr 2019 12:44:32 +0000 https://new.55news.al/?p=97176 Grabitja e milionave eurove nga një avion plot me pasagjerë në aeroportin e Rinasit ka tronditur edhe të huajt që shkojnë e vijnë në Shqipëri. Një frikë dhe pasiguri të tillë ka dëshmuar edhe një shtetase gjermane, e cila i ka kërkuar mbështetje mikut të saj në Shqipëri nëse do të përsëritej një incident i […]

The post Vajza gjermane ka frikë të vijë në Rinas nga grabitjet, Berisha: Ja ku e katandisi kreu i Meduzës, Shqipërinë! appeared first on 55 News.

]]>
Grabitja e milionave eurove nga një avion plot me pasagjerë në aeroportin e Rinasit ka tronditur edhe të huajt që shkojnë e vijnë në Shqipëri. Një frikë dhe pasiguri të tillë ka dëshmuar edhe një shtetase gjermane, e cila i ka kërkuar mbështetje mikut të saj në Shqipëri nëse do të përsëritej një incident i ngjashëm, p.sh, numrin e telefonit të tij në Shqipëri, adresën apo ndonjë pikë tjetër referemi nëse kushedi, ndodhte ndonjë gjë e gabuarm, se mos kushedi e grabisnin sërish Austrial Airlines ….

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin duke akuzuar kreun e qeverisë për gjithë këtë traumë dhe përbaltje që i ka shkaktuar vendit me keqqeverisjen e tij: “Këtu e katandisën Shqipërin, kreu i meduzës dhe banda e tij me grabitjen e shekullit! – shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital, që priste mikeshën e tij nga Gjermania.”

“Përshëndetje zoti Berisha.

Jam mirë dhe uroj që të jesh mirë. Dua të ndaj me ty një problem . Të premten, më datë 19, më vjen një mike e imja nga Gjermania dhe më ka dërguar një e-mail që tregon frikën dhe pasigurinë që ka ndaj Shqipërisë. Ja dhe e-mail që më dërgoi:

Hi Sam, now it is only 2 days.

Could you as well give me a phone number where I can reach you and your home adress? Just in case anything gets ërong at the airport. Maybe we get robbed like the Austrian Airlines last week.

Looking forward to seeing you and your family soon.

Best regards
Sabine

Të lutem tregoju se sa e sigurtë është Shqipëria të mjerër ne kush po na drejton. Mund ta publikosh. Edhe me emrin tim nuk ka problem . Zoti qoftë me ty i nderuar.”

The post Vajza gjermane ka frikë të vijë në Rinas nga grabitjet, Berisha: Ja ku e katandisi kreu i Meduzës, Shqipërinë! appeared first on 55 News.

]]>
Në rrezik plazhet e detit Jon – Rrëshqitja e shkëmbinjve rrezikon turistët, mbyllet “Navagio” https://55news.al/aktualitet/ne-rrezik-plazhet-e-detit-jon-rreshqitja-e-shkembinjve-rrezikon-turistet-mbyllet-navagio/ Sun, 23 Sep 2018 11:40:43 +0000 https://new.55news.al/?p=51566 Rrëshqitjet e shkëmbinjve pas një tërmeti në ishujt e detit Jon të Greqisë, kanë detyruar mbyllen e disa zonave piktoreske, gjë që ka ndikuar turizmin vendas. Më datë 13 Shtator, rrëshqitja e shkëmbinjve në plazhin popullor Navagio në ishullin Zakynthos, një nga destinacionet më të preferuara të Greqisë, dëmtoi 7 turistë. Një tjetër rëshqitje ndodhi […]

The post Në rrezik plazhet e detit Jon – Rrëshqitja e shkëmbinjve rrezikon turistët, mbyllet “Navagio” appeared first on 55 News.

]]>
Rrëshqitjet e shkëmbinjve pas një tërmeti në ishujt e detit Jon të Greqisë, kanë detyruar mbyllen e disa zonave piktoreske, gjë që ka ndikuar turizmin vendas. Më datë 13 Shtator, rrëshqitja e shkëmbinjve në plazhin popullor Navagio në ishullin Zakynthos, një nga destinacionet më të preferuara të Greqisë, dëmtoi 7 turistë. Një tjetër rëshqitje ndodhi 6 ditë më vonë në ishullin Lefkada, që është një tjetër destinacion kryesor.

