TVSH Archives - 55 News https://55news.al/tag/tvsh/ Thu, 16 Apr 2020 11:53:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png TVSH Archives - 55 News https://55news.al/tag/tvsh/ 32 32 Tabaku: Qeveria që s’është e qytetarëve, fal TVSH për jahtet luksoze dhe jo për bizneset https://55news.al/politike/tabaku-qeveria-qe-s-eshte-e-qytetareve-fal-tvsh-per-jahtet-luksoze-dhe-jo-per-bizneset/ Thu, 16 Apr 2020 11:53:12 +0000 https://new.55news.al/?p=156371 Jorida Tabaku, politikania e PD, ka publikuar një video denoncuese të ashpër ndaj qeverisë e cila fali pagesën e TVSH-së për jahtet luksose, por jo për bizneset që sot po rrezikojnë falimentimin. Tabaku, krahas videos, ka theksuar këtë konkluzion: “Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e […]

The post Tabaku: Qeveria që s’është e qytetarëve, fal TVSH për jahtet luksoze dhe jo për bizneset appeared first on 55 News.

]]>

Jorida Tabaku, politikania e PD, ka publikuar një video denoncuese të ashpër ndaj qeverisë e cila fali pagesën e TVSH-së për jahtet luksose, por jo për bizneset që sot po rrezikojnë falimentimin.

Tabaku, krahas videos, ka theksuar këtë konkluzion: “Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën, e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë,”ka nënvizuar Tabaku.

 

The post Tabaku: Qeveria që s’është e qytetarëve, fal TVSH për jahtet luksoze dhe jo për bizneset appeared first on 55 News.

]]>
Abuzimi me TVSH, prokuroria kërkon burg për 14 biznesmenët e arrestuar https://55news.al/aktualitet/abuzimi-me-tvsh-prokuroria-kerkon-burg-per-14-biznesmenet-e-arrestuar/ Sat, 07 Sep 2019 10:41:52 +0000 https://new.55news.al/?p=116871 Prokuroria ka kerkuar masen ‘arrest me burg’ per 14 biznesmenet e arrestuar për evazion fiskal dhe ‘arrest shtepie’ per nje prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasit; Haxhi Sala, Ilia Dimo, Vasil Korita, Shkëlqim Prodani, Besnik Pelivani, Vangjush Mbriçi, Mhill Ndreca, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ardian Bejko, Astrit Lala, Fatmir Firi, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo […]

The post Abuzimi me TVSH, prokuroria kërkon burg për 14 biznesmenët e arrestuar appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria ka kerkuar masen ‘arrest me burg’ per 14 biznesmenet e arrestuar për evazion fiskal dhe ‘arrest shtepie’ per nje prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasit; Haxhi Sala, Ilia Dimo, Vasil Korita, Shkëlqim Prodani, Besnik Pelivani, Vangjush Mbriçi, Mhill Ndreca, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ardian Bejko, Astrit Lala, Fatmir Firi, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni. Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Shkëlqim Prodani.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese,  falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan më 4 shtator me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit. Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

The post Abuzimi me TVSH, prokuroria kërkon burg për 14 biznesmenët e arrestuar appeared first on 55 News.

]]>
FMN përmbyll misionin në Tiranë: Rimbursoni TVSH në afat https://55news.al/ekonomi/fmn-permbyll-misionin-ne-tirane-rimbursoni-tvsh-ne-afat/ Mon, 06 May 2019 11:32:12 +0000 https://new.55news.al/?p=98474 Në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn në konferencën e përbashkët me kreun e BSH-së, Gent Sejko dhe ministren e Financave, Anila Denaj foli qartë dhe rekomandoi një sërë masash për Shqipërinë. Ai tha se këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3,5%, […]

The post FMN përmbyll misionin në Tiranë: Rimbursoni TVSH në afat appeared first on 55 News.

]]>
Në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn në konferencën e përbashkët me kreun e BSH-së, Gent Sejko dhe ministren e Financave, Anila Denaj foli qartë dhe rekomandoi një sërë masash për Shqipërinë.

Ai tha se këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3,5%, ndërsa inflacioni do vijojë të jetë nën objektivin e parashikuar prej 3%.

“Në periudhën nga 25 prilli deri sot që flasim FMN ka monitoruar Shqipërinë. Këto diskutime u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek risqet. Rritja ekonomike e saj pritet të ngadalësohet me 3,5% këtë vit për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike. Fillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimi në fushën e ligjit dhe treguesve të korrupsionit. Inflacioni do të jetë nën objektivin e parashikuar prej 3%. Deficiti fiskal ka rënë në 2018, por pritet të rritet gjatë 2019. Borxhi publik mbetet i lartë në nivelin 69,9% dhe pritet të zbresë në 69,3% në fund të këtij viti”,- tha Martijn.

Ajo që këshilloi i dërguari i FMN-së, ishte kufizimi i risqeve fiskale dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura, TVSH-së në afat nga ana e qeverisë. Një gjë e tillë sipas tij, do i jepte frymëmarrje bizneseve. 

“Duke u mbështetur në reformat e ndërmarra ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale. Specifikisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim i masave që fragmentizojnë bizneset. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj tyre është e mirëpritur. Nevojitet veprim i menjëhershëm, që të lahen detyrimet e prapambetura pasi cënojnë bizneset. Rimbursoni TVSH në afat, madje sa më shpejt të jetë e mundur. Të përmirësohet emëtimi i borxhit publik”, tha ai.

Ndër të tjera Martijn shtoi se, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rritjes së risqeve të BE.

Nga ana e saj, ministrja Denaj tha se MF-ja ka si objektiv të sajin uljen e detyrimeve të prapambetura.

  • foto galeri

Kurse Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se ekuilibrat e ekonomisë janë duke u përmirësuar. “Gjatë 2018 është forcuar stimuli monetar. Ka pasur rrije konsumi dhe investimi. Presim kthimin e inflacionit në objektiv”,- vijoi ai.

The post FMN përmbyll misionin në Tiranë: Rimbursoni TVSH në afat appeared first on 55 News.

]]>
Skema e TVSH/ Si po groposet bujqësia dhe industria e qumështit https://55news.al/ekonomi/skema-e-tvsh-si-po-groposet-bujqesia-dhe-industria-e-qumeshtit/ Sun, 24 Mar 2019 08:19:02 +0000 https://new.55news.al/?p=91459 Ndryshimi i skemës së TVSH-së për fermerin po vë në ngërç të gjithë industrinë agropërpunese në vend. Ndonëse jemi ndër vendet më bujqësore të rajonit, bujqit vuajnë mungesën e politikave reale dhe të qëndrueshme. Fermerët kanë qenë të pakënaqur prej këtij vendimi. Disa prej tyre kanë flakur produktet në rrugë, në formë proteste. Agropërpunuesit thonë […]

The post Skema e TVSH/ Si po groposet bujqësia dhe industria e qumështit appeared first on 55 News.

