turqi Archives - 55 News https://55news.al/tag/turqi/ Tue, 14 Jul 2020 09:23:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png turqi Archives - 55 News https://55news.al/tag/turqi/ 32 32 Nga Teatri Kombëtar i Tiranës tek Shën Sofia e Stambollit https://55news.al/politike/nga-teatri-kombetar-i-tiranes-tek-shen-sofia-e-stambollit/ Tue, 14 Jul 2020 09:23:05 +0000 https://new.55news.al/?p=167829 Nga Genc PolloNë prill 2009, asokohe zëvendëskryeministër, i prija delegacionit shtetëror shqiptar në të dytin Forum Global të Aleancës së Civilizimive që mbahej në Stamboll. Kjo aleancë, që ndërkohë kishte marrë status zyrtar nga OKB-ja, ishte një iniciativë e kryeministrit turk Erdogan dhe e atij spanjoll Zapatero në vitin 2005 e synonte tolerancë, mirëkuptim e […]

The post Nga Teatri Kombëtar i Tiranës tek Shën Sofia e Stambollit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Genc Pollo
Në prill 2009, asokohe zëvendëskryeministër, i prija delegacionit shtetëror shqiptar në të dytin Forum Global të Aleancës së Civilizimive që mbahej në Stamboll. Kjo aleancë, që ndërkohë kishte marrë status zyrtar nga OKB-ja, ishte një iniciativë e kryeministrit turk Erdogan dhe e atij spanjoll Zapatero në vitin 2005 e synonte tolerancë, mirëkuptim e bashkëjetesë jo thjesht paqësore por mundësisht miqësore midis qytetërimeve, traditave kulturore e fetare të botës.

Propozimi i saj vetëm katër vjet pas sulmit mbi Kullat Binjake në New York, profili i dy kryeministrave si dhe elemente të tjera e bënin të qartë se në fokus ishte në radhë të parë raporti midis Europës e Perëndimit në njërën anë dhe shteteve me popullsi myslimane në anën tjetër. Çdo shtet pjesëmarrës do të adoptonte një plan kombëtar për të nxitur tolerancën, mirëkuptimin e bashkëjetesën miqësore.

Pas një viti e në vijim të kësaj fryme, me Stambollin si Kryeqytet Europian i Kulturës për vitin 2010, kryeministri Erdogan deklaronte: “Ky është një qytet europian, me zemrën, kulturën, e qytetërimin e tij, me njerëzit e tij, me të shkuarën e të ardhmen e tij ka shikuar gjithmonë drejt Europës. Stambolli ka formësuar kulturën europiane dhe është formësuar prej saj”. 10 vite më vonë, po në Turqi, Këshilli i Shtetit anullon një dekret të Ataturkut që Shën Sofinë, kishën më të madhe e më të famshme të Konstandinopjës, të kthyer në xhami pas pushtimit osman në v. 1453 e shndërronte në një muze të hapur për tërë. Po atë ditë Presidenti Erdogan me një dekret të posaçëm ngarkon Dianetin, komitetin për çeshtjet fetare me rikthimin e Shën Sofisë në xhami si dhe personalisht njofton ditën kur në të do të falet namazi i xhumasë. Më tej akoma në versionin arabisht të deklaratës zoti Erdogan shtoi një paragraf që mungonte në atë anglisht ku shpallej se hapi tjetër çlirimtar do të ishte për xhaminë Al Aksa në Jeruzalem. Kjo e fundit është nën kontrollin e Izraelit dhe menaxhimin e Jordanisë.

Prej asaj dite debatohet nëse sekularizmi ataturkas i shekullit 20 ka më vend në Turqinë fetariste të shekullit të ri, nëse statusi muze a mos ishte profanim për të dyja besimet dhe a mund të kishte përdorim dual të godinës së kultit. Gjithashtu ngrihet pyetja nëse besimtarëve myslimanë në Turqi u nevojitej me doemos një xhami tjetër kur ekzistueset janë të panumërta si dhe vihet në dukje se edhe të krishterët të paktë në numër kanë shumë kisha funksionale në dispozicion. Por këto janë çështje për një shënim tjetër. Ajo që rëndon sot është se kthimi i Shën Sofisë në xhami u dënua e kritikua nga pothuaj të gjitha instacat në Europë, Perëndim e më gjerë përfshi edhe nga përfaqësues turq e myslimanë, të cilët besojnë sinqerisht në tolerancën, mirëkuptimin e bashkëjetesën miqësore mes feve e kulturave.