Në ishujt e detit Jon, shumica e brigjeve perëndimorë përbëhen nga shkëmbinj gëlqeror. Shkëmbinjtë e bardhë, deti blu dhe plazhi në ngjyrë të argjendtë, formojnë një pamje unike që tërheq turistët. Egremni ka qenë një nga plazhet më të njohura, megjithatë, tërmeti që ndodhi 3 vite më parë shkatërroi bregdetin.

Sipas banorëve, tërmeti me magnitudë 6.5 në Nëntor të vitit 2015, shkatërroi të gjithë plazhet, nga Katsiki e deri te Egremni. Për të siguruar turistët, qeveria nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të mbyllë disa nga plazhet fantastike. Për rrjedhojë, numri i turistëve ka rënë çdo vit, duke sjellë rënien e bizneseve në këto zona.

The post Në rrezik plazhet e detit Jon – Rrëshqitja e shkëmbinjve rrezikon turistët, mbyllet “Navagio” appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë https://55news.al/aktualitet/vrasja-e-biznesmenit-mund-te-ishte-kthyer-ne-nje-masaker-te-vertete/ Mon, 03 Sep 2018 13:02:55 +0000 https://new.55news.al/?p=46291 Vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër ishte një ngjarje shumë e rëndë për qytetin por edhe për të gjithë vendin. Mafia dhe krimi tashmë kanë marrë në dorë rendin në vend. Por vrasja e Ferracakut mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë.  Jo vetëm për faktin se bashkë me 30 vjeçarin kanë […]

The post Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër ishte një ngjarje shumë e rëndë për qytetin por edhe për të gjithë vendin.

Mafia dhe krimi tashmë kanë marrë në dorë rendin në vend. Por vrasja e Ferracakut mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë.  Jo vetëm për faktin se bashkë me 30 vjeçarin kanë qenë edhe 5-6 persona të tjerë me kuaj por edhe për një arsye tjetër edhe më të fortë.

Bëhet me dije se Jo shumë larg nga vendi ku ndodhi vrasja në zonën e Livadheve kanë qëlluar një grup turistësh të cilët kanë qenë aty për qejfin e tyre. Një grup shtetasish nga Kosova kanë lundruar në liqenin e Shkodrës dhe më pas disa prej tyre jo shumë larg nga vendi ku ndodhi vrasja kanë bërë hipizëm me kuaj duke qenë se ishte pjesë e guidës turistike që kishin zgjedhur.

Sipas burimeve turistët nuk kanë qenë më shumë se afro 500-600 metra larg nga vendi ku mbeti i vrarë shtetasi Arjan Ferracaku. Në këtë mënyrë grupi prej rreth 15 turistëve kosovar shumë thjeshtë ka rrezikuar që ndonjëri prej tyre të marrë ndonjë plumb duke qenë se autori ka qëlluar në vijë të drejtë me një sasi të konsiderueshme plumbash. Një plumb i armës kallashnikov shkon deri në 3 kilometër ndërsa aftësia shpuese është deri në 1.5 kilometër. Përveç rrezikut ndaj turistëve në këtë ngjarje ata sipas burimeve të organit të akuzës kanë dëgjuar totalisht edhe krismat e armës në momentin kur autori ka qëlluar.

Sapo kanë dëgjuar të shtënat shtetasit kosovar janë alarmuar ndërsa janë gjendur në befasi nga frika se ndonjë plumb mund të përshkojë ndonjërin prej tyre.

The post Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë appeared first on 55 News.

]]>
Maqedonia po na “merr” turistët nordikë që kanë rezervuar në Golem https://55news.al/aktualitet/maqedonia-po-na-merr-turistet-nordike-qe-kane-rezervuar-ne-golem/ Sun, 29 Jul 2018 11:35:54 +0000 https://new.55news.al/?p=38734 Flet Rrahman Kasa, menaxher i agjencisë “Happy Tours” Ne organizohemi dhe i çojmë në Ohër një ditë, por aty gjithçka është e mirorganizuar, ka një itinerar të përcaktuar saktë, ka një rreth turistik që funksionon dhe vë gjithçka në funksion të kënaqësisë së turistit, gjithçka është në shërbim të tij. Diferenca mes tyre dhe nesh […]

The post Maqedonia po na “merr” turistët nordikë që kanë rezervuar në Golem appeared first on 55 News.