]]>
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për fermerin po vë në ngërç të gjithë industrinë agropërpunese në vend. Ndonëse jemi ndër vendet më bujqësore të rajonit, bujqit vuajnë mungesën e politikave reale dhe të qëndrueshme. Fermerët kanë qenë të pakënaqur prej këtij vendimi. Disa prej tyre kanë flakur produktet në rrugë, në formë proteste. Agropërpunuesit thonë se ky vendim e bën fermerin shqiptar jo konkurrues, ndërsa kërcënojnë se do të fillojnë të marrin lëndën e parë në vendet e tjera të rajonit.

Sajmir Begaj nuk është optimist për ecurinë që do të ketë viti 2019 për kompaninë Erzeni. Ndonëse industria e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në vend ka njohur zgjerim në vitet e fundit, ndryshimi në skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët duket se ka ndryshuar të gjithë rregullat e lojës për sektorin e bujqësisë në vend.

Me Paketën e re Fiskale, rimbursimi i TVSh-së për fermerët e vegjël në shitje u bë 6% nga 20%, që u vendos në vitin 2014. Çmimi me TVSh 20% për çdo 100 lekë shitje të fermerit të vogël ishte 120 lekë, ndërsa që prej 2019-s, çmimi me TVSH për çdo 100 lekë shitje ishte 106 lekë, rreth 14 lekë më pak. Në mënyrë demonstrative, fermerët të pakënaqur derdhën qumështin në rrugë javën e kaluar. Në këtë pikë, ulja e çmimeve të fermerit nga ana e grumbulluesve është thuajse e pamundur, por edhe nëse arrihet, do të sjellë dekurajimin në masë të individëve për t’u marrë me bujqësi.

Saimir Begaj, i kompanisë së grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, Erzeni, përllogarit se vetëm për dy muajt e parë të vitit ka paguar përkatësisht 2.7 dhe 2.4 milionë lekë më shumë. Ndërsa pret që për muajt e pikut, nga marsi deri në qershor, të paguajë mesatarisht 3.5 milionë lekë më shumë në muaj. Në fund të këtij viti, parashikon që kompania të dalë me humbje. Planet e kompanisë për investim në Vlorë dhe Berat, me një vlerë që i kalon 1 milion euro, janë pezulluar.

Luis Ndreka, përfaqësues i kompanisë së grumbullimit dhe përpunimit të qumështit Lufra, deklaron se janë në mbështetje të fermerit. “Me ndryshimin e skemës së TVSH-së, ne jemi përpara dy zgjedhjeve, ose të ulim çmimin në blerje të fermerit, ose të mbyllim fabrikat tona. Në rast se çmimi nuk ulet, industria agropërpunuese në vend rrezikon të shkojë drejt falimentimit”,- shprehet Ndreka, i cili përllogarit se kompania e tij vetëm për muajin janar ka paguar 3.2 milionë lekë TVSh më shumë.

Deri më tani, kompanitë e kanë mbajtur barrën vetë. Aktualisht, çmimi për një litër qumësht, që kompanitë i marrin fermerit është 45 lekë me TVSh. Që kompanitë të mos dalin me humbje, Ndreka përllogarit se duhet ta ulin çmimin e qumështit 7-8 lekë për litër.
Alternativa për të rritur çmimet ndaj konsumatorit final është e pamundur, pasi sipërmarrjet agropërpunuese shqiptare konkurrohen nga kompanitë e importit, të cilat ndihmohen me subvencione në vendet e tyre të origjinës. “Po të rriten me 14% çmimet për konsumatorin final, është e sigurt që kompanitë shqiptare shuhen”,- shton Ndreka i Lufrës.

Por, edhe në rast se ulin çmimin fermerit, në shumë pak muaj numri i krerëve që ka Shqipëria do të ulet, pasi skema e TVSH-së do të dekurajojë fermerin. Në vitin 2017, të dhënat e INSTAT tregojnë se sasia e qumështit të grumbulluar ishte 131 mln kg, me rritje 5% me bazë vjetore dhe 15% në raport me 2014-n.

  • foto galeri

Ulja e TVSH-së së rimbursueshme

Sipas procedurës së mëparshme, çdo prodhues bujqësor, i cili aplikonte në regjimin e kompensimit të fermerëve me shkallë standarde 20% përfitonte kompensim, sipas një shpjegimi të Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry (AFI), të cilat që në fillim e kundërshtuan fort uljen e TVSH-së nga 20 në 6%. Blerësi, person i tatueshëm, lëshonte një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqësonte vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit.

Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm dhe deklarohej në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura. Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, tani do të jetë 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit do të jetë së paku trefish më e lartë. Qeveria e mori këtë masë nxitur nga kompensimet abuzive që po merrnin tregtarët në zonat prodhuese, Lushnjë dhe Fier.

  • foto galeri

Si ka ndryshuar skema e kompensimit të fermerëve

Deri në muajin gusht të vitit 2014, skema ka qenë kjo që është sot, ku për çdo shitje të fermerit, aplikohej TVSH 6%, megjithatë pjesa më e madhe e aktorëve të tregut shprehen se deri në atë periudhë, informaliteti në sektorin e bujqësisë ka qenë shumë i lartë dhe nuk janë evidentuar problemet aktuale. Ndonëse ata bien dakord se në kushtet kur çmimet e produkteve bujqësore nuk janë të monitoruara apo të kuotuara në një bursë, administrata shtetërore e ka të pamundur të verifikojë nëse tregtari i ka dhënë fermerit 20% apo 6% mbi çmimin e tregut.

TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet e kërkueshme për t’u paguar pas zbritjes së TVSH-së që rëndon drejtpërdrejt elementet e kostos së mallrave dhe të shërbimeve. Në 2019-n, hyri në fuqi përsëri skema e vjetër me 6% kompensim për fermerët. Për shkak se tashmë, qarkullimi i produkteve bujqësore në rrjetin tregtar dhe agropërpunues u formalizua në një masë të konsiderueshme, aplikimi i kësaj skeme nxori defektet e ligjit për TVSH-në dhe agropërpunuesit u vunë përballë dy zgjedhjeve:

-Të rrisin 14% çmimin e shitjes

-Të ulin 14% çmimin e blerjes.