Sovraniteti kombëtar e ligji ndërkombëtar

Shën Sofia e Stambollit dhe Teatri Kombëtar i Tiranës dallojnë shumë për nga pesha historike e forca simbolike. E para është botërisht e famshme prej një mijëvjeçari e gjysmë ndërsa CV e plotë e teatrit tonë, që nga themelimi i tij në 1938 si Rrethi Skanderbeg e këtej, për shumë vetë, përfshi autorin e këtyre radhëve, u bë e njohur gjatë debatit për të në dy vitet e fundit.

Ajo që i bën të ngjasojnë është justifikimi i qeverive kundrejt kritikës ndërkombëtare: “Është çështje e brendshme; është domen i sovraniteti kombëtar!” Ndërkohë që në të dyja rastet kemi të bëjmë me veprime që kanë efekte përtej kufijve të shtetit dhe që cenojnë interesa jomateriale europiane e botërore. Kjo është e dukshme në rastin e Kishës së Stambollit si dhe u formulua qartë për Teatrin e Tiranës nga kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian muajin e shkuar kur foli për “shkatërrim të trashëgimisë kulturore europiane”. Në të dyja rastet qeveritë refuzuan dialogun me grupet e interesit, “stakeholders legjitimë” të brendshëm apo të jashtëm. Përtej këtij refuzimi edhe më e shqetësuese është shkelja e rregullave e impenjimeve ndërkombëtare. Në vitin 1985 me kërkesë të qeverisë turke Shën Sofia u përfshi nga UNESCO në Sitet e Trashëgimisë Kulturore.

Ky status e bën të detyrueshëm që çdo ndryshim fizik apo ligjor i sitit mund të ndodhë pas konsultimit apo edhe aprovimit ndërkombëtar. Po kështu kompleksi i Teatrit Kombëtar u përfshi sivjet në shtatë sitet kulturore më të rrezikuara të Europës nga organizata Europa Nostra, partnerja e parë e Komisionit Europian në këtë lëmë. Kjo e fundit, pas komunikimeve me qeverinë e me nxitjen e Komisionit Europian kishte siguruar nga Instituti i Bankës Europiane të Investimeve edhe fondet për projektin e restaurimit. Por as në Tiranë e as në Stamboll nuk morën mundimin të ndiqnin rregullat ndërkombëtare e të vetëpranuara.

P.S Edhe një rresht për dallimet midis kishës e teatrit: motivet e qeveritarëve turq duket se janë politiko-elektorale; ato të qeveritarëve të Tiranës janë ekspozuar si kryekëput korruptive. Në Stamboll u veprua me letra, procedura e deklarata por jo me dhunë fizike. Në Tiranë qeveria sulmoi që pagdhirë me polici e buldozerë aktivistët e ndërtesën historike ngjashëm me talebanët që shkatërruan statujat e Budës në Bamyan, Afganistan.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
14 korrik 2020

The post Nga Teatri Kombëtar i Tiranës tek Shën Sofia e Stambollit appeared first on 55 News.

]]>
Kriza me refugjatët, Turqia kërcënon: Nuk keni parë gjë akoma, është vetëm fillimi. SHBA rreshtohet krah Greqisë dhe BE https://55news.al/globi/kriza-me-refugjatet-turqia-kercenon-nuk-keni-pare-gje-akoma-eshte-vetem-fillimi-shba-rreshtohet-krah-greqise-dhe-be/ Sat, 07 Mar 2020 17:37:39 +0000 https://new.55news.al/?p=148950 Duket se kriza e refugjatëve në kufirin greko- turk do të vijojë dhe zgjidhja duket ende shumë larg. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka kërcënuar sot duke thënë se deri tani 143 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin dhe ky është vetëm fillimi Soylu akuzoi Greqinë se me metoda ç’njerëzore po dëbonte dhe dhunonte refugjatët por ishin […]

The post Kriza me refugjatët, Turqia kërcënon: Nuk keni parë gjë akoma, është vetëm fillimi. SHBA rreshtohet krah Greqisë dhe BE appeared first on 55 News.