]]>
Flet Rrahman Kasa, menaxher i agjencisë “Happy Tours”

Ne organizohemi dhe i çojmë në Ohër një ditë, por aty gjithçka është e mirorganizuar, ka një itinerar të përcaktuar saktë, ka një rreth turistik që funksionon dhe vë gjithçka në funksion të kënaqësisë së turistit, gjithçka është në shërbim të tij. Diferenca mes tyre dhe nesh është si dita me natën. Ata kanë ruajtur pasuritë kulturore, kanë përmirësuar çdo aspekt që lidhet me turizmin, duke synuar që të marrin më të mirën prej tij.

Infrastruktura, ashtu siç pritej, është rezerva më e madhe që kanë turistët e huaj kryesisht nordikë, të vendosur në hotelet pranë Golemit. Mungesa e sinjalisitkës, parkimet dysh të bëra keq dhe trotuaret e papërfunduara komentohen si një rrezik potencial aksidenti nga turistët, që janë të detyruar të tërheqin valixhet për më shumë se 200 metra mbi zhavorr e gurë apo në rrugën për makinat.

Lidhur me kushtet në hotele dhe ushqimin, përshtypjet e tyre kanë qenë pozitive. Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në tërheqjen e vëmendjes së turistëve të huaj, fqinjët ia kanë dalë sërish të fitojnë garën në disa raste. Maqedonia, për shembull, me paketën e Ohrit, është sot oferta më e kërkuar ndër disa opsione të tjera që ofrohen, si aktivitete ekstra nga tur-operatorët. Rrahman Kasa, menaxher i “Happy Tours”, thotë për “Monitor” se Ohri është sot paketa më e shitur dhe më pas vjen Vlora e Tirana me Krujën. Sipas tij, shkak për këtë është organizmi i mirë që kanë fqinjët tanë lidhur me turizmin.

Turistët e parë nordikë erdhën në maj dhe tashmë jemi në muajin e tretë kur këta turistë po vizitojnë Shqipërinë javë pas jave sipas rezervimeve. Si kanë qenë përshtypjet e para që keni marrë?

Përshtypjet, në përgjithësi, kanë qenë të mira. Ne këtë e kemi bërë të ditur edhe gjatë takimeve që kemi pasur me pjesën e vendorëve apo përfaqësuesve të institucioneve të tjera. Gjithsesi, qëndrimi i turistëve ndahet në dy. Sa u përket hoteleve, ata kanë pasur përshtypje të mira dhe e kanë shprehur, rezerva kanë për pjesën jashtë hotelit që lidhet me infrastrukturën, sidomos për trotuaret. Të paktën te pjesa e Golemit, ku po qëndrojnë turistët e huaj me rezervime, trotuaret janë të pakalueshme, gjen inerte zhavorr dhe, në shumë raste, të duhet të dalësh në rrugën e makinave që të kalosh.

Një pjesë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e trotuareve, pasi kjo mund të ketë pasoja, ndihen të rrezikuar nga makinat dhe nga mënyra sesi drejtohen mjetet në këto rrugë. Sigurisht që në Golem janë bërë disa punime dhe rruga u shtua, por nuk është vendosur ende sinjalistika, pra mungojnë tabelat. Makinat private futen në të dyja krahët dhe parkohen keq, duke na sjellë probleme me futjen e autobusëve për në hotele. Si pasojë e kësaj, turistët detyrohen që të zbresin që në krye të rrugës dhe të tërheqin zvarrë valixhe me pesha të konsiderueshme për rreth 200 apo më shumë metra deri në hotel.