Eduart Sharka, jurist dhe financier në sektorin e bujqësisë llogarit se për një artikull që blihet me 100 lekë dhe shitet me 110 lekë, në rast se me skemën e TVSH-së 20%, fitimi i mbetur i agropërpunuesit ishte 8.3 lekë, me skemën e re me kompensim 6%, kalon në humbje 2.7 lekë. Agropërpunuesi ka dy zgjidhje, ose të rrisë çmimin final te konsumatori me 12% që të ruajë të njëjtin fitim, gjë që është e pamundur për shkak të konkurrencës, ose të ulë çmimin e blerjes të fermerët dhe kjo solli reagimin e fermerëve (shiko skemën e llogaritjes së TVSH-së sipas tre alternativave (shiko tabelen)

  • foto galeri

Skema uli informalitetin

Industria e qumështit në vend ka qenë pothuajse informale para se të bëhej ky ligj. Rritja e kompensimit të TVSH-së ka ndikuar dukshëm në formalizimin e tregut. “Para 5 vitesh, çmimi mesatar për litër ishte 35 lekë. Duke arritur të shesin më shumë, konkurrenca bëri që të rritet çmimi i fermerit”, – shpjegon Ndreka i Lufrës.

I të njëjtit mendim është edhe Sajmir Begaj nga kompania Erzeni. Vendosja e TVSH-së së rimbursueshme për fermerin 20% në vitin 2014 zgjoi interesin e fermerëve për t’u marrë me bujqësi dhe nxiti të gjitha kompanitë agropërpunuese për t’u formalizuar. Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë në bilancet vjetore tregojnë se të ardhurat e kompanive janë rritur me ritme dyshifrore pas 2014-s, teksa për tre vite qarkullimi vjetor është dyfishuar dhe trefishuar për operatorët kryesorë në treg (shiko tabelën e të ardhurave).

Operatori më i madh në treg është Lufra, me 1 miliardë lekë të ardhura, i ndjekur nga Erzeni me 870 milionë lekë. Ndonëse të ardhurat janë rritur, norma e fitimit e deklaruar mbetet minimale, duke u luhatur mes 2 dhe 5%, çka bën pothuajse të pamundur që kjo industria ta përballojë koston e rritjes së TVSH-së së pagueshme pa shtrenjtuar çmimet te konsumatori ose pa i ulur ato tek qumështi që blen nga fermerët.

Industria vendase bëhet më pak konkurruese, hyn importi

Kompania Zdravo operon që prej vitit 1998 në tregun shqiptar. Arben Zdravo, ortak në këtë kompani, i kontaktuar nga “Monitor”, tha se ata blejnë perime nga fermerët në vend dhe më pas i përpunojnë duke bërë vazo me turshi. Sipas Arbenit, me ndryshimin e skemës së TVSh-së për fermerin, produktet e agropërpunuara në vend bëhen automatikisht më të shtrenjta. Nga informacioni që mbledh në mënyrë periodike nga terreni, zoti Zdrava shprehet se mallrat e importit kanë filluar që të hyjnë në vend. Në rast se rrisin çmimin për konsumatorin final, ata janë të sigurt se do të humbasin tregjet vendase nga importi, të cilët kanë qenë të favorizuar dhe prej zhvlerësimit të valutave në vend.

Alban Zusi, kreu i Albania Food Industry, është shprehur për “Monitor” se nga Paketa Fiskale kanë marrë goditjen më të madhe që është ulja e TVSH-së për fermerin në 6% nga 20%, që u vendos në 2014. “Për sektorin tonë, kjo do të jetë goditja e dytë pas euros. Me këtë vendim, rriten kostot për lëndët e para të produkteve vendas me 14%, duke i bërë ato jo konkurruese, shton Zusi.

Edhe sektori i bimëve mjekësore do të vuajë vendimin

Viti 2018 u mbyll me sukses në sektorin e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore dhe erëzave. Vlera e eksporteve për këtë vit e kalon 45 milionë dollarë, pra ka pasur rritje si industri. “Vitin 2019, ne e presim me optimizëm, por me uljen e rimbursimit të TVSH-së për fermerin, kemi frikë se do të ketë një ulje të prodhimit të bimëve mjekësore dhe erëzave”, pohon Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Medicinale.

“Për ne është shqetësuese mënyra e përshpejtuar që kaloi ky ligj dhe për më tepër, pa u konsultuar. Ligji ka ulur kompensimin për fermerët nga 20% në 6%, duke u justifikuar me faktin se kanë ulur TVSH-në për inputet bujqësore. Ky ligj nuk është konsultuar me shoqatat e biznesit në tërësi. Futja e kompensimit për fermerët në vitin 2014 rriti prodhimin dhe bëri që ne të kishim sasi të mjaftueshme për t’ju drejtuar tregjeve dhe kompanive gjigante”.

Industria trembet se mund t’i humbë këto tregje, duke qenë se interesi nga ana fermerëve për të kultivuar do të jetë më i vogël.

 

Frika e tyre më e madhe është rënia e prodhimit nga fermerët. Deri para 2014-s, një pjesë e fermerëve punonin të paregjistruar.
“Reduktimi në masën 14% i kompensimit të TVSH-së është i pastudiuar dhe unë mendoj se nuk është në momentin e duhur”.

Gjoka shton se vendi ynë ka mbështetjen dhe subvencionimin më të vogël krahasuar edhe me vendet e rajonit si Maqedonia apo Kosova. “Nëse do të ishte marrë mendimi ynë si organizatë, mbase do të ishte më mirë që nga 20% të ulej në 15%, por jo në mënyrë të menjëhershme. Fermerët dhe individët që kanë investuar në bujqësi përballen me një ndryshim të beftë të ligjit. Ndryshimi duhej të ishte gradual për fermerët. Ashtu siç dha ndryshimi i ligjit në 2014-n një rritje të madhe në prodhim, ulja e menjëhershme do t’i japë një goditje në kahun e kundërt. Ne si industri nuk përdorim inpute bujqësore, pasi industria jonë merret me bimë organike dhe kjo është çfarë kërkojnë konsumatorët në mbarë botën”, pohoi Gjoka.

Tërheqje për qumështin?!

Shoqatat e biznesit kanë qenë në bisedime intensive me Ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë javët e fundit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi. Ministria e Financave zyrtarisht thotë se nuk ka asnjë zhvillim konkret, por mësohet se në Ministrinë e Bujqësisë do të ngrihet një grup pune për të analizuar efektet dhe rrugëdaljet, ndërsa një tërheqje e parë mund të vijë për industrinë e qumështit, që është dhe më e goditura.

Burime nga MBZHR e asaj kohe thane për Monitor se propozimi i tyre ka qenë vetëm për reduktimin ose heqjen e TVSH-së se inputeve bujqësore, ndërsa reduktimi i TVSh-së për fermerin nga 20 në 6% nuk ka qenë nismë e tyre, por e Ministrisë së Financave.

Ana tjetër e medaljes, kush abuzoi me skemën

Tomorr Ismaili është një fermer në zonën e Beratit. Ai u kthye rreth 15 vjet më parë nga emigracioni dhe ka ndërtuar një fermë prej 3 hektarësh, ku përveçse merret me bujqësi ka ngritur dhe një fermë me rreth 35 krerë lopë dhe 20 krerë viça. Fermeri është i kënaqur me vendimin për të ulur TVSh-në në 6%. Sipas tij, fermeri i vogël nuk ka përfituar asgjë nga skema e rimbursimit të TVSH-së dhe paratë kanë shkuar në xhepat e grumbulluesve. Ai shprehet se fermerët e vegjël në Shqipëri nuk kanë qenë në gjendje që të negociojnë çmimet.