]]>
Duket se kriza e refugjatëve në kufirin greko- turk do të vijojë dhe zgjidhja duket ende shumë larg. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka kërcënuar sot duke thënë se deri tani 143 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin dhe ky është vetëm fillimi

Soylu akuzoi Greqinë se me metoda ç’njerëzore po dëbonte dhe dhunonte refugjatët por ishin autoritetet turke që e ndalën diçka të tillë. Por nga ana tjetër SHBA me qëndrim zyrtar ka mbajtur anën e Greqisë dhe Bashkimit Europian.

Zëvendës asistenti i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer ka thënë se SHBA mbështet Greqinë sa i përket kësaj krize.

”Greqia ka mbështetjen tonë në çfarëdo që po bën, në Evros dhe në detin Egje për të garantuar sigurinë e kufijve të saj. Jam i  impresionuar nga profesionalizmi i shërbimit të sigurimit grek përgjatë kufirit, mënyrën si po e përballojnë dhe rrugën që kanë zgjedhur për t’u përballur me rreziqet”- tha Palmer.

The post Kriza me refugjatët, Turqia kërcënon: Nuk keni parë gjë akoma, është vetëm fillimi. SHBA rreshtohet krah Greqisë dhe BE appeared first on 55 News.

]]>
Kriza e refugjatëve në Greqi- Turqi, Presidenti i Këshillit Europian: Të mbrohen kufijtë, e rëndësishme për të ardhmen e Europës https://55news.al/globi/kriza-e-refugjateve-ne-greqi-turqi-presidenti-i-keshillit-europian-te-mbrohen-kufijte-e-rendesishme-per-te-ardhmen-e-europes/ Tue, 03 Mar 2020 14:44:07 +0000 https://new.55news.al/?p=148286 Konferencë për shtyp kanë dhënë liderët e BE, kryeministri kroat dhe kryeministri grek pas turit në kufirin tokësor Greqi-Turqi sot në mesditë Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka theksuar se kufiri grek është europian, mbrojtja është çështje themelore dhe rëndësi të lartë për të ardhmen  e Europës, ndërsa ka garantuar se BE vijon të […]

The post Kriza e refugjatëve në Greqi- Turqi, Presidenti i Këshillit Europian: Të mbrohen kufijtë, e rëndësishme për të ardhmen e Europës appeared first on 55 News.

]]>
Konferencë për shtyp kanë dhënë liderët e BE, kryeministri kroat dhe kryeministri grek pas turit në kufirin tokësor Greqi-Turqi sot në mesditë

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka theksuar se kufiri grek është europian, mbrojtja është çështje themelore dhe rëndësi të lartë për të ardhmen  e Europës, ndërsa ka garantuar se BE vijon të respektojë e mbështesë marrëveshjen me Turqinë për krizën e refugjatëve, pavarësisht qëndrimit të ditëve të fundit të presidentit turk Erdogan.

Mbështetje dhe solidaritet Greqisë për mbrojtjen e kufijve, duke respektuar ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor, ka theksuar Charles Michel. Presidente e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka bërë të ditur se BE pranon kërkesën për mbrojtje politike të vendit, ndërsa mbështesin mbrojtjen e kufijve të Europës në Greqi me kontribut 700 milionë euro, nga të cilat do depozitohen urgjentisht 350 milionë euro.

Kryetari i Parlamentit Europian David Sassoli ka kërkuar zbatimin e politikave të reja novatore për trajtimin  e krizës së refugjatëve, duke theksuar se deri tani vendet e BE-së nuk kanë kërkuar reforma të Dublini II as kanë reaguar me vizion por kanë parë vetëm interesin e ngushtë të secilit. Tone të njëjta ndaj Turqisë për të mos theksuar më tej krizën humanitare, që ka arritur në nivelet e 2015 ka mbajtur dhe kryeministri kroat, Andrei Plenkovic.

Kryeministri grek ka bërë thirrje për solidarizim e mbështetje urgjente në politika rezultative për përballimin  e gjithë çështjes së refugjatëve, duke shprehur dhe pakënaqësi për indiferentizmin europian që zgjati ndjeshëm. Ndërkaq, në kufirin detat bëhet e ditur se sot në ishullin Lesbos arrin një anije ushtarake ku do të strehohen refugjatët  e arritur në ishuj pas 1 Marsit, për të ulur tensionet në kampin e mbipopulluar të Morias.