Kjo është një pikë që turistët e huaj nuk e kuptojnë, pasi supozohet që kur nisesh me pushime, kjo nuk është diçka që duhet të të sjellë shqetësim, pasi duhet të jenë të gjithë kushtet dhe komoditetet. Infrastruktura dhe mungesa e dëshirës për të rregulluar këtë situatë ka pasojat e veta, që shfaqet në këto lloj episodesh që sigurisht nuk lënë shije të mirë te turistët. I kam kërkuar kryetarit të Bashkisë së Kavajës që, të paktën, të vendoset sinjalistika, por deri më tani, nuk është bërë asgjë.

Si ka vazhduar ardhja e turistëve, sa avionë charter po vijnë çdo javë?

Sipas programimit dhe rezervimeve të bëra më herët po vijon ardhja normale e turistëve nordikë. Që nga maji, çdo javë vijnë 5 avionë charter, që do të thotë përafërsisht diku te 900 turistë të rinj, të vendosur në hotelet me të cilët janë lidhur kontratat përgjatë Golemit. Situata, deri më tani, duket pozitive, nuk kanë pasur ankesa.

Po për ushqimin, se vitin e kaluar pati disa rezerva për këtë pjesë?

Turistët nordikë kanë ardhur me paketa që përfshijnë vetëm pjesën e mëngjesit dhe përgjithësisht përshtypjet për këtë paketë kanë qenë pozitive. Për vaktet e tjera, kanë parapëlqyer të dalin të eksplorojnë variante të reja jashtë hotelit, në restorante të ndryshëm. Një pjesë kanë zgjedhur edhe restorantin e hotelit por, në përgjithësi, i kanë alternuar.

Po aktivitete jashtë hotelit, keni organizuar? Çfarë paketash u keni ofruar ose cilët kanë qenë destinacionet e tjera që kanë vizituar?

Sigurisht që ne u kemi ofruar paketat tona lidhur me aktivitetet jashtë hotelit. Janë një ndërthurje mes vizitave në destinacione të trashëgimisë kulturore dhe pak turizëm aventure. Konkretisht, në bazë të preferencave kanë vizituar Beratin, Krujën, Tiranën. Këto destinacione u janë dukur interesante dhe kanë pasur përshtypje pozitive, por problematika që kemi në Shqipëri është mungesa e organizimit në këto atraksione, pra që të përfitojnë edhe ato maksimalisht nga turizmi. Te pjesa e aktiviteteve të tjera kemi organizuar Jeep Safari (udhëtime me makina të larta) kjo kryesisht në dy guida. E para nga Mali me Gropa deri në Shëngjergj, duke përfshirë edhe Ujëvarën e Shëngjergjit, si pjesë të saj dhe nga Kepin e Rodonit deri në Ishëm.

Çfarë blejnë zakonisht turistët nordikë në vizitat që bëni nëpër qytetet kryesore?

Sigurisht, preferencat variojnë nga individi në individ dhe nga qyteti në qytet por, kryesisht, blejnë pije të ndryshme, verë dhe konjak në Kantinën e Skënderbeut, në Durrës, dhe në Kantinën e Luanit në Berat. Pazari i Krujës është pikë tjetër e rëndësishme dhe mund të them se aty blihet më shumë, sepse dhe variacioni i punimeve që ofrohet është më i madh.

Po në Jug të Shqipërisë, a i keni shëtitur, cila është paketa më e shitur që keni ju?

I kemi çuar edhe në Vlorë, duke iu bërë një shëtitje me anije në Karaburun e Sazan. Sigurisht që ju ka pëlqyer, por rruga është relativisht e lodhshme. Zakonisht kemi zgjedhur që turi të përfshijë darkën në Karaburun, plazhin aty dhe vizitën në ishullin e Sazanit. Vlora është paketa jonë e dytë më e shitur, kurse e para është Ohri në Maqedoni.

Ne organizohemi dhe i çojmë në Ohër një ditë, por aty gjithçka është e mirorganizuar, ka një itinerar të përcaktuar saktë, ka një rreth turistik që funksionon dhe vë gjithçka në funksion të kënaqësisë së turistit, gjithçka është në shërbim të tij. Diferenca mes tyre dhe nesh është si dita me natën. Ata kanë ruajtur pasuritë kulturore, kanë përmirësuar çdo aspekt që lidhet me turizmin, duke synuar që të marrin më të mirën prej tij.