Si arsye kryesore për ndryshimin e skemës së TVSh-së për fermerin është artikuluar abuzimi nga disa grumbullues-eksportues me fatura fiktive. Duke qenë se pjesa më e madhe e fermerëve janë të pajisur me NIPT vetëm për efekt regjistrimi, grumbulluesit deklarojnë blerjen e mallit me anë të autofaturave. Ata blinin mallin nga fermerët me TVSH 20% dhe në eksport e kishin pa TVSH. Shpesh deklaronin të njëjtin çmim shitje me atë të blerjes dhe 20% i TVSH-së rimbursueshme “shkonte në xhepat e tyre”.
Luis Ndreka i kompanisë Lufra thotë se, pavarësisht se ky ndryshim ka pasur si synim reduktimin e abuzimit, nuk ka qenë i mirëmenduar për efektin që do të kishte në sektor.

Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry (AFI) i ka dërguar që në fillim të këtij viti një shkresë zyrtare ministrit të Financave, për dijeni Kryeministrit, Edi Rama, dhe ministrit të Bujqësisë mbi ndryshimet ligjore në lidhje me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore, ku i paralajmëron se kjo situatë do të fusë në kolaps gjithë sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit, do të imponojë dhunshëm evazionin e detyruar nga operatorët në të gjitha nivelet dhe do të rrisë importet e produkteve ushqimore, duke sjellë më pas uljen e prodhimit vendas.

Thelbi i këtyre ndryshimeve, sipas shkresës, konsiston në faktin se produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%.

Ky ndryshim, thuhet në shkresë, në fakt sjell situatën që ishte para vitit 2014! Kur u ndryshua në 2014, ky nivel i diferencuar mes TVSH në blerje dhe në shitje të produkteve bujqësore, u konstatua bindshëm që ishte një absurd dhe që kishte sjellë:
– përjashtimin e produkteve vendase nga zinxhiri i tregtimit formal (në supermarkete dhe industri) të produkteve bujqësore dhe
– përbënte shtysën kryesore për të vijuar domosdoshmërisht informalitetin

Pas ndryshimit në vitin 2014, thuhet në shkresë, vihet re se jo vetëm u rritën bindshëm eksportet (mbi dyfish krahasimisht me 2014 dhe mbi trefish krahasimisht me 2013), por u ulën ndjeshëm importet e produkteve bujqësore. Mirëpo zbatimi i skemës së re u shoqërua me një interpretim thellësisht të gabuar nga Ministria e Financave, duke mos u thelluar në argumentet e sjella nga Ministria e Bujqësisë që i paraprinë këtij ndryshimi të madh, sqarohet në letër.

Kështu, skema e re shtriu efektet edhe për rastin e eksporteve të produkteve bujqësore, duke njohur TVSH e autofaturuar si të rimbursueshme, ndonëse në këto raste as nuk mblidhet, as nuk paguhet TVSH, pasi në eksport TVSH është zero.

– skema me 6% në blerje dhe 20% në shitje të të njëjtit produkt deformon rëndë parimin e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi operatori ndërmjetës përveç 20% Tatim mbi Vlerën e Shtuar që ai i shton produktit duhet të paguajë edhe 14% të vlerës së krijuar nga një operator tjetër (fermeri informal) para tij.

– në kushtet e pamundësisë objektive të qeverisë për të detyruar që çdo fermer të shesë me një faturë me TVSH, barazimi i TVSH së autofaturuar me TVSH në shitje rivendos parimin fiskal ku çdo operator paguan Tatim vetëm mbi Vlerën e Shtuar prej tij dhe rrjedhimisht, solli rezultatet e paralajmëruara në relacionet e Ministrisë së Bujqësisë dhe demonstrohen qartazi nga grafiku i mësipërm

– ndërsa rimbursimi i TVSH së autofaturuar (dhe jo i asaj të paguar nga eksportuesit) për produktet e eksportuara për të cilat TVSH e pagueshme është ZERO, përbën deformim të plotë, pasi në fakt operatori paguhet për një tatim që nuk e ka paguar kurrë: as ai, as krijuesi i vlerës së mëparshme (fermeri)

Ndryshimi mes operatorëve që tregtojnë në tregun vendas dhe atyre që eksportojnë, konsistonte në faktin se; operatorët e tregut vendas u zhveshën nga detyrimi për të paguar taksën e të tjerëve, ndërsa eksportuesit kanë përfituar jo taksën e paguar prej tyre por efektivisht kanë marrë një subvencion pa u deklaruar si i tillë.

“Natyrshëm që me zbërthimin që bëmë më lart, nuk kemi kundërshtime që sektorë të caktuar të bujqësisë të subvencionohen aq më tepër për eksport, por kjo masë duhet bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë si e tillë (subvencion) e jo duke deformuar parimet e TVSH – për pasojë të të cilave munguan para në buxhet e rrjedhimisht sërish pa u menduar gjatë kalohet në zgjidhje “kthim mbrapa” që do të deformojnë rëndë tregun, thuhet në shkresën e eksportuesve”, ka pohuar Qendra e Eksporteve./ Monitor

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

The post Skema e TVSH/ Si po groposet bujqësia dhe industria e qumështit appeared first on 55 News.

]]>
TVSH-ja e prodhimeve bujqësore, Zusi: Taksa 14% pritet të sjellë falimentim të sipërmarrjeve https://55news.al/aktualitet/tvsh-ja-e-prodhimeve-bujqesore-zusi-taksa-14-pritet-te-sjelle-falimentim-te-sipermarrjeve/ Thu, 07 Mar 2019 16:30:20 +0000 https://new.55news.al/?p=89041 Qendra shqiptare e eksportueseve ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet në ligjin “Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”. Në një konferencë për mediat presidenti i kësaj qendre Alban Zusi deklaron se ky ndryshim është vendosur ti bëhet e njohur fermerëve pas muajit shkurt duke shtuar se aplikimi i kësaj takse prej 14% që […]

The post TVSH-ja e prodhimeve bujqësore, Zusi: Taksa 14% pritet të sjellë falimentim të sipërmarrjeve appeared first on 55 News.

]]>
Qendra shqiptare e eksportueseve ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet në ligjin “Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”.

Në një konferencë për mediat presidenti i kësaj qendre Alban Zusi deklaron se ky ndryshim është vendosur ti bëhet e njohur fermerëve pas muajit shkurt duke shtuar se aplikimi i kësaj takse prej 14% që teknicienët e Ministrisë së Financave u kanë vendosur fermerëve pritet të sjell falimentimin e shume sipërmarrjeve.