 

The post Kriza e refugjatëve në Greqi- Turqi, Presidenti i Këshillit Europian: Të mbrohen kufijtë, e rëndësishme për të ardhmen e Europës appeared first on 55 News.

]]>
Turqia merr vendimin, hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE https://55news.al/globi/turqia-merr-vendimin-hap-kufijte-per-refugjatet-qe-duan-te-hyne-ne-be/ Fri, 28 Feb 2020 14:03:18 +0000 https://new.55news.al/?p=147490 Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri.Të enjten, 33 ushtarë turq u vranë nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia “Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë, që të mos i ndalojmë refugjatët […]

The post Turqia merr vendimin, hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE appeared first on 55 News.

]]>
Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri.
Të enjten, 33 ushtarë turq u vranë nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia

“Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë, që të mos i ndalojmë refugjatët sirianë nga shkuarja në Evropë, qoftë përmes tokës ose detit”, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Të gjithë refugjatët, përfshirë sirianët, mund të kalojnë në Bashkimin Evropian”, tha zyrtari turk në kushte anonimiteti.

Reuters raporton se, brenda orësh, kolona migrantësh janë nisur drejt kufijve evropianë.
“Kemi dëgjuar për (hapje të kufijve) në televizion”, tha Sahin Nebizade, migrante afgane

Greqia dhe Bullgaria thanë se i kanë forcuar kontrollet në kufij menjëherë.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se perspektiva e një krize të re migrantësh paraqet një kërcënim të madh në kohën kur vendet evropiane janë duke luftuar me përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Megjithatë, BE-ja dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë thanë se raportet për çdo ndryshim të gjendjes në kufij janë ende jozyrtare dhe se Ankaraja nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Turqia, në vitin 2016, ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të penguar rrjedhën e migrantëve – të ikur kryesisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme – në vendet e BE-së.

Një vit më herët, më 2015, Evropa është përballur me krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi mbi një milion sish kanë hyrë në kontinent.

The post Turqia merr vendimin, hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE appeared first on 55 News.

]]>
Greqia në alarm: Pritet mbyllja e kufirit tokësor me Turqinë https://55news.al/globi/greqia-ne-alarm-pritet-mbyllja-e-kufirit-tokesor-me-turqine/ Fri, 28 Feb 2020 12:20:52 +0000 https://new.55news.al/?p=147454 Mediat greke kanë njoftuar para pak minutash se disa dogana greke në kufi me Turqinë janë mbyllur sot për shkak të përqëndrimit në anën turke, të një numri të madh njerëzish (emigrantë – refugjatë) që prisnin të hynin në Greqi. Forcat greke të Policisë po përforcohen me trupa shtesë për të parandaluar hyrjen e tyre. […]

The post Greqia në alarm: Pritet mbyllja e kufirit tokësor me Turqinë appeared first on 55 News.

]]>
Mediat greke kanë njoftuar para pak minutash se disa dogana greke në kufi me Turqinë janë mbyllur sot për shkak të përqëndrimit në anën turke, të një numri të madh njerëzish (emigrantë – refugjatë) që prisnin të hynin në Greqi.

Forcat greke të Policisë po përforcohen me trupa shtesë për të parandaluar hyrjen e tyre.

Sipas burimeve, Kryeministri grek Micotaqia ka njoftuar Kancelaren gjermane Angela Merkel për atë që po ndodh.

Masa për të mbyllur kufirin shihet si një reagim i ligjshëm dhe i justifikuar ndaj vendimin që ka marrë Turqia për të hapur kufijtë e saj dhe lejuar vërshimin e refugjatëve drejt vendeve të BE-së

Në përpjekje për të siguruar gatishmërinë më të lartë të mundshme, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, Gjeneral Lejtnant Kostandinos Floros ka shkuar në pikën kufitare Evros për të mbikqyruar situatën. Me atë është edhe Ministri i Mbrojtjes Qytetare.

Nga ana tjetër, Ministri i Politikave Detare dhe Ishujve, Janis Plakiotakis, ka shkuar në Mytilene.

Zhvillimet e fundit sipas mediave greke lidhen drejtpërdrejt me situatën në Siri dhe përpjekjen e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të mbetur lojtari kryesor në Idlib, provincën në të cilën mbetën të vrarë më shumë se 33 ushtarë turq dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore të Presidentit sirian Bashar al-Assad .

