turne Archives - 55 News https://55news.al/tag/turne/ Mon, 10 Jun 2019 09:42:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png turne Archives - 55 News https://55news.al/tag/turne/ 32 32 Lopez nis turneun për 50-vjetorin e lindjes, ngjitet në skenë me vajzën https://55news.al/show-biz/lopez-nis-turneun-per-50-vjetorin-e-lindjes-ngjitet-ne-skene-me-vajzen/ Mon, 10 Jun 2019 09:42:56 +0000 https://new.55news.al/?p=103995 Jennifer Lopez nisi turneu “It’s My Party: The Live Celebration” në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në “The Forum” në Los Angeles mbrëmjen e së premtes. Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme. Nënë e bijë kënduan një duet në skenë […]

The post Lopez nis turneun për 50-vjetorin e lindjes, ngjitet në skenë me vajzën appeared first on 55 News.

]]>

Jennifer Lopez nisi turneu “It’s My Party: The Live Celebration” në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në “The Forum” në Los Angeles mbrëmjen e së premtes.

Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.

Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.

Lopez dhe Emme performuan këngën “Limitless” nga filmi i saj “Second Act” ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.

Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në rrjetet sociale.

Megjithatë aftësitë vokale të Emmes nuk ishin befasi. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar “If I Ain’t Got You” të Alicia Keys.

The post Lopez nis turneun për 50-vjetorin e lindjes, ngjitet në skenë me vajzën appeared first on 55 News.

]]>
Spice Girls turne, e konfirmon Mel B https://55news.al/show-biz/spice-girls-turne-e-konfirmon-mel-b/ Wed, 09 May 2018 16:03:27 +0000 https://new.55news.al/?p=13978 Mel B ka qenë e vetmja që ka folur deri tani për të ardhmen e “Spice Girls” dhe e bëri sërish. E ftuar në një emision televiziv, pa u ulur mirë akoma, u pyet nëse vajzat do të bashkohen. “Scary Spice” deklaroi: “Po punojmë për të kuptuar se ku jemi. Mund të them vetëm se […]

The post Spice Girls turne, e konfirmon Mel B appeared first on 55 News.

]]>
Mel B ka qenë e vetmja që ka folur deri tani për të ardhmen e “Spice Girls” dhe e bëri sërish. E ftuar në një emision televiziv, pa u ulur mirë akoma, u pyet nëse vajzat do të bashkohen. “Scary Spice” deklaroi: “Po punojmë për të kuptuar se ku jemi. Mund të them vetëm se të pesta kemi firmosur me menaxherin Simon Fuller dhe do të jetë diçka emocionuese”.
Mel B shtoi: “Nuk mund të shkojmë në turne menjëherë, por ndoshta së shpejti”. Dhe rrëfimi nuk mbaron këtu. Kur u pyet nëse do të ketë muzikë të re, Mel tha: “Do të ketë, pak të gjitha”. Mel sqaroi edhe zërat për një ndarje mes grupit, duke thënë se vajzat janë si motra dhe asnjëherë nuk janë ndarë.

The post Spice Girls turne, e konfirmon Mel B appeared first on 55 News.

]]>