“Pas tre muajsh takime pa konkluzion, një mori shkresash pa përgjigje dhe tashmë qindra milion lekë tatim mbi vlerën e shtuar të paguar për muajin Janar nga industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët për llogari të fermerëve, ky grupim i konceptuar nga teknicienët e ministrisë së Financave si taksambledhës të fermerëve ka vendosur që t’ia bëjë të njohur fermerëve se cila është taksa që iu kanë vendosur këta teknicienë, si dhe faktin se mbas muajit Shkurt nuk kanë më mundësi të vazhdojnë të paguajnë për llogari të tyre.

Në të kundërt, nëse industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët do të vazhdojnë ende të paguajnë taksën prej 14% që teknicienët e Ministrisë së Financave u kanë vendosur fermerëve ka shumë gjasa që fermerët të mos kenë më ku të shesin produktet e tyre, pasi këto sipërmarrje do të falimentojnë”.

Por Zusi, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Bujqësisë Blendi Çuçi, shprehet se ka ende shpresa dhe sinjale pozitive për zgjidhjen e këtij shqetësimi.

“Nën shpresën e këtij takimi të fundit ne vendosëm që ta shtyjmë kohën komunikimit të kësaj takse tek fermerët deri në 14 Mars 2019. Duke besuar sinqerisht tek kuptimi i thellë dhe angazhimi i Ministrit përgjegjës për sektorin por njëkohësisht edhe sensibiliteti i Kryeministrit, gjë për të cilën kemi sinjale të qarta dhe të vazhdueshme.

Por, nëse me 14 Mars 2019 ne do të jemi përsëri të detyruar t’u paguajmë taksidarëve të Ministrisë së Financave nga xhepi ynë apo nga kreditë bankare taksën që këta i kanë vendosur fermerëve do jemi të detyruar që këtë fakt t’ua komunikojmë fermerëve dhe më pas ata ta vazhdojnë vetë përpjekjen e tyre, natyrisht duke pasur mbështetjen tonë, por kjo është taksa e tyre dhe rrjedhimisht përpjekja duhet të jetë e tyrja”.

Nertila Doko/SCAN

The post TVSH-ja e prodhimeve bujqësore, Zusi: Taksa 14% pritet të sjellë falimentim të sipërmarrjeve appeared first on 55 News.

]]>
Dhoma Amerikane ankohet për vonesat në rimbursimin e TVSH https://55news.al/aktualitet/dhoma-amerikane-ankohet-per-vonesat-ne-rimbursimin-e-tvsh/ Wed, 13 Feb 2019 17:28:19 +0000 https://new.55news.al/?p=85317 Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi me Tatimet një takim për të diskutuar drejtpërdrejt disa nga çështjet fiskale që shqetësojnë bizneset anëtare të dhomës. Mark Crawford, president i AmCham, ceku që në fillim të fjalës së tij shqetësimin në lidhje me rimbursimin e TVSH-së. “Është diçka që nuk është zgjidhur akoma. Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht […]

The post Dhoma Amerikane ankohet për vonesat në rimbursimin e TVSH appeared first on 55 News.

]]>
Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi me Tatimet një takim për të diskutuar drejtpërdrejt disa nga çështjet fiskale që shqetësojnë bizneset anëtare të dhomës.

Mark Crawford, president i AmCham, ceku që në fillim të fjalës së tij shqetësimin në lidhje me rimbursimin e TVSH-së. “Është diçka që nuk është zgjidhur akoma. Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht administratës tatimore”, tha ai.

Disa nga çështjet që u diskutuan janë rimbursimi i TVSH-së, konkurrenca e pandershme dhe evazioni fiskal, si dhe apelimi i vendimeve në Drejtorinë e Apelimit Tatimor. Takimi u zhvillua në një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe zv.drejtorit të Tatimeve dhe u prezantuan drejtpërdrejt problematikat apo çështjet themelore që kalon biznesi sot me administratën tatimore.

Për shqetësimin e mosrimbursimit, Xhavit Curri, zv.drejtori i tatimeve u shpreh se është krijuar një drejtori e posaçme për procedurën e rimbursimit të TVSH. Sipas tij, ka një rregullore shumë strikte për rimbursimin e TVSH. Nuk ka cedim nga këto rregulla dhe afate, tha ai. Dy momente janë që cedohet, kur tatimpaguesi zgjidhet nga sistemi që është subjekt me risk dhe duhet të kontrollohet, për të cilin kontrolli zgjat rreth 20 ditë. Ndërsa së dyti, kjo ndodh kur nga miratimi i shumës deri në kalim në llogari, ka pasur një sfazim në kohë.

Rimbursimi i TVSH-së ka qenë më i lartë gjatë 2018-s, në rreth 14.5 mld lekë TVSh, tha ai. Është krijuar një vonesë deri në 6 muaj nga momenti i miratimit dhe kalimi i fondit. Po kërkojmë një zgjidhje për të sheshuar shqetësimet e tatimpaguesit, premtoi nëndrejtori i tatimeve. Zgjidhjet janë dy: “bashkë me Ministrinë e Financave kemi bërë një plan më real, më të madh, të të ardhurave dhe një plan për rimbursim më të madh se sa është planifikuar, në rreth 19 miliardë lekë”.

Xhavit Curri, zv.drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, gjatë fjalës se tij tha se viti 2018 ishte një vit pozitiv për administratën tatimore, jo vetëm se arriti të realizojë mbledhjen e të ardhurave në masë të kënaqshme, por edhe në të gjitha funksionet e tjera bazë të Administratës Tatimore. Misioni i fundit e FMN vizitoi Shqipërinë në fund të vitit të kaluar dhe u nda shumë kënaqshëm me punën e Administratës. Veçanërisht në modernizimin e administratës.

“Administrata Tatimore është përpara sfidave të reja shumë më te mëdha. Do të doja të përmendja se puna gjatë dy viteve të fundit bazohet në planin strategjik të saj. Detyrë kryesore është gjithmonë përmirësimi i shërbimeve të tatimpaguesve dhe përmirësimi i tyre,”-shtoi zv Drejtori i Tatimeve.

Gjatë 2018-s, sportelet kanë pritur mbi 2200 tatimpagues dhe ka pasur mbi 260 njoftime të ndryshme në faqen e Tatimeve

Curri shtoi se falë qasjes së tatimeve ndaj biznesit të vogël që u përfshi në skemën e TVSH-së, si dhe rezultatit të një pune ndaj AT dhe informimit të tatimpaguesve, “ne arritëm që edhe sjellja e tyre të jetë si tatimpaguesit që kanë vite që janë në TVSH”.

Në përfundim të fjalës së tij, Curri tha se mund të ketë shqetësim nga tatimpagues individualë, por që nuk vijnë nga filozofia e administratës dhe nëse ka ndonjë rast të tillë, mund të kërkojë zgjidhje në DPT.