The post Greqia në alarm: Pritet mbyllja e kufirit tokësor me Turqinë appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi prek zv.ministrin iranian të Shëndetësisë, Turqia karantinon 132 pasagjerë të një avioni nga Teherani https://55news.al/globi/koronavirusi-prek-zv-ministrin-iranian-te-shendetesise-turqia-karantinon-132-pasagjere-te-nje-avioni-nga-teherani/ Tue, 25 Feb 2020 12:29:40 +0000 https://new.55news.al/?p=146896 Zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit ka testuar pozitiv pas testit që ka bërë ndaj koronavirusit, ka raportuar agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ILNA. Iraj Harichi ka rezultuar i infektuar me këtë sëmundje, e cila njihet zyrtarish me termin si Covid-19, dhe është vendosur nën karantinë, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Iranit në […]

The post Koronavirusi prek zv.ministrin iranian të Shëndetësisë, Turqia karantinon 132 pasagjerë të një avioni nga Teherani appeared first on 55 News.

]]>
Zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit ka testuar pozitiv pas testit që ka bërë ndaj koronavirusit, ka raportuar agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ILNA.

Iraj Harichi ka rezultuar i infektuar me këtë sëmundje, e cila njihet zyrtarish me termin si Covid-19, dhe është vendosur nën karantinë, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Iranit në TV shtetëror.

Numri i vdekjeve nga sëmundja në Iran u rrit në 16 të martën, ndërsa i të prekurve ka shkuar në qindra.

Ndërkohë, të gjithë 132 pasagjerët dhe ekuipazhi në një aeroplan të Turkish Airlines nga Teherani duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të testohen për infeksione të mundshme në një spital në Ankara, njoftoi ministri i shëndetësisë i Turqisë.

Turqia ka mbyllur tashmë kufijtë me Iranin nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Më shumë se 80,000 njerëz janë testuar pozitivë për koronavirus në Kinë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, me numrin e vdekjeve që të hënën shkoi në 2.663.

Në Europë, përveç Italisë ku derimë tani janë shënuar 7 viktima dhe më shumë se 200 të infektuar, këtë mesditë është shënuar dhe rasti i parë me person të infektuar në Kroaci.

The post Koronavirusi prek zv.ministrin iranian të Shëndetësisë, Turqia karantinon 132 pasagjerë të një avioni nga Teherani appeared first on 55 News.

]]>
Sekuestrohen 2 ton kokainë https://55news.al/kronike/sekuestrohen-2-ton-kokaine/ Tue, 11 Feb 2020 11:11:37 +0000 https://new.55news.al/?p=144287 Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se ekipet doganore kanë shënuar një rekord të ri duke konfiskuar një sasi prej 2 ton e 70 kg lëndë narkotike gjatë një kontrolli në një maune në pikën doganore tokësore Kap?kule, transmeton Anadolu Agency (AA). ‘Kjo ishte sasia më e madhe e drogës e konfiksuar në […]

The post Sekuestrohen 2 ton kokainë appeared first on 55 News.

]]>
Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se ekipet doganore kanë shënuar një rekord të ri duke konfiskuar një sasi prej 2 ton e 70 kg lëndë narkotike gjatë një kontrolli në një maune në pikën doganore tokësore Kap?kule, transmeton Anadolu Agency (AA).

‘Kjo ishte sasia më e madhe e drogës e konfiksuar në një herë të vetme në pikat doganore të vendit tonë’, shkroi Pekcan në një postim nga llogaria e saj në Tëitter, duke shtuar se nuk do të lejojnë kalimin dhe kontrabandimin e drogës në pikat doganore.

Ministrja turke ka rikujtuar se më parë ekipet mobile doganore konfiskuan në aeroportin e Stambollit sasinë prej 1.7 ton drogë dhe se kjo ishte sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në aeroportet e Turqisë, por me konfiksimin në operacionin e fundit kanë arritur një sukses të ri dhe më të madh.

 ‘Ekipet tona mobile doganore shënuan një rekord të ri pasi gjatë një operacioni në pikën kufitare Kapikule konfiskuan 2 ton e 70 kg lëndë narkotike. Konfiskimi i 2 ton e 70 kg drogë gjatë një kontrolli në një maune është sasia më e madhe e drogës së konfiksuar në një herë të vetme në pikat doganore tokësore të vendit tonë.