Pas Ohrit dhe Vlorës, si renditen paketat nga më e përzgjedhura tek ajo më pak e tillë?

Tirana dhe Kruja janë të tretat, pasi janë pak a shumë njëlloj, kurse më pak e shitur, është paketa e Beratit.

Po si kosto, si rezultojnë këto paketa, ku luhaten?

Paketat nisin nga 25 në 50 euro dhe përfshijnë guidën, udhëtimin, drekën. Blerjet e tjera pastaj jashtë kësaj paguhen nga vetë turistët.

Rrahman-Kasa-840.jpg

 

The post Maqedonia po na “merr” turistët nordikë që kanë rezervuar në Golem appeared first on 55 News.

]]>
Parisi rreth 5 mijë oficerë policie për të mbrojtur turistët këtë verë https://55news.al/globi/parisi-rreth-5-mije-oficere-policie-per-te-mbrojtur-turistet-kete-vere/ Mon, 09 Jul 2018 15:06:37 +0000 https://new.55news.al/?p=33355 Ashtu si në të gjitha qytetet, por në veçanti në Paris do të vihen në dispozicion rreth 5.000 oficerë policie për të mbrojtur turistët, si pasojë e sulmeve terroriste që preku këtë vend gjatë viteve të fundit. Sakaq, forcat policore të Parisit njoftuan se do të vendosë në dispozicion çdo ditë 5.000 policë për të […]

The post Parisi rreth 5 mijë oficerë policie për të mbrojtur turistët këtë verë appeared first on 55 News.

]]>
Ashtu si në të gjitha qytetet, por në veçanti në Paris do të vihen në dispozicion rreth 5.000 oficerë policie për të mbrojtur turistët, si pasojë e sulmeve terroriste që preku këtë vend gjatë viteve të fundit. Sakaq, forcat policore të Parisit njoftuan se do të vendosë në dispozicion çdo ditë 5.000 policë për të mbrojtur turistët në shtatë zonat më të vizituara rreth qytetit.

Vizitorët e muzeut të Louvre, kullës Eiffel, Champs-Elysées, lagjies Latine, Pallatit të Operas, Montmartre dhe qendra e transportit Châtelet do të shohë një rritje për sa i përket prezencës së policisë këtë verë. Zyrtarët e policisë dhe studentët francezë të gjuhëve të huaja do të patrullojnë rrugët, duke u ofruar ndihmë turistëve.

“Nëntëdhjetë përqind e vjedhësve që turistët vuajnë janë grabitësit e çantave ose tregtarët e rrugëve, kambistët ose njerëz me peticione të rreme”, tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Paris. Që kur forca e mbrojtjes turistike filloi më 11 qershor, oficerët kanë arrestuar 24 persona për mashtrime në rrugë si peticione të rreme dhe 333 njerëz për shitje të paligjshme në rrugë.

Vjedhësit, kryesisht janë më të përhapur në metro. Udhëtarët që planifikojnë një udhëtim veror duhet të lexojnë udhërrëfyesin e dedikuar të Ambasadës së SHBA –së për të shmangur mashtrimet në Paris si dhe për të mësuar teknikat e zakonshme që mund të përdoren.

The post Parisi rreth 5 mijë oficerë policie për të mbrojtur turistët këtë verë appeared first on 55 News.

]]>
Dynden turistët, nuk ka shtretër. INSTAT: Për 4.6 milionë turistë, vetëm 41 mijë shtretër https://55news.al/aktualitet/dynden-turistet-nuk-ka-shtreter-instat-per-4-6-milione-turiste-vetem-41-mije-shtreter/ Fri, 01 Jun 2018 12:46:44 +0000 https://new.55news.al/?p=21706 Statistikat zyrtare tregojnë se një numër gjithmonë e më i madh turistësh që vizitojnë Shqipërinë. Por vendi ynë nuk ka kapacitete për t’i akomoduar. Instituti i Statistikave të Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë hartoi për herë të parë një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri. Sipas të dhënave, gjithsej […]

The post Dynden turistët, nuk ka shtretër. INSTAT: Për 4.6 milionë turistë, vetëm 41 mijë shtretër appeared first on 55 News.