 

The post Dhoma Amerikane ankohet për vonesat në rimbursimin e TVSH appeared first on 55 News.

]]>
Rimbursimi i TVSH për koncesionarët, KLSH: Ka precedentë që paraqesin risk të lartë https://55news.al/aktualitet/rimbursimi-i-tvsh-per-koncesionaret-klsh-ka-precedente-qe-paraqesin-risk-te-larte/ Tue, 12 Feb 2019 08:37:59 +0000 https://new.55news.al/?p=85011 Koncesionarët e hidrocentraleve mund të kenë përfituar rimbursim më shumë sesa vlera që u takon ndërkohë që precedentë të tillë përbëjnë risk të lartë për financat. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ku ka konstatuar ndër të tjera edhe problematikën që lidhet me rimbursimin e TVSH-së […]

The post Rimbursimi i TVSH për koncesionarët, KLSH: Ka precedentë që paraqesin risk të lartë appeared first on 55 News.

]]>
Koncesionarët e hidrocentraleve mund të kenë përfituar rimbursim më shumë sesa vlera që u takon ndërkohë që precedentë të tillë përbëjnë risk të lartë për financat. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ku ka konstatuar ndër të tjera edhe problematikën që lidhet me rimbursimin e TVSH-së që lidhen me mosrespektimin e radhës, njohjen e detyrimeve të rimbursimit dhe zbatimin e kësaj procedure para se vlera e investimit të njihet nga shteti apo më keq akomazvarritje vit pas viti.

“Risk të lartë në vlerësimin tonë si auditues të jashtëm shtetëror paraqet procesi i trajtimit nga ana e administratës tatimore të rasteve të rimbursimit të TVSH-së për kontratat konçesionare në fushën e energjisë (HEC), ku nga ana kësaj administrate certifikohet dhe paguhet TVSH-ja për vlera punimesh të cilat tejkalojnë vlerat e kontraktuara me Shtetin Shqiptar të cilat janë të pa martuara prej organeve kompetente sipas detyrimeve kontraktuale por dhe legjislacionit të fushës përkatëse” vlerëson KLSH. Nga ana tjetër raporti nënvizon se mungojnë analizat dhe vlerësimet e hollësishëm të punimeve referuar projekteve, grafikut të punimeve të paraqitura.

“Në shumicën e rasteve grupet e kontrollit për këta tatimpagues të cilat kërkojnë vlera të mëdha financiare dhe kanë një numër të lartë transaksionesh përbëhen vetëm nga një inspektor duke rritur riskun operacional për trajtimin e duhur të tyre. Megjithëse vlerat e punimeve për veprat e ndërtimit nuk janë përfunduar dhe testuar ende, për to vijon rimbursimi i TVSH-së pavarësisht riskut teknik për funksionimin e tyre dhe garantimin e të ardhurave të tatueshme në vijim të cilat i japin tatimpaguesit të drejtën e zbritjes së tatimit” thuhet në dokument.

Nga numri total i kërkesave të miratuara për rimbursim TVSH-je në vitin 2017 prej 901 të tilla me një vlerë 22.4 miliardë lekë, 15 prej tyre i përkasin hidrocentraleve që kanë një vlerë rreth 5 miliardë lekë. Gabimi në rastin e këtyre miratimeve nga ana e DPT sipas KLSH lidhet me faktin se investimet nuk kanë përfunduar ende dhe nuk janë njohur në vlerë nga shteti shqiptar.

“Njohja nga ana DPT të TVSH-së për investimin total, i cili ende nuk ka përfunduar ende por ka tejkaluar koston e parashikuar të vlerës së investimit duke arritur 2-fishin e saj pa u mbuluar për periudhën me një shtesë marrëveshje (e realizuar pas faktit dhe jashtë periudhës së kontrollit) në gjykimin tonë përbën një precedent të gabuar, si në rastin konkret por dhe për raste të ngjashme vijim, duke certifikuar kështu vlera investimesh të koncesionarit përpara se Shteti Shqiptar nëpërmjet përfaqësuesve të tij të miratojë paraprakisht këto vlera investimi me Vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në raport.

KLSH sjell në vëmendje një rast për një prej kompanive investitore në hidrocentrale të cilës i është njohur dhe kredituar TVSH e rimburueshme të paktën 50 për qind më shumë. Në këto kushte ky institucion ka kërkuar ndërhyrje në ligj për të futur pjesën e rimbursimit brenda kornizave rregullatore.

The post Rimbursimi i TVSH për koncesionarët, KLSH: Ka precedentë që paraqesin risk të lartë appeared first on 55 News.

]]>
Kursi i këmbimit e TAP-i japin efekte te TVSH! https://55news.al/aktualitet/kursi-i-kembimit-e-tap-i-japin-efekte-te-tvsh/ Tue, 12 Feb 2019 08:34:05 +0000 https://new.55news.al/?p=85009 Vitit 2018 rezulton se nuk ka qenë një vit i mirë për të ardhurat në buxhetin e shtetit, të paktën kundrejt asaj që ishte parashikuar në fillim të tij. Për periudhën janar-nëntor 2018, rezulton se të ardhurat janë më të larta se në vitin 2017 por ka një mosrealizim të planit që ishte parashikuar për […]

The post Kursi i këmbimit e TAP-i japin efekte te TVSH! appeared first on 55 News.

]]>
Vitit 2018 rezulton se nuk ka qenë një vit i mirë për të ardhurat në buxhetin e shtetit, të paktën kundrejt asaj që ishte parashikuar në fillim të tij. Për periudhën janar-nëntor 2018, rezulton se të ardhurat janë më të larta se në vitin 2017 por ka një mosrealizim të planit që ishte parashikuar për vitin 2018. Ky fakt pranohet edhe në Programin e Reformave Ekonomike 2019-2021, të publikuar në Fletoren Zyrtare ku rezulton se mosrealizimi më i madh është nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza dhe Taksa Doganore.

TVSH

Sa i përket TVSH, gjatë 11 mujorit të 2018 janë realizuar 130.8 miliardë lekë ndërkohë që plani ishte për 133.4 miliardë lekë. Faktor kryesor që ka ndikuar negativisht vlerësohet se është luhatja e kursit të këmbimit por edhe rënia e të ardhurave nga importi i pajisjeve të projektit të gazsjellësit TAP.

“Performanca e të ardhurave nga TVSH në import u ndikua nga një serë faktorësh:

-Rënie e kursit të këmbimit të monedhave USD dhe EURO kundrejt monedhës vendase, përkatësisht në masën 10.2 % dhe 4.4 % ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e importeve për të gjitha kategoritë e mallrave.

-Rënia e importit të energjisë elektrike si rezultat i rritjes së prodhimit vendas dhe disiplinimit të konsumit

-Rënia e të ardhurave nga importi i pajisjeve të projektit TAP si rezultat i përfundimit të importit të tubove dhe pajisjeve të tjera” shkruhet në Program.