Përgëzoj me gjithë zemër ekipin tonë të mbrojtjes doganore, veçanërisht Drejtorinë kundër kontrabandës dhe të inteligjencës për shërbimin doganor të qytetit Edirne të cilët me një përkushtim të madh luftojnë kundër kontrabandës’, tha Pekcan në postimin e saj.

Lidhur me sasinë e drogës së konfiksuar, ajo tha se ekipet doganore pas dyshimeve dërguan në hangarin e skanimit x-ray një maune me targa të huaja e cila vinte nga Italia për të shkuar në drejtim të Gjeorgjisë.

Në maunen e deklaruar se transportonte mallra të llojit të plehut, qentë detektorë të narkotikës reaguan ndaj disa thasëve të cilët pasi u zbritën nga mjeti u hapën dhe më pas u përcaktua sasia e 2 ton e 70 kg lëndëve narkotike brenda 213 thasëve.

Vlera e sasisë së drogës në treg llogaritet të jetë rreth 124 milionë e 220 mijë lira turke (rreth 20 milionë dollarë). Ndërkohë theksohet se drejtuesi i maunes është shtetas i huaj dhe i njëjti është ndaluar.

The post Sekuestrohen 2 ton kokainë appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO-FOTO/ Shpërthen avioni me 171 pasagjerë në Stamboll, mbi 50 të plagosur (PAMJET DRAMATIKE) https://55news.al/globi/video-foto-shperthen-avioni-me-171-pasagjere-ne-stamboll-mbi-50-te-plagosur-pamjet-dramatike/ Wed, 05 Feb 2020 18:14:29 +0000 https://new.55news.al/?p=143297 Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur mesditën e sotme në Stamboll, në Turqi. Një avion pasagjerësh i linjës “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll dhe është ndarë në tre pjesë. Sipas medias vendase, avionic ka shpëthyer. Në bordin e avionit kishte 171 pasagjerë, midis të cilëve edhe 6 […]

The post VIDEO-FOTO/ Shpërthen avioni me 171 pasagjerë në Stamboll, mbi 50 të plagosur (PAMJET DRAMATIKE) appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur mesditën e sotme në Stamboll, në Turqi. Një avion pasagjerësh i linjës “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll dhe është ndarë në tre pjesë.

Sipas medias vendase, avionic ka shpëthyer. Në bordin e avionit kishte 171 pasagjerë, midis të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk raportohen për viktima. Pegasus Airlines konfirmoi se nuk ka viktima nga aksidenti.

Sipas raportimeve ka 52 të plagosur. Dy nga të lënduarit, pjesë e ekuipazhit raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se avioni po vinte nga Izmiri.

Ministri i Transportit Turhan vuri në dukje se pas aksidentit, një numër i mjaftueshëm ambulancash u dërguan në vendngjarje dhe më shumë ambulanca do të dërgoheshin nëse do ishte e nevojshme. /BN/

 

The post VIDEO-FOTO/ Shpërthen avioni me 171 pasagjerë në Stamboll, mbi 50 të plagosur (PAMJET DRAMATIKE) appeared first on 55 News.

]]>
Popullsia e Turqisë arrin 83 milionë banorë https://55news.al/globi/popullsia-e-turqise-arrin-83-milione-banore/ Tue, 04 Feb 2020 14:21:56 +0000 https://new.55news.al/?p=142999 Popullsia e Turqisë është rritur me 1,5 milionë banorë në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë dhe tashmë është në kuotën e 83 milionë banorëve Sipas Institutit Statistikor të Turqisë (TurkStat), popullsia e Turqisë ka arritur shifrën 83 154 997 duke shënuar rritje me 151 115 banorë në baza vjetore Sipas TurkStat, norma […]

The post Popullsia e Turqisë arrin 83 milionë banorë appeared first on 55 News.

]]>
Popullsia e Turqisë është rritur me 1,5 milionë banorë në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë dhe tashmë është në kuotën e 83 milionë banorëve

Sipas Institutit Statistikor të Turqisë (TurkStat), popullsia e Turqisë ka arritur shifrën 83 154 997 duke shënuar rritje me 151 115 banorë në baza vjetore

Sipas TurkStat, norma e popullsisë nëpër qendra të qyteteve është rritur nga 92,3 % në vitin 2018 në 92,8% në vitin 2019, ndërsa ajo në fshatra ka rënë me 7,2%.

Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ishte 82 003 882.

The post Popullsia e Turqisë arrin 83 milionë banorë appeared first on 55 News.

]]>
Situata mes Turqisë dhe Greqisë e tensionua, përforcohen kontrollet në kufirin e lumit Evro https://55news.al/globi/situata-mes-turqise-dhe-greqise-e-tensionua-perforcohen-kontrollet-ne-kufirin-e-lumit-evro/ Sat, 01 Feb 2020 12:22:28 +0000 https://new.55news.al/?p=142419 Situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar. Athina po e forcon praninë ushtarake në kufirin e lumit Evro. Në këtë zonë ka kohë që gjendja po agravon. Thanasis Kamilaris është peshkatar dhe e njeh mirë deltën e Evros. Këtu lumi mes Turqisë dhe Greqisë derdhet në veri të detit Egje. Delta e lumit kufitar ka […]

The post Situata mes Turqisë dhe Greqisë e tensionua, përforcohen kontrollet në kufirin e lumit Evro appeared first on 55 News.

]]>
Situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar. Athina po e forcon praninë ushtarake në kufirin e lumit Evro. Në këtë zonë ka kohë që gjendja po agravon.

Thanasis Kamilaris është peshkatar dhe e njeh mirë deltën e Evros. Këtu lumi mes Turqisë dhe Greqisë derdhet në veri të detit Egje. Delta e lumit kufitar ka rëndësi të madhe për florën dhe faunën me një sipërfaqe prej gjithsej 200 km katrorë. Rrjeti i kanaleve, lumenjve anësorë dhe lagunave është i vështirë të kontrollohet. Edhe për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar mbështetjen e peshkatarëve të zonës, që po pajisen prej ushtrisë duke u kthyer në si të thuash “gardistë kombëtarë” dhe po marrin funksionin e rojeve të kufirit. Por gradualisht situata po ndërlikohet për Thanasis Kamilaris dhe kolegët e tij.

Atakime nga Turqia?
Vazhdimisht ndodhin konflikte mes ushtarëve turq të kufirit dhe peshkatarëve grekë. “Ata na kërcënojnë ne edhe në territorin shtetëror grek”, thotë Kamilaris: “Unë isha në lumë dhe desha të hedh rrjetat e mia të peshkimit. Më erdhën ushtarët turq nga ana tjetër. Ata menjëherë më vunë në shënjestër me armë dhe më thanë: Këtu është Turqi. Por unë isha i sigurtë që ndodhesha 100 metra larg kufirit.”

Një peshkatar tjetër ata e kanë arrestuar dhe i konfiskuan barkën, thotë kolegu Vasilis Vitsas: “Për turqit ky është biznes. Për të fituar sërish lirinë, duhet të paguash 5.000 Euro. Në rast të kundërt të mbajnë në burg për një gjysmë viti. Kolegut tonë iu desh të paguajë edhe 4.000 Euro për një avokat, që të ndiqte procesin në një gjykatë turke që t’i rikthehej mjeti i peshkimit.” Por për raste të tilla askush nuk flet, madje as në media nuk raportohet.

“E gjitha nisi që nga dita e tentativës për puç në Turqi”, kujton Kamilaris. Përpara nuk ka pasur asnjë problem. “Turqit vinin dhe peshkonin edhe ne peshkonim, çdo gjë ishte në rregull. Madje ne bisedonim me njeri-tjetrin. Me njerëzit matanë kufirit nuk kemi asnjë problem. Madje ushtarët na përshëndesnin.” Por me tensionet në politikën e brendëshme në Turqi filluan edhe tensionet në deltën e Evros.

“Ne jemi syri i ushtrisë”
Peshkatarët ndihen të lënë vetëm: “Nëse nuk do të ishim ne këtu, atëherë e gjithë kjo zonë prje kohësh do të ishte bërë turke”, mendon Vasilis Vitsas. Vetëm kur policia greke dhe ushtria patrullojnë bashkarisht, ushtarët turq të kufirit i lenë ata të qetë. Por kjo nuk mjafton, vëren Thanasis Kamilaris: “Ne peshkatarët jemi syri i ushtrisë dhe i policisë. Ne përpiqemi me çdo mënyrë që ta ruajmë zonën greke në këtë pjesë të lumit.” Peshkatarët e Evros shpresojnë tani për ndihma nga Athina.

Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i fitoi zgjedhjet e parakohshme në korrik të vitit të kaluar ndër të tjera duke premtuar, se do të rrisë masat e sigurisë në vend. Pjesë e këtij plani është edhe kufizimi i numrit të refugjatëve në kufijtë e vendit mes Greqisë dhe Turqisë.

Me patrullat e përbashkëta të policisë dhe të ushtrisë qeveria që nga dhjetori përpiqet „ta mbyllë” kufirin turko-grek dhe të ndalë numrin në rritje të refugjatëve. 400 roje kufitare do të dërgohen shtesë në Evros. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis thekson, se masat ushtarake po merren për shkak të refugjatëve. Por refugjatët vijnë që nga vitet 1990 dhe sipas të dhënave të peshkatarëve numri i tyre në deltën e Evros gjatë viteve të fundit është në rënie.

Periudhë e akullt mes Athinës dhe Ankarasë
Përforcimi i pranisë ushtarake në kufi ndodh në një kohë, kur marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë kanë rënë në një pikë të thellë krize. Grindja për gazin natyror para brigjeve të Qipros dhe veprimi i mëvetësishëm i Ankarasë me Libinë e përkeqësojnë edhe më shumë atmosferën e këtyre marrëdhënieve. Vazhdimisht në kufirin turko-grek ndodhin incidente. Disa herë në ditë aviacioni turk depërton në territorin grek. Natën e tentativës për puç tetë oficerë u arratisën nga Turqia dhe kërkuan azil në Greqi. Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan i kërkoi qeverisë greke ekstradimin e tetë oficerëve. Gjykata supreme në Athinë refuzoi, sepse në Turqi atyre nuk mund t’u garantohet një proces korrekt.

Në shkurt 2018 pati një përshkallëzim të mëtejshëm kur dy ushtarë grekë gjatë një patrullimi në afërsi të zonës kufitare Kastanies u arrestuan prej ushtarëve turq, sepse kishin kaluar një pikë të shënuar disa metra brenda kufirit në territroin turk. Mbi pesë muaj ushtarët u mbajtën në burg në Turqi në dyshimin për spiunazh, ndërsa qeveria turke bënte të qartë, se ishte e interesuar për shkëmbimin e ushtarëve me oficerët turq të arratisur në Greqi.

Shumë druajnë se mund të ketë një përshkallëzim me Turqinë, e madje eventualisht edhe ushtarakisht. Sotiris Serbos, profesor për politikën ndërkombëtare në Universitetin e Trakës mendon se përgjegjësia është kryesisht e presidenti turk Erdogan. “Nëse Ankaraja pret të ketë avantazhe prej ashpërsimit të konfliktit, atëherë ajo do ta nxisë vetë atë. Vetëdija e Erdoganit është forcuar edhe më shumë pas angazhimit turk në Siri. Presidenti turk do të luajë me kartën gjeopolitike për aq kohë, sa ai të arrijë një konsensus në politikën transatlantike. Europa duhet të kuptojë një gjë: “Ka shumë probleme dhe përçarje në Turqi, por nacionalizmi e bashkon këtë vend e po ashtu edhe ushtria.”

Serbos tensionet mes Ankarasë dhe Athinës i konsideron edhe si pasojë e një politike europiane, në të cilën nuk flitet me një zë: “Ne na duhet një Europë, që të mendojë në kategori gjeopolitke dhe Turqia duhet të integrohet si partnere. Duhet të gjenden zgjidhje, prej të cilave të përfitojnë të dyja palët. Greqia mund të luajë një rol kyç duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.” Konfliktet e brendshme europiane, në të cilat vihen në plan të parë interesat shtetërore të vendeve të veçanta, e bëjnë të pamundur një strategji të përbashkët në raport me Turqinë. “Erdogani do të preferonte një kompromis bilateral. Europa duhet ta përcaktojë në këtë drejtim agjendën dhe jo Turqia.”

The post Situata mes Turqisë dhe Greqisë e tensionua, përforcohen kontrollet në kufirin e lumit Evro appeared first on 55 News.

]]>