]]>
Statistikat zyrtare tregojnë se një numër gjithmonë e më i madh turistësh që vizitojnë Shqipërinë. Por vendi ynë nuk ka kapacitete për t’i akomoduar. Instituti i Statistikave të Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë hartoi për herë të parë një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri.

Sipas të dhënave, gjithsej në Shqipëri kanë hyrë gjatë vitit 2017 rreth 5.1 milionë turistë, nga të cilët 4.6 milionë kanë qenë me vizitorë me netë qëndrimi dhe pjesa tjetër, vizitorë ditorë. Kundrejt vitit 2016, numri i turistëve u rrit me rreth 400 mijë.

Ndërkaq statistikat tregojnë se kemi probleme me njësitë akomoduese. Sipas INSTAT-it, në vitin 2016, në gjithë vendin funksionuan 1.242 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra). Numri gjithsej i dhomave në këto struktura ishte 17.692 dhe shtretërit ishin 41.376 mijë.

Me këto shifra, numri i njësive akomoduese konsiderohet i ulët edhe po të shtosh njësitë akomoduese infomale. E thënë ndryshe, dhomat që jepen me qera gjatë verës dhe nuk deklarohen për të mos paguar taksa.

Gjatë viteve 2013-2016, numri gjithsej i strukturave akomoduese (që funksiononin gjatë periudhës) u rrit mesatarisht me 20.3 % dhe numri i shtretërve në to u rrit me 13.3 %. Qeveria shqiptare u ka bërë thirrje turistëve të huaj që të vizitojnë Shqipërinë si një atraksion turistik, por duket se nuk ka llogaritur kapacitetet pritëse të vendit tonë, të cilat po rezultojnë dukshëm më të ulëta se fluksi i turistëve që po hyjnë në vend.

Karakteristikat e turistëve të huaj në Shqipëri/Hyrjet e shtetasve të huaj në periudhën 2013-2017 janë rritur mesatarisht 12.0 %,  ndërsa shpenzimet e turistëve të huaj (jo – rezidentët) në vendin tonë janë rritur mesatarisht 8.5 % për të njëjtën periudhe. Mbi 70% e turistëve që hyjnë në Shqipëri janë nga rajoni. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, hyrjet nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 92,4 % dhe janë rritur mesatarisht me 12.3 % gjatë periudhës 2013-2017. Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga: Kosova (34 %), Maqedonia (13 %), Greqia (10 %), Mali i Zi dhe Italia (7 % secili).

Në periudhën 2013-2017, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj.) janë rritur mesatarisht 13.0 %. Ndërsa numri i vizitorëve ditorë, për harkun kohor 2013-2017 është 1.3 milion, duke u rritur mesatarisht 39.0 %.

Karakteristikat e turistëve shqiptarë jashtë vendit

I konsiderueshëm është edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendin në 5 vitet e fundit. INSTAT-i konstaton se në periudhën 2013-2017, 22.6 milion shtetas shqiptarë (rezidentë) kanë dalë jashtë vendit.

“Në periudhën 2013-2017 daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur mesatarisht 7.2 %, ndërsa shpenzimet e shtetasve shqipatarë (rezidentë) jashtë vendit janë rritur mesatarisht 2.2 %”, vlerëson INSTAT-i.

Në këto udhëtime ata kanë shpenzuar 854.5 milionë lekë. Shpenzimet e rezidentëve për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe mesatarisht 75.9 % dhe shpenzimet për udhëzime biznesi dhe profesionale 24.1 % të shpenzimeve gjithsej.

Rëndësia e turizmit në ekonomi

Instituti i Statistikave vlerëson se në periudhën 2013-2017, pesha specifike mesatare e shpenzimeve të turistëve të huaj (jo -rezidentë) në vendin tonë, ndaj totalit të PBB-së është 13.3 %, ndërsa pesha specifike mesatare e shpenzimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit tonë ndaj totalit të PBB është mesatarish 11.2 %.

The post Dynden turistët, nuk ka shtretër. INSTAT: Për 4.6 milionë turistë, vetëm 41 mijë shtretër appeared first on 55 News.

]]>