Akciza

Edhe të ardhurat nga akciza rezultojnë me rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 por me mosrealizim me atë që ishte planifikuar në vitin 2018. Gjatë 11 mujorit të 2018 të ardhurat nga akciza ishin 40.8 miliardë lekë ndërsa plani ishte për 44.5 miliardë lekë. Faktorët që kanë ndikuar negativisht vlerësohet se janë disa por një faktor i rëndësishëm që përmendet në raport është ulja me 940 milion lekë e importit të cigareve,që argumentohet se ka ardhur si rrjedhojë e uljes së konsumit.

Po ashtu, impakt negativ të të ardhurat vlerësohet se ka pasur edhe renta minerare ku argumentohet se janë eksportuar më pak minerale dhe çmimi i tyre është ulur në tregjet ndërkombëtare duke dhënë efektin negativ në arkën e shtetit.

 

The post Kursi i këmbimit e TAP-i japin efekte te TVSH! appeared first on 55 News.

]]>
Alarmohen bizneset e agroindustrisë, u trefishohet TVSH e pagueshme… https://55news.al/aktualitet/alarmohen-bizneset-e-agroindustrise-u-trefishohet-tvsh-e-pagueshme/ Wed, 16 Jan 2019 13:26:20 +0000 https://new.55news.al/?p=80180 Bizneset e agroturizmit, agropërpunimit dhe agroindustrisë po përballen me fatura të rritura të TVSH-së që do të duhet të paguajnë, duke filluar nga janari i këtij viti. Ndryshimet në Paketën Fiskale të vitit 2019 që ulin kompensimin e TVSH-sw për fermerët nga 20 në 6% kanë sjellë shqetësime në sektorin e agropërpunimit dhe agroturizmit, pasi […]

The post Alarmohen bizneset e agroindustrisë, u trefishohet TVSH e pagueshme… appeared first on 55 News.

]]>
Bizneset e agroturizmit, agropërpunimit dhe agroindustrisë po përballen me fatura të rritura të TVSH-së që do të duhet të paguajnë, duke filluar nga janari i këtij viti.

Ndryshimet në Paketën Fiskale të vitit 2019 që ulin kompensimin e TVSH-sw për fermerët nga 20 në 6% kanë sjellë shqetësime në sektorin e agropërpunimit dhe agroturizmit, pasi TVSH e pagueshme tashmë rezulton rreth 3 herë më e lartë.

P.sh., me uljen e masës së kompensimit një përpunues qumështi, cili ka paguar deri më tani 100 mijë lekë TVSH në muaj, pasi TVSH bëhet 6% do të paguajë 300 mijë lekë.

Bizneset e agropërpunimit i kanë kërkuar qeverisë të ndryshojë masën, ndryshe sektori do të vihet para kostove të papërballueshme me 2019.

Alban Zusi, Kryetari i Shoqatës së Agropërpunuesve pohoi se, çështja e kompensimit të TVSH do të mund të zgjidhet përmes një dialogu me ministren e re të Financave, Anila Denaj, e cila sipas tij është treguar e gatshme të ritrajtojw çështjen.

Zusi thotë për “Monitor” se nga Paketa Fiskale kanë marrë goditjen më të madhe për shkak të uljes së TVSH-së për fermerin në 6% nga 20% që u vendos në 2014. “Për sektorin tonë, kjo do të jetë goditja e dytë pas euros, – shprehet Zusi. Me këtë vendim rriten kostot për lëndët e para të produkteve vendase me 14%, duke i bërë ato jokonkurruese.

Ulja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët ka prekur edhe sektorin e bimëve mjekësore.

Filip Gjoka, president i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, tha se me uljen e rimbursimit të TVSH-së për fermerin, ata kanë frikë se do të ketë një ulje të prodhimit të bimëve mjekësore dhe erëzave.

“Për ne është shqetësuese mënyra e përshpejtuar që kaloi ky ligj dhe për më tepër, pa u konsultuar. Ligji ka ulur kompensimin për fermerët nga 20% në 6%, duke u justifikuar me faktin se kanë ulur TVSH-në për inputet bujqësore. Ky ligj nuk është konsultuar me shoqatat e biznesit në tërësi. Futja e kompensimit për fermerët rriti prodhimin dhe bëri që ne të kishim sasi të mjaftueshme për t’ju drejtuar tregjeve dhe kompanive gjigande”,- tha Gjoka.

Rreziku është humbja e tregjeve ndërkombëtare, duke qenë se interesi nga ana fermerëve për të kultivuar do të jetë më i vogël, sipas aktorëve të tregut.

“Frika jonë më e madhe është rënia e prodhimit nga fermerët. Deri para 2014-s, një pjesë e fermerëve punonin të paregjistruar. Reduktimi në masën 14% i kompensimit të TVSH-së është i pastudiuar dhe unë mendoj se nuk është në momentin e duhur”, – tha Filip Gjoka.

Ai nënvizon se vendi ynë ka mbështetjen dhe subvencionimin më të vogël krahasuar edhe me vendet e rajonit si Maqedonia apo Kosova.

“Nëse do të ishte marrë mendimi ynë si organizatë, mbase do të ishte më mirë që nga 20% të ulej në 15%, por jo në mënyrë të menjëhershme. Fermerët dhe individët që kanë investuar në bujqësi përballen me një ndryshim të beftë të ligjit. Ndryshimi duhej të ishte gradual për fermerët. Ashtu siç dha ndryshimi i ligjit në 2014-n një rritje të madhe në prodhim, ulja e menjëhershme do t’i japë një goditje në kahun e kundërt. Ne si industri nuk përdorim inpute bujqësore, pasi industria jonë merret me bimë organike dhe konsumatorët këtë kërkojnë në mbarë botën” – përfundon Gjoka.

Të njëjtin shqetësim shprehën për Monitor edhe përfaqësues të sektorit të agroturizmit, i cili vitet e fundit ka njohur rritje të ndjeshme.

Një nga njësitë e njohura të agroturizmit në vend pohoi se, vetëm për muajin janar do t’i duhet të paguajë shtesë më tepër 500 mijë lekë. Nëse kjo praktikë do të vijojë për muajt e ardhshëm, vijimi i aktivitetit do të jetë i pamundur dhe kjo nuk do të ishte një goditje vetëm për bizneset e sektorit po për të gjithë ekonominë, pohoi ai, pasi agroturizmi ishte në fillesat e një zhvillimi të vrullshëm.

 

Ulja e TVSH-së së rimbursueshme

Sipas procedurës së mëparshme, çdo prodhues bujqësor, i cili aplikonte në regjimin e kompensimit të fermerëve me shkallë standarde 20 për qind përfitonte kompensim.

Blerësi, person i tatueshëm, lëshonte një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqësonte vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit.

Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm dhe deklarohej në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura.

Me skemën e vjetër vlera e kompensimit ishte 20 % tani do të jetë 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit do të jetë së paku trefish më e lartë.

Qeveria e mori këtë masë nxitur nga kompensimit abuzive që po merrnin tregtaret në zonat prodhuese, Lushnje dhe Fier.

Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry (AFI) i ka dërguar që në fillim të këtij viti një shkresë zyrtare ministrit të Financave, për dijeni Kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Bujqësisë mbi ndryshimet ligjore sa lidhet me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore, ku i paralajmëron se kjo situatë do fusë në kolaps gjithë sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit, do imponojë dhunshëm evazionin e detyruar nga operatorët në të gjitha nivelet dhe do rrisë importet e produkteve ushqimore duke sjellë më pas uljen e prodhimit vendas.

Thelbi i këtyre ndryshimeve, sipas shkresës konsiston në faktin se produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%.

Ky ndryshim, thuhet në shkresë në fakt sjell situatën që ishte para vitit 2014! Kur u ndryshua në 2014 ky nivel i diferencuar mes TVSH në blerje dhe në shitje të produkteve bujqësore, u konstatua bindshëm që ishte një absurd dhe që kishte sjellë:

– përjashtimin e produkteve vendase nga zinxhiri i tregtimit formal (në supermarkete dhe industri) të produkteve bujqësore dhe

– përbënte shtysën kryesore për të vijuar domosdoshmërisht informalitetin

Pas ndryshimit në vitin 2014, thuhet në shkresë, vihet re se jo vetëm se u rritën bindshëm eksportet (mbi dyfish krahasimisht me 2014 dhe mbi trefish krahasimisht me 2013) por u ulën ndjeshëm importet e produkteve bujqësore.

Mirëpo zbatimi i skemës së re u shoqërua me një interpretim thellësisht të gabuar nga Ministria e Financave, duke mos u thelluar në argumentet e sjella nga Ministria e Bujqësisë që i paraprinë këtij ndryshimi të madh, sqarohet në letër.

Kështu skema e re shtriu efektet edhe për rastin e eksporteve të produkteve bujqësore duke njohur TVSH e autofaturuar si të rimbursueshme, ndonëse në këto raste as nuk mblidhet as nuk paguhet TVSH, pasi në eksport TVSH është zero.

Pra u deformua thellë principi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH)

– skema me 6% në blerje dhe 20% në shitje të të njëjtit produkt deformon rëndë parimin e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar, pasi operatori ndërmjetës përveç 20% tatim mbi vlerën që ai i shton produktit duhet të paguajë edhe 14% të vlerës së krijuar nga një operator tjetër (fermeri informal) para tij.

– në kushtet e pamundësisë objektive të qeverisë për të detyruar që çdo fermer të shesë me një faturë me TVSH, barazimi i TVSH së autofaturuar me TVSH në shitje rivendos parimin fiskal ku çdo operator paguan tatim mbi vetëm vlerën e shtuar prej tij dhe rrjedhimisht solli rezultatet e paralajmëruara në relacionet e Ministrisë së Bujqësisë dhe demonstrohen qartazi nga grafiku i mësipërm

– ndërsa rimbursimi i TVSH së autofaturuar (dhe jo i asaj të paguar nga eksportuesit) për produktet e eksportuara për të cilat TVSH e pagueshme është ZERO, përbën deformim të plotë pasi në fakt operatori paguhet për një tatim që nuk e ka paguar kurrë: as ai as krijuesi i vlerës së mëparëshme (fermeri)

Ndryshimi mes operatorëve që tregtojnë në tregun vendas dhe atyre që eksportojnë, konsistonte në faktin se; operatorët e tregut vendas u zhveshën nga detyrimi për të paguar taksën e të tjerëve, ndërsa eksportuesit kanë përfituar jo taksën e paguar prej tyre por efektivisht kanë marrë një subvencion pa u deklaruar si i tillë.

Natyrshëm që me zbërthimin që bëmë më lart nuk kemi kundërshtime që sektorë të caktuar të bujqësisë të subvencionohen aq më tepër për eksport, por kjo masë duhet bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë si e tillë (subvencion) e jo duke deformuar parimet e TVSH – për pasojë të të cilave munguan para në buxhet e rrjedhimisht sërish pa u menduar gjatë kalohet në zgjidhje “kthim mbrapa” që do të deformojnë rëndë tregun, thuhet në shkresën e eksportuesve.

 

The post Alarmohen bizneset e agroindustrisë, u trefishohet TVSH e pagueshme… appeared first on 55 News.

]]>
Fasoneria – DHKPVK: Rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH-së kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të ndërmarrjeve https://55news.al/aktualitet/fasoneria-dhkpvk-renia-e-euros-dhe-mosrimbursimi-i-tvsh-se-kane-perkeqesuar-gjendjen-ekonomike-te-ndermarrjeve/ Wed, 26 Dec 2018 10:04:25 +0000 https://new.55news.al/?p=76512 Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme duke marrë në analizë situatën aktuale ekonomike-financiare që po kalon sektori fason. Përmes një deklarate të Kryesisë së DHKPV, njofton se janë evidentuar 2 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të ndërmarrjeve fason. Rënia drastike e kursit […]

The post Fasoneria – DHKPVK: Rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH-së kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të ndërmarrjeve appeared first on 55 News.

]]>
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme duke marrë në analizë situatën aktuale ekonomike-financiare që po kalon sektori fason.

Përmes një deklarate të Kryesisë së DHKPV, njofton se janë evidentuar 2 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të ndërmarrjeve fason. Rënia drastike e kursit të këmbimit euro-lek sipas DHKPV është një ndër faktorët që ka sjellë humbjet më të mëdha në këto ndërmarrje, pasi të ardhurat e tyre janë në euro dhe shpenzimet në lekë.

Ndërkohë, faktori i dytë ndikues lidhet me mosrimbursimin e TVSH-së, pasi sipas Kryesisë gjatë muajve të fundit ka patur një bllokim të rimbursimit të TVSH-së, e si rrjedhojë dhe bllokim të likuiditetit të këtyre kompanive.

Nisur nga kjo, DHKPVK kërkon marrjen e masave të menjëhershme për të normalizuar situatën e krijuar në këto ndërmarrje, përmes 3 kërkesave konkrete:

“Së pari: Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek.

Së dyti: Kërkojmë nga ana e Qeverisë të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së sipas ligjit dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv.

Së treti: Kërkojmë nga ana e Qeverisë të gjejë mjetet e nevojshme për të ndihmuar ndërmarrjet e prodhimit fason të dalin nga gjendja e vështirë dhe të kontribuojë për stabilizimin dhe normalizimin e situatës ekonomiko-financiare të tyre.”

The post Fasoneria – DHKPVK: Rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH-së kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të ndërmarrjeve appeared first on 55 News.

